Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Si mendoni Himara qytet autonom apo...

13th April 2008, 18:08
Himara me te 15 fshaterat e saj ne vitet e fundit duke shfrytezuar emigracionin e shqiptareve ne Greqi gjithmon ka shfaqur probleme etnike ne shqiperi.Nuk eshte cudi qe keto rremuja dhe probleme krijohen gjithmon kur dikush prej politikes se fqinjeve tane vine per vizite ne Shqiperi.Nuk dua te them qe inkurajohen prej politikes greke,por bej cudi qe asnje politikan grek nuk i ka keshilluar ata qe pretendimet e tyre per autonomi jane te kota dhe pa bazament.
Gjithashtu dua te theksoj ketu qe edhe mediat greke menjehere pas pavaresise se kosoves,te cilen greket ende nuk e kane njohur kane paraqitur dokumentaret me himariotet qe "vuajne" dhe duke theksuar me te madhe se ata jane nje pjese ,gjymtyre e trupit grek.Sa i madh eshte trupi grek ? Arrin ai deri ne Himare?

Mendoj se politika shqiptare nuk ka mbajtur nje qendrim te drejt .Ajo nuk e ka vene piken mbi "I".
Hapa kete teme ku secili prej nesh te shpreh mendimin e tij,ashtu sic bejme edhe neper kafene.
Pyetjet jane.
-eshte bere genenocid ne Himare?(Krahasojeni me Kosoven)
-Si ju duket qendrimi i politikes Shqiptare?
-Si ju duket qendrimi i politikes Greke?
-A duhet te pretendojne per autonomi Himariotet?
-A kane te drejta te barabarta ata si gjithe shqiptaret e tjere.
-A jane ata grek?
-Mos valle demokracia e tepert i jep te drejta Bolanos te shij ne kurriz te Shqiperise?

Jepni mendimet tuaja.
Ata qe jetojne ne greqi nuk jane te detyruar te pergjigjen(I kuptoj me se miri)
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

13th April 2008, 18:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Ju sjell disa te dhena per Himaren qe i solla ngaHimara Wikipendia(Shenim i Nardlushnja)





Historia


Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.
I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brëndshme të vendit. Pervec gjuhes amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qellime tregtare. Që më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqesinë e saj në Vlorë.

Gjeografia


Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km. Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Rrethin e Vlorës.

Demografia


Himara ka rreth 2000 banorë. Disa nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himare janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Familja Bollano për shëmbull është vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.

Migracioni


Himariotët kane emigruar në vënde të ndryshme të botës si në SHBA, Itali, France, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojne vëndlindjen dhe të sjellin me vete dituritë dhe aftësitë e fituara në vënde të tjera.

Ekonomia


Himara ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin, dhe sipërmarrjen e mikëpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos në breg të detit).

Kultura


Himara ka një kulturë te lashtë Shqiptare. Dallohet sidomos për këngët me shumë-zëra (polifonike), për vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale në raste gëzimesh. Po ashtu vajet e Himarës janë të dëgjuara në tërë Shqipërine e Jugut. Zhvillim në Himarë ka edhe letërsia dhe artet. Petro Marko - një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsise Shqipe ishte nga Dhërmiu i Himarës.
Himara ka hapur një nga shkollat e para Shqipe rreth vitit 1660-1661 (nga Onufër Konstandini dhe Zef Skiroi), megjithë kushtet e rënda të pushtimit Otoman. Kjo e bëri Himarën një nga pioneret e para të Rilindjes Shqiptare.

Politika


Himara drejtohet nga Këshilli Bashkiak, Kryetar i Këshillit Bashkiak është Z. Savo Prifti. Këshilli Bashkiak është organi më i lartë ligjvënës dhe qeverisës në Himarë.
Kryetar i Bashkisë per 2 vjet është V. Bollano. Mënyra se si ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë ka lënë një shije të hidhur dhe një ndjenjë frikësimi në popull, dhe flitet se procesi ka qënë i manipuluar me ndërhyrje nga jashtë, jo demokratik dhe i blerë e nuk përfaqëson vullnetin e lirë të popullit të Himarës. Këtë e ka pohuar edhe Këshilli Bashkiak i Himarës.

Njerëz që jane dalluar nga Himara



  • Irakli Gjicali - Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Himarës. Ka dhënë ndihmesë të cmuar në nxjerrjen në dritë të ndihmesës së vecantë që ka dhënë Himara në historinë e Shqipërisë, si dhe në letërsinë, kulturën dhe shkencën Shqiptare.
  • Prof. Dr. Paskal Milo - Kryetar i Partisë së Demokracisë Sociale të Shqipërisë, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe Profesor dhe Studiues i Historisë dhe Letërsisë Shqipe dhe të Huaj. Njohës i thellë i rrënjëve historike Ilire të krahinës së Himarës.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

14th April 2008, 17:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Himara


Te dhena mbi popullsine e saj

Pas pushtimit te plote ushtarak te Shqiperise nga Turqia si gjithe pasojat e tjera dhe shpernguljet e popullates jane katastrofike. Kesaj radhe jo vetem brenda krahinave shqiptare por me teper drejt Greqise, Italise dhe Dalmacise. Ne territoret e Mirdites (qe kishte filluar krijimin e trajtes se saj) u shperngul (emigroi) nje popullsi e madhe dhe bashke me te edhe prijesit dhe fisnikeria feudale jashte vendit. Pjesa dermuese e popullsise qe emigroi ishte pikerisht e Kthelles, Lezhes, Krujes, Shkodres, Fandit, etj.
Karvanet e shumta te popullates si shperngulur ne rrugen e tyre per Itali dhe Greqi nuk arriten te gjithe ne destinacion. Nje pjese jo e vogel ndertoi vendbanime ne brigjet e Jonit (nga Vlora ne Sarande) si Himara, etj, duke depertuar ne brendesi te territorit dhe qe me vone u quajt Laberi.


Sipas Shuflajt, metropoliti i Kthelles Atanasiu udhehoci ne 1595 10.000 shqiptare ne Himare te veshur te gjithe me te kuq cka tregonte se nuk kishte humbur lidhja e kesaj popullsie e ardhur ne Himare dhe zonat perreth me udheheqesit e saj shpirteror qe vinin here pas here nga Kthella dhe Mirdita.


Ne vitin 1602 kemi kuvendin e zhvilluar ne kishen Shenllezhdrit (shen Aleksandrit) ne Orosh te Mirdites ku moren pjese dhe prijes fisnore nga Himara, Kurveleshi dhe zona te tjera te Laberise. Kjo ishte perpjekja I e madhe shqiptare per te rilindur qendresen antiosmane.



Ne historine e popullit shqiptar pervec rezistences antiosmane ne pergjithesi, verehet qarte se 2 jane epiqendrat qe ruajten autonomine brenda trojeve, Mirdita dhe kryeqendra e Laberise Himara.
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

18th April 2008, 20:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Eshte absurde te pretendohet per autonomi te Himares...Keto jane thjesht politika te Greqise per te na percare...e ka ber historikisht!
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

18th April 2008, 20:16
Proteste se paskan ndalu dy himariote cfar nuk digjon ne shqiperi!
Jane dhe ata shtetas shqiptar e duhet ti nenshtrohen ligjit njesoj si te gjithe shqiptaret e tjere.Polici qe ka qelluar ne ajer per te shperndare turmen qe qellonte posten e policise me gure duhet ta nderoje shteti e jo ta largoje nga detyra.

Sa te na qeverisin joshqiptar do kemi shume ngjarje si te himares.

Himara eshte ka qene dhe mbetet shqiptare.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

19th April 2008, 06:37
Une mendoj se demokracia e tepert demton shoqerine dhe shtetin shqiptar.
Ne emer te demokracise dhe lirise se fjales u jepet e drejta Bolanove me shoke,te nxitur edhe nga "miqte"tane greke te llapin si tu vije per mbare.
Fajin e ka qeveria dhe drejtesia shqiptare.
Duhet ti fusin brenda dhe te mos e shikojne me driten e diellit per pjesen tjeter te jetes.Ti cojne ne miniere dhe te nxjerrin krom.Ajo eshte pavarsia qe kerkojne ata,por cfar ti bej drejtorit qe eshte zemer mire
Sponsored content

Si mendoni Himara qytet autonom apo... Empty Re: Si mendoni Himara qytet autonom apo...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi