Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Turqia, mbeshtetje ne NATO Empty Turqia, mbeshtetje ne NATO

27th March 2008, 10:36
Turqia, mbeshtetje ne NATO

Kryeministri Berisha priti, dje, ne nje vizite Kryeministrin e Turqise, Rexhep Tayyip Erdogan. Nje vemendje e vecante ne kete takim iu kushtua edhe te ardhmes euroatlantike te dy vendeve, ku Berisha dhe Ergodan u shprehen te gatshem te mbeshtesnin aspiratat per integrim reciprok. Turqia, nepermjet Kryeministrit te saj, Erdogan, shprehu mbeshtetje per marrjen e fteses se anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha deklaroi se finaliteti territorial i Bashkimit Evropian nuk do te mund te plotesohet pa integrimin e Turqise ne BE. Nga ana tjeter, Berisha premtoi mbeshtetje per Turqine, ne menyre qe ajo te arrinte te behej anetare e perkohshme ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Dy Kryeministrat theksuan marredheniet miqesore mes dy e vendeve dhe deshiren per te konsoliduar me shume bashkepunimin ekonomik dhe kulturor mes Shqiperise dhe Turqise. Ne takim i theksua se hyrja ne fuqi e marreveshjes se Tregtise se Lire mes dy vendeve ne muajin maj, do te rrise shkembimet tregtare ne vend dhe do te bejne qe investimet turke ne vend te kalojne vleren e 620 milione dollareve sa jane aktualisht.

NATO

Shqiperia siguroi dje mbeshtetjen e palekundur te Turqise per te marre ftesen ne NATO ne samitin e Bukureshtit, qe do te mbahet ne fillim te muajit prill. Keshtu ne konferencen per shtyp, Kryeministri i Turqise, Erdogan, deklaroi se Turqia si nje anetare e NATO-s mbeshteste anetaresimin e vendit tone ne kete organizate te rendesishme politike dhe ushtarake. Po keshtu, Erdogan theksoi se Turqia mbeshteste edhe anetaresimin ne NATO te Kroacise dhe Maqedonise. "Dua te ritheksoj edhe nje here vendosmerine e Turqise per anetaresimin e Shqiperise ne NATO", deklaroi Kryeministri turk ne fjalen e tij. Po keshtu ne fjalen e tij, Erdogan theksoi se Turqia do te vazhdoje te ndihmojme per arsimimin e ushtarakeve shqiptare.

Gazsjellesi

Kryeministri turk, Erdogan, premtoi dje, gjate konferences per shtyp, se do te inkurajonte kompanine e gazit te Turqise BOTASH te beje qe te kaloj ne Shqiperi nje dege e gazit natyror, qe nxirret nga deti Kaspik. "Eshte ende i vlefshem premtimi yne qe gazsjellesi, qe siguron gazin nga deti Kaspik e qe kalon nga Turqia, Greqia dhe shkon ne Itali, te degezohet drejt Shqiperise. Une do t'ia perseris kete kerkese, institucionit tone perkates ne kete fushe", deklaroi Erdogan dje ne konference. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e pershendeti kete projekt, duke e falenderuar homologun turk per mbeshtetjen.

Studente me shume

Kryeministri turk, Erdogan, theksoi dje se numri i studenteve shqiptare qe studiojne ne Turqi pritet te rritet. "Per sa i perket sektorit te arsimit, ekzistojne mundesite qe te shtohet numri i studenteve shqiptare qe ndjekin studimet e larta ne Turqi", deklaroi Kryeministri i Turqise, gjate konferences se djeshme per shtyp. Sipas tij, qeveria qe ai drejton i ka kushtuar nje vemendje te larte arsimit ne perputhje edhe me potencialet qe Turqia ka ne kete fushe.

Marreveshje arsimi

Ministri i Arsimit, Genc Pollo, se bashku me ministren e Shtetit, Nimet Cubukcu, nenshkruan dje nje program te perbashket bashkepunimi ne fushat e arsimit, shkences e kultures midis Shqiperise dhe Turqise. Kjo marreveshje, e cila u nenshkrua ne prani te dy kryeministrave, Berisha dhe Erdogan, ka si qellim zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve ne keto fusha dhe kryesisht ne ate te arsimit me vendin tone dhe Turqine.

K.J. E Enjte, 27 Mars 2008
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi