Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:37
Njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim-rilindës i vizionit


Shkruan: Ferit RAMADANI



1. JUSUFI – KOMPLEKS I SFIDAVE



Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e, në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij.

Në këtë rrafsh kjo shpallje e gjenisë së këtij populli të robëruar, në paralelen e ngritjeve përballohet me tendencat e rezistencës krahas goditjeve e shpërbërjeve që ia bëjnë, dhe nëpër varfëri e degjenerime të idesë, nëpër dezintegrime e përqëndrime të partikularizmit përçarës, nëpër klimën e tronditjeve e shpërthimeve që pranojnë jetësimin e karakterit të robërisë, nuk u gjunjëzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojë e kësaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntës okupuese federaliste, s’kishte si të mos e cilësojë këtë rrezik njeri të veçorisë unikate revolucionare dhe frymëzues të simpatisë së unitetit shqiptarë, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarësisë në horizontin e vetëdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotësisht i bindur se sido që të ndodhëte, ai mbetej pararojë e ndërgjegjes, pa çka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin të krijojnë pozitën e përhershme të nënshtrimeve!

Kompleksi i sfidave, Jusuf Gërvalla, i përgjithësuar në çështje kushtëzoj ndryshimet që ndodhën për kërkesën e drejtë e natyrore të shqiptarëve. Ai duke shprishur rehatinë shpirtërore për çështjen madhore të idealit, e vrau vetminë që të shpeshtën u vardisej shumë intelektualëve karrieristë e luftëtarë gradash të okupatorëve që saherë në proceset shoqërore vardisej përmbytja e përndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqëruar nga masa e mërgimtarëve krijoj varganin e gjatë të aradhave që artikulonin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Krahas krijimit të saj, krijoi komunikimin përmes tubimeve nga njëra anë, dhe vargjeve të prozës e poezisë, dramës e artikujve publicistik, dhe këngës së gjatë të lirisë nga ana tjetër. Pa u lodhur kurrë e me përkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gërvalla më tepër se prisi, i priu idesë për t’u krijuar klima e historisë së re deri në skajshmëri, e për t’u bërë ndikimi në ndryshim të fizionomisë së kërkesës së shqiptarëve që gjithmonë ishin nisur nga hallakama e mjerimi!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:38
Ky njeri sublim duke parë katandinë e shqiptarëve nuk mundi të gjejë prehje në vendlindje, prandaj, i shtërnguar nga rrethanat e një dëshprimi u nis që nëpërmjet të letërsisë dhe egzilit t’i shpallë luftë obskurantizmit ortodoksist jugosllav që krijonte tragjedinë dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siç do ta pësojë edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkëmendimtarë të tij të paluhatshëm të idesë. Kjo plagë e shekullit për ne fokusohet në dhembje të një motivi të fuqishëm ashtu si të gjithë mërgimtarët që e përjetojnë shkëputjen nga vatani nëpër katër anët e botës dhe ëndërrojnë ditë e natë atdheun e lirë, por, u treten kockat larg tij si sot e ndër mote. Megjithatë kështu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado që prehen larg atdheut ata kthehen për të jehuar në përvjetorë si kulte e shenjtorë të drejtësisë për atë, përse u privuan padrejtësisht nga të drejtat dhe jeta!

Universi i kësaj pikëpamjeje padyshim krijon natyrën etike të këtyre martirëve e veçmas të Jusufit, këtij njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim rilindës i vizionit të arsyes etike! S’ka dyshim se ai në përkujdesje të tillë krijoi binarët e rrugëtimit drejt kërkesës për liri, pavarësi dhe bashkim të shqiptarëve, por, pa kërkuar kurrë që t’ua marrë lirinë dhe pavarësinë të tjerëve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kërkesat e dukurive irreale. Në të vërtetë ai krijoi kërkesën e një realiteti të natyrshëm dhe elementarë që është i domosdoshëm të bëhet si në ndërdijen e shqiptarit poashtu dhe në sipërfaqen e një lavdie historike të përmbytur nga varfëria dhe robëria okupuese.

Njeriu i këtij karakteri, Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues, solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë. Ai duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarë për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!

Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish për kompleksin e sfidave. Për atë që përballoi anatemat, mposhtjet dhe përçudnimet dhe u kthye në kult përlindjesh.U kthye në shëmbëlltyrë historike. U kthye në virtyt shpirtëror të afrimeve dhe unitetit. Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish bindshëm për himnizimin e virtytit të trimërisë, për nxitjen e dukshme të etnopsikologjisë shqiptare, për konsideratën dhe gjendjen morale , e veçmas për kulturën intelektuale. Domethënë, Jusuf Gërvalla është veçoria e kualitetit tonë militant që edhe i vdekur, del fitimtar, për të thyer perandorët e tërbuar, që pa asnjë arsye, i vardisen ta mposhtin e copëtojnë me primitivizëm dhe brutalitet, ndërgjegjen e pavarsisë dhe lirisë së shqiptarëve, pa u kujtuar se Jusufët, Bardhoshët e Kadritë, lindin e rilindin për atdheun …
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:39
2. JUSUF GËRVALLA - “ER’ E RE E DASHURISË” !



Janë të rralla ndodhitë, si ndodhia e Jusuf Gërvallës së vrarë me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekën! Është i rrallë edhe misteri edhe mistika e kësaj domethënie! Megjithatë është unikate vetëm ringjallja e shenjtëruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sëndërtojnë idealin për të cilin Jusufi bashkë me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetën për t’u kthyer të jetojë në çdo zemër të shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se një ditë në trupin e “Nënëlokes Kosovë “ do të kthehet “ ta puthë rrezja e qartë ngazëllyese “ e pavarësisë!

Një shekull burg përfundon për Kosovën! Veçmas dy dekada arbitrazhi dhe përndjekjesh nëpër të cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ” Gjuhë e vjetër e kafshës së zezë”!, që nuk dinte tjetër pos mallkimit dhe ngritjes së çdo mekanizmi veprues për ta përdorur dhunën dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siç e përdori krim - mjeshtrinë socialfederalizmi jugosllav atë natë të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Shtutgardit të Gjermanisë, për t’ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagën shqiptarëve të shpërndarë në çdo skaj të botës, për kafshatën e bukës, dhe për një rreze drite të lirisë!

Tronditja shqiptare prej këtij terrori të trefishtë ishte e madhe! Ajo nga ky krim përjetoi lëngatë në fushën e krijimtarisë! Në art dhe kulturë! Në këngë e gazetari! Megjithatë fitoi në rezistencë dhe iu kthye asaj me promotorët e vet! Veçmas me Jusuf Gërvallën i cili u ringrit edhe më i rreptë, për ta kundërshtuar praktikën kriminale të kaurrëve të sërbosllavisë dhe mashave të saj! Sadoqë armiqtë e shqiptarëve e kishin menduar gjatë se nga mund ta bënin rrënimin e tyre, shkapërderdhjen në organizim dhe lëvizje, kurrë nuk ia qëlluan! Sepse shpirti i shenjtëruar i Jusufit u bë ngjizje e mobilizimit dhe i përfshiu përmasat deri në paskajshmëri! E, kush ishin ata kaurrë të shkinës sërbosllave që deshën ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovën e cila kaloi nëpër kalvare e mundime, por, kurrë s’u dorëzua përpara kaurrosllavisë milosheviqiste!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:39
Rruga nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës ishte rrugë e sakrificës. Ishte rugë e rënieve! Të gjithë ata që shkelën në binarët e saj ishin të gjykuar të flijohen! Dhe të mbesin jashtë rrjedhave të jetës së Atdheut! Këtë kusht e kishte ngritur në ligjësi sërbosllavia! Dhe me përkushtim e zbatonte për t’i rrënuar e rrafshuar gjithë ata bij e bija shqiptare që deshën të bëjnë një shenjëzim Kosove! Po kështu veproi edhe me trupat e pajetë të të tre martirëve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundësuar varrimin në Kosovë!

Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi përpara vrasjes kriminale nga kriminelët e sërbosllavisë, dhe ai rrugën e kthimit të tij e prejudikoi kështu:

“A do t’ ketë akoma natë dimri rreth një stufe

A do të rrapllojnë shkallët a do të thonë siç thoshin prore

Na u kthye së largu dimri i paska hyrë në eshtra

Është atje një rrugë e largët përbri fjalësh të nënës sime”

(Rruga që shkela dikur)



Është kjo një porosi apo amanet për brezat të cilët, edhe pas vrasjes së Jusufit , duhet të qëndrojnë deri në pavarësinë e Atdheut, për të cilin , ai , ka dilemë se si do të kthehet përjetësisht për t’u vendosur :

“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën

Deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!



Edhe në gjendje prehjesh, siç trajtohen vend-varrimet, edhe në situata të jashtëzakonshme, Jusufi e qartëson në poezinë “Fletë testamenti” rivendosjen e tij menjëherë pas ndryshimit të rrethanave të cilat ai në vargje i quan:

“Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur

Ballin time mërrolën e çastit plot mëllef

Se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisë së tokës...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:40
- Për ku po niset ky feniks?

- Për në Kosovën martire e të Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t’ia hapë Kosovës kontestin e historisë në Shekullin e ri...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:41
3. KOMPLEKSI I SFIDAVE



Në distancën e shqyrtimeve për ardhmërinë Jusuf Gërvalla krahas shumë veçorive ngërthen në vedi kultin e përlindjes së njeriut që kthehet në shëmbëlltyrë historike. Edhe si krijues, edhe si këngëtar, edhe si udhëheqës, ai del dhe vendoset në profilet e njerëzve që kanë virtytet e afrimeve, të unitetit! Për këtë arsye, nëse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikës lirike, edhe në definimin e zhvillimit të ngjarjeve dhe etnipsikologjisë shqiptare ai është kompleksi i sfidave për shumë arsye.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:42
Në planin e parë:


Kur çështja shqiptare akoma ndodhej në proceset e bllokimit nga shumë vendime cënuese të sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e një varfërimi shpirtëror për Të, edhe ngritja e një muri të përhershëm të ndarjes së Shqipërisë nga pjesa e saj më e madhe ku jetonin shqiptarët e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte një natyrëshmëri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithë mekanizmat botëror, Jusuf Gërvalla kishte parandjenjë se duhet të dilej nga këto vargonj! Kjo padrejtësi e copëtimit të Atdheut, Jusufin parasëgjithash si poet, e frymëzoi që të bëjë shestimet nëpër vargjet e një sipërfaqjeje të lavdisë por të mbuluar me metaforën dhe simbolin e lirisë. Pikërisht, tashti konsiderata për të, e ka përfëshirë çdo dimension shqiptarë .

Në realitetin e përditëshmërisë sonë ka shumë paradokse në botëkuptime! Tek ndjenja e administratorëve ligaqë dhe klanet politike, Jusuf Gërvalla del Tërësi tokësore ku bëhet zhvillimi shqiptar! Ai është kthyer në një çështje parësore për karakterin e tij militant e të guximshëm që hyri në përballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumë forume ndërkombëtare të përgjumura, dhe bëri zgjimin, aq më tepër, theu kornizat e mendësisë, nga heshtja që kishte kapluar shqiptarët, e veçmas Kosovën!

Nga poezia “Fletë testamenti” që vjen e ngulet si amanet i përherëshëm për brezat, Jusufi s’ka se si të heshtet. Ai del komplet i rikthyer në urragan - njeri , që pasi ta gjejë apo ta marrë “ statusin për të gjithë” kërkon “Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin”! Poeti është i vetëdishëm se “zgjimin” e shqiptarëve shumë aparate perandorishë e kishin heshtur! Me një fjalë e kanë mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjën e “mposhtjes” e ka, sërish kërkon “të më ngurosin” e që ajo ngurosje del si një përlindje e përherëshme! Rishikimi i një vazhdimsie për të mbërri deri aty ku do të njiheshin të gjithë, apo do të pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Në gjoksin e tij troket frymëmarrja edhe ndjenja se: “ në nisjen time në fillimin tim të ri”, përfëshi Dramën e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithë rindërtimit të tillë që do të ketë edhe padrejtësi, shpërthime e degjenerime të karakterit të robërisë, shqiptari do të arrijë kulmin e mirëkuptimit tek faktorët e jashtëm!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:43
Në planin e dytë :


Jusuf Gërvalla, shndërrohet në udhërrëfyes që e pret ardhmërinë e rëndë. Edhepse është i vetëdishëm se çështja shqiptare është çështja më e goditur, prandaj është edhe më e përçudnuara për t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e një Historie të Re që prej saj s’duhet hekur dorë. Vargu “ në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë” kthehet si arsye ku përballen mirësia me prapësinë, e me këtë rast ndeshet poeti me “gjuhën e vjetër të kafshës së zezë”. I vetëdishëm se në këtë rrugë do të pësojë, sepse edhe shumë vëllezër të kësaj ideje në frontin e përballjeve, apo në distancat e qëndresës kishin përjetuar dëmtimet tragjike, për atë se “Kafsha e zezë” kaurroshkinia sërbosllave nuk do, as nuk e pranon variantën tjetër , pos nënshtrimit! Jusuf Gërvalla në sëndërtimin e nismave e ka të qartë se do të ndeshet me të papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerinë, me pushtetmbajtësit, dhe me manovelat e tyre shqiptarë! Megjithatë, për nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kërkojë në trollin e vet gjithë atë që i takon një situate vendimtare, që në analet e jetës kthehet në kulm përcaktues :

“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën”!

Kjo parelele e ka tendencën e një zhvillimi në hapësirën jetësore të popullit shqiptar. Ashtu siç deshën t’ia rrumbullaksojnë lumturinë e cënuar nga ferri i dhunshëm i “kafshës së zezë” dhe me të ta bëjnë legjitime edhe varfërinë edhe nënshtrimin, për të vendosur përbashkësinë e jetës dhe mirëqenies ata që pak apo aspak nuk i njohin shqiptarët, ose, të vendosin ata që pak ose aspak nuk i duan shqiptarët! Prandaj Jusufi i vetëdishëm për këtë ngritet në poezinë “Fletë testamenti” dhe bëhet rrëfyes “ guri për udhën” , e që shpie “ deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:44
Në planin e tretë:


Universalja si buronjë ekspresive krijon fenomenin e tërësisë që idenë e sëndërton në çështje! Të këtillë kanë qenë pak, apo, të tillë, rrallë ka pasur në botën e historisë krijuese! Në botën e revolucionit! Jusuf Gërvalla është veçoria unikate që ka ndezur mekanizmat e Lëvizjes Kombëtare dhe sot është bërë integruesi më i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmëron shpalljen e sfidës së tij me vargun :

“Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisë së tokës”! për Vetvendosjen Shqiptare !

Sido që të shkruhet, varësisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave të interesave, vetëm një përfundim del për Jusuf Gërvallën. Ai e paralajmëron nivelin e kthesës apo të mbijetimit të tij, e , që në zgjidhjen universal, është përmasë e pranimit, karshi tërbimit të sunduesve ballkanikë, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton të jetë “ er’ e re e dashurisë së tokës”! Edhepse në shpërbërjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumë përqëndrime partikulare, tërësia e lidhjes prapavajtëse për një identifikim dhe unifikim të plotë është një e drejtë e patjetërsuar. Prandaj nuk ka se si të mohoet çështja e shqiptarit, por, nga ana tjetër as të lejohet krimi hstorik i natyrës së vazhdimësisë së zhvillimeve për të mbetur të copëtuar e të nënshtruar. Çështja e tillë nuk do të mbesë sa për t’u ngushëlluar me trajtimet e përmbajtjeve të sakatuara e, që jepet si peshë apo si rrjedhim i kohës. Ajo, në trajtimin e tillë do të bëhet epoka e shfaqjes së një profili të përballjeve për të përmbushur kushtet e trajtimit të drejtë! Për çdo vendosje të njëanëshme, apo periferike, ndërgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe në vargje kundër “dimrit të madh të dashurisë sime”!

Jusufi ka një besim të madh në përmbajtje të domethënies së mbijetimit! Ai e thekson se do të mposhtet çdo ngjyrë interesash, identifikimi i të cilave, bëhet përmes vargut “se do më vini përsëri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi për zgjidhjen shqiptare do të kthejë artikulimet e kërkesës në shumë pikëqëndrime. Kjo natyrë e shprishjes varësisht prej rrethanave ia mundësoi poetit shpalljen e gjenisë dhe ai në mos plotësisht , ia qëlloi jetësimit të tillë partikularë e provincial, që përhirë të shpërthimeve egoiste dhe orekseve të bajraktarizmit pranuan ecjen nëpër procesin e shthurrjes.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:45
Në planin universal:


Jusuf Gërvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshëm himnizon nxitjen për kualitetin militant dhe përmes :

“rrjedhës së qetë të fatit që pret

shigjetë e mërisë le të bjerë mbi dhe”.

Me këtë shpalim të kësaj veçorie, ku në rrjedhën përfundimtare të fitores, krahas gjithë dhembjeve, plagëve , shkatërrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do të ngadhnjejë në tokën Arbërore të anaksuar nga “ kafsha e zezë” sërbosllave, që në shpalimin e kujtimeve historike të mbesë kaptinë :

“ në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket

kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres”...



Kërçovë, 24. 11. 2007
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:46
Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:47
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

Tabela e përmbajtjeve [fshih]
1 Tituj të veprave
2 Mirënjohjet
3 Shiko dhe këtë
4 Lidhje të jashtme
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:48
Tituj të veprave
Fluturojnë e bien (1975)
Kanjushë e verdhë (1978)
Shtëpia në kornizë
Skena nga jeta e fshatit
Shenjat e shenjta (1979)
Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare,Ora - Prishtinë, 1992

[redaktoni] Mirënjohjet
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Manifestimi letrar Flaka e Janarit
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:49
Atentati Gërvalla
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Find out more about navigating Wikipedia and finding information •Shko te: navigacion, kërko
Atentati mbi vllëzrit Gërvalla ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbah (Gjermani). Nga autoritet shtetrore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës[1].

Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i makinës (BMW 316 targa:HN CY 353) nxirrte makinen nga garazhda, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryeait. Në motë me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në vetur. Krahasë kësaj një person tjetër ka gjuajtur në vetur dhe ju ka afruar asaj për të vërtuar se ja kanë arritur qëllimit.

Fqinjët të friksuar nga krismat i shohin dy pesona të gjinis mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj makina ka vazhduar më tutje të ecën deri sa përplaset me një garazhdë. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motorri.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:50
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeq, shtetas jugosllav i goditur nga 6 plumba, bashkëudhtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllaun e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeq, gjihashtu i plagosur rëndë nga dy goditje ,me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan identifikii i shpejt i vktimave e ka shqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: "jugosllav në ekzil që i takonin kombësis shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtar kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasje.

Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi".

Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese".

Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsulatat dhe përfaqsuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminle dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjajshme.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:55
DISA POEZI TË JUSUF GËRVALLËS



Fletë testamenti

Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç'po flas kështu pash zotin?
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:55
Flatrat e detit të humbur

Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:56
Libri i shenjtë

Shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:57
Pluhur e ngjyrë



Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

19th March 2008, 20:58
Nga memoaret e një shëtitësi

Kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.
Sponsored content

JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE Empty Re: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi