Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

      KRISTAQ F. SHABANI "EZMERKA  ME TOPUZ"   Poemë lirike (fragment)  2008          Empty KRISTAQ F. SHABANI "EZMERKA ME TOPUZ" Poemë lirike (fragment) 2008

12th September 2018, 12:58
       EZMERKA
                                      ME
                                          TOPUZ
 
                                
 
 
                                    Poemë lirike
 
        Kristaq F. Shabani
       “Ezmerka me topuz”
        poemë lirike
 


Copyright ©️  2008 Kristaq F. Shabani
 
 
 
 
***
      Njëherazi kjo poemë lirike është dhe një histori e bukur.
Nga  kujtesa nuk shuhen mbresat e princëzuara. Kujtesa njerëzore është si një kujtesë magjike, e cila mban në mënyrë gjerësore e gjallësore pjesëza, fragmente të spikatura jetësore. Vepron dhe procesi i pashmangshëm i kujtesës. Por ne, teknikumasit e Delvinës, mbajmë të gjalla si “ afreske” atë jetë me nuanca të shndritshme, të magjikshme të formimit tonë për të vijuar një jetë plot temperament ylberor…
        Ishim të rinj dhe të reja energjike që vinim nga rrethet e ndryshme të Jugut të Shqipërisë, po edhe më në thellësi të vendit. Teknikumi ynë, falë dhe aftësive të pedagogëve tanë, që ishin specializuar jashtë shtetit, dhe falë gjithashtu pasionit edhe përkushtimit të nxënësve të tij, bëri emër të madh në arsimin shqiptar, duke tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve më të lartë të shtetit të asaj kohe si dhe vëmendjen e medias. Nxënësve, që u jepej e drejta për të vazhduar këtë shkollë, futeshin me shumë pasion në procesin e “komplikuar” eksperimentues: teori – praktikë, duke sjellë komponente dhe elementë të përvojës bashkëkohore.
         Teknikumasi prekte çdo gjë me mendjen dhe dorën e tij, eksperimentonte duke bërë shërbime agroteknike me një pasqyrim të saktë shkencor dhe përfundime; studionte në parcelat eksperimentale, bënte shërbime agroteknike, frutikulturore dhe operonte me përgjegjësi, duke u vlerësuar për përgatitjet e tij në të gjitha fazat përgatitore apo etapat e përgatitjes. Marrja pjesë direkt në organizimin total të proceseve; njohja e elementeve të organizimit dhe të administrimit dhe kompleksitetit kulturor në të gjithë fushat specializuese, vendosja në pozitë eksperimentuese si dhe ndjekja e rendimentit prodhues, duke realizuar të gjitha kushtet  agroteknike, bëri që Teknikumi i Delvinës të shquhet në rang Republike, ku të fokusohen dhe të organizohen një sërë veprimtarish parësore, që jepnin “leksion” në mbarë vendin.
        Unë, si teknikumas, nuk doja të zgjerohesha shumë në këtë aspekt profilizues, por doja të rrokja një fakt domethënës: Shpërthimin e talenteve edhe në fushën e Letërsisë nga kjo shkollë.
          Ekzistenca e një rrethi letrar dinjitoz si dhe të nxënësve me mjaft talent, bënte që të pasqyrohej energjikisht jeta plot temperament e kësaj shkolle. Konkurset letrare, kontaktimi maksimal me literaturën artistike, letrare, njohja me poetët botërorë dhe shqiptarë, konkurrimi i ansambleve të klasave, që ishin bërthama e ansamblit me emër të Teknikumit, interpretimi në grupet e teatrit, pjesëmarrja në takimet e organizuara në Sarandë apo konkurrimet në rang Republike, kthimi me “trofe” janë disa nga pikat nevralgjike të kësaj shkolle përveç të tjerash.
           Të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar studimet në këtë shkollë, kanë nostalgji për ato vite të brishta, për atë shoqëri të sinqertë e të bukur formuese, që luajti rol  të padiskutueshëm në ardhmërinë e tyre, mbasi ndikoi totalisht në formimin plotor si dhe në kultivimin e cilësive dhe virtyteve të njeriut që i kërkohej stadit.
Shtysë për të “nxjerrë”  nga Arkivi  edhe për ndonjë lexues nostalgjik, më bëri  të nxjerr  veprën që unë them se e kam shkruar me ndjenjë, patos dhe me temperament lirik, poemën lirike “ Ezmerka me topuz”.
 “Ezmerka me topuz” është një poemë e sfondit lirik, e cila nuk është një substancë përjetimi  me “protagonist” poetin, por një materializim dhe vendosje në një dekor letrar i një ndjesie të  sinqertë të adoleshencës, e cila prodhon shikime, puthje të para sinqerore, “marrëzon” zemra pa përvojë, i pëlqejnë lulesat e saposhpërthyera, vrapon në ëndrra parajsore, futet në dialogime të brendshme romantike, duke prekur hapësira të mëdha sa qiejt herë të kaltër dhe të qelqtë, herë të ngarkuara me re plot pupla që pikturojnë ëndrra dhe vetë qiejt apo “konturojnë” ëndrra, ku “dashuritë e sinqerta adoleshente” ndiejnë lëvizjet “shah-mat” të kohës “fanatike” dhe të kornizimit tabu…
E kush është ai që nuk e do lirizmin, romantizmin?  Kjo pyetje gjithmonë na ka munduar në materializimin e saj. Teknikumi i Delvinës me programin e tij të spikatur linte hapësirë  të “akteve shikimore”, këtij kontaktimi pa ligjësi botërore, që nuk spekulonte, por aty, mes natyrës dhe bimësisë prezente me lulesa të shpërthyera dhe bimë çuditbërëse, thurte ëndrra “Merimangë e bardhë” me një rrjetë të dukshme dhe të sinqertë. Pra, ambienti, mjedisi, jepte “kontribut” ndjenje me ndjenjë çiltërore, që buronte nga dy zemra të vendosura “bukur” në kraharorin njerëzor, që frymënxirrte e frymëmerrte vetëm oksigjen!
Duke e vendosur dhe shtratëzuar ndodhinë midis dy protagonistëve, shpalosen vlera, ndjenja të çiltra, demonstrohen dhe fokusohen sakrificat për lidhuri jetësh me konceptime të reja, përdorim të figuracionit, simboleve, metaforave, sidomos dhe i shndërrimeve, kapërcen nga një bregore e bukur shpirti tek një tjetër, nga një “sipërfaqe e cekët” në një notim në sipërfaqe me ujëra të ëmbla, por edhe të “kripura”. Bota e adoleshencës dhe ata që e kanë kaluar këtë fazë të natyrshme delikate ndjenjësore do të entuziazmohen nga kjo servirje poetike me ngjyra psikologjiko- pedagogjike, siç e ka motivuar poemën një miku im poet, Novruz XH. Shehu, shoku dhe miku im i shkollës.
Duke u shfaqur sipas vlerësimit të kritikës  me një “korpus”  të madh veprash (prozë e poezi, publicistikë) me një varg siç është konsideruar “filozofik” ngarkuar me  figuracion, kisha dëshirë të shfaqem edhe në sfondin lirik, pra të shpalos vlerat e një poezie të rimuar me simbolikë dhe “figuracion” të ndezur…
Në qendër të poemës, si theksova më lart, kam vendosur veten me qëllim që të shmang çdo përngjasje, por çdo teknikumas dhe teknikumase në këtë  “sipërfaqe të luluar poetike” do të gjejë vetveten, do të kthehet në një retrospektivë të bukur, të këndshme dhe do të përjetojë momente dhe mundësi lirike, të cilat jam munduar t’i jap me art…
Më kanë pëlqyer gjithmonë këto kthime “prapa”. Kjo mënyrë të shkruari për një lidhësi të lirë gjinie s’të ndahet dhe të trondit me ngarkesa të tilla përjetimi të fuqishme emocionale. Këtë e përjetojnë fuqimisht projektuesit dhe fantazistët. Doja dhe kërkoja që kjo poemë lirike, krahas funksionit të saj, të jetë dhe një histori e bukur.
                                                     
                                                           Autori
Gjirokastër, 10.10.2001
 
Çelësi i rrëfenjës poetike
 
 Na ishte një herë një Ezmerkë e vogël, por shumë e bukur…. Ezmerkës iu sulën për t’i kërkuar dorën shumë “kavalierë” të moshave të ndryshme. Kishte ndodhur si në “koncertalet” e jetës mondane, ku kavalierët shpejtojnë të dufojnë dhe të çlirohen. Ëndrrat e “kavalierëve” shpërthyen ose u venitën atje në “kurorën” e ëndrrave. Ajo s’u dha kurrë përgjigje, veç flokët e saj të artë i mblodhi në një Topuz shumë të çuditshëm.
Topuzi rrinte ëmbël në kokën e saj dhe priste sinjalin e madh të lëshimit në gërshetë! Duhej që ndjeshmëria të ngrihej në atë shkallë sa topuzi natyrshëm të risillte në jetë gërshetën… E kush nuk vuante nga moshatarët e saj për ta bërë të vetin topuzin?…E shihnin në ëndrra të mahnitshme, por, papritmas, zgjoheshin dhe e ndienin veten të vetmuar, duke ruajtur imazhin e ëndrrave.
Dikush kishte qejf të shkëmbente vetëm dy fjalë dhe kaq t’i sillte kënaqësinë…Dikush… Dikush… Dikush. Unë i fala një varg që i përgjasonte lules së mollës dhe habia ndodhi: Topuzi magjik filloi të shndërrohej në gërshetë…Kur realizova magjinë i thashë Ezmerkës:
 “Do të doja që topuzi të mbetet topuz…”.
 Dhe i tillë mbeti!…
 
1. SI S’E THASHË NJË “TË DUA” KURRË
 
Zeshkanet “bluajtëse” diamantesh,
Pse të mos i “frik”, pse të mos i ngas?
Dikur më ndezi një nazemadhe,
në mëdyshje: Qendërzë po hark?
 
Të thoshja se  s’njihja dashurinë,
do të ishte thjesht hipokrizi,
“Erotikë” të ndritur kisha “përpirë”,
të parën e përjetova që fëmi!…
 
Të çel çiltër portëzën time:
Ezmerka e ëeli vetë kanatën.
Turratumbas në dritaren fine,
Njohja s’e kish mbushur javën!
 
Vjeshtëfruta më solli një bluzë,
të dhuruar nga Tata, larg,
“Çupka”: Ëndërrzë në gjumë…
Bluzëngjyrta u bazua në Janar.
 
Eh, bluza e Lidhësisë,
ngjyrë kafe, … sinqeritet,…
Mbi zemër: Ura e ndjesisë, …
Kurmi tjetër porsi det.
 
Një buzëqeshje që më nget,
veç Dielli di të dërgojë,
Bluza e saj tek unë vjen,
Gjokset kërkon të ndërrojë…
 
Si dy motërza ngjajnë,
më pëlqen këmbimi ca ditë,
Ngrohtësinë mëdysh ndaj,
“Anijet” objekt: Ngushticë!
 
Më fanitet poshtë bluzës,
Gufimi i shpirtit rinor,
“Ej, - i thoshja buzës, -
mbaj qetazi “lopatat”, fort…”
 
Dhe kur dilnim nga konvikti,
a kur cicëronim në mësim,
lozte lojën e vet  instikti,
Bluzat binin në përqafim!
 
Kur ekskursonim  Sarandës,
kur jepnim Delvinës koncert,
vraponte Ajo në Qytetçudinë,
e ndieja veten në Lezet…
 
E pranishme Ajo brenda meje,
Pa dyshim dhe Unë brenda saj,
“Bleta” qëndiste në koshere,
Vera e Pajës quhej : “Mjaltë”.
 
U rrëzuan ditët tërë magji,
Prilli i mënjanoi bluzat,
Imja erdhi tek unë sërish,
e saj  shpejt ndërroi  “ngjyrat”…
 
*
Më erdhi, pa dyshim, keq
për ëndrrën e pazgjuar,
dhe haptas çukita si zog:
“A lihem si ishulli vetmuar,
Hëna nga Ylli a divorcohet dot?…”
 
Syri nojmë drite guxoi ,
Puthje beftas faqas dha,
e gëzuar në deje vrapoi,
zjarr puthës në shpirt më la!
 
Dhe mallkova veten me fund,
në ç’planet jetova deri më sot,…
Si një “Oaz” ta lë, a mund,
e sy të fryrë plot me lot?!…
 
Qortova qerpik e sy,
qortova zemër e buzë,
s’e kuptoja veten, ç’njeri,
si s’thashë fjalë zemre kurrë!…
 
E kam pasur “dredhje” në jetë,
“Të dua!” e prisja anës “tjetër”,
Krenaria s’e paska të lehtë,
të bjerë podiumit të vjetër…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi