Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:50
Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!



OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË FAKTORIT POLITIK SHQIPTARË!



Shkruan: Ferit RAMADANI

Kërçovë, 22. III. 2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:51
Determinimi i faktorëve politik shqiptarë në Maqedoni, në aspektin global, posaçërisht, në këtë kohë të përfundimit të procesit për të pranuar kolonizimin shekullor nga makosllavët, mund të theksohen vetëm në drejtim të realizimit të qëllimeve kombëtare, në të kundërtën, ato do të mbesin violat e trumbetimit frenetik për robëri, e veçmas, do të dëshmojnë në shekuj, shprehinë e një niveli joadekuat të orientimit shqiptarë, që i futën në katandinë e një misteri!

Në planin horizontal të realizimit të qëllimit kombëtarë, del gjeografia e cila ka një relief shumë të qartë të sipërfaqes ku zhvillohet forca politike e sistemore për ta bërë prodhimin final dhe atë sipas domosdoshmërisë së rrejedhave në zhvillim, për arsye të identitetit, për ta cilësuar të një karakteri në përparësitë e të cilit bëhet rreshtimit i të drejtave dhe lirive kombëtare, prej nga, shumë natyrshëm mund të shprehen instrumentët e veprimit demokratik që i japin një përmbajtje reale, e nga ana tjetër, instrumentët e tendencës së pengimit të asaj përmbajtjeje të xhuxhërisë, që synon ta paraqesë të stërkequr dhe të asimiluar vlerën kombëtare shqiptare, duke e nënshtruar në shprehjen e identitetit të vërtetë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:51
Nëse në këtë pikëshikim drejtohen objektivat strategjike të faktorëve politik shqiptarë, në zhvillimin e sistemit makosllav, është shumë e natyrshme të konstatohet se në këtë gjeografi hapsinore, ka mbretëruar Ligji i xhunglës, i cili, ka lejuar kultivimin e përparimit ksenofobik, dhe në kundërshtim me rrethanat reale, ai është përballë me realitetin, duke vënë tendencën që atë realitet ta minimizojë, dhe prej tij të nxierr përmbajtje subordinuese të një logjike dominuese të një populli, siç janë maqedonasit, kundrejt shqiptarëve dhe të tjerëve!

Në realizimin e kësaj fitorjeje maqedonasit kanë pretenduar gjithmonë të dalin ngadhnjyes! Pas tyre kanë qëndruar apo, janë involvuar strategjitë e ndryshme të sferave të interesit, prej nga infrastruktura ideologjike si bioritëm ka përvetësuar hapin e madh në botën e zhvillimit të megashkencës së veprimit politik, e cila , në krijimin e vlerave kapitale dhe njerëzore ka bërë diferenca, e, me këtë logjikë faktori politik maqedonas ka bërë përpjekje të dominimit të përhershëm! Janë kaptina të tmerrshme tendencat e përndjekjes së shqiptarëve, por edhe të turqve të cilët në hapin e zhvillimit përjetuan ndrydhjen e rëndë. Ata ishën përherë në shënjestër të dëbimit, e për të flasin shumë përmasa të shterrura nga emigrimi për në Turqi, dhe, nga migrimi për në Evropë, Amerikë e Australi! Flasin shumë rrënoja për poligonin eksperimental të praptisë. Xhamiat, sahat kullat, teqet dhe objektet kulturore. Avllitë dhe rrethojat e ndryshme të karakterit mbrojtës ! Veshja, këngët dhe emërimet e foshnjave. Mbiemrat e stolisur me oskin e administratës policore,...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:52
Të burgosurit e të përndjekurit shqiptarë, janë variantat e dëshmive më rigjide! E, veçmas prej këtyre, janë kaptinë e zezë, ata të sojit shqiptarë dhe turk që e pranuan bashkëpunimin sipas tipit sistemor dhe u rreshtuan në vargun famëkeq për t’i marrë gradat e privilegjeve dhe vepruan në dam të identitetit të vet! Të tillët, qofshin funksionarë administrativë e politik, qofshin krijues e punëtorë kulture, qofshin ata sekretinkuizitorët, kanë lënë pas tyre një hibrid krijesë të zhvilluar prej nga del shpirti servil dhe i nënshtruar!

Realiteti i zhvillimit të tillë, për arsye të ndikimit negativ të brendshëm, dhe kualiteti i ri që bëri shpërthimin e energjisë pozitive, na solli deri tek ndërlikimet të cilat në realizimin e fitores racionale dhe demokratike, përpara u detyrua të kalojë nëpër kalvarët e ndryshëm të vuajtjeve e mundimeve se sa të lejojë sëndërtimin e ri të barabarsisë . Prandaj, sot, është e theksuar ndjenja e dhunës dhe shfrimi dominues si shprehi e kategorisë atakuese, që në kontekst të proceseve integruese, dhe në drejtimin historik të pranimit të vlerave të barabarta të identiteteve, në varianta të ndryshme synon ta bëjë nënshtrimin, apo ndërprerjen e mundshme të atij qëllimi! Kështu, në përditshmërinë e zhvillimit të sistemit në Maqedoni, ma tepër se kurrë, dolën parrulla trumbetimi për demokracinë, dhe u jetësuan instrumentë të fuqishëm që e goditën atë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:52
Nëse në imperativin e precizimit të përmbajtjeve hyjmë t’ua bëjmë analizën, shumë lehtë mund të konstatojmë raportet dhe tendencat praktike të cilat në aspektin teorik, mund të shpjegohen si tërësi influencash që në vetëdijen e tyre zhvillojnë interaksionin!

Bie fjala, faktori politik maqedonas, në dimensionin e këtij konstatimi të raporteve, është motivuar ta shprehë gjithë ekskluzivitetin e vet se në kontekstin e ndërtimit të sistemit të Maqedonisë, patjetër duhet unitarizmi shtetëror i cili buron nga autoqefalia e një kombi, i cili, jo vetëm që stoliset se është unikat, por në relacionin e të drejtave natyrore është përmbajtësor dhe egocentrik.

Si tërësi e tillë, ai ka zhvilluar logjikën se është rracë parexellans, mbase sipas diktatit që e ushtron ndaj bashkësive të tjera etnike, dhe i quan me cinizëm dhe injorim “narodnost" dhe "malcinstva”, prandaj bashkësitë e etnive të tilla duhet t’i binden, dhe ata nga pozita e tillë, patjetër t’i zbatojnë sipas rregulloreve të sistemit, apo normave kushtetuese të sjellura nga institucionet unitariste, gjithë fushatat e veprimtarive në sferat e zhvillimit, pasi për variantë tjetër të vendosjes nuk kanë mundësi.

Kështu, vetëm në dritën e shkrimit cirilik, dhe në hartimin e gjuhës maqedonase, u bënë gjithë profilizimet administrative, kulturore, informative! U bënë organizatat prodhuese, ndërrmarrjet publike, komplekset e tregtisë! U bënë arkivat, muzeumet, entet, pallatet e kulturës, shtypshkronjat, shtëpitë botuese. U bënë urat, rrugët, sheshet, përmendoret! Dhe në rrjedhën e zhvillimit qarkulloi unitarizmi i shkrimit cirilik, i cili shfaqi ngritjen arkitekturale të historisë dhe kulturës së këtij populli! Bile, e bëri egzagjerimin e rilindjes historike se gjithçka është maqedonase: Malet, fushat, liqejt, qielli, ajëri,... organizatat publike, televizioni, ushtria, gjyqi! Edhe prodhimtaria e made in Makedonia, u ambalazhua po me atë ndjenjë dhe me atë qëllim dominimi! Dhe si të tilla profilizoheshin vetëm për rritën dhe zhvillimin e maqedonasve të cilët, edhe nëpër beteja, edhe nëpër dyluftime, do të binin kundër perandorive të okupimit e pastaj, duke luftuar edhe në paqë, do t’i shfarosnin gjithë elementët e bashkësive reaksionare, të padëshiruarat për kombin e këtij minishteti të krijuar në mbi 60% territor shqiptarë të okupuar ku jetojnë rreth 40% shqiptarë të shtypur!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:53
Në relacion të gjithë kësaj veprimtarie janë kristalizuar qëllimet të cilat i hapën proceset e veprimit dhe si në kohën emblematike të federalizmit jugosllav, poashtu edhe në kohën e demokracisë “ekuidistanciale të Gligorovit”, veçanërisht në kohën e Branko zhuganit dhe thapathup Grujevskit, maqedonasit, u bënë po aq identik për ta mbajtur kontinuitetin e tillë deri sot e paskëtaj! Organizmat e administrimit në aspektin e mbrojtjes, të drejtësisë, të informimit, të shkencës dhe kulturës, të komuikacionit dhe lidhjeve, të mërgatës, bashkë me instrumentët e funksionarëve të lartë të parlamentit, qeverisë, të Akademisë së shkencave e të kulturës , për shumë aspekte, në proceset e zhvillimit patën një shprehje të energjisë shpirtërore:

- Krijimin e mjegullës, dhe zhdavaritjen e qëllimeve për realizimin dhe zgjidhjen e çështjeve që u përkasin shqiptarëve dhe, të tjerëve!

Prandaj, në përditshmërinë tonë ka raste kur bëhet theks i veçantë po ai zhvillim i stërkequr i cili flet për nivelet verbërake që shpiejnë deri në thyqafje! Bie fjala, ndërtimi i fabrikave politike, i organizatave dhe ndërmarrjeve publike që falimentojnë! I ekonomisë, xehtarisë, turizmit, hotelierisë, ndërtimtarisë, transportit...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:53
Në kohën e teorisë kritike mbi zhvillimin e fenomeneve, del e nxitet një logjikë e cila kontribuon për subjektet që janë forcë e ndrydhur! Dhe ajo, është forca ndërkombëtare, e cila jonjëherë ka dëshmuar se në hap të këcimit kualitativ i ka shenjat se është mrekullibërëse!

Bie fjala, faktorin shqiptar, të cilin në rrjedhat historike e kanë paraqitur si faktor arrogant, e ka në pozicion për aq sa është vetë faktori shqiptarë në fazën e pjekurisë! Por, sot, janë krijuar rrethana që shqiptarët të nisen drejt, dhe të shënojnë rezultatet e akumulimit për ta bërë zhvillimin sipas objektivave strategjike! Kërkesa e shqiptarëve në monitoringun ndërkombëtar është tejet reale, optimalizuese dhe racionale! Gjithë tendenca e faktorit maqedonas, për t’ia krijuar zvarritjen, atë nuk e pengon! Edhe synimet për ta nxierr nga binarët e sëmbarës që për shumë shkaqe të natyrës spontane apo devijante që i ka edhe në brendi, nuk ia përjashtojnë mundësinë e realizimit të qëllimeve. E, me të, ma mirë dhe ma drejt janë bindur faktorët e fuqishëm ndërkombëtarë që përcaktojnë dhe vendosin legjitimimet e proceseve të tilla!

Prandaj, faktori politik shqiptar i bashkuar, në këtë raport të harmonisë, që ishte apel i kushtrimit gjatë këtijë shekulli, vetëm kështu e ka krijuar bazën e shëndoshë të veprimit ! Sepse i përçarë siç vepronte, krahas tendencave goditëse të faktorit maqedonas , faktori politik shqiptarë ia ka mundësuar kësaj hapsire sistemore të unitarizmit autoqefal të cirilikës administrative, t'i zhvillojë dhe përforcojë, e kurrësesi ta korrigjojë shkarrjen e nivelit kriminal! Me bashkimin e faktorit politik rreth një obcioni politik, mund të nisë drejtë zhvillimit të bazuar në shqyrtimin e çështjeve, të cilat dalin si imperativ dhe domosdoshmëri e zhvillimit multikonfesional, multikombëtar e multikulturor, duke ua pranuar edhe të tjerëve vlerat, shkrimin, kulturën, gjuhën, dhe zhvillimin në sistem.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:53
Nuk është pozicion spontan kjo kërkesë dominante e cila i ka përmbysur në mënyrë të argumentuar këndvështrimet e atij orientimi sistemor unitar. Bile, ajo që është bërë, nuk është bërë nga vullneti që egziston tek pala e tendencave për kualifikime të këtilla të nivelit autoqefal unitar! Pikësëpari, ajo është forca e rigjenerimit shqiptarë, e cila ringjallet, rritet dhe zhvillohet në hapsirën e të parëve të vet, dhe kultivohet që të prodhojë energjinë e identitetit të tillë, pa u bazuar në pengesat sistemore që diku dhe për qëllime të ndryshme instalohen!

Nëse i analizojmë qëndrimet e palës maqedonase kundrejtë palës shqiptare, për nga karakteri i organizimit, ata dalin si faktorë politik me përmbajtje shumë të kontaminuar. Si në qëndrime edhe në veprime, poashtu edhe në deklarimin e përditshëm të qytetarëve maqedonas dhe në sistem, është fiksuar konkluza e një konkurrence të quajtur paralelizëm! Dhe ky fiksim i shprehur tek ata gjithmon është parë si “paradrzhava”, “paravojska”, “paranauka i kultura”, “parauniversitet”! Edhe në veprimin e pluralizmit politik që filloi më nëntëdhjetën, do të quhej me siguri “parapartia”, Partia e prosperitetit demokratik, po të mos i kishte mbledhur në “kopenë politike dhentë e dhitë“ të cilat sipas kompleksit dhe refleksit politik, rrezatuan bykun politik në koordinim të kërkesave për zgjidhjen e çështjeve, dhe kryesia e tyre, sipas standardit adaptues dëshmoj se janë bylyk - kërdarka të pavlera për shqiptarinë! Nuk duhet të dëshmohen si të tillë liderët e tanishëm që kanë edhe përvojë politike, edhe përvojë luftarake!

Duke e parë gjithë këtë realitet të një kompleksi energjik të udhëhequr nga dy kryesi partishë, që të mos mbesin bosh-kryesi, patjetër duhet bashkëveprimi unik! Në të kundërtën, faktori maqedonas u turr me boshësinë e vet ta bëjë hata - mrekullinë unitare, prej së cilës, duke shfrytëzuar faktorët politik shqiptar - marioneta, krijuan dëshmi në transakcionet e pranimit ndërkombëtar, dhe me to, deshën të bëjnë gurthemelin e këtij pozicioni, i cili , për arsye përshtatshmërie, do t’u jepte përparsi të heshturve dhe atyre që dijnë t’ia mbajnë ison diktatit!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

24th March 2008, 14:54
Gjithë ky restaurim revanshist i forcës politike të makosllavisë, i ambalazhuar me një petk demokratik, deshi ta rikthejë edhe njëherë kohën e “forcave purpure”, të shqiptarëve dhe turqve dhe në hovin kreativ të kohës së “ekuidistancës gligoroviste” të realizojë projektet e qëllimeve unitare përkundër hatrit të “paravojskave, paradzhavave, parauniversitetit”, ndaj sistematikisht, u lidh me sistemin e Sërbisë, i cili në raporte përbuzëse ma keq se bizanti i hershëm, u përballë të shkaktojë shfarimin shqiptarë, si e shkaktonte tek shqiptarët e Kosovës sërbosllavia! Në të njëjtat frekuenca të valëve të sistemit sërbosllav, por relativisht më të vogla, qëndroi sistemi i forcave maqedonase , i cili përkrahej natyrshëm nga forcat ortodoksiste sërbo-ruse, të cilat, për këtë qëllim, e patën edhe motivin e brendshëm shpirtëror të maqedonasve të cilët ishin të disponuar për ta bërë hapin e shpejtuar të dominimit edhe sipas oreksit dhe rritës autentike të tyre.

Sot, ata, në vend që t’i modernizojnë dhe humanizojnë raportet, për ta bërë solidarizimin e tolerancës në bazën e barazisë dhe të respektimit, si pozita dhe opozita politike me forcat purpure shqiptare, përpiqet ta bëjnë zhvlerësimin e plotë të të gjitha mundësive e rrethanave të bashkëveprimit! Për këtë kategori të bashkëjetesës është fakt i qartë se në rregullimin e raporteve, katalizatori i harmonizimeve për proceset e demokratizimit ishte dhe është faktori shqiptarë! Pavarësisht prej qëndrimeve, cili krah politik ishte, shqiptarët, në kontekst të marrëveshjes për mirëqenie e bashkëjetesë ishin decid dhe ma kuptimplotë.

Megjithatë, gjithë farsat se ata janë për strukturën dhe hartën politike të Maqedonisë, janë një sajesë e kuzhinës evidente maqedonase, e cila në esencë bën përpjekje të tilla. Të gjitha ngushticat që ajo i hartoi në nivelin e kushtetutshmërisë, dhe i fuqizon për potencialin evident të mbisundimit si ligje me dubioza të paqëndrueshme, e sjellin Maqedoninë në hipotekën e përkryer të armiqësisë, ashtu si ishte në pozitën e veprimit dhe të sundimit, gjatë një shekulli! Sepse, çdo gjë e vënë nën aneks administrimin e dhunshëm, është e gjykuar të jetë e deaneksuar në administrim!

Preteksti për këtë tip zhvillimi, ia ka mundësuar faktorit ndërkombëtarë, i cili ka qëllime shumë të arsyeshme, ta bëjë fundamentin e protektorit në këtë anë, me të cilin do ta shporrë indoktrinimin ideologjik, dhe njëherit do ta largojë kontaktin ndikues të zhvillimit inkuizitor! Vetëm atëherë, në aspektin praktik - politik, si konstantë e përhershme do të shprehen objektivat strategjike për të cilat pandehin forcat reale politike dhe inteligjencia e nivelit humanist e cila vjen ngadalë por sigurtë...! Prandaj, bëhet sfidim real përpara mbajtjes së samitit në Bukuresht, ku nuk e meriton të marrë pjesë një shtet me ndjenjë dhe veprime tiranike koloniste !
Sponsored content

Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi! Empty Re: Faktori shqiptarë - katalizatori i demokracisë në Makosllavi!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi