Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

PRESIDENTI SEJDIU PER KRYEKOMANDANTIN ADEM JASHARI Empty PRESIDENTI SEJDIU PER KRYEKOMANDANTIN ADEM JASHARI

7th March 2008, 19:10
Fjala e Presidentit Sejdiu në 10-vjetorin e rënies së kryekomandantit Adem Jashari

Sot, dhjet vjet pas rënies së tij në altarin e lirisë, vendi ynë përkujton veprën e Adem Jasharit, Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të Kosovës, në shtetin e pavarur, të njohur edhe ndërkombëtarisht nga njëzet e sa vende, kur ende nuk janë bërë tri javë që kur u shpall nga Kuvendi Kosova e pavarur dhe sovrane.

Ideali për të cilin luftoi dhe u flijua Adem Jashari, bashkë me dhjetëra anëtarë të familjes së gjerë Jashari, me shumë familje anekënd Kosovës, me mijëra pleq e të rinj, gra e burra, me mijëra dëshmorë e martirë, u realizua plotësisht me lirinë e 12 qershorit të vitit 1999 dhe me pavarësinë e 17 shkurtit të vitit 2008.

Sot përkujtojmë me krenari jetën e atyre që u flijuan për Kosovën përgjatë udhëtimit tonë të shenjtë për liri dhe për pavarësi, i cili u përmbush me njohjen dhe përqafimin që po merr Republika e Kosovës nga të katër anët e globit tokësor. Këtu hyjnë breza të tërë njerëzish prej pothuaj një shekulli, që kur, në rikonfigurimet shtetërore të kësaj pjese të Evropës Juglindore, pas rënies së Perandorisë Otomane dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova mbeti nën sundimin serb e jugosllav.

Liria dhe pavarësia e Kosovës do t’u sjellë paqen e përhershme të gjithë pjesëtarëve të kombit: atyre që kanë shkuar në përjetësi dhe prehen në dheun e Kosovës, por edhe vdektarëve, bashëkohanikëve e pasardhësve të tyre. Adem Jashari, Komandant Legjendar i UÇK-së, i themi edhe Komandant Historik, ra në altarin e lirisë para dhjetë vjetësh, bashkë me prindër e bij. U flijuan tre breza të një familjeje, për t’u shkrirë në një një kohë të përjetshme: në eternitet.

Emri i Adem Jasharit është përtërirë në familjen Jashari, një traditë e vjetër e kombit tonë, që ka kaluar historikisht nëpër stuhi të rënda ekzistenciale. Emrin e Adem Jasharit e mbajnë sheshe, shkolla e institucione të tjera. Por, mbi të gjitha, ai ruhet në kujtesën tonë, në kujtesën e popullit të Kosovës.

Republika e Kosovës ka sot shumicën e strukturave shtetërore, të cilat e bëjnë një shtet shtet, duke përfshirë edhe flamurin e stemën. Këto janë bërë të mundshme falë punës institucionale e luftës politike dhe me armë që ka bërë populli i Kosovës drejt synimit shekullor e cakut historik, e cila bëhej më e mundshme atëherë kur dukej më së vështiri, në vitet 1998/99, në kulmin e luftës për liri e pavarësi të vendit tonë. Në ato orë të liga të barbarisë që vinte nga makineria ushtarake e paraushtarake serbe, përballë saj qëndruan populli i Kosovës me luftëtarët e vet të lirisë dhe aleanca më e madhe që ka njohur njerëzimi, NATO-ja. Lufta jonë e drejtë, vlerat demokratike euro-perëndimore, fituan mbi barbarinë. Kosova doli e lirë, pas përgjakjes së madhe, duke lënë 15.000 jetëra kosovarësh në themelet e lirisë e të pavarësisë sonë.

Republika e parë e Kosovës, shteti paralel i kosovarëve, siç njihej në botë, duke organizuar jetën shoqërore e politike, afirmoi kulturën shtetformuese të shqiptarëve të Kosovës, por edhe shpirtin e rezistencës e të luftës totale për çlirim nga okupimi. Lufta politike e diplomatike e Kosovës, e mishëruar dhe udhëhequr nga Presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe lufta e armatosur, emblemë e së cilës është Kryekomandanti Adem Jashari, u frymëzuan nga ideali i lirisë dhe i shtetit.

Tani që këto ideale janë realizuar, institucionet demokratike të vendit duhet ta shpiejnë Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike. Kështu përmbyllim misionin e madh, duke siguruar që vendi ynë të gjendet në familjen e madhe të kombeve të lira, në gjirin e vet të natyrshëm perëndimor.

Kemi ende shumë punë përpara. Mirëpo, jemi të bindur se nuk do të ketë më nevojë për sakrificën më sublime për t’i kryer këto punë. Ne të gjithë do të vëmë në shërbim të vendit tonë dijen, punën e guximin për ta sendërtuar plotësisht shtetin e Kosovës.

Prishtinë, 06 mars 2008
Mërgimtari
Mërgimtari
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 07/03/2008
Postime : 17
Points : 1
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

PRESIDENTI SEJDIU PER KRYEKOMANDANTIN ADEM JASHARI Empty Re: PRESIDENTI SEJDIU PER KRYEKOMANDANTIN ADEM JASHARI

7th March 2008, 21:48
kete politikan nuk kane merita per ta zene ne goje figurat si Adem jasharin keta po deshten te bejne dicka per popullin le te mundohen te ndikojne ne nderkombetaret dhe ti kthejne kufomat apo eshtrat e te zhdukurve, ta lirojne Albin Kurtin qe mbahet peng sikurse liria e Kosoves. keta jo se nuk bejne gje aktualisht por mundohen ta gulfatin popullin se gjoja po i nderojne heronjt dhe ne te kunderten kane shkelur me dy kembet ne gjakun e tyre.

Turp per politikanet aktual si hashim Thaqi dhe farmir Sejdiu me tjeret radhazi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi