Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Nesër shpallet konkursi për himnin e Kosovës Empty Nesër shpallet konkursi për himnin e Kosovës

11th March 2008, 19:18
Nesër shpallet konkursi për himnin e Kosovës, shqyrtohen 10 projektligje
Prishtinë, 11 mars - Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të shpallë konkursin për himnin shtetëror, ndërkohë që edhe deputetët do të mblidhen po nesër në një seancë të jashtëzakonshme ku rend dite kanë shqyrtimin e 10 projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit. Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi bëri të ditur se për himnin e shtetit do të përfillen kriteret që janë përcaktuar nga Ahtisari. "Kriteret përcaktojnë që himni të mos jetë më i shkurtër se 30 sekonda dhe më i gjatë se sa 60 sekonda", sqaroi Krasniqi. Njëherësh ai tha se himni mund të jetë vetëm muzikë, por mund të jetë dhe tekst edhe muzikë. Konkursi do të jetë i hapur 30 ditë. Po sipas kryeparlamentarit Krasniqi, himni i Kosovës nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë himn të ndonjë shteti tjetër. Duhet të jetë një tekst i ri që përfill të gjitha kriteret që janë të përcaktuara nga pakoja e Ahtisaarit. Ndryshe Kuvendi në seancën e nesërme të jashtëzakonshme pritet t'i shqyrtojë 10 projektligjet e pjesës së dytë të ligjeve në kuadër të përmbushjes së obligimeve që dalin nga pakoja e Marti Ahtisarit. Në mesin e tyre është edhe projektligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme që ishte tërhequr në seancën e kaluar si dhe ai për Ministrinë e Mbrojtjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi