Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Olta Boka: Larg thashethemeve, optimiste për Eurovizionin Empty Olta Boka: Larg thashethemeve, optimiste për Eurovizionin

29th April 2008, 17:28
Olta Boka: Larg thashethemeve, optimiste për Eurovizionin

Olta Boka duket e qetë për të shkuar drejt Eurovizionit. Shprehet se e ka kaluar gjithë tymnajën e komenteve dhe debateve që pasuan shpalljen e saj si fituese. Sapo është kthyer nga një tur promovues në Turqi, deri më tani i vetmi vend ku ka shkuar këngëtarja shqiptare. E vetëdijshme se mes komenteve për këngën ka nga ato pozitive, por dhe negative, mendon se koha do ta gjykojë nëse ajo ka qenë e denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Teksa ka besim te vokali i saj, emrat e njohur të Adi Hilës dhe Pandi Laços i sheh si mbështetje.

Sapo jeni kthyer nga një tur promovues në Turqi, si po ndjeheni ndërsa ditët e konkurrimit afrojnë?
Jam ndjerë shumë mirë. Pata një mikpritje shumë miqësore në Turqi dhe tani do të vazhdojmë turin promorcional në Maqedoni dhe Mal të Zi. Besoj se do të kem të njëjtën mikpritje edhe në këto vende.

Menjëherë pas shpalljes tuaj si fituese pati diskutime të shumta nëse e meritonit apo jo këtë çmim. Ju kanë krijuar pështjellim?
Tani jam shumë e qetë, çdo gjë ka mbaruar. Do të jetë koha ajo që do ta tregojë nëse unë mund të përfaqësoj mirë Shqipërinë ose jo.

Do të jeni dy shqiptarë në konkurrim dhe kjo do të thotë që edhe votat do të dyzohen. Ju bën të ndjeheni mirë apo keq?
Unë jam shumë e lumtur që për herë të parë po marrin pjesë dy këngëtarë shqiptarë. Qëlloi në arenën serbe, por është një arritje për shqiptarët.

Deri ku jeni me detajet e paraqitjes në skenë?
Po punojmë për veshjen, për të pasur paraqitje dinjitoze dhe të përshtatshme për moshën time. Po punoj me stilisten Mirela Nurçe dhe idetë mund të ndryshojnë gjithnjë për mirë për të dhënë maksimumin.

Këngës i është bërë një përpunim muzikor. Ndjeheni komode me versionin e dytë?
Versioni i dytë është punuar në bazë të versionit të parë. Janë riluajtur kitarat pak më me ritëm. Shumë njerëz e dëshironin këtë dhe themi që ia kemi arritur.

Promovimi ka qenë gjithnjë i diskutuar për këngën shqiptare. Do kishit dashur më shumë organizim?
E mira nuk ka fund, por gjithsesi unë jam e kënaqur nga këto që po bëjmë.

Ka pasur shumë komente mbi këngën tuaj. Si i keni pritur?
I kam parë komentet. Ka nga ato pozitive dhe negative. Çdo artist dhe pjesëmarrës i ka këto komente dhe unë nuk mund të jem e përjashtuar prej tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi