Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Nexhmije Hasani  "Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare,në kontributin e emancipimit shoqëror,  intelektual". Empty Nexhmije Hasani "Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare,në kontributin e emancipimit shoqëror, intelektual".

31st October 2016, 00:25
Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare, në kontributin e emancipimit shoqëror dhe intelektual.
Kumt
Nga Nexhmije Hasani , shkrimtare
(Mbajtur në Strugë, mw 21shtator  2016, në prezantimin analitik të  veprës “Studime letrare “ të Dr. Bexhet Asanit
HYRJE
Të flasësh, apo të këndvështrosh me sy intelektuali dhe studiuesi veprën “ Studime letrare” të Dr. Bexhet Asanit, ndjen një kënaqësi të veçantë ,e cila buron  nga përmbajtja, trajtimi dhe rrokja tematike, e larmishme e kësaj vepre.
Duke iu përmbajtur veprës studimore letrare të Dr.Bexhet Asani dhe duke e konceptuar  atë si vepër shkencore dhe sociale, veçova e specifikova për t’u ndalur , midis të tjerave, u ndala në temën madhore të   kryepersonazhes kryefolëse dhe të ndritshme : "Gruan shqiptare ".
Do ta nis  këtë prezantim- kumt  të personalitetit të gruas shqiptare , me këto  dy pyetje esenciale, thelbësore  : “A ka në Shqipëri, apo në Trojet shqiptare, Diasporë  emancipim të plotë të femrës shqiptare ? A është vërtet një ndriçues i jetës tërësore shoqërore personaliteti femëror ?”
Me siguri,  të gjithë mund të shpreheshin  njëzëri dhe  do të përgjigjeshin   me pohim, duke u nisur nga zhvillimet e shekullit  dhe kontributin e dhënë  në rritjen e vlerësimit të forcës aktive të femrës shqiptare, në të gjitha fushat.
 Por, nëse vërejmë  me një shikim të spikatur tablon e pikasur të gjeneratave të gruas shqiptare , sigurisht, do  të dallonim “sekuenca” të turbullta, në nuancat jetesore. Emancipimi ka qenë dhe është gjysmak,  i gjymtuar, apo në nivele  jo të dëshirueshme , paçka nga përpjekjet e vijueshme për të rritur stadin e tij, në kahje pozitiviteti.
Fokusimi im përqëndrohet në disa  “Kryefemra” kontribuese shqiptare, të cilat janë rrokur e trajtuar me arsyetim logjik dhe shkencor në veprën “ Studime letrare”.
 
1.       FIGURA E  NDRITUR E PARASHQEVI QIRJAZIT, NJË MODEL I KRYEPERSONAZHIT AKTIV TË FEMRËS SHQIPTARE.
Në lidhje me këtë epiqendërzim, le të fokusohemi dhe të citojmë  një “pazazh -citat” të autores Parashevi Qiriazi, në librin e saj të botuar, në vitin  1963, në Tiranë, me një titull domethënës dhe të shndritshëm për Historiografinë shqiptare :
 "Kujtime nga Kongresi i Manastirit "
“ Duhet të gdhi një ditë me dritë dhe për gratë, se themeli i një Kombi qëndron mbi arsimin e gruas. Padija është një dobësi . Sa më të paditur që të jemi, aq më pak mund të përfitojmë nga fuqitë e dhuruara nga Zoti”.
Pse shkëputa me tendencë pozitive  këtë fragment, të cilin e konsideroj shumë domethënës dhe thelbësor?
Së pari , sepse, pikërisht te ne, ka qenë shumë e vështirë zhvillimi dhe arsimi i gruas.
Ne kemi qenë të sunduar nga veprimi tërësor  dhe ndikues, më vonë i ligjeve  turke, ku gruaja shihej si objekt turpi dhe trupi. Kush guxonte,  në ato kohë të mugëtirës ,  të predominimit tërësor të pushtetit dhe të violencës së burrit të thyente ato ligje të ngurta  dhe ato  rregulla strikte?
Por, në tërësinë vepruese,  kishte dhe nga ato gra shqiponja që dinin të shpalosnin vlerat me  mendjet dhe krahët e tyre të zgjuar.  Ishte një Antigonë, një Shotë, po dhe një Parashevi Qiriazi,  e cila  hyn në Panteonin Rilindas të Mendimit dhe të Veprimit, e cila, sikurse rilindasit e tjere, e vlerësoi shumë rëndësinë dhe peshën  e arsimit dhe kulturimit të femrës , qëllimi i të cilit ishte ta bëjmë njeriun, njeri me karakter të qëndrueshëm, aktiv dhe me rol e kontribues në çështjen e emancipimit shoqëror. Një synim i tillë madhor, sikundërse pohohet dhe në vepërën e Dr. Bexhet Asanit , na bën të rrojmë me dinjitet e të bëhemi të dobishëm për veten tonë dhe për kombin tonë. Sipas saj (Parashqevisë): “Arsimi kombëtar është shtylla e hekurt e ruajtjes së kombit. Parimi është se, çdo njeri që sjell perëndia në këtë botë, ka të drejtë të arsimohet”. Në studimet e saj: "Zhvillimi i shkollave në Perandorinë turke" pasqyrohen pikëpamjet pedagogjike, ku ajo paraqet një sistem ideal të arsimit për Shqipërinë, një projekt domethënës , i ndritshëm për kohën  dhe progresivitetin,  cili i përgjigjet nevojave kombëtare të asaj kohe, si dhe kohëve dhe  objektivave e ecurive  të pritëshme.
Së dyti , në kontekstin avancues e dritëshikues, Projekti i Parashqevisë  ishte projekti i dytë, pas atij të Sami Frashërit dhe si projekt i parë i hartuar nga një femër shqiptare, me mendim të mprehtë për kohën, ku, ky program,  merrte karakter programatik, duke u shquar dhe nga shkalla e lartë shkencore paraqitëse dhe argumentuese.
 Prandaj studiuesi, Dr Bexhet Asani, na e sjell, me këndvështrimine tij studiues , të gjallë Parashevinë, si humaniste dhe iluministe. Në këtë kontekst, ajo zë një vend nderi në Panteonin e pedagogëve të shquar shqiptarë në fushën e arsimit , kulturimit dhe përparimit. Edhe pse s’ju lejua e drejta e votës në Kongresin historik të Manastirit, ajo, përsëri mori pjesë, duke i ndjekur të gjitha seancat e zhvillimit të Kongresit dhe, më pas punoi  e përkushtuar për “formimin”  apo “krijimin” e Abetares në gjuhën  Shqipe.
Unë shkëputa nga Dr.Bexhet Asani,  nga libri i tij "Studime letrare" këtë paragraf argumentues  dhe portretizues :  “Parashqevia nuk ishte vetëm një pedagoge e shquar, por ajo ishte dhe një intelektuale e madhe. Atë e katakterizonte guximi, zgjuarsia, inteligjenca, dhe ...urtësia”.
Pra një kompleks vetish dhe virtytesh të larta si   urtësia,  ky virtyt i lartë  frymor i njeriut inteligjent.
Le të rikthehemi te pyetja stërmunduese:  “A është vërtet ndriçues personaliteti femëror?”
Pa urtësi, pa durim, s’ do të kishte vlerë,  as zgjuarsia e një femre. Ne sot i kemi të mbushura aiudiencat e shkollave, të zyrave shtetërore, të sallave parlamentare me inteligjencë. Por, nuk shohim urtësi, as humanizëm. Sa vlen kjo për popullin? Është dhimbje.  Ne e duam femrën te jetë Parashevi, e duam  Nënë Terezë , e cila me urtësinë e saj u bë një nga urat lidhëse të  njohjes, të propagandimit  të  shqiptareve në Botë  dhe, me kulmin e saj të kohëve të fundit të shënjtërimit të saj, një akt madhor, që ndriçon personalitetin e femrës shqiptare në Botë.
 
2.
NËNË TEREZA, NJË SHËNJTORE DHE NJË MIT
 
Nënë Tereza  është  një model , apo shëmbëlltyrë, se si duhet të jetë një femër. Është fat që një shqiptare të jetë ngritur në një nivel të tillë të madh, një femër, nobeliste dhe shenjtore, e cila të krenon. Sot , kudo në botë, i referohen modelit të saj, ndaj, në këtë aspect, ajo është një Krenari e lartë e Kombit shqiptar.
 Jeta e saj përkushtuese  për të varfërit dhe të sëmurët ishte një ndër shembujt më të lartë të humanizmit tonë. Ajo u vesh me virtyt dhe mbuloi botën me paqe. Si misionare e bamirësisë  së përbotshme, u shërbeu të vuajturve në 450 qendra, në mbarë botën. Një shpërndarje e madhe gjeografike bamirësie në të gjithë Botën! Ajo ishte e thjeshtë dhe me një jetë të thjeshtë. Me “siluetën” e saj të brishtë, me një pelerinë prej pambuku të bardhë, Nënë Tereza u bë simbol i mirësisë. Në vitinn 1979, kur iu akordua  Çmimi “Nobel”, në intervistën  te “Zëri i Amerikës”, ajo deklaroi: ”Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër dhe punoj për gjithë njerëzit e varfër në botë . Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Çfarë fjalë floriri, çfarë zemre dhe shpirti! Çfarë krenari për këtë Shqiptare të madhe !
 Dhe Shqipëria heshti, duke e mbajtur larg  vetes, këtë legjendë të gjallë. Sa shumë kemi humbur ne nga mungesa e saj, por e sotmja ka krijuar kushte që jo vetëm të krenohemi, për të, por edhe t’i referohemi këtij kryeshembulli.
Dhenia vend kyç Nënë Terezës  në veprën e tij, “Studimet letrare”  i jep kryendriçim . Dhe këtë Dr. Bexhet Asani e ka realizuar mjaft mirë dhe me synim të përkorë.
 
3.Panorama të ndritshme të veprës në një këndvështrim tjetër
 
Studiuesi Bexhet Asani, në veprën e tij,  të lumturon  për prezantimin madhështor të femrës shqiptare. Sa bukur dhe të metamorfizuar e shpalos autori personalitetin e gazetares Zenepe Luka. Mendimet e Zenepes burojnë si ujët e kthjellët të lumit Shkumbin, ashtu thjesht dhe qartë , natyrshëm, si në sinkroni dhe në diakroni. Simboli i femrës shqiptare i pamposhtur përpara fatkeqësive dhe drejt një lufte për të drejtat e saj dhe të popullit. Në librin e Dr. Asanit, poeti Nikoll Ulndreaj, me penën e tij të artë e mendjendritur, dhuron, duke e shpalosur me  ëmbëlsi simbolin e bukurisë së femrës shqiptare. Kush nuk do të donte të ishte një Tanush e bukur hyjnore? Me mjeshtërinë e tij skalitëse , poeti ështe i përpiktë në  figurat simbolike,  në krahasimet  dhe epitetet figurative: shtojzovalle, zanë mali, e ndjeshme, e guximshme.  E tëra një persosmëri e formuar nga krijuesi.
Nga veriu në jug gërshetohet poezia me të bukurën krijesë-gjini ”magjike” që quhet grua. Grua, vajzë ,nënë e sokakëve të Gjirokastrës. Aty u ndal Dr. Bexheti për të pirë ujë në krua. U ndal te bujtina e Thanas Carit.  Ju shfaqën shtojzavallet poetike dhe pikturore  të kohës moderne: Flutura Maçi, piktore dhe poete, si simbol i shpirtrave në përjetësi, Majlinda Shabani, autore e librave poetike të guximshëm dhe fitues, poezisë çuditbërëse: “ Skulpturë dëshire në qiell manovrimi” dhe “Stilistika e lirisë” , “ sjellëse e mijërave poetëve dhe poeteve në shqip, me librat antologjikë:  “Korsi e Hapur” 1, 2, 3; “Ëngjëjt ndaj urrejtjes” e tjerë , me të vërtetë një lule maji poetike. Aromë borziloku e jasemini. Vajzat gjirokastrite, sa punëtore  dhe të zgjuara në fushën progresive dhe kreative. Bexhet Asani mallëngjehet, por edhe gazmohet  nga këto cilesi të bukura te vajzave jugore. Ne kemi një Shqipëri të pasur, të shtrirë hapësirës natyrore, me gjithë madhështinë dhe bukurinë  e saj të pashterrshme. Eshtë perla e Ballkanit. Krijesë e bukur e bërë , me mendjen dhe dorën e  Perëndisë. E si të mos të mahnitesh me bukuritë e qytetit të Sarandës. Nga jugu në veri , në ujëvara të mahnitshme,  në Valbonë, në Theth, a në buzë të liqenit të Ohrit, apo këtu në të bukurën Strugë!  Saranda,  me bukurinë e saj,  ku shenjtërojnë   dyzet shenjtorët!
Për herë të parë që nga antikiteti, aty zbritën me varkë 40 shenjtorë, të dërguarit e Zotit. Kur  panë mrekullitë e vendit, ngritën vendqëndresën e tyre, në majë të Lëkursit. Prandaj, quhet Saranda, 40 të dërguarit, misionarë  të  Zotit,  del prej legjendës dhe lëviz nëpër legjenda . Prandaj rrëfen  madhërishëm Manastiri i Mesopotamit, se u ndërtua nga 40 shenjtorët.  E tillë është e gjithe Shqipëria . Të tilla janë të gjitha Trojet tona...Jemi vendi i Shenjtorëve. Sa bukur përshkruhen, me art, në libër,  studimet  kërkuese te Dr. Vincës.   Përdorimi i të gjitha gjinive kreative në libër të bën përshtypje. Në intervistën me studenten Luiza Ziba,  del në pah një bukuri impresionante  Pogradeci,  Parisi i vogël, Qyteti i dashurive, qyteti i Lasgushit të madh,  përfaqësuesit tipik të poezisë lirike shqiptare .
Bukuritë e rralla të liqenit të Ohrit dhe brigjet e Drinit të Zi, janë frymëzim për të gjithë poetët. Nuk ka liqen në botë që mund t’i jenë kushtuar e destinuar  më shumë poezi e piktura sa këtij liqeni hyjnor. Aty  gjetën frymëzimin Faik Konica e Lasgush Poradeci e shumë  kolosë të mendimit dhe të poetikës shqiptare. Sot, në këto vende magjike inspiruese, frymëzimi  bulon gjallshëm brenda teje, meje , të gjithëve. Në çdo hapësirë biskohet dhe merr vrull një  poezi. Por ka dhe inekzistencë të sajuar përsëprapthi: Toka të shëmtuara  me tela  rrethuar. Zona private lëngon nga tabelat .Vritet dhe frymëzimi….!
Në këtë periudhë kohe që po kalojmë, ku po sundon djalli dhe shpirtin duan të na e marrin, duke e zinxhiruar të tapijosur në cungëzim. Ne jemi një popull plot pasuri mendimore, një popull me kulturë të lashtë dhe nuk duhet të lejojmë të na thajnë frymëzimin.  Të gjitha këto, që përmenda më lart, janë burim  edhe nga vepra, duke u sinkronizuar me mendimin tim, si një shkrimtare që banoj në një vend, si Anglia, duke patur një arsenal të gjerë dijesh dhe praktikash.  Dr.Bexheti vazhdon udhëtimin e tij guliverian në Zhulat. Peizazhe mahnitëse . Rrjedha e lumit të tërbuar dhe, në hyrje të fshatit, një kalë i bardhë. A  mos është ky Kali i Trojës dhe brenda fshihet pabesia? Jo me plot gojën.  Ky eshte kali Pegasian, kali i Muzës, Kali i Paqes , vepër e skulptorit pegasian,  Murat Këraj . “Fshati ishte i bukur, po i vetmuar. Jehonte kënga labe dhe bilbilat e malit mbajne iso”.  Bexhet Asani nuk ndalon ekplorimin e tij në të gjitha trojet shqiptare. Brenda tij kumbon një zë, një zë i bukur kumbues, i cili  thërret për patriotizëm. Ai është hapësor dhe hapësinor dhe duke u krenuar me bukuritë e vendit të tij, do ato t’i shpërndajë si gjera të ndritshme,  në të gjitha hapësirat gjeografike të Kombit të Tij. Ja se çfarë thonë dy artistët norvegjezë: “Në Kosovë ne gjejmë frymëzimin; fushat, bregoret , ngjyrat e gurit dhe drita, që krijon atmosfera, të gjitha këto janë frymëzim”.
I paraqita këto për të treguar dimensionalitetin e një vepre, për të treguar hapësirën mendimore dhe rrokëse të Dr. Bexhetit, për të pasqyruar  përmbajtësinë edhe në gjininë e poetikës, të publicistikës.
 
Përfundim
Në këtë vepër të Dr. Bexhet Asanit, vepër  kombinative, shkencore, gjuhësore, historike gjen frymëzim, art, dhimbje, dashuri. Personazhe të gjallë dhe të vdekur. Personazhe  referuese  femërorë të spikatur. Bexhet Asani, ky  doktor shkencash, ka  fatin e madh  të shpalosë dijet e tij.  Ai është një shpirt i madh i një njeriu që gjithmonë do të shpalosë vlerat e veta, duke mos i mbajtur brenda vetes, por duke ua dhënë të tjerëve  me mjeshtëri. Është një shpirt i madh , i cili zjarrmon  dhe vëlon brenda vetes për dritëditurine Kombit të vet.
 
Tiranë , shtator 2016
 
Begzad Baliu Pasthënie e librit ZEMËR NATE – FRYMË DASHURIE
nga Daniel Leuwers, Coeur de nuit (Zemër nate), Prishtinë, 2016
Një prej sfdave që e ka mbajtur peng prej shumë kohësh fjalën time për librin me poezi të shkrimtarit Daniel Leuwers, përkatësisht librit me pesë poemtha të tij (Tirania e kujtimeve, Makthet, Thirrja e natës, Zemra n'harmoni, Nata dhe tjetërkundi) ka qenë raporti im me autorin dhe krijimtarinë e tij.
Si t’i qasesha një vepre, autorin e të cilës e kam njohur dhe çmuar prej vitesh si një mis-ambasador të dyfishtë mes Kosovës dhe Francës dhe madje jo vetëm të saj; si t’i qasesha veprës letrare, mesazhin e së cilës e kisha dëgjuar të recituar prej shumë vitesh ende pa e marr trajtën përfundimtare; për më tej, si t’i shquaja disa referenca dhe madje momente historike të theksuara në këto poezi, të cilat viteve të fundit, jo njëherë i kemi diskutuar apo dëgjuar mes krijuesve, pjesëmarrës në Takimet e Prishtinës, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve dhe Kritikëve.
Katër vjet më parë, autori i kësaj vepreje Daniel Leuwers, erdhi në Prishtinë, në krye të një grupi krijuesish. Në Prishtinë prej më se dy dekadash vinë e shkojnë përmes tokës dhe qiellit individë dhe grupe të pafundme ushtarakësh, strategësh të luftës e të paqes, politikbërës rajonalë e globalë, tregtarë, besimtarë të të gjitha riteve dhe madje farkues të shumë sekteve e religjioneve klasike e moderne, të cilët në rastet më të shpeshta vinë nën veladonin e organizatave joqeveritare. Shqiptarët, të cilët vetëm Zot i madh e di se kur janë vendosur në këto hapësira, prej shekujsh, nga toka, deti dhe qielli presin e përcjellin tregtarë nga Europa Qendrore, fillime e mbarime kryqëzatash mes Lindjes e Perëndimit; prej shekujsh presin Bajlozë klasikë që nën presionin a armëve a të ideologjive i mbajnë të rrethuar brenda “Kështjellës” dhe Bajlozë modernë që për bukën e gojës i detyrojnë të bëhen pjesë e prostitucionit global. Të gjetur në një nga Skelet më të veçanta të Europës Juglindore, shqiptarët, në fillim të shekullit XIX, e patën për nder të prisnin edhe njërin prej krijuesve më të mëdhenj të Europës, Gjorgj Bajronin, i cili për shumë arsye, pra jo vetëm letrare e artistike, u bë pjesë e historisë së tyre.
Shkrimtari Daniel Leuwers, ashtu si edhe njëri prej paraardhësve të tij Lordi Bajron, erdhi në një Skele tjetër të hapësirës shqiptare, në Kosovë, rreth dy shekuj me pas. I pari thërriste në krye të poezisë së tij: Në zemrën time kam diçka të fshehtë (Bajron), ndërsa i dyti, sikur i përgjigjet në krye të poemthit të tij: Çdo rrugë për ty ruan një fshehtësi (Leuwers). I pari vinte për të parë historinë që po bëhej nga Luani i Janinës, ndërsa i dyti për të parë historinë e bërë nga luanët e UÇK-së. I pari (Bajroni) prandaj e bëri historinë edhe me poezinë, si një udhëtar i përmasave shekullore, ndërsa i dyti (Lewers) po e përvijon atë sot përmes poezisë dhe artit si një artist i përmasave globale. I pari (Lordi Bajron) e pati braktisur qytetin, përkatësisht Europën në emër të ekzotikës në Lindje, i dyti, (Daniel Lewers), i cili dekada të tëra i ka kaluar ndërmjet Europës, Afrikës dhe madje kontinentit të Australisë, e përvijon këtë si një vi në pikturën e Pikasos tani në vargun e tij “të braktisësh qytetin / të shkosh kah një horizont i ri”. /Vetëm,/ ti ndjen, pra, ngrohtësinë e njerëzve/ vrragat e udhëve”.
Në këtë mënyrë autori i kësaj vepre, përmes vargjeve të tij, kulturës së tij intelektuale e krijuese ndërlidhë jo vetëm epokat historike letrare (tre shekujt e fundit), përfaqësuesit emblematikë të qytetërimeve universale, po edhe kontinentet (Australinë, Afrikën, Europën) dhe madje fushat e krijimtarisë artistike (poezinë, pikturën, muzikën). Në këtë mënyrë ai i bën të reflektojnë në mënyrë unike vargjet poetike dhe forcën e brushës në pikturë, përjetimin artistik si akt universal të heronjve, që kanë shënuar momentet përfaqësuese dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, duke e ruajtur në të njëjtën kohë edhe individualitetin krijues prej artisti qoftë edhe vetëm me domethënien simbolike të vargut dhe të titullit të veprës “Zemër nate”, në kontekst të simbolikës së prozës, përkatësisht titullit të veprës së Xhozef Konradit “Zemra e errësirës”.
Në këtë rrugëtim ngjarjesh e kontinentesh në poezinë e tij zë vend edhe Prishtina, një lakmi kjo e gjithë qytetarëve të saj, që edhe ata e vendi i tyre të bëhen pjesë e vlerave sublime botërore, qofshin këto edhe vlera sublime të dhembjes universale, sepse errësirën e sotme të pasigurisë së zemrës e kanë përjetuar shekuj me radhë nga koncepte e ideologji të së keqes, që kur e kur ka marrë përmasa qiellore.
Nuk është e rastit pse Prishtina dhe Kosova, më parë se sa Parisi të kenë ndjerë zërin e Teatrit Ba-Ta-Clan, që njëkohësisht mund të quhet edhe zëri i Masakrës së Rezallës, Korishes, Pastaseles, Therandës, Reçakut etj., rrugët e të cilave, si edhe rrugët e Parisit dhe të poezisë së shkrimtarit Daniel Leuwers, janë plot kujtime dhe plot fshehtësi.
Prishtinë, shtator 2016
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi