Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Gati transformimi i sheshit “Skënderbej” Empty Gati transformimi i sheshit “Skënderbej”

7th April 2008, 00:29
Sheshi "Skënderbej" së shpejti do të ketë gati projektin në bazë të të cilit do të rindërtohet për t`u shndërruar me pamjen e një kryeqyteti europian. Të enjten që vjen, në datë 10 prill, 6 studio arkitekturore ndërkombëtare do të prezantojnë në Hotel Sheraton projektet e tyre për sheshin "Skënderbej", i cili do të vlerësohet nga një juri e përbërë nga arkitektë të njohur të huaj edhe shqiptarë. Por për herë të parë këto projekte do të vlerësohen edhe nga qytetarët e Tiranës. Pasi Bashkia ka shpërndarë 200 ftesa për persona të kategorive dhe profesioneve të ndryshme për të vlerësuar projektet, të cilat do të merren parasysh nga juria.
Studiot
Në garë për projektin e sheshit "Skënderbej" janë 6 studio arkitektonike, të cilat do të paraqesin përpara jurisë një projekt në detaje në lidhje me qendrën e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka prezantuar ditën e djeshme gjashtë studiot arkitektonike, të përzgjedhura për të prezantuar projektet e tyre në konkursin ndërkombëtar për gjallërimin e sheshit "Skënderbej". Konkursi do të zhvillohet në datat 10-11 prill, kur do të shpallet edhe projekti fitues. Në garë radhiten 51N4E, studio arkitektonike e cila vjen nga Belgjika. MVRDV, studio arkitektonike e cila vjen me një projekt të sajin për sheshin "Skënderbej", nga Holanda. Studioja arkitektonike MAP, e cila vjen nga Barcelona, AS.ARCHITECTURE, studio arkitektonike e cila mbërrin nga Parisi. DANIEL LIBESKIND, studio e cila mbërrin nga Berlini me një projekt të sajën për qendrën e Tiranës, si dhe ATENA Studio, e cila mbërrin nga Italia.
Juria
Risia e këtij konkursi ndërkombëtar do të jetë shpërndarja e 200 ftesave nga Bashkia e Tiranës për qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Bashkangjitur kësaj ftese ndodhet një fletë votimi, përmes së cilës pjesëmarrësit do të shprehin preferencën e tyre për projektet e paraqitura. Ndonëse juria prej 11 anëtarësh e konkursit ndërkombëtar ruan të drejtën e vendimmarrjes, ky votim qytetar do të merret parasysh nga ta. Ky veprim fakton edhe një herë politikat transparente që Bashkia e Tiranës ndjek për zhvillimin e qytetit. Në juri, përveç arkitektëve dhe profesorëve të njohur në fushën e arkitekturës, do të jenë kryetari i Bashkisë, Edi Rama, arkitekti Maks Velo, Marin Biçoku, përfaqësues i Ministrisë së Punëve Publike dhe anëtar i KRTRSH-së dhe regjisori Arben Kumbaro. Një ditë pas prezantimit të projekteve të 6 studiove, prezantim i cili do të bëhet në 10 prill, juria ndërkombëtare do të shpallë projektin fitues për qendrën e Tiranës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi