Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë Empty Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë

12th January 2016, 01:30
Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë 2vnpe6p

Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha komunitetet e tjera fetare në Maqedoni. Ishin mbledhur qindra Shqipëtarë, ortodoksë e muslimanë , nga gjithë trevat shqipëtare për shpalljen e bashkësisë fetare të Shqiptareve Ortodoksë.
Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë.

Kjo është një arritje historike për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, thotë kreu i Bashkësisë së re të Shqiptarëve Ortodoksë, Akademiku prof.dr.Branisllav Sinadinovski.

Kjo bashkësi është e barabartë me të gjitha kishat dhe grupet religjioze që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon që të gjithë ata që na mohuan ne ju treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike

Në fund u promovua edhe libri i prof.dr. Branisllav Sinadinoskit, “Nga shënimet e babait tim”, i përkthyer në shqip, që sjell shumë të dhëna nga hulumtimet shumëvjeçare që Sinadinovksi ka bërë në krahinën e Rekës dhe shifra konkrete për ekzistencën e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi