Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...

6th August 2008, 23:47
"FATKEQESIA KOMBETARE"- VETPERCAKTIMI ME I SAKTE - Nga Hamdi Dega, Nju Jork .... Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per ":nenen parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per "liderin e pavdekshem" Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte "virtyti" me i larte i tyre... Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine... Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nese jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombetare...." Genjeshtrat tuaja i kane kembet shume me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur.... Po ..... Po cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?! Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per " perbindeshin e asaj kohe qe "eshte ka e drejton vendin sikur t'ia kete inat popullit te vet" Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine qeveria e korruptuar e sotme ... Se treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij... Se katerti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare!? Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen. Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar" duke i dhene evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqiperise, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dore e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , eshte bere gati nje muaj nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as nje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes Se 13-ti, nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Persa i perket cmires sime per Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime per te mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet teper kritike te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave nderkombetare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan per Berishen ndjej vetem keqardhje se u fut ne historine shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe se fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqiperise do te ishin te mjaftueshme per ta bere Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeminister te Burrelit" me afat te gjate.... Kjo eshte aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se ciles me politiken e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe me ka shpetuar dy here jeten e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne cdo kohe... Shpetoi me mijera shqiptare si kardiolog e mjek human per ti vrare dhjetera mijera me politiken e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na beni moral , para se te na kukatni per komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombetare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqiperise prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga cdo "fatkeqesi kombetare" me ose pa emer qofte ajo ! Amen !
Hamdi Dega
02/08/2008
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi