"GJUHA JONË , GJUHË MJALTI… " poemth nga KRISTAQ F. SHABANI
9th February 2021, 14:22
E nxora nga arkivi im poetik…
GJUHA JONË , GJUHË MJALTI…
poemth
NGA KRISTAQ F. SHABANI
1.
Gjuha shqipe, gjuhë buronjë,
“Rrënjëve” fjalërejat rrjedhin,
I artë figurimi “Zonjë”,
Kurorë lulesh frazat mbledhin …
2.
Kur flitet për gjuhën shqipe ,
Vetë Perënditë habiten,
Shtojzotvallet e Olimpet,
Ligësitë shpejt veniten…
3.
“Gjuhëkëputurit” në stepje,
Mbështjellë shtresës së akullt,
Kronikanët në arkiva “qepje”,...
Lashtësia rrëshqet e “amullt”…
4.
Këtë gjuhë folën Të parët ,
Kur u plotëformuan tokat ,
E foli I lashti nga të lashtët,
U krenaruan Kryekokat …
5.
Bashkë me të folurën e artë,
U shkrua me simbole Qielli ,
Eh, ikën , mijëravjeçarët,
Shqiptari falet te Dielli!…
.
6.
Tokë e ngrohtë, e drituar,
Shpërndau Globit “fjalë”,
Sot, ata që janë zgjuar,
Kërkojnë gjuhës së lashtë…
7.
Gjuha jonë, gjuhë mjalti,
“Pranveron” në dy stinë,
E ka thënë dhe I pari:
“Gjuha jonë, sa e mirë!
7.
Kërkuan t’i mbyllin portat,
T’ia mbyllnin dhe dritaret,
Por, ato i hapët Zotat,
I qetuan vetë Malet!
8.
Gjuha jonë, sa fisnike,
Gjuha jonë, gjuhë bese,
Nëpër shekuj, ti ndrite ,
Rreze - malnajë shprese…
9.
Gjuha jonë, kurrë e pabesë,
Si ra në qafë gjuhës tjetër,
Gjuhë e gjelbër me lulesë ,
Vallëzojnë gërmat në letër!...
10.
Mbyllur historia në arkiva,
Dalja e saj, frikohet bota,
Gjuhë mira, gjuhë mira
Vjen për ty, një ditë ora!…
11.
Veç krenim , o shqiptarë,
Të kemi Gjuhën tonë,
Amanet “gjuhën” e parë…
Vijmë e ikim nga kjo Botë!
12.
Guhës tënde kuptim kanë
Fjalët “Atdhe” e “Nënë”,
Flamurkuqit gjak lanë,
Në kryejetë shenjë lënë!
13.
Vemi e vijmë në Evropë ,
Gjuhët e vendeve flasim,
E shohin, sa jemi të zotë ,
Nga zgjuarsia i shtangim…
14.
Flet me fjalorin e vet Gjuha:
“Respektoni gjuhën e tjetrit.
A zbrazet Deti nga Luga?
A pasurohet shpirti prej mllefit?”
15.
Le të derdhet burracakëria,
Si fjala, unë jam e para,
Prej meje del fjalëmira
Lum, prej kush e hedhur fara!
Refreni :
16.
Gjuha jonë, gjuhë mjalti,
“Pranveron” në dy stinë,
E ka thënë gjithmonë I pari:
“Gjuha jonë , sa e mirë!
Kristaq F. Shabani
Athinë, Greqi, më 09.02.1995
Kjo poezi, është shkruar 26 vite më parë, në Athinë, në Bibliotekën e Shtëpisë Botuese “ THAMIRIS”, të studiuesit të madh ARISTIDH P. KOLJA , i impresionuar nga Bilbioteka e tij e madhe me fond të pasur shqip… Lexuesi i parë i kësaj poezie të “thjeshtë”, jo sipas mënyrës sime të të shkruarit, ishte vetë Aristidhi, i cili u emocionua së tepërmi dhe e lexonte shpesh, në kontaktimet tona .
GJUHA JONË , GJUHË MJALTI…
poemth
NGA KRISTAQ F. SHABANI
1.
Gjuha shqipe, gjuhë buronjë,
“Rrënjëve” fjalërejat rrjedhin,
I artë figurimi “Zonjë”,
Kurorë lulesh frazat mbledhin …
2.
Kur flitet për gjuhën shqipe ,
Vetë Perënditë habiten,
Shtojzotvallet e Olimpet,
Ligësitë shpejt veniten…
3.
“Gjuhëkëputurit” në stepje,
Mbështjellë shtresës së akullt,
Kronikanët në arkiva “qepje”,...
Lashtësia rrëshqet e “amullt”…
4.
Këtë gjuhë folën Të parët ,
Kur u plotëformuan tokat ,
E foli I lashti nga të lashtët,
U krenaruan Kryekokat …
5.
Bashkë me të folurën e artë,
U shkrua me simbole Qielli ,
Eh, ikën , mijëravjeçarët,
Shqiptari falet te Dielli!…
.
6.
Tokë e ngrohtë, e drituar,
Shpërndau Globit “fjalë”,
Sot, ata që janë zgjuar,
Kërkojnë gjuhës së lashtë…
7.
Gjuha jonë, gjuhë mjalti,
“Pranveron” në dy stinë,
E ka thënë dhe I pari:
“Gjuha jonë, sa e mirë!
7.
Kërkuan t’i mbyllin portat,
T’ia mbyllnin dhe dritaret,
Por, ato i hapët Zotat,
I qetuan vetë Malet!
8.
Gjuha jonë, sa fisnike,
Gjuha jonë, gjuhë bese,
Nëpër shekuj, ti ndrite ,
Rreze - malnajë shprese…
9.
Gjuha jonë, kurrë e pabesë,
Si ra në qafë gjuhës tjetër,
Gjuhë e gjelbër me lulesë ,
Vallëzojnë gërmat në letër!...
10.
Mbyllur historia në arkiva,
Dalja e saj, frikohet bota,
Gjuhë mira, gjuhë mira
Vjen për ty, një ditë ora!…
11.
Veç krenim , o shqiptarë,
Të kemi Gjuhën tonë,
Amanet “gjuhën” e parë…
Vijmë e ikim nga kjo Botë!
12.
Guhës tënde kuptim kanë
Fjalët “Atdhe” e “Nënë”,
Flamurkuqit gjak lanë,
Në kryejetë shenjë lënë!
13.
Vemi e vijmë në Evropë ,
Gjuhët e vendeve flasim,
E shohin, sa jemi të zotë ,
Nga zgjuarsia i shtangim…
14.
Flet me fjalorin e vet Gjuha:
“Respektoni gjuhën e tjetrit.
A zbrazet Deti nga Luga?
A pasurohet shpirti prej mllefit?”
15.
Le të derdhet burracakëria,
Si fjala, unë jam e para,
Prej meje del fjalëmira
Lum, prej kush e hedhur fara!
Refreni :
16.
Gjuha jonë, gjuhë mjalti,
“Pranveron” në dy stinë,
E ka thënë gjithmonë I pari:
“Gjuha jonë , sa e mirë!
Kristaq F. Shabani
Athinë, Greqi, më 09.02.1995
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|