Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:07
Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kënget XVI - XX
Kënga XVI - Kulshedra:
Kënga XVI përbën një interlud pas lufte me një analogji mitologjike për betejën. Në kohë stuhie, nje kulshedër e tërbuar shtatë-krerëshe ka ikur nga një shpellë në Shalë për të marrë hak mbi një drangue, Vocërr Bala. Drangojt, që personifikojnë heronjtë e malësisë, mblidhen për t'i bërë ballë e për të mundur përbindëshin gjigant. Pasi korrin fitore, drangojt marrin pjesë në një drekë me grurë, bukë, mish dreri dhe mjaltë, të ftuar nga orët e Shalës që e kanë soditur betejën nga një shkëmb aty pranë. Pas buke orët ia nisin valles dhe këndojnë këngën e vashës Eufrozinë nga Janina, e cila zgjodhi vdekjen e nuk iu dorëzua tiranit Ali pashë Tepelena:

"Varza ká e varza s'ká,
Por, si ká nji vajzë n'Janinë,
Kurkund shoqen s'i a ké pá,
Kah bje diell e serotinë:
Synin diell, ballin si hâna,
Ardhun shtatit si silvija,
Eufrozinë e quejti nâna,
Augur t'mirë m'e pasë Shqypnija.
Ate e páka aj Ali Pasha,
Dalë si vida në balkue,
Edhe fort pelqye i âsht vasha:
Çon Harapin m'e kerkue.
Vjen Harapi e i thotë te dera:
Shpejt tash, vashë, ti kte me zdrypun
E me mue me ardhë nji hera;
Perse Pasha të ká lypun.
T'u thafët goja! cka po thue?
I a kthen vasha fjalen marë;
Se un nji vajz-o kam qillue:
S'diej me folë me Pashallarë,
Jo, po, Ali Pashë Tepelena
Mundet kryet aj me m'a pré,
Si i ká pré kushdi sá krena;
Gjallë por s'lshoj un erz as fé.
Asht mushë Pasha me mëní,
Prap harapin çon e e thrret:
Pa ndigio harap i zí,
Se dy herë Pasha nuk flet:
A se vjen kte sande goca,
A se ndryshe n'fund t'liqenit
T'a bâj gjumin me bretkoca.
More vesht, bre qen i qenit?
I shkon naten vashës harapi,
Edhe e merr e e çon m'liqe,
Ku tue pritun ishte trapi,
Per me i bartë neper kurrn.
N'mes të liqenit si kan dalë,
Aty trapi vend ká zânun,
Edhe nisë harapi fjalë,
Nisë aj vashës kështu me i thânun:
Nuk ká tjeter, tash, lum vasha:
E s'jam nieri fjalës qi i luej:
A me shkue sande te Pasha:
A shî ktu me t'mytë ty n'ujë.
Jo, po, i thotë vasha tue qeshë,
Se un te Pasha due me shkue;
Por due t'shkoj nji herë me u veshë,
Pse sido kte kam qillue.
E kështu tue i thânë harapit,
Atij qenit, t'birit t'qenit,
Merr e hidhet n'ujë prej trapit,
Edhe zhduket n'fund t'liqenit.
Doli fjala neper dhé:
Njekso varzash ká n'Shqypní,
Qi per erz edhe per fé
T'rijt e jeten i bâjn flí."

Kënga XVII - Në Qafë-Hardhi:
Pas betejës në këngën XVI, orët dhe drangojt kanë ikur në shtëpi të vet. Mbeten vetëm dy drangoj, Rrustem Uka dhe Xhem Sadrija, që do të përgatiten për dasmën. Ata fluturojnë e ngjiten në Qafë-Hardhi. Aty bëjnë një pushim, duke pirë duhan e duke pastruar armët. Mark Milani është kthyer me tetë batalione të reja, i vendosur të pushtojë Plavën e Gucinë. Dy drangojt shqiptarë shtrëngohen të mbrojnë qafën nga treqind trupa malazeze. Ata zihen ngushtë, por u vijnë në ndihmë barinj të ndodhur andej afër, dhe fitojnë betejën. Mark Milani vendos t'i tërheqë trupat për një betejë tjetër në Sutjeskë. Zanat, të cilat përsëri e kanë soditur betejën nga një majë aty afër, zënë vend tani në një majë shkëmbi që sheh nga Sutjeska dhe rrinë në pritje.

Kënga XVIII - Te Ura e Sutjeskës:
Trupat e Mark Milanit mblidhen te Ura e Sutjeskës për të marrë Gucinë, por Ali pashë Gucia u ka zënë pritë me dymijë ushtarë shqiptarë. E gjithë kënga i kushtohet betejës së egër, përshkrimit të luftëtarëve të veçantë dhe bëmave të tmerrshme në një përleshje për jetë a për vdekje. Vjen pastaj një interlud me vajin prekës të një zogu të zi për vdekjen e Smajl Arifit. Por është edhe nëna e Cen Brahimit për t'u vajtuar, sepse i biri e ka turpëruar veten duke mos i marrë hakun probatinit të tij Sadri Çuni të vrarë në betejë. Kokën e Sadriut e kanë vënë majë një huri dhe e kalojnë para shqiptarëve për t'u tallur:

"Do me t'thashë, me giasë, or Pashë,
Se t'bân mer Mark Milani,
Mark Milani Kapidani,
Me i a ndreqë cilen n'Xhamí,
Dreken n'Plavë, darken n'Gusí."

Kënga XIX - Pater Gjoni:
Duke bërë një mallkim të zjarrtë patriotik, Pater Gjoni i Kelmendit dënon bëmat e poshtra të sllavëve, që për pesëqind vjet nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë munduar shqiptarët dhe u kanë marrë tokat. Por malësorët janë kockë e fortë dhe kanë mbijetuar. Po të mos ishte prift, ai vetë do të kishte rrëmbyer armët e do të dilte në mbrojtje të maleve të atdheut. Sa të ketë ujë lumi i Drinit, sllavët nuk kanë për të shkelur në tokën shqiptare. Kur fillon të derdhet gjaku, Lulash Ndreu këndon një këngë patriotike, Patër Gjoni niset për në Sutjeskë me burrat e Kelmendit prapa.

Kënga XX - Lekët:
Skena edhe më të përgjakshme beteje në Urën e Sutjeskës. Luftëtarët shqiptarë të malësisë si dhe kundërshtarët e tyre sllavë po aq të vendosur përshkruhen një nga një, si luftëtarët e Agamemnonit dhe Priamit nën muret e Trojës së lashtë. I ngjashëm me episodin e Glaukut dhe Diomedit te Iliada është takimi i probatinëve të vjetër, sllavit Mil Spasi dhe shqiptarit Bec Patani. Në përleshje e sipër, të dy e njohin njëri tjetrin, këmbejnë fjalë përshëndetjeje dhe mbështetin kokat në supet e njëri tjetrit, siç e do zakoni. Në interlud rrëfehet si kishte lindur miqësia e tyre. Kur Rrustem Uka mbërrin me përforcime nga Gucia, Bec Patani e shpëton probatinin e tij. Mbi atë kasaphanë bie nata.

Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kenget XXI - XXV
Kënga XXI - Ndërmjetsija:

Pas një përshkrimi të gjatë të skenave të betejës të mbushur plot me gjak, gjymtyrë dhe koka të prera, shfaqet Patër Gjoni i këngës XIX. Ai i kërkon pashait t'i japë leje të shkojë te Mark Milani për një armëpushim, për të varrosur të vrarët. Pashai pranon. I shoqëruar nga një gjakon, Patër Gjoni niset për në kampin e komandantit malazez. Atje e presin me nderime. Pason një dialog midis patriotit Patër Gjoni dhe Mark Milanit, që tregohet fisnik, dhe armëpushimi vendoset. Por disa luftëtarë nuk duan t'ia dinë dhe mezi ç'presin të luftojnë. Me njëzet shokë besnikë me vete, Bec Patani mësyn në një tufë dhensh në Mal të Zi. Hyjnë në një vathë natën dhe e rrëmbejnë tufën. Skena të kujton Iliadën, plaçkitjen e Odiseut dhe Diomedit natën në kampin trojan. Rrugës në kthim ata marrin vesh se Mark Milani kishte ndërmend t'i mësynte përsëri sapo të mbaronte armëpushimi, kësaj radhe në Nokshiq. Nxitojnë që t'ia japin këtë lajm Ali pashës.

Kënga XXII - Tringa:
Veprimi ndodh në Nokshiq (pa dyshim Novshiqi i sotëm) në luginën e Limit të sipërm në juglindje të Malit të Zi. Për t'i shpëtuar kërdisë, të gjithë banorët janë larguar, madje edhe kafshët e egra. Mbetet në shtëpi vetëm vajza trime shqiptare Tringa, për t'u kujdesur për të vëllanë Curr Ula që po vdes. Përkushtimi dhe vetmohimi i motrës së ndershme e sypatrembur, figurë e marrë nga letërsia gojore shqiptare, jepet nga poeti me imtësi të holla. Curr Ula vdes dhe i bie Tringës ta varrosë në tokën e vet, megjithëse pas pak do të shpërthejnë luftimet. Një luftëtar sllav që kalon aty, Gjur Kokoti, e kallëzon dhe kërkon ta marrë "si ré nanës t'm'i ndihmojë n'shpi", por Tringa nuk do t'ia dijë. Ajo rrëmben pushkën dhe e qëllon në krahëror, duke marrë edhe vetë një plumb në kokë nga shoku i Gjur Kokotit, Vasil Ndreka. Kënga mbyllet:

"Edhe dielli dheut i rá,
Gjallë por Tringa Shkjaut n'dorë s'rá"



Kënga XXIII - Ke tbanat e Curr Ulës:
Luftëtari shqiptar Gjetë Gega nga Shllaku mbërrin në vend dhe merr hak për Tringën duke vrarë Vasil Ndrekën. Më tej Gjetë Gegën e sulmon sllavi Millosh Pera në një duel, që poeti e krahason me një përleshje për jetë a vdekje midis një luani e një tigri. Në përleshje e sipër Millosh Pera pengohet te kufoma e Vasil Ndrekës dhe vritet nga Gjetë Gega, i cili i pret kokën Vasilit dhe e flak në oborr pranë trupit pa jetë të Tringës. Më tej në këtë këngë përshkruhen duele të tjera, ku trimat shqiptarë e malazezë përqeshin e shpotitin njëri tjetrin në një mënyrë epike.


Kënga XXIV - Zana e Vizitorit:
Zana e Madhe kundron betejën e përgjakshme nga më e larta pikë e malit Vizitor mbi Plavë, ashtu si Zeusi sodiste Luftën e Trojës nga maja e lartë e malit Ida. E zemëruar në kulm kur sheh Tringën e virtytshme, e cila që fëmijë kishte qenë nën mbrojtjen e zanave të malit, ajo zbret për t'ia marrë trupin e për ta sjellë në rudinat e malit Vizitor. Trupin e saj e lajnë me ceremoni, e ndërrojnë dhe e varrosin rrëzë një bliri, ndërsa Zana e Madhe e vajton. Tringës i duhet marrë haku. Ky është vullneti i Zanës së Madhe që ngrihet mbi malësi dhe u lëshon burrave kushtrimin për të shpejtuar për në fushëbetejën e Nokshiqit. Retë e luftës mblidhen në horizont ndërsa fiset e Shalës, Shoshit, Shllakut, Temalit, Merturit, Gjâjit dhe Dushmanit përgatiten për betejë.


Kënga XXV - Gjaku i marrun:
Kjo këngë, më e gjata nga të gjitha, me 1184 vargje, i kushtohet përsëri ashpërsisë së betejës, të cilën poeti shpirtbutë françeskan e përshkruan me kënaqësi. Nga vendi ku është ulur në majën e lartë të Durmitorit, ora e Malit të Zi dëgjon kushtrimin therës të Zanës së Madhe të Vizitorit dhe niset për të lajmëruar Mark Milanin, duke vajtuar:

"Si gjithmonë Shqyptár e Shkjá
Janë lá n'gjak, q'se fati i zí
Flakë e agzot vuni per brî,
Vu per brî Shqypní e Mal t'Zí!"

Ora i del Mark Milanit me fytyrën e poetit epik malazez Petar Njegosh për t'i njoftuar se shqiptarët po bëhen gati të zbresin në Nokshiq e ta tërheqin për të hyrë në betejë. Mark Milani trim i hyn orvatjes së fundit të pasuksesshme për të pushtuar malësinë shqiptare. Ai u bën thirrje luftëtarëve të vet të hidhen në sulm, duke u premtuar "cilen n'Plavë, dreken n'Gusí, zamren n'Hot e darkën n'Shkodër." Beteja ndizet e përgjakshme dhe përshkruhet edhe një herë me gjithë vrullin e heroizmit e batërdinë e saj. Zanat e maleve, ashtu si perënditë dhe perëndeshat e Greqisë së lashtë, ndërhyjnë për të mbrojtur luftëtarët e dashur e për t'i dërguar të tjerët në atë botë. Mark Milani e kupton se malazezët janë të rrethuar dhe kërkon nën një rrebesh shiu Mirko Kapidanin, për t'i thënë që të tërhiqet. Mirkoja është kapur rob nga shqiptarët në një urë mbi Lim. Këtu ora malazeze dhe zana shqiptare, të mbështetura nga dy shtriga mbi kurriz breshke, zënë e përleshen vetë. Ora mundet, e lodhur në pemën e blirit mbi varrin e Tringës, ku e rrahin gjarpërinjtë. Hakmarrja është kryer. Zana e Madhe këndon:

"A t'kam thânë, 'or' Knjaz Nikolla,
Se un, dér sande pa marrë dielli,
Tringen do t'a kish' pague:
Treqind krena un tue t'i pré,
Treqind rob un tue t'i zanun,
Trí mij çika e nuse t'reja
Para kohës tue t'i lânë veja."

Robert Elsie: Historia e Letërsisë Shqiptare
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:08
Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kënget XXVI - XXX

Kënga XXVI - Koha e re:

Pas skenash të gjata me beteja, kënga XXVI bën kontrast me karakterin idilik të skenave të saj. Këtu hyn vetë poeti. Ai po e kalon pranverën në Lezhë për të përfunduar Lahuta e Malcís, dhe fton për vizitë zanën, muzën e tij. Bukuritë e Lissusit të lashtë në ato ditë pranvere e frymëzojnë poetin të rikujtojë historinë e krahinës: ndërtimin e kështjellës së Lezhës me muret e saj ciklopike, jetën e mbretërve legjendarë të Ilirisë, varrin e Skënderbeut, legjendat dhe mitologjinë. Tani, pas pesë shekujsh sundimi turk, po agon një kohë e re, ajo e lirisë dhe e pavarësisë së Shqipërisë.


Kënga XXVII - Xhemjeti (Komiteti):

Ka ardhur shekulli i njëzetë. Në brigjet e Bosforit, gjatë revoltes së xhonturqve më 1908, mblidhet një pseudokomitet pashallarësh turq për të vendosur për fatin e Shqipërisë. Liberalizmit të Sinan Pashës i kundërvihen Xhavit dhe Turgut Pasha, për të cilët në Perandori ka vetëm një kombësi, ajo turke, dhe që kërkojnë të përdoret forca për të mposhtur kryengritësit shqiptarë.


Kënga XXVIII - Dedë Gjo' Luli:

Fryma e qëndresës ndaj malazezëve vazhdon të gjallojë në Shqipërinë moderne në figurën e Dedë Gjo' Lulit, kryeluftëtar i çështjes kundër turqve. Jemi në vitin 1911, një vit para luftërave ballkanike, kur turqit nisën orvatjen e tyre të fundit për t'i nënshtruar malësorët shqiptarë nën sundimin osman. Me Dedë Gjo' Lulin dhe çetën e tij prej njëzet petritash është edhe plaku Marash Uci nga Rapsha e Hotit, që e kemi parë në këngën XII. Turgut Pasha me shtatëdhjetë batalionet e tij kërkon që malësorët të dorëzohen brenda pesë ditësh, dhe pastaj përgatitet për sulm, por tani gjendja e mjerueshme e Shqipërisë i ka rënë në sy edhe Evropës.


Kënga XXIX - Lufta e Balkanit:

Perandori i Austrisë Franc Jozefi e këshillon Sulltanin të mos i ngacmojë shqiptarët, se përndryshe do të ketë me ta më shumë probleme nga sa kujton ai. Cari i Rusisë shtyn miqtë e vet sllavë t'i shpallin luftë Turqisë dhe kështu nis Lufta Ballkanike e vitit 1912. Nga humbja e Turqisë do të përfitojnë bullgarët, dhe përsëri sllavët sulmojnë Shqipërinë. Mbreti i Anglisë fton gjashtë mbretërit e tjerë, përfaqësues të Fuqive të Mëdha, në Konferencën e Londrës për të zgjidhur këtë problem, sepse "prej Balkanit hajr nuk ké!"

Kënga XXX - Konferenca e Londonit:

Pas tridhjetë vjetësh pune me Lahuta e malcís, poeti e mbyll këngën duke i bërë thirrje zanës, e cila prej kohësh e ka ndjekur pa u ndarë andej-këndej nëpër lëndinat e Parnasit. Ashtu si Horaci në exegi monumentum, poeti na thotë:

"Ndertue kemi 'i pomendare,
Rrfé as mot mos m'e dermue."

Përshkrimit nga poeti të ngjarjeve të Konferencës së Londrës, ku të 'shtatë krajlat' bisedojnë për fatin e Shqipërisë, nuk i mungon një notë humori e ironie. Pas shumë debatesh, pjesëmarrësit pranojnë të njohin shtetin e ri e të pavarur shqiptar. Flamuri kuq e zi, "porsi fleta e Engllit t'Zotit", valëvitet tani mbi tokën e Skënderbeut.



Vepra - Lahuta e Malesise

Lahuta e malcís është pa dyshim poema epike më emocionuese e më e fuqishme e shkruar në gjuhën shqipe. Ajo qëndron mbi të gjitha sprovat e tjera në këtë gjini: nga poema me ndikim persian e Dalip Frashërit Hadikaja, rreth v. 1842 (Kopshti); nga poema epike shiite e Shahin bej Frashërit Myhtarnameja, 1868 (Historia e Myhtarit); nga poema disi e shkapërderdhur e Jeronim De Radës Scanderbeccu i pa-faan, 1872-1884; nga poema me frymë kombëtare po jo dhe aq e arrirë e Naim Frashërit Istori' e Skenderbeut, 1898; nga poema epike shiite po e tij Qerbelaja, 1898; nga poema e mërgimit e Zef Skiroit Te dheu i huaj, 1900; dhe deri tek ajo e Frano Krispi Glavjano Mbi malin e Truntafilevet.

Epoka e poemave bektashiane e shiite sipas traditës turko-persiane natyrisht kishte marrë fund, kurse tema klasike e poemave epike shqiptare, bëmat e heroit kombëtar të shekullit të pesëmbëdhjetë, Skënderbeut, e cila ishte trajtuar me një nivel artistik të kufizuar nga dy shkrimtarët shqiptarë më me emër të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Jeronim De Rada dhe Naim Frashëri, tani ishte tepër e largët dhe e mjegullt për t'u vënë në qendër të një poeme epike të shekullit të njëzetë. Gjergj Fishta zgjodhi për subjekt atë çka njihte më mirë: kulturën heroike të vendlindjes, malësisë shqiptare të veriut. Synimi i tij me këtë poemë, e cila është një arritje e pashoqe në letrat shqiptare, ishte të paraqiste jetën e fiseve të Shqipërisë së veriut, e të njerëzve të saj në përgjithësi, në përmasa heroike. Autori pati fatin e mirë që në ato vite të jetonte mu në burimin e së vetmes shoqëri heroike të pacenuar në Evropë. Kështu, struktura fisnore e banorëve të Alpeve të Shqipërisë së veriut ndryshonte rrënjësisht nga rajonet më të përparuar e më "të qytetëruar" të jugut toskë. Ajo çka i mahniste vizitorët dhe etnografët e huaj në Shqipërinë e veriut të këtyre viteve ishte shoqëria e fortë patriarkale e malësisë, një sistem i mbështetur në zakone të trashëguara në shekuj nga ligji fisnor, e në veçanti nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. Në Lahuta e malcís kemi të gjitha tiparet dalluese të kësaj shoqërie: zakonet e doket e lindjes, martesës dhe varrimit, mikpritjen bujare të fiseve, gjakmarrjen dhe besën.

Lahuta e malcís është frymëzuar fuqishëm nga poezia gojore shqiptare, si nga ciklet e poezisë heroike të quajtura Këngë kreshnikësh me ndërtimin e vargut tetërrokësh, të ngjashme me junaèke pjesme serbo-kroate, ashtu edhe nga ciklet po aq popullore të poezisë historike të shekullit të tetëmbëdhjetë, të ngjashme me poezinë kleftike greke apo me haidutska pesen të bullgarëve. Fishta e njihte këtë poezi gojore të kënduar nga fiset malësore gege me lahutën e tyre me një tel, dhe e pëlqente gjuhën e ritmin e saj. Prandaj rrëfimi në poemë është plot fjalor arkaik të pasur dhe figura ligjërimi të larmishme e të gjalla, që përdoren nga fiset luftëtare malësore të veriut, e që sot nuk janë aq të kuptueshme, madje edhe për vetë shqiptarët e veriut. Natyrisht, lidhjet e ngushta me letërsinë gojore janë një tipar më se i zakonshëm për poemat epike, ndonëse disa autorë e kanë kritikuar Fishtën për 'folklorizëm', për imitim të folklorit, pa mundur të krijojë një poemë të vërtetë epike. Metri kryesor i Lahuta e malcís është tetërrokshi trokaik apo shtatërrokshi, i cili harmonizohet më bukur me poezinë gojore shqiptare se sa heksametri klasik i poemave epike greke e latine. Megjithatë, ndikimi i poemave të mëdha të lashtësisë klasike, Iliada dhe Odiseja e Homerit apo Eneida e Virgjilit, është kudo i pranishëm në Lahuta e malcís, sikundër kanë pasur kënaqësinë ta theksojnë një numër studiuesish, e sidomos Maksimilian Lamberci dhe Xhuzepe Gradilone15. Pra, mjaft paralele në stil e në përmbajtje kanë kapërcyer shekujt. Vetë Fishta më pas përktheu shqip librin e pestë të Iliadës.

Ndër figurat stilistike kryesore që karakterizojnë Lahuta e malcís dhe pa dyshim pjesën më të madhe të epikave, janë metafora, aliteracioni dhe asonanca, si dhe hiperbola dhe arkaizmat. Tipari kryesor heroik i subjektit dhe rrëfimi i imtë i skenave të betejave për fat të mirë janë harmonizuar me përshkrimet lirike dhe idilike të bukurisë së natyrës së Alpeve të Shqipërisë së veriut, të cilat i japin Lahuta e malcís një dritë e hijeshi poetike. Mangësia në këtë aspekt do t'i sillte mungesa të dukshme veprës.

Lahuta e malcís mbështetet thellësisht në legjendat dhe mitologjinë shqiptare dhe është e mbushur plot figura mitologjike nga letërsia gojore, që ashtu si perënditë dhe perëndeshat e Greqisë së Lashtë, sodisin ngjarjet dhe, kur del e nevojshme ndërhyjnë në to. Ndër to janë: zanat, hijet trimëresha të malësisë, që rrijnë pranë burimeve e përrenjve dhe u japin mbrojë luftëtarëve shqiptarë; orat, hijet femër, që edhe vetë emrin e kanë tabu; lugatet; shtrigat; dhe drangojt, figura gjysmënjeri të lindur me krahë flatrash e me fuqi të mbinatyrshme, që si qëllim kryesor në jetë kanë luftën kundër kulshedrës zjarrvjellëse me shtatë krerë derisa ta vrasin atë.

Shkrirja e elementeve heroike dhe mitologjike është më se e dukshme në një numër personazhesh, të cilëve Fishta u jep një vend të rëndësishëm në Lahuta e malcís. Kështu, Oso Kuka, luftëtari trim e i rreptë, që më mirë vdes se i dorëzohet i gjallë armikut sllav; bariu i moshuar Marash Uci, i cili i këshillon luftëtarët e rinj të mbrojnë lirinë dhe të mos harrojnë zakonet e të parëve; si dhe vasha trimëreshë Tringa, që i gjendet te koka të vëllait e që është e vendosur të mbrojë tokën e vet.

Aspekti heroik i jetës në malësi është një nga tiparet që fiset shqiptare të veriut e kanë të përbashkët me fqinjët e vet sllavë të jugut e sidomos me malazezët. Të dy popujt, edhe pse të ndarë nga gjuha dhe nga rrjedha e hidhur e historisë, kanë mjaft gjëra të përbashkëta mes tyre. Edhe pse malazezët si personazhe janë 'negativë' në qëllimin e Fishtës për t'i thurur lavdi atdheut të vet, ai nuk kishte mbetur i pandikuar e i paemocionuar nga arritjet letrare të sllavëve të jugut në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, sidomos të poezisë epike për qëndresën sllave kundër turqve. Kemi përmendur rolin e atit françeskan Gërga Martiq, veprat e të cilit i shërbyen djaloshit Fishta si model gjatë studimeve në Bosnjë. Fishta u frymëzua gjithashtu nga shkrimet e një shkrimtari më të hershëm françeskan, Andrija Kaçiq-Mioshiq (Andrija Kaèiæ-Miošiæ, 1704-1760), poet dhe publicist dalmat i periudhës së Iluminizmit, i cili përmendet sidomos për veprën e tij Razgovor ugodni naroda slovinskoga, 1756 (Bisedë e këndshme e popullit sllav), përmbledhje me prozë e poezi për historinë serbo-kroate; po ashtu, edhe nga veprat e poetit kroat Ivan Mazhuraniq (Ivan Mažuraniæ, 1814-1890), autor i poemës së njohur epike Smrt Smail-age Æengiæa, 1846 (Vdekja e Smail Aga Qengiqit). Burim tjetër frymëzimi letrar për Fishtën ka qenë poeti e princi malazez Petar Petroviq Njegosh (Petar Petroviæ Njegoš, 1813-1851). Nuk është rastësi që titulli Lahuta e malcís është mjaft i ngjashëm me titullin Gorski vijenac, 1847 (Kurora e maleve), poemë epike e Njegoshit për qëndresën heroike të Malit të Zi ndaj pushtuesve turq, e cila tani përgjithësisht konsiderohet si eposi kombëtar i malazezëve dhe serbëve. Fishta arriti të vërtetonte se edhe gjuha shqipe ishte në gjendje të jepte një epos letrar të përkryer me po ato përmasa heroike.

Edhe pse Gjergj Fishta përmendet kryesisht si poet epik, arritjet e tij si poet lirik e satirik nuk janë më pak të mëdha se ato në gjini të tjera. Shumë studiues vlerësojnë më lart poezinë e tij lirike.

Botimi i parë i Fishtës me poezi lirike, Vierrsha i pershpirteshem t'kthyem shcyp, Shkodër 1906, përmblidhte krijime me frymëzim të fortë katolik. Aty gjejmë përkthime poetësh të mëdhenj italianë si arkadiani Pjetro Metastazio (Pietro Metastasio, 1698-1782) nga Roma; romancieri e poeti romantik Alesandro Manxoni (Alessandro Manzoni, 1785-1873) nga Milano, të cilin Fishta e adhuronte pa masë; patrioti Silvio Peliko (Silvio Pellico, 1769-1845) nga Torino; liriku dhe historiani i letërsisë Xhakomo Xanela (Giacomo Zanella, 1820-1888) nga Viçenca si edhe të tjerë.

Përmbledhja e parë e Fishtës me lirika origjinale u botua me titullin Pika voëset, Zadar 1909, kushtuar bashkëkohësit të tij Luigj Gurakuqi (1879-1925). Pas saj vjen më 1913, në agim të pavarësisë së Shqipërisë, botimi i parë i librit Mrizi i zânave, Shkodër 1913, që përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që përshkon përmbledhjen Mrizi i zânave është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në një botim të fundit pas vdekjes më 1941. Vjersha si Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, Shqypnija e lirë dhe Hymni i flamurit kombtár shprehin gëzimin dhe krenarinë e Fishtës për historinë e Shqipërisë dhe pavarësinë e re të saj. Në këtë vëllim janë përfshirë edhe melodrama alegorike Shqyptari i gjytetnuem dhe vazhdimi i saj Shqyptarja e gjytetnueme.

Krahas poezisë me tema atdhetare të përqëndruara në vëllimin e mësipërm, poezinë e vet me tema fetare Fishta e përmblodhi në vëllimin me 235 faqe Vallja e Parrîzit, Shkodër 1925. Poezia e kësaj përmbledhjeje, ndër to vjershat si Të kryqzuemit, Të zânun e pafaj të Virgjëres Mri, Nuntsiata dhe Shë Françesku i Asizit, përbëjnë një kulm në letërsinë katolike në Shqipëri.

Robert Elsie: Historia e Letërsisë Shqiptare
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:09
Vepra - Poezia Satirike
Gjergj Fishta ishte gjithashtu mjeshtër i përkryer i poezisë satirike, që e përdori zgjuarsinë dhe penën e mprehtë për të qortuar cenet e sjelljes dhe plogështinë intelektuale të bashkëvendësve të vet. Ai nuk kishte ironinë dashamirëse e këshilluese të Çajupit, por satirën therëse e djegëse, shpesh të pamëshirshme, një ekuivalent ky në poezi i prozës satirike therëse të Faik bej Konicës. Fishta kishte botuar mjaft vjersha të tilla në revistën Albania me pseudonimin kuptimplotë 'Castigat ridendo' (qorton duke qeshur). Më 1907, ai botoi pa vënë emrin e tij përmbledhjen satirike me 67 faqe Anxat e Parnasit, Sarajevë 1907, e cila hodhi themelet e satirës si gjini poetike në letërsinë shqiptare, e që nga mjaft kritikë konsiderohet si vepra më e mirë poetike e tij. Në të parën e satirave të tij, Nakdomonicipedija (Mësim për Nakdo Monicin), ai i drejtohet mikut të tij, shkrimtarit dhe botuesit jezuit Dom Ndoc Nikaj (1864-1951), të cilin me dashuri e thërret me pseudonimin e tij Nakdo Monici, për t'i shprehur simpatinë e vet, ngaqë vepra 416 faqesh e këtij të fundit, Historia é Shcypniis, e botuar në Bruksel më 1902, nuk ishte pritur me interesimin e duhur nga bashkatdhetarët. Shqiptarët qenë shumë indiferentë ndaj historisë së vet e madje ndaj gjendjes së tashme të vajtueshme në përgjithësi. Arsyeja e këtij indiferentizmi, na thotë Fishta, është konkurrenca midis Shën Nikollës dhe djallit. Shën Nikolla kishte kapërcyer dete me urdhër të Zotit për të shitur arsye dhe shije. Djalli, nga ana e tij, konkurronte me një vapor plot me çizme të vjetra që donte t'i shiste. Kur të dy tregtarët mbërritën në portin e Shëngjinit, shqiptarët biseduan me njëri-tjetrin dhe vendosën të blejnë çizmet veresie. Me masa të tilla të pashkolluara, Fishta i rekomandon Nikajt të ngushëllohet me sjelljen gjakftohtë dhe përbuzëse të Tartufit të Molierit. Anxat e Parnasit, e shkruar më pas Anzat e Parnasit, me shumë shprehje therëse, por të bukura, që nuk mund të priteshin në një masë të tillë nga një prift françeskan i butë, u ribotua më 1927, 1928, 1942 dhe 1990, dhe i solli Fishtës shumë miq e armiq. Gomari i Babatasit është një tjetër vëllim satirik-humoristik, i botuar me pseudonimin Gegë Toska, në kohën kur Fishta qe anëtar i Parlamentit shqiptar. Në këtë vepër, që fitoi popullaritet të madh në kohën e vet, ai godet patriotët e rremë dhe dembelët.

Përveç melodramave të përmendura më sipër Shqyptari i gjytetnuem dhe Shqyptarja e gjytetnueme, Fishta është autor edhe i disa veprave të tjera për teatër, ndër to edhe përshtatje nga një varg klasikësh të huaj, p.sh. I ligu per mend, Shkodër 1931, komedi në tri akte e Molierit, dhe Ifigenija n'Aulli, Shkodër 1931, e Euripidit. Ndër veprat e tjera dramatike që hartoi apo përshtati në një kohë kur dramaturgjia shqiptare ishte në shpërgënj janë edhe disa pjesë të shkurtra me tema fetare. Ndër to përmendet pjesa me tri akte për Krishtlindjen Baret e Betlemit; Sh' Françesku i Asisit, Shkodër 1912; tragjedia Juda Makabé, Shkodër 1923; Sh' Luigji Gonzaga, Shkodër 1927; dhe Jerina, ase mbretnesha e luleve, Shkodër 1941, e fundit ndër veprat e tij, që u botua sa qe gjallë.

Deri para daljes së Gjergj Fishtës në skenën letrare, letërsia kombëtare e Shqipërisë kishte marrë një farë toni tosk. Ai vërtetoi se Shqipëria e veriut mund të ishte partner i barabartë me jugun më të përparuar në krijimin e një kulture kombëtare. Por Lahuta e malcís nuk u prit me brohori nga të gjithë, në veçanti nga kritikët toskë. Disa autorë e kanë shikuar shkrirjen e letërsisë gojore e asaj të shkruar si të pafrytshme, kurse të tjerë e kanë parë këtë poemë epike mbi një temë vërtet bashkëkohëse thjesht si një anakronizëm në shekullin e njëzetë. Ismail Kadare (l. 1936) e ka nënçmuar Lahuta e malcís si një "poemë të gjatë monotone, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç'mund të ngjante ujët e distiluar me ujvarat e bjeshkëve." Vetëm koha do ta tregojë nëse Fishta do ta rifitojë vendin e vet si 'poet kombëtar' pas një gjysëm shekulli lënie në harresë për arsye politike.

Shkolla katolike shkodrane e letrave, që në krye të vendit kishte Gjergj Fishtën, hyri në epokën e vet të artë në dekadat e para të shekullit të njëzetë dhe, për këtë lulëzim të kulturës gege, atij i takon një meritë të madhe. Poetë dhe studiues françeskanë si Pashko Bardhi (1870-1948), Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), Pal Dodaj (1880-1948), Vinçenc Prennushi (1885-1949), Marin Sirdani (1885-1962), Anton Harapi (1888-1946), Justin Rrota (1889-1964), Bernardin Palaj (1894-1947), Donat Kurti (1903-1969), Benedikt Dema (1904-1960) dhe Gjon Shllaku (1907-1946), e madje në të vërtetë të gjithë ata intelektualë të tjerë shqiptarë, që kaluan vitet e tyre krijuese në Shkodër gjatë kësaj apo asaj periudhe të katër dekadave të para të shekullit, u ndikuan nga figura madhore e atë Gjergj Fishtës. Studiuesi Eqrem Çabej (1908-1980) shkruante:

"I rrënjosur thellë në vendin e tij, të cilin e linte vetëm për pak, për t'u kthyer gjithmonë rishtas atje, Fishta fuqitë e tija njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke. Atje te godina e dytë e Kuvendit, që ndodhet jashtë qytetit të Shkodrës, ku pemë të lashta japin një qetësi të ëmbël, atje jetoi jetën e tija dhe përgjoi frymëzimet e qeta të zanavet. Ay nuk qe asish shkrimtarësh jo aq të rrallë në Ballkan, të cilët më të shumtën e jetës së tyre e kalojnë nëpër qytete të mëdha të viseve të huaja. Ay qe një nga ato natura, të cilat ngrihen e rriten dalngadal prej qarkut të tyre. Në këtë qe një bir i vërtetë i polemit (popullit) të tij dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet ay u bë, në një tjetër kuptim sesa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë18."

Në prag të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore Gjergj Fishta vërtet u njoh nga të gjithë si 'poet kombëtar'. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc (1882-1963) e ka cilësuar si "poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria19", kurse Gabriele D'Anuncio (1863-1938) e ka quajtur "poeti më i madh i popullit të lavdishëm të Shqipërisë". Për të tjerë ai ishte "Homer shqiptar".

Por pas luftës Fishta u godit e u përgojua ndoshta më shumë se çdo shkrimtar tjetër i paraluftës dhe u la menjëherë në harresë. Poeti kombëtar u kthye në mallkim. Historia e Letërsisë Shqiptare e vitit 1983, histori zyrtare e Tiranës, e cila pati bekimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, i linte trajtimit të Fishtës një minimum hapësire absolutisht të kufizuar:

"Përfaqësuesi më kryesor i këtij kleri, Gjergj Fishta (1871-1940), poet, publicist, pedagog, politikan, drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhërit françeskan dhe veprimtarinë kulturore e arsimore të këtij urdhëri. Për të, interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe cinizmin, dhe e kishte vënë në themel të punës së tij si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike 'Lahuta e Malësisë', duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të Veriut, propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman. Ajo i ngrinte himnin patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit, dhe spekullonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala për të ngritur lart ngjarje dhe figura të historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë. Vepra të tjera, si poema satirike 'Gomari i Babatasit', ku u sulmuan me tërbim laicizmi i shkollës dhe idetë demokratike, ishin karakteristike të luftës së egër që bëri kleri katolik për të ruajtur e për të rritur ndikimin e tij në jetën mendore të vendit. Këtij arti përpiqej t'i shërbente një formë që i qëndronte pranë folklorit. Atë e shoqëronin shpesh proliksiteti, efektet e kërkuara, retorizmi, brutaliteti i shprehjes e i stilit, gjer në banalitet, argumentimet e tyre false, që orvaten të imponohen me pahir, si dhe një qëndrim i theksuar konservator në lëmin e gjuhës. Fishta i mbaroi ditët si akademik i Italisë fashiste."

Arsyeja e vërtetë për rënien e Fishtës pas 'çlirimit' më 1944 duhet kërkuar jo në gjoja pro-italianizmin e tij, por në zanafillën e vetë Partisë Komuniste Shqiptare. PKSH, më pas Partia e Punës e Shqipërisë, ka qenë themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore nën kujdesin e të dërguarve jugosllavë Dushan Mugosha (1914-1973) dhe Miladin Popoviq (1910-1945). Në korrik 1946, Shqipëria dhe Jugosllavia nënshkruan një Traktat të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke si dhe një numër marrëveshjesh të tjera, që i dhanë Jugosllavisë kontrollin real mbi të gjitha çështjet shqiptare, përfshirë edhe fushën e kulturës. Serbokroatishtja u fut si lëndë e detyrueshme në të gjitha shkollat e mesme shqiptare, kurse në pranverë 1948, po përgatiteshin plane për bashkimin e të dy vendeve. Nuk ka dyshim se ndjenjat antisllave të shprehura në Lahuta e malcís bënë që vepra dhe autori i saj të ndaloheshin nga autoritetet jugosllave, edhe pse Fishta qe shkolluar në Bosnjë dhe qe frymëzuar nga letërsia serbe dhe kroate. Elementi antisllav i veprës së Fishtës është gjithashtu i vetmi që theksohet në botimin e parë të pasluftës të Enciklopedisë së Madhe Sovjetike në Moskë. Në të është shkruar (Mars 1950):

"Veprimtaria letrare e priftit katolik Gjergj Fishta pasqyron rolin që ka luajtur kleri katolik në përgatitjen e agresionit italian kundër Shqipërisë. Si ish agjent i imperializmit austro-hungarez, Fishta, në vitet e para të veprimtarisë së tij letrare, mori një qëndrim kundër popujve sllavë, të cilët ishin kundër planeve grabitqare të imperializmit austro-hungarez në Shqipëri. Në poemën e tij shoviniste antisllave 'Lahuta e malcís', ky spiun ngrinte lart ndjenjat armiqësore të shqiptarëve kundër popujve sllavë, duke bërë thirrje për luftë të hapur kundër sllavëve."

Pasi marrëdhëniet me Jugosllavinë u prishën më 1948, kishte shumë gjasa që shprehjet e ndjenjave antimalazeze e antiserbe të mos konsideroheshin mëkat i madh sipas mendimit të Partisë, por për sa i përket Fishtës tashmë ishte marrë një qëndrim zyrtar dhe, ndoshta për shkak të respektit për aleatët e rinj sllavë në Moskë, ky qëndrim nuk mund të hiqej pa shkaktuar ndonjë skandal. Gjergj Fishta, ai që veçse pak vite më parë ishte vlerësuar si poet kombëtar i Shqipërisë, u zhduk nga skena letrare dhe nuk i dukej më asnjë gjurmë. Aq frikë e patën, saqë më vonë thonë se edhe eshtrat ia nxorrën fshehurazi nga dheu e ia hodhën në lumë.

Por me gjithë katër dekadat e propagandës së vazhdueshme partiake, e cila e quante Fishtën 'poet klerik e fashist', populli i Shqipërisë së veriut, e sidomos banorët e Shkodrës ku kishte lindur, nuk e kishin harruar. Vepra e tij ka qarkulluar fshehurazi dorë më dorë, dhe është lexuar nëpër brezat e shqiptarëve. Pas afro gjysmë shekulli, Gjergj Fishta u përkujtua hapur për herë të parë më 5 janar 1991 në Shkodër. Gjatë të parit recital me vepra të Fishtës në Shqipëri pas dyzet e pesë vjetëve, aktori në një çast ngeci në recitim, por menjëherë e në mënyrë spontane u ndihmua nga salla, e cila e mbante mend ende përmendësh Lahuta e malcís.

Robert Elsie: Historia e Letërsisë Shqiptare
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:09
Vepra - Dramaturgjia dhe Publiçistika

Dramaturgjia

Një vend të vëllimshëm në krijimtarinë e Fishtës zë dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Në dramat dhe tragjeditë konflikti është i ndjeshëm. Tonet që i përshkrojnë janë ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen të skaliten. Në dramat lirike dialogu është më tepër mjet organizues i jashtëm sesa element ndërtues i brendshëm që t'i japë mundësi zhvillimit të veprimeve dhe ashpërsimit të konflikteve. Përsa i përket mjeshtërisë artistike, zotërojnë po ato cilësi që i mishëron edhe krijimtaria poetike. E gjithë dramarturgjia e Fishtës është e shkruar në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave: në dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit në Itakë", në dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretëresha e Lulevet", e sidomos tragjedinë "Juda e Makab", e cila çmohet si vepra më e mirë dramaturgjike e Fishtës. Tema biblike, e pastrimit shpirtëror të njeriut në luftë me veset për hir të virtyteve dhe të amshuesmërisë së qenies njerëzore është në qendër të dramave lirike. "Baritë e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtësive shoqërore është në qendër të tragjedisë "Hajria" ku mbizotëron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave të pasura.
Një lëndë prej qindra faqesh përmban proza e Fishtës. Është një prozë e frymëzuar, ku lirizmi krejt natyrshëm ndërthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janë më të larmishmet. Bashkëjetojnë fjalët, shprehjet, ndërtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalët e shprehjet e latinishtes, të gjuhëve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur në llojet e lëvrimit është publiçistika. Për patetikën e fuqishme, argumentin, kritikën shëndoshëse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temë shoqërore.
Në shënjestër ai vë dembelizmin, përtacinë, indiferencën e shtetasve të shtetit të ri shqiptar, por edhe lakminë ndaj kolltuqeve, grykësinë ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perëndimores. Ai bënte thirrje që në krye të shtetit të vinë njerëz të kulturuar, atdhetarë, vizionarë largpamës të shtetit e të kombit. Fishta është edhe polemist i fuqishëm, ai polemizon me pena të shtypit vendës si dhe me ato të letrave të huaja. Merr në mbrojtje kulturën, dinjitetin, pastërtinë shpirtërore të kombit. Në polemikat nuk mungon kurrë argumenti bindës autentik, si dhe shoqërimi i tyre me argumente nga filozofitë e ndryshme, shkencat shoqërore e natyrore, por edhe vërshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mëshirë kundërshtarin. Të njohura janë dhe ligjëratat e Fishtës, ku mbizotëron fryma solemne dhe argumentuese.

Publiçistika
Për vlera të rralla artistike, për frymën objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtës. Një model i përkryer në llojin e vet është reportazhi. "Një udhëtim në Turkinë e re". Njohës i thellë i botës shqiptare, adhurues i saj gjer në kult paraqitet ai në parathënien kushtuar "Kanunit të Lekë Dukagjinit" të Shtjefën Gjeçovit. Njeri me kulturë të gjerë e pasione të mëdha na shfaqet në esetë për Gëten, për arkitekturën, muzikën etj.
Në trashigimninë e tij kanë mbetur edhe qindra faqe të epistolarit, dorëshkrime të ndryshme.
Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, gjuhëve sllave, në disa prej të cilave edhe krijoi, duke qenë njohës i përkryer i shqipes që flitej në viset e Veriut, si dhe i traditës letrare shqiptare që nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund të sillen në kulturën vendëse thesaret shpirtërore të njerëzimit. Të freskëta e trasparente janë përkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios etj. Shembull për përkthyesit e Homerit, përgjithsisht të poezisë antike e asaj klasike mbetet Kënga V (fragment) e "Iliadës", përkthyer prej tij. Frymën e lashtësisë heroike, madhështinë e heronjve dhe të betejave ai i mishëron në kompozitat burimore të shqipes, në fjalët e ralla të të folmeve të saj, në brumin e gjallë të shqipes. Tepër kërkues e i saktë është edhe në përkthimet e Kanconiereve të Petrarkës. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë "i sëmuri për mend" dhe "Dredhitë e Patukut" të Molierit, përshtatje që shquhen për kolorit e pasuri gjuhësore.
Me veprën e tij të gjerë dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshëm në radhë të parë poezinë, por, gjithashtu, letërsinë tonë dhe kulturën në përgjithësi. Vepra e Fishtës ndikon gjithnjë në zvillimin e letërsisë me vëllimshmërinë e saj, me llojshmërinë e gjinive, me pasurinë e mjeteve të shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meritën e veçantë të ketë prekur terrene që deri atëherë, dhe më vonë mbetën të paprekura në letërsinë tonë. Ai ka, gjithashtu, meritën tjetër se kultivoi për herë të parë edhe me mjeshtëri të lartë shtresa gjuhësore të gjalla deri atëherë të pashfrytëzuara. Prandaj ndikimi i tij në letërsinë tonë është i madh ei shumllojshëm.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:10
Vepra - Lirika

Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit.
Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e bëjnë atë krijim himn të përkryer.
Nëse sublimiteti i poezisë së mësipërme realizohet nëpërmjet shprehjeve delikate të brishta e flladitëse, ky tipar në poezinë "28 Nanduer 1913", "Nji gjamë desprimit", "Syrgite mortui", "Emancipacioni i kombit shqiptar" etj., realizohet përmes vrullit të papërmbajtur, përmes ashpërsisë ngjethëse, përmes thirrjeve dhe kushtrimeve luftarake. Poezia "Nji gjamë desprimit" është një gjëmë e një klithmë që akuzon agresionin e Malit të Zi të 16 prillit 1914 ndaj Shkodrës dhe viseve tona veriore. Poezia "Surgite mortui" që fajëson Evropën për të gjithë tragjeditë që po i ndodhnin Shqipërisë, e cila s'ka marrë ende frymë nga varfëria pesëshekullore turke, ishte shembull i ashpërsisë së skajshme të stilit të Fishtës ku nuk kursehen përbuzjet, sharjet neveritëse, sarkazma, grotesku, ku u bëhet apel luftarak të gjallëve dhe të vde*****, varreve dhe djepave.
Në lirika filozofike ai trajton çështje të përgjithshme të jetës e të botës. Ndër më të realizuarat janë "Burrnia", "Kataklizmi i rruzullimit", "Një lule vjeshtet", "Gurrave të Jordanit" etj. Në poezinë "Burrnia" me një plastikë të përsosur, me një ndërtim të saktë klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epërsia apsolute është në anën e vdekjes, e cila zotëron çdo mjet për ta asgjësuar bukurinë fizike të natyrës dhe të njeriut. Në të kundërtën lirika "Katalikizmi i rruzullimit", ndonëse ka thelb filozofik, fillesën dhe misionin e ka të natyrës etike, morale. Në emër të së mirës së përdhosur, të së bukurës së shkelur, ai nxit gjithë forcat kaotike, me qëllim që të rivendosë harmoninë mes përbërësve të rruzullit dhe, njëkohësisht në harmoni gjithë rruzullin në Gjithësi. Në poezinë "Nji lule vjeshtet", me njëmbëdhjetërrokësha të bardhë, poeti ankohet për vdekjen, ngrihet në mbrojtje të idealit të së bukurës, së mirës, së dobishmes. Në odën "Gurrave të Jordanit" në strofa safike ai e përjeton me dhembje të kaluarën që vete e nuk kthehet më, por mbresën, ia ka lënë të pashlyeshme njerëzimit, si vetë rrjedha e ujit që, ndonëse është e përjetshme, sipas dukjes, në të vërtetë rinohet, ndërron paprerë.
Ndër lirikat e buta shquhen "Mbi vorr t'Anton Xanonit" që i afrohet lirikës së llojit intim të shoqërisë e miqësisë për nga fryma e qortimit, e lavdërimit, e mirëkuptimit mes heroit lirik dhe bashkëbiseduesit. Lirikë e mallit universal, për atdheun, nënën, mjediset intime, vatrën familjare, fëmijërinë e rininë është "I dëbuemi".
Më 1907 Fishta botoi pa emër përmbledhjen e parë satirike "Anzat e Parnasit" e cila u ribotua më 1928 dhe 1942, e pasuruar. Studiuesit hamendeshin nëse Fishta është më i madh si epik, lirik, ose si satirist. Sidoqoftë ai mbetet satiriku më i madh i letërsisë sonë.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

26th December 2007, 02:10
Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Gjergj Fishta

3rd January 2008, 22:47
Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Gjergj Fishta, "Homeri" i kohëve moderne !

10th January 2008, 23:06
Me rastin e 136-vjetorit të lindjes

I formuar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e XX. Mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumë shpejt, kur ishte 6- vjeçar, zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. Vdiq në Shkodër, më 30 dhjetor 1940.

Krijimtaria artistike

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për Çmim "Nobel", prozator, poet, përkthyes; "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe "Poet kombëtar i shqiptarëve" nga Eqrem Çabej. Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime. Si krijues, Fishta, në radhë të parë, ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave, kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës, kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëm me Gëten dhe Danten. Fishta arriti të botojë këngët e para te "Lahuta e Malcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tre vjet më vonë botoi përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit" dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voset". Më 1913 boton "Mrizi i Zanave". Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare, Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Në tetor 1913 botoi revistën "Hylli i dritës", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia. Vetëm pas viteve '90-të, krijimtaria e Fishtës zuri vendin e merituar në letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Aktiviteti i tij patriotik

Deri më 1899, Fishta shkruante me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të 1899, ai u bë bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai instaloi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt, Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908, ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por luftën ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor të 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917) dhe më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, intelektual dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit të 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar, ku kreu veprimtari të denduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit më 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali, ku ndërkohë krijon, boton e riboton parreshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malcisë", në 1937.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që Pater Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Kjo letër është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkoi Musolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe "e paraqitshme", gjë që nuk mund ta bënte Urdhri Françeskan dhe as Provinca e Fishtës, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e veprës t'i kalonin kësaj province. Deri në atë kohë, dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë krijimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsistonte në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës, ku përfshihen poezia ajo epike me "Lahutën e Malcisë", lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga "Iliada" e Homerit, Molieri, etj. Ndërsa letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, më date 27 prill të 1940 dhe po ashtu si letra e parë, mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit - Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës, që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane - anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 - i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijës dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. "Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh, veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë". Për këtë, Fishta "guxoi" t'i drejtohet Duçes dhe "gjykimit të tij të ndritur" për t'u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III, është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

23rd February 2008, 02:20
albxAntarAt Gjergj Fishta - Faqe 2 Default3At Gjergj Fishta - Faqe 2 2-48At Gjergj Fishta - Faqe 2 Icon_gender_maleAnëtarësuar : 25 Dec 2007Mesazhe : 73Location : Al
Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.VEPRAPoezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
Sponsored content

At Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty Re: At Gjergj Fishta

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi