Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Dashuria  dhe përkushtimi për trevat e origjinës,   fokus i veprimtarive regjisoriale e skenariste të artistit Kujtim Gjonaj  “ Dr. ASTRIT ALIAJ Empty “Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës, fokus i veprimtarive regjisoriale e skenariste të artistit Kujtim Gjonaj “ Dr. ASTRIT ALIAJ

24th January 2020, 00:37
“Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës, fokus i veprimtarive regjisoriale e skenariste të artistit Kujtim Gjonaj “
Dr. ASTRIT ALIAJ , PREFEKT I QARKUT TË GJIROKASTRËS
Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari ceremoniale, e cila ka objekt nderimin e kontributit të një artisti të madh të kinematografisë shqiptare, z. Kujtim Gjonaj!
Një ndër miqtë e mi të shumtë është dhe regjisori e kineasti i njohur, Kujtim Gjonaj, një ndër intelektualët me personalitet dhe kontribues në zhvillimin intelektual e shoqëror të vendit.
Kujtim Gjonaj fizikisht unë e kam njohur vonë, por emrin dhe veprimtarinë e tij e kemi njohur nëpërmjet filmave dokumentarë dhe kronikave.
Në emrin tim dhe të Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, përshëndes Këshillin e Qarkut Gjirokastër për këtë veprimtari vlerësuese e merituese.
Ne, si institucion, kemi përkrahur e përkrahim fuqimisht vlerësime të tilla, të cilat ndikojnë në progresin shoqëror.
Pa marrë atributet e një analisti të artit filmik, por, si një dashamirës i këtij arti, dëshiroj të shfaq disa mendime për figurën komplekse të z. Kujtim Gjonaj.
Duke lexuar librin ” Kujtim Gjonaj dhe magjia e fimit” të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Albert Zholi e duke parë albumin për gjithë jetën e tij aktive, solla ndërmend poezinë gjeniale të Naimit , duke veçuar vargjet:
Ti Shqipëri, më ep nderë,/ më ep emrin shqipëtar,/ Zëmrën ti ma gatove /plot me dëshirë dhe me zjarr.
Po kështu, kalova në mendje vargjet e Poetit tjetër të madh Kombëtar, Andon Zako Çajupit, por edhe Pashko Vasës, Hil Mosit, Gjergj Fishtës , Ndre Mjedës, Migjenit e shumë të tjerëve që i kënduan Shqipërisë, Kombit, vendlindjes së tyre.
Dhe bashkova kohët e atëhershme me të sotmen, ku shkrimtarët, poetët, artistët vrullin, guximin e marrin direkt nga vendlindja e tyre dhe ndrisin në veprimtarinë e tyre.
Dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes regjisori, skenaristi dhe producenti Kujtim Gjonaj e ka shprehur me shumë profesionalizëm, cilësisht, në të gjithë veprimtarinë e tij kinematografike, duke u nisur nga kronologjia e kohës dhe tematika plot kolor e ngjarjeve historike të trajtuara.
Këtë e ilustrojmë me krijimtarinë e tij, në të cilën trajtohen përkatësisht epoka të ndryshme historike. Përmendim këtu tre filma të tij me objekt direkt për këtë qark dhe përkatësisht me filmat, të cilët, si objekt, kanë patur folkloristikën shqiptare, por, njëkohësisht, kanë trajtuar dhe zakonet, doket, traditat e kohës dhe pikërisht te: “Burim i pashtershëm", si skenarist; "Tetori i këngëve" regjisor dhe me skenarist poetin Xhevahir Spahiu; " Kështjella e Këngëve" film, i cili ka fituar kupën e festivalit të tetë të filmit dokumentar dhe çmimin e spektatorit.
Trajtesa e regjisorit është e hershme në epoka :
Ai trajton te filmi" Ditët e fundit të një luani" figurën e Ali Pashë Tepelenës.
Duke u nisur nga ky film i realizuar me nivel, regjisori Muharrem Fejzo, shprehet me të drejtë: “ Në filmat dokumentarë të regjisorit Gjonaj, Shqipëria si lëndë historike vjen me peshën e ngjarjeve dramatike e tragjike të saj, ndërsa si lëndë shpirtërore, me kulturën e saj befasuese nga më të çuditshmet dhe më të larmishmet e më me kolor, jo vetëm në hapësirat ballkanike, por edhe më gjerë. Këtë lëndë historike regjisori, jo vetëm e njeh mirë, por e shndërron atë në imazh dhe imazhin në emocion…”.
Edhe në filmin “Lidhja e Prizrenit” regjisori evidenton protagonist të mëdhenj nga Qarku ynë.
Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në njohjen e figurave të mëdha të Rilindjes Kombëtare në filmin: "Vëllezërit Topulli", ku profilizohen rilindasit e mëdhenj gjirokastritë Bajo e Çerçiz Topullit.
Në trajtimin e vijimit të ngjarjeve kryesore të historisë kombëtare duhen evidentuar filmat për Brigadat partizane ( Br6S dhe e Br12S), duke pasqyruar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kristo Jorgji, regjisor, shprehet për filmin “Se ç’ u mbushën malet plot me partizanë“ : “… Sukses për ne që realizuam nga një film për çdo brigadë partizane. Secili film është realizuar me dashuri dhe shije artistike, por , në këtë analizë, do të veçoja filmin: “ Se ç’u mbushën malet plot me partizanë”!
Asqë mund të lëmë pa përmendur filmin “Këshilltarët”, ku Kujtimi është skenarist … Një film epik, ku brenda një strukture dramaturgjike të përmbledhur; vizatohet emocionalisht akti heroik dhe vetmohues i njerëzve të thjeshtë përballë alternativës së pushkatimit.
Po kështu dhe filmat e tij për Heronjtë e Popullit: Mustafa Matohiti dhe Abaz Shehu, ku ai vetë emocionalisht shprehet “… Udhëheqësi artistik Kristaq Dhamo më krijoi mundësinë të realizoj edhe një film dokumentar për Heroin e Popullit Abaz Shehu. Tashmë, u hap udha për t’u përfshirë i gjithi në magjinë e filmit”.
Ai ka bërë një punë të madhe në pasqyrimin e Tepelenës dhe të Përmetit. Përmendim këtu filmin për Kongresin e Përmetit e tjerë .
Në periudhën e mëvonshme në kinoditaret e ndryshme, filmat dokumentarë, kronika filmike, ai pasqyroi të gjitha zhvillimet e qarkut të Gjirokastrës .
Regjisori Kujtim Gjonaj ka dhënë kontribut në pasqyrimin e rrugës 50 vjeçare të gjimnazit “Asim Zeneli, ku u formësuan shumë kuadro e mes tyre Ismail Kadere dhe Dritëro Agolli.
Mund të përmendim dhe spikatjet në filmin e aminuar për fëmijë “Gurëgdhëndësi” e tjerë.
Gjithashtu, Kujtim Gjonaj në veprimtarinë e tij filmikeka trajtuar edhe figurën e madhe të Nënë Terezës, fituese e Çmimit”NOBEL” për Paqe.
Të gjitha shembuj e përmendur më lart, a nuk shprehin dashurinë e madhe të regjisorit Kujtim Gjonaj për vendlindjen, për Atdheun, Kombin? Pa dyshim që po. Një ecuri në rrugën e Rilindsave të mëdhenj dhe patriotëve të Kombit tonë.
Doja të veçoja dhe një fakt të ndritshëm vlerësues .
Kujtim Gjonaj, pa dyshim, për veprimtarinë e tij të madhe ka qenë dhe është i fokusuar nga personalitete të artit, por edhe nga njerëzit e thjeshtë të këtij populli , dashamirës të artit të madh të filmit.
Në këtë kuadër, duke treguar se ne drejtuesit e institucioneve tona të tanishme, jemi të lidhur me letërsinë, me artin kinemtografik doja të shpalosja disa vështrime të shkurtra, të cilat tregojnë profilin e këtij regjisorit.
Pra, si e këndvështrojnë artistët profiline artistit Kujtim Gjonaj?
Margarita Xhepa, aktorja e madhe shqiptare : “… Një regjisor pasionant me shpirt artistik të thellë, i cili ndërthur bukur të vërtetën faktike me atë artistike duke na dhënë emocione të forta e të pakrahasueshme…”.
Kristo Dhamo, regjisor: “Kujtim Gjonaj është një ndër më të shquarit dokumentaristë shqiptarë të brezit të viteve’70, që, me krijimtarinë e tij solli një frymë të re dhe trajtim emocional në dokumentaristikën shqiptare”.
Po kështu, shumë të tjerë shprehin se, Kujtim Gjonaj ndërtoi një kujtesë ndryshe. Duke parë dokumetarët e Kujtim Gjonaj, sikur lexon një enciklopedi… Ai ka vënë gjurmën e vet të pashlyeshme në historiografinë shqiptare.
Kujtim Gjonaj është prezent për gjysmëshekull me mënyrën e tij konstante, për herë me ndjenjën e së bukurës, pa bërtitur, por asnjëherë indiferent…
Një regjisor që di të depërtojë mjeshtërisht në shpirtin e njerëzve të thjeshtë…
Natyrisht këto thënie e vlerësime për Kujtimin profesionist edhe ne na ngrohin botën tonë shpirtërore edhe ne ndjejmë një krenari të ligjshme që është me origjinë nga Qarku ynë.
Së fundi, doja të theksoja se, një vend të rëndësishëm në krijimtarinë dokumentare të Kujtimit zë filmi : “Kështjella e këngëve”.
Ai shprehet mjaft bukur për idenë themelore të këtij filmi , ku përligjet një heroizëm i madh, një guximtari e madhe dhe një papërkulshmëi titanike: “Një vend dhe një popull edhe mund ta pushtosh, ta shkelësh ,ta pushtosh, ta djegësh dhe ta vrasësh, ta dhunosh fizikisht dhe psikikisht, por kurrsesi nuk e ke përkulur , nëse nuk e ke nënshtruar shpirtërisht…”
Kjo është thënie shumë frymëzuese dhe vitale. Ky dokumentar është quajtur një himn poetik për shpirtin e popullit.
Krijimi i gjithë kësaj pasurie në artin kinematografik të filmit dokumentar i jep një vend nderi në Artin Shqiptar regjisorit, skenaristit dhe producentit Kujtim Gjonaj!
Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi