Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
ergita
ergita
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Medalje2 Medalje3

Gjenerali Adem Huduti i arrestuar nga autoritetet turke shqiptar i lindur në Kosovë Empty Gjenerali Adem Huduti i arrestuar nga autoritetet turke shqiptar i lindur në Kosovë

17th July 2016, 03:09
Gjenerali Adem Huduti i arrestuar nga autoritetet turke shqiptar i lindur në Kosovë Racm6u
Mediet turke raportojnë se autoritetet kanë arrestuar edhe një tjetër eksponent pjesëmarrës në grushtin e shtetit, i cili është me origjinë nga Kosova. Në një biografi për Adem Huduti, në Wikipedia shkruan se ai ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Kurse, BBC shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri më tani, së bashku me Akin Ozturk, me të njëjtën gradë, por në pension.

Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO­-s për Europën Jugore në Itali.

Në vitin 2014 Huditi u gradua gjeneral-lejtnant dhe u emërua në të ashtuquajturën Ushtria e Dytë, që është formacioni më i madh i këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA gjenerali shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi