Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Ringjallja e guximit qytetar dhe forca para nënshtrimit Empty Ringjallja e guximit qytetar dhe forca para nënshtrimit

26th February 2016, 20:24
Ringjallja e guximit qytetar dhe forca para nënshtrimit

Kosova që nga përfundimi i luftës ishte shndërruar në një mëndje nënshtruese ndaj politikaneve, ambasadoreve, njerëzve publik dhe manipulimit të ndjenjave liridashëse për shtet. Ndonëse mbi gjakun, dhembjen dhe kryengritjen 100 vjeçare nuk u vunë njerëzit meritor, tranzicioni në Kosovë humbi edhe atë vlerë të cilën në gjithë botën moderne kishte triumfuar si fituese. Polarizimi i shoqërisë nuk kishte filluar që sot, ky polarizim erdhi se bashku me historinë e nje mendje të ndarë në Kosovë para dhe pas luftës, dhe si rezultat mbi heshtjen qytetare u ngiten tempuj degradues të konceptit të lirisë dhe demokracisë si një vlerë që jetonte vetëm në paragjykimet tona.
Vete fakti që fill pas zgjedhjeve të para në Kosovë kemi me pakë se 50% të qytetareve që nuk shkojnë në kutitë e votimit, tregon se sa e shterur ishte kjo klike politike e cila ishte shndërruar me shume në përfaqësim militantësh se sa në atë qytetar. Por jo vetëm kaq, vlerat e nëpërkëmbur dhe të nënshtruara përpara liderëve tregojnë edhe fuqinë nënshtrues tek ne, dhe si e till nje fjalë e tyre ndryshim edhe konceptin e mendimit dhe veprimit në shoqërinë tonë militante.
Nuk duhet harruar se guximi qytetar kishte lindur bashkë më historinë e Kosovës, por ky guxim se pari u manifestua me heshtje, pastaj me bojkot dhe tek tani 17 vite mbrapa po manifestohet në rrugë e institucione. Nuk është dhe nuk do ishte e lehtë në një shoqëri e cila përveç vuajtjeve nga pasojat e luftës të vuaj në vazhdimësi nga degradimi institucional, shoqëror, dhe nga uzurpimi i mendjes intelektuale duke u shndërruar në shoqëri më shumë materialiste se sa të vlerave.
Por sot ku jemi? A jemi në rrugën e duhur? A ka ndryshim apo është farsë edhe kjo lëvizje gjithë-popullorë?
E vërteta është se pikërisht këto pyetje kërkon të i deshifrojë shoqëria në përgjithësi. Nëse jemi në rrugën e duhur të ndryshimit do të kemi mundësinë e vetme ta shpëtojmë republikën, mirëpo nëse mbi këtë lëvizje depërtojnë persona të antivlerave, degradimit shoqërore e misioneve të shërbimeve famëkeqe, Kosova është shansi i vetëm që të merr fund.
Zgjedhja apo tentim zgjedhja e një Presidenti që përçau shoqërinë tash e 17 vite me radhe duke e ndarë në NE dhe ATA, dukë e ndarë në Çlirimtar dhe tradhtar, duke e bajraktarizma me elemente lokale, duke tentuar ta shndërroje në shpiun dhe patriot, nuk mund të jetë faktor uniteti në shoqëri. Mbi tendat e protestueseve, mbi gazin lotsjellës, mbi rrezikun e një ndarje territoriale, mbi dosjet e panumërta dhe gjykatën speciale, mbi krimin dhe korrupsionin e rritur në mënyrë enorme, mbi degradimin e vlerave çlirimtare dhe shoqërore nuk mund të vihet në krye protagonisti i të gjitha këtyre problemeve.
Thirrjet e vazhdueshme për vëllavrasje nuk do pinë ujë në shoqëri, sepse këto kupola të krimit me nuk i besojnë as familjet e tyre. Ata u ngritën në sajë të kauzave emocionale të shtetkrijimit, ata u krijuan si personalitete servile dhe elastike, ata u ngritën duke shkatërruar vlera të mirëfillta në emër të transformimit, dhe mbi këtë ngritje mortore ata do të vdesin politikisht dhe moralisht .
Kjo lëvizje qytetare dhe ky guxim moral për shtet-ndërtim është gjygji i tyre i përjetshëm që do ta gjykojë çdo ditë të krijimit të historisë së tyre. Ata që përmbysen vlera dhe shkatrrën shoqërinë duke krijuar institucione bajraktarësh nuk do jene frymë e përfaqësimit dhe si rezultat sado që më të metat e veta kjo lëvizje është në kohën dhe vendin e duhur. Metodat gjithmonë kanë qënë kritike dhe do të mbesin të tilla, se tekefundit epruvetat pëlcasin disa here deri të krijimi final i një zbulimi, dhe ne tani e kemi shansin e fundit ta zbulojmë veten sepse nuk është hera e parë që kemi pëlcitur ndaj padrejtësive.
Sot lëvizja për ndryshim do jete edhe me e fuqishme dhe po i kalon paragjykimet se vetëm me servilizëm dhe nënshtrim mund të jemi të ngritur, dhe kjo ringjallje e këtij guximi do jete e ardhmja e ndritur e Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi për të krijuar një histori te re për vendin. Në ballë të këtyre ndryshimeve është qytetari dhe metodat dhe mekanizmat mbesin dytësorë në këtë aspekt, prandaj edhe duhet vazhduar fuqishëm.

© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi