Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Po rrëshqisni ‘butë e më thellë’ në diktaturë – Nga BESNIK ALIAJ Empty Po rrëshqisni ‘butë e më thellë’ në diktaturë – Nga BESNIK ALIAJ

19th February 2016, 17:51
Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjoje njerezit, por e ka mendjen te ngreje INSTITUTE PROPAGANDE njesoj si ne kohet me te erreta te Hitlerit. Une peshtyj nje qeveri qe harxhon taksat e njerezve te thjeshte per te manipuluar vete ata, per te intimiduar kritiket dhe oponentet, per te mashtruar e tallur njerezit e thjeshte dhe per te çnderuar akademiket. Une shkel me kembe nje qeveri qe mendon gjithe diten vetem per te fshehur punet keqia dhe ato te pabera, per te mbuluar genjeshtrat dhe premtimet e pambajtuar, dhe sidomos per te ushtruar presion mbi kritiket dhe oponentet …

Une neverit meshkujt çuperlina te SEKTORIT TE PROPAGANDES dhe gjithe vartesve te tredhur te “PERANDORIT – BIR TE DIELLIT – AMON RA” sepse jane te nje niveli te ulet e TE PASHKOLLUAR, jane mjerane te tredhur me SMS, frikacake e te dhunuar qe ne djep. Vetem se ju kujtoj se jeni te identifikuar dhe shpejt po vjen dita qe njesoj si sahanlepiresit e GEBELS-it do te perballeni me njerezit e thjeshte dhe me ligjin o sharlatane te POLITIKES SE VJETER …

Une perbuz nje qeveri qe ysht gjithe armaten e zagareve te “Soros-it” dhe “Anti-Sorosit” qe te shkrujane, SHPIFIN e te shajne duke menduar se me intimidojne mua, njerezit e mi, apo punet e mia. Jeni te mirepritur te germoni e shkruani per mua sa te doni nga mengjesi ne darke. Shani, nxini dhe llomotisni sa te doni ate qe ju udhezon PERANDORI I DESHTUAR AMON RA. As nuk ju llogaris ne hesap fare! Nder me beni kur me shani ju! Por po ju them o te mjere, se jeni aq qesharake te gjithe bashke, sa mendoni se shqiptaret hane bar…

Une perbuz te gjithe shpuren dhe vete PERANDORIN DIELL qe me zhulgun e rrugaceve-kriminele qe duan te futen ne politike me kobure ne brez, hordhite e drejtuesve fiskale qe duan te bejne karriere me gjoba kunder kritikeve dhe opozites, sahanlepiresit e cdo sistemi te mediave-ndertuese te pangopura, dhe gjithe ushtrine e pashkolluarve qe sot udheheqin kete vend. NUK ME TREBNI DOT! NUK NA TREMBNI DOT! Sepse e dini mire qe nuk jam vetem! Jo sepse kam pas te verteten absolute, por se kam pas ate te vertete qe sot e besojne njerezit e thjeshte nga Saranda e Tepelena deri ne Shkoder e Tropoje. Por edhe pse une jam ketu o maskarenj dhe nuk do iki as ne Paris e as ne Kanada! Jam perballur ne 90-ten e 2005 me seren tuaj e do perballem edhe tani! Provoni dhe do shihni se sa larg do ju dale TYMI! Kam me vete studente, akademike, intelektuale, gazetare te ndershem, njerez te mire e opozitare dhe shpejt do j’ua tregojme vendin edhe juve!

Une meshiroj por perbuz cdo PALACO-PUSHTETAR qe kur hypen ne karriken e pushtetit kujton se eshte i perjetshem si DIELLI, qe kujton se i di te gjitha, qe kujton se ka pronesine dijes dhe oksigjenit te kesaj bote, e qe arrin te thote me verberi idiote frazen banale: BENI SI THEM UNE DHE MOS BENI SI BEJ UNE! Ketu na keni te gjithe ju o trushkulur, o mosmirenjohes, te pabese qe u tallet voten dhe buken e njerezve te thjeshte. Qe futet ne burg njerez pse meremetojne ballkonin, ndersa vete ndertoni pa leje e prisni peme! Vec po ju kujtoj se po rreshqisni cdo dite “bute e me thelle” drejt DIKTATURES! Dhe vjen pastaj nje dite qe do jepni llogari per kete!



*Drejtori i departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në Partinë Demokratike, Besnik Aliaj ka reaguar lidhur me largimin e tij në mënyrë demonstrative nga studio e ‘Opinion’, teksa debatohej për punimet e Bashkisë Tiranë brenda parkut të liqenit.

Përmes një analize të gjatë në Facebook të cilën e ka titulluar “Po rrëshqisni ‘butë e më thellë’ në diktaturë”, i ka kthyer përgjigje të gjithëve që e kritikuan për largimin e tij nga studio televizive.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi