Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 Nexhmije Hasani  "Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare,në kontributin e emancipimit shoqëror,  intelektual".  Empty Nexhmije Hasani "Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare,në kontributin e emancipimit shoqëror, intelektual".

27th September 2016, 23:41
Flag


Nexhmije Hasani , shkrimtare
 
Personaliteti i ndritshëm i kryepersonazhit të femrës shqiptare,në kontributin e emancipimit shoqëror dhe intelektual.
Kumt
HYRJE
Të flasësh, apo të këndvështrosh me sy intelektuali dhe studiuesi veprën “ Studime letrare” të Dr. Bexhet Asanit, ndjen një kënaqësi të veçantë ,e cila buron  nga përmbajtja, trajtimi dhe rrokja tematike, e larmishme e kësaj vepre.
Duke iu përmbajtur veprës studimore letrare të Dr.Bexhet Asani dhe duke e konceptuar  atë si vepër shkencore dhe sociale, veçova e specifikova për t’u ndalur , midis te tjerave, u ndala e përshtypëzuar  në sensin e nevojshëm  analizues ,në temën madhore të   kryepersonazhit kryefolës dhe të ndrtishmëm  : "Gruan shqiptare ".
Do ta nis  këtë prezantim- kumt  të personalitetit të gruas shqiptare , me këto  dy pyetje esenciale, thelbësore  : “A ka në Shqipëri, apo në Trojet shqiptare, Diasporë  emancipim te ploteë të femrës shqiptare ? A është vërtet një ndriçues i jetës tërësore shoqërore personaliteti femeror ?”
Me siguri  të gjithë mundë të shpreheshin  njëzeri dhe  do të përgjigjeshin   me pohim, duke u nisur nga zhvillimet e shekullit  dhe kontributin edhënë  dhe rritjene vlerësimit të forcës aktive të femrës shqiptare në të gjitha fushat.
 Por, nese vërejmë  me një shikim të spikatur tablon e pikasur të gjeneratave të gruas shqiptare ,sigurisht do  të dallonim “sekuenca” të turbullta në nuancat jetesore . Emancipimi ka qënë dhe është gjysmak,  i gjymtuar, apo në nivele  jot ë dëshirueshme , paçka nga përpjekjet e vijueshme për të rritur stadin etij në kahje pozitiviteti.
Fokusimi im përqëndrohet në disa  Kryefemra kontribuese shqiptare, të cilat janë rrokur e trajtuar me arsyetim logjik dhe shkencor në veprën “ Studime letrare”
 
1.      FIGURA E  NDRITUR E PARASHQEVI QIRJAZIT , NJË MODEL I KRYEPERSONAZHIT AKTIV TË FEMRËS SHQIPTARE.
Në lidhje me këtë epiqendërzim le të fokusohemi dhe të citojmë  një “pazazh -citat” të autores Parashevi Qiriazi, në librin e saj të botuar në vitin  1963 në Tiranë me një titull domethënës dhe të shmdritshëm për Historiografinë shqiptare :
 "Kujtime nga Kongresi i Manastirit "
“ Duhet të gdhi një ditë me dritë dhe për gratë, se themeli i një Kombi qëndron mbi arsimin e gruas.Padija është një dobësi . Sa më të paditur që të jemi, aq më pak mund të përfitojmë nga fuqitë e dhuruara nga Zoti”.
Pse shkëputa ,e tendencë pozitive  këtë fragment, të cilin e konsideroj shumë domethënës dhe thelbësor ?
Së pari , sepse, pikërisht tek ne, ka qënë shumë e vështire zhvillimi dhe arsimi i gruas.
Ne kemi qenë të sunduar nga veprimi tërësor  dhe ndikues më vonë i ligjeve  turke, ku gruaja shihej si objekt turpi dhe trupi. Kush guxonte  në ato kohë të mugëtirës  dhe të predominimit tërësor të pushtetit dhe të violencës së burrit te thyente ato ligje të ngurta  dhe ato  rregulla strikte ?
Por në tërësinë vepruese  kishte dhe nga ato gra shqiponja që dinin të shpalosnin vlerat me  mendjet dhe krahët e tyre të zgjuar .  Ishte një Antigonë , një Shotë, po dhe një Parashevi Qiriazi ,  e cila  hyn në Panteonin rilindas të mendimit dhe të veprimit, e cila ,sikurse rilindasit e tjere, e vlerësoi shumë rëndësinë dhe peshën  e arsimit dhe kulturimit të femrës , qëllimi i të cilit ishte ta bëjmë njeriun, njeri me karakter të qëndrueshëm, aktiv dhe me rol e kontribues në çështjen e mancipimit shoqëror. Një synim i tillë madhor, sikundërse pohohet dhe në vepërën e Dr. Bexhet Asanit , na bën të rrojmë me dinjitet e të bëhemi të dobishëm për veten tonë dhe për kombin tonë. Sipas saj(Parashqevisë) Arsimi kombëtar është shtylla e hekurt e ruajtjes së kombit. Parimi ështq se çdo njeri që sjell perëndia në këtë botë , ka të drejtë të arsimohet. Ne studimet e saj: "Zhvillimi i shkollave në Perandorinë turke" pasqyrohen pikëpamjet petagogjike, ku ajo paraqet një sistem ideal të arsimit për Shqipërinë, një projekt domethënës , i ndritshëm për kohën  dhe progresivitetin,  cili i përgjigjet nevojave kombqtare të asaj kohe si dhe kohëve dhe  objektivave e ecurive  të pritëshme.
Së dyti , në kontekstin avancues e dritëshikues, Projekti i Parashqevisë  ishte projekti i dytë, pas atij të Sami Frashërit dhe si projekt i parë i hartuar nga një femër shqiptare, me mendim të mprehtë për kohën, ku ky program  merrte karakter programatik, duke u shquar dhe nga shkalla e lartë shkencore paraqitëse dhe argumentuese.
 Prandaj studiuesi, Dr Bexhet Asani, na e sjell, me këndvështrimine tij studiues ,të gjallë Parashevinë si humaniste dhe iluministe. N ëkëtë kontekst ajo zë një vend nderi në Panteonin e pedagogëve të shquar shqiptar n ëfushën e arsimit , kulturimit dhe përparimit. Edhe pse s’ju lejua e drejta e votës në Kongresin historik të Manastirit, ajo, përsëri mori pjesë, duke i ndjekur të gjitha seancat e zhvillimit të Kongresit dhe, më pas punoi  e përkushtuar për “formimin”  apo “ krijimin” e Abetares në gjuhen  Shqipe.
Unë shkëputa nga dr.Bexhet Asani,  nga libri i tij "Studime letrare" këtë paragraf argumentues  dhe portretizues :  “Parashqevia nuk ishte vetëm një pedagoge e shquar, por ajo ishte dhe një intelektuale e madhe. Atë e katakterizonte guximi, zgjuarsia , inteligjenca, dhe ...urtësia”.
Pra një kompleks vetish dhe virtytesh të larta si   urtësia,  ky virtyt i lartë  frymor I njerit inteligjent.
Le te rikthehemi te pyetja stërmunduese: _ “A është vërtet ndriçues personaliteti femëror?” Pa urtësi, pa durim, s’ do të kishte vlerë,  as zgjuarsia e një femre. Ne sot i kemi të mbushura aiudiencat e shkollave, të zyrave shtetërore , të sallave parlamentare me inteligjencë. Por nuk shohim urtësi, as humanizëm . Sa vlen kjo për popullin ? Është dhimbje.  Ne e duam femrën te jetë Parashevi , e duam  Nënë Terezë , e cila me urtësinë e saj u bë një nga urat lidhëse të  njohjes, të propagandimit  të  shqiptareve në Botë  dhe me kulmin e saj të kohëve të fundit të shënjtërimit të saj, nëj akt madhor, që ndriçon personalitetin efemrës shqiptare në Botë.
 
2.
NËNË TEREZA NJË SHËNJTORE DHE NJË MIT
 
Nënë Tereza  është  një model , apo shëmbëlltyrë se si duhet të jetë një femër. Është fat që një shqiptare të jetë ngritur në një nivel të tillë të madh , një femër, nobeliste dhe shenjtore, e cila të krenon. Sot , kudo në botë i referohen modelit të saj, ndaj në këtë aspekt ajo është një Krenari e lartë e Kombit shqiptar.
 Jeta e saj përkushtuese  për të varfërit dhe të sëmurët ishte një ndër shembujt më të lartë të humanizmit tonë . Ajo u vesh me virtyt dhe mbuloi botën me paqe. Si misionare e bamirësisë  së përbotshme u shërbeu të vuajturve në 450 qendra, në mbarë botën. Një shpërndarje e madhe gjeografike bamirësie në të gjithë Botën! Ajo ishte e thjeshtë dhe me një jetë të thjeshtë. Me “siluetën” e saj të brishtë , me një pelerinë prej pambuku të bardhë Nënë Tereza u bë simbol i mirësisë. Në vitinn 1979, kur iu akordua  Çmimi “Nobel”, në intervistën  te “Zëri i Amerikës”, ajo deklaroi:”Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër dhe punoj për gjithë njerëzit e varfër në botë . Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqiperi”.
Çfarë fjalë floriri, çfarë zemre dhe shpirti! ‘farë krenari për këtë Shqiptare të madhe !
 Dhe Shqipëria heshti, duke e mbajtur larg  vetes, këtë legjendë të gjallë. Sa shumë kemi humbur ne nga mungesa e saj, por e sotmja ka krijuiar kushte që jo vetëm të krenohemi, për të , por edhe t’i referohemi këtij kryeshembulli.
Dhenia vend kyç Nënë Terezës  në veprën e tij, “Studimet letrare”  i jep kryendriçim . Dhe këtë Dr. Bexhet Asani e ka realizuar mjaft mireë dhe em synim të përkorë.
 
3.Panorama të ndritshme të veprës nw një këndvështrim tjetër
 
Sdudiuesi Bexhet Asani në vepren e tij  të lumturon  për prezantimin madhështor të femrës shqiptare. Sa bukur dhe të metamorfizuar e shpalos autori personalitetin e gazetares Zenepe Luka. Mendimet e Zenepes burojnë si ujët e kthjellët të lumit Shkumbin, ashtu thjesht dhe qartë , natyrshëm,si në sinkroni dhe në diakroni. Simboli i femrës shqiptare i pamposhtur përpara fatkeqësive dhe drejt një lufte për të drejtat e saj dhe të popullit. Në librin e Dr. Asanit, poeti Nikoll Ulndreaj, me penën e tij të artë e mendjendritur, dhuron, duke e shpalosur me  ëmbëlsi simbolin e bukurisë së femrës shqiptare. Kush nuk do të donte të ishte një Tanush e bukur hyjnore? Me mjeshtërinë e tij skalitëse , poeti ështe i përpiktë në  figurat simbolike  në krahasimet  dhe epitetet figurative: shtojzovalle, zanë mali, e ndjeshme, e guximshme. E tëra një persosmëri e formuar nga krijuesi.
Nga veriu në jug gërshetohet poezia me të bukurën krijesë-gjini”” magjike që quhet grua. Grua, vajzë ,nënë e sokakëve të Gjirokastrës. Aty u ndal dr. Bexheti për të pirë ujë në krua. U ndal te bujtina e Thanas Carit. Ju shfaqën shtojzavallet poetike dhe pikturore  të kohës moderne: Flutura Maçi, piktore dhe poete si simbol i shpirtrave në përjetesi, Majlinda Shabani, autore e librave poetike të guximshëm dhe fitues, poezisë çuditbërëse: “ Skulpturë dëshire në qiell manovrimi” dhe “Stilistika e lirisë” , “ shellëse e mijërave poetë dhe poete në shqip me “Korsi e Hapur” 1, 2, 3; “ Ëngjejt ndaj urrejtjes” e tjerë  , me të vërtetë një lule maji poetike. Aromë borziloku e jasemini. Vajzat gjirokastrite, sa punëtore  dhe të zgjuara në fushën progresive dhe kreative. Bexhet Asani mallëngjehet, por edhe gamohet  nga këto cilesi te bukura te vajzave jugore. Ne kemi një Shqipëri të pasur, të shtrirë hapësirës natyrore, me gjithë madheshtinë dhe bukurinë  e saj të pashterrshme. Eshtë perla e Ballkanit. Krijesë e bukur e bërë ,me mëndjen dhe dorën e  Perëndisë. E si të mos të mahnitesh me bukuritë e qytetit të Sarandës. Nga jugu në veri , në ujëvara të mahnitshme,  në Valbonë, në Theth , a në buzë të liqenit të Ohrit, apo këtu në të bukurën Strugë!  Saranda,  me bukurinë e saj  ku shëntërojnë   dyzet shenjtorët!
Për herë të parë që nga antikiteti, aty zbritën me varkë 40 shënjtorëm, të dërguarit e Zotit. Kur  panë mrekullitë e vendit, ngritën vendqëndresën e tyre në majë të Lëkursit. Prandaj, quhet Saranda, 40 të dërguarit, misionarë  të  Zotit  del prej legjendës dhe lëviz nëpër legjenda . Prandaj rrëfen  madhërishem Manastiri i Mesopotamit se u ndërtua nga 40 shenjtorët.  E tillë është e gjithe Shqipëria . të tilla janë të gjitha Trojet tona...Jemi vendi i Shenjtorëve. Sa bukur përshkruehn me art në libër  studimet  kërkuese te dr Vinca .   Përdorimi i të gjitha gjinive kreative në libër të bën përshtypje .Në intervistën me studenten Luiza Ziba,  del në pah një bukuri impresionante “  Pogradeci , Parisi i vogël, Qyteti i dashurive, qyteti i Lasgushit të madh  përfaqësuesit tipik të poezisë lirike shqiptare .
Bukuritë e rralla të liqenit te Ohrit dhe brigjet e Drinit të Zi janë frymëzim për të gjithë poetët. Nuk ka liqen në botë që mund t’i jenë kushtuar e destinuar  më shumë poezi e piktura sa këtij liqeni hyjnor. Aty  gjetën frymëzimin Faik Konica e Lasgush Poradeci e shumë  kolosë të mëndimit dhe të poetikës shqiptare. Sot në këto vende magjike inspiruese, frymëzimi  bulon gjallshëm brenda teje, meje , të gjithëve. Në çdo hapesirë biskohet dhe merr vrull një  poezi. Por la dhe inekzistencë të sajuar ëprsëprapthi: Toka të shëmtuara  me tela  rrethuar. Zona private lëngon nga tabelat .Vritet dhe frymezimi….! Në këtë periudhë kohe qe po kalojmë , ku po sundon djalli dhe shpirtin duan të na e marrin duke e zinxhiruar te tapijosur në cungqzim. Ne jemi një popull plot pasuri mendimore, një popull me kulturë të lashtë dhe nuk duhet të lejojmë të na thajnë frymëzimin.  Të gjitha këto q përmenda më lart janë burim  edhe nga vepra, duke u sinkronizuar me mendimin tim, si një shkrimtare që banoj në një vend si Anglia, duke patur një arsenal të gjerë dijesh dhe praktikash.  Dr.Bexheti vazhdon udhëtimin e tij guliverian në Zhulat. Peizazhe mahnitëse . Rrjedha e lumit të tërbuar dhe në hyrje të fshatit një kalë i bardhë. A  mos është ky Kali i Trojës dhe brenda fshihet pabesia?Jo m rplot gojën.  Ky eshte kali Pegasian, kali i Muzës, Kali i Paqes .Vepër e skulptorit pegasian  Murat Këraj . “Fshati ishte i bukur, po i vetmuar. Jehonte kënga labe dhe bilbilat e malit mbajne iso”. Bexhet Asani nuk ndalon ekplorimin e tij në të gjitha trojet shqiptare. Brenda tij kumbon një zë , një zë i bukur kumbues, i cili  thërret për patriotizëm. Ai është hapesor dhe hapësinor dhe duke u krenuar me bukuritë e vendit të tij, do ato t’i shpërndajë si gjera të ndritshme  në të gjitha hapësirat gjeografike te Kombit të Tij. Ja se çfarë thonë thonë dy artistët norvegjezë: “Në Kosovë ne gjejmë frymëzimin; fushat, bregoret , ngjyrat e gurit dhe drita, që krijon atmosfera, të gjitha këto janë frymëzim”.
I paraqita këto për të treguar dimensionalitetin e një vepre, për të treguar hapësirën mendimore dhe rokëse të Dr. Bexhetit, për të pasqyruar  përmbajtësinë edhe në gjininë e poetikës, të publicistikës .
Përfundim
Në këtë veper të Dr. Bexhet Asanit, vepër  kombinative, shkencore, gjuhësore, historike gjen frymëzim, art, dhimbje ,dashuri. Personazhe të gjallë dhe të vdekur. Personazhe  referuese  femërorë të spikatur. Bexhet Asani, ky  doktor shkencash, I cili ka  fatin e madh  të shpalosë dijet e tij . Ai është një shpirt i madh i një nejriu që gjithmonë do të shpalosë vlerat e veta, duke mos i mbajtur brenda vetes, por duke u dhënë të tjerëve  me mjeshtëri. Është një shpirt i madh , i cili zjarrmon  dhe vëlon brenda vetes për drtitëditurine Kombit të vet.
 
Tiranë , shtator 2016
 
Bilbiografia “ Studimet letrare” të Dr. Bexhet Asanit
faqe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi