Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Daily Mail: Ja milionat që paguan qeveria shqiptare për gruan e Tony Blair Empty Daily Mail: Ja milionat që paguan qeveria shqiptare për gruan e Tony Blair

20th January 2016, 07:17
Daily Mail: Ja milionat që paguan qeveria shqiptare për gruan e Tony Blair 25gayyw

Gruaja e Tony Blair, i cili është këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka fituar kontrata ligjore nga Qeveria shqiptare me vlera marramendëse, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Cherie Blair ka kontratë të majme si konsulente ligjore e Qeverisë së Shqipërisë. Kontrata është fituar pak më shumë se një vit pasi bashkëshorti i saj nisi të punojë si këshilltar zyrtar i qeverisë shqiptare, shkruan Daily Mail.
Firma ligjore e zonjës Blair, “Omnia Strategy”, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë më se shumë se një çerek miliardi paund, si fillim.

Daily Mail raporton se “Omnia Strategy”, ka përfituar një shumë prej 493,000 funtesh për të shërbyer si këshilltare zyrtare e Shqipërisë në një mosmarrëveshje ligjore me kompaninë britanike për skanime në dogana. Kontrata fillestare ishte për 378,000 funte por më vonë u rrit edhe për 115,000 funte tjera.

Ndërsa Tony Blair punon si këshilltar zyrtar për qeverinë e Shqipërisë ndërkohë që deputetë të opozitës në Shqipëri shumë herë kanë bërë thirrje për më shumë transparencë për marrëveshjet e qeverisë me çiftin Blair.

Biznesi në Shqipëri atë kohë erdhi pas një kontrate që zonja Blair kishte marrë nga Qeveria e Kazakistanit, ku z. Blair është gjithashtu këshilltar zyrtar dhe i paguar nga presidenti autokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.

“Omnia Strategy”, siç u zbulua më herët nga Sunday Telegraph, u pagua gati 400,000 paund për gjashtë muaj punë në Kazakistan me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të investimeve” të këtij vendi. E njëlloj ajo thuajse paguhet edhe në Shqipëri, raporton Daily Mail.

Zonja Blair, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë.

Blair është shumë popullor në Shqipëri për shkak të ndërhyrjes në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Omnia Strategy është punësuar nga qeveria e Shqipërisë.

“Omnia Strategy” mori një kontratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi