Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Bullgaria e njohu Kosovën Empty Bullgaria e njohu Kosovën

23rd March 2008, 10:49
20.03.2008
Bullgaria sot e njohu shtetin e Kosovës, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë në Sofje. Bullgaria është shteti i 33 që deri sot kanë njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria, tre fqinjë të Serbisë, thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin e ri, por Sofja priti që njohja të bëhet të enjten në mbledhjen e këshillit të ministrave.
21.03.2008
Javorja britanike “Economist” në një artikul të saj shkruan se kontesti mes Shkupit dhe Athinës është i mërzitshëm sepse palët paraqesin dëshmi absurde për karakteristikat etnike dhe gjeografike të Maqedonisë.

“Ultranacionalistët e dy vendeve paraqesin dëshmi absurde për karakteristikat etnike dhe gjeografike për Maqedoninë “historike”. Nëse në garat Olimpike do të kishte garë për kokfortësi dhe paragjykime, pjesmarrësit në kontestin për emrin, në faqet e Vikipedias do të mundeshin të formonin ekip i cili do të ishte në maje të botës”, shkruan “Economist”.
Revista javore shkruan edhe për pasojat të cilat munden të dalin nga mos zgjidhja e kontestit për emrin. “ Nëse keni një bombë të pa eksploduar në pragun e shtëpis suaj, nuk do ta godisni, posaqërishtë nëse dëgjoni rrahjet e saj.Kjo nuk është asgjë e pazakonshme, vetëm nëqoftëse bomba e pa eksploduar nuk është Maqedonia, kurse çekanin nuk e mban Greqia.
Asnjëra pale nuk është fajtore në kontestin e mërzitshëm mes dy vendeve, për ate kush si lejohet të quhet. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi