Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA   "Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim"     E LASHTA MË E LASHTË   “Soliste e parë, e lashta ime !” ditiramb Empty KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim" E LASHTA MË E LASHTË “Soliste e parë, e lashta ime !” ditiramb

25th November 2016, 22:35
KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA

Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim

E LASHTA MË E LASHTË
“Soliste e parë, e lashta ime !”
ditiramb

(Interpretuar nga ditët e javës)


*E HËNË

Historia e lashtë
të çelë dritaret,
të përshfaqë natyrshëm
madhështinë …
Mos ia zini frymën,
të frymojë frymësisht,
sikundër keni vepruar,
deri më tani djallëzisht...
Leni rrezet të depertojnë vrulltas,
Ylberet të derdhin magjishëm,
të gjitha ngjyrat…


E MARTË

Homerikët u kënduan
hyjnive,
Heronjve të ardhur
nga kreshnikëritë,
Arushave qiellore, Yjnive
të stisur këndshëm,
kryefjalorë mitologjikë...
A mund të besohet sot,
pse ajo skenën e errët,
çmontonte sytë?…
Errësuar keqas përherë ilirët…
Në ballë ravijizim,
prerje e helmët...
Para se të shkruhej,
një gjuhë e vjetër,
një popull pellazgjik dritonte…
I ardhur nga larg në kohë,
si racë e fuqishme parahistorike:
Pellazgë-ilirët e lashtë…
Erdhën, kur bota agoi…
Kur dita
spostoi të hidhurën natë,
nisi të kalëronte
në një stinë të artë…

E MËRKURË

Eksploratorët dridhen,
përdridhen,
në maturinë e ndjeshme,
në mohimin total
të lashtësisë shqipe,
në siptoma të fuqishme:
zverdhje...
Si mundën të huazojnë
të tjerët
Eposin tonë të shqueshëm,
duke e kthyer në krijesë
"apendisit" të tyre?…
Ah, kjo gjuhë amtare,
me tingujt dalë prej shpirtit,
gjuhë e Aleksandrit të madh tronditës,
e Pirros së Epirit vetëtitës…
i lë gojëhapur në 12/12
ndjekësit e thyerjes së iksit,
me qumështin rritës të gjirit!
Kjo tragjedi
stisur dhelpërisht,
e shpërfytyruar
në ireale të tymtë,
a mund të ndalojë
shumtësisht,
e quajtur e meritës?
Të përçdunohet
qytetërimi evropian
i zanafillës,
mbetur në hije të dyshimtë?
Çallmëtarët bllokuan
dinakërisht
shekujve të errësirës
gërmimet,
për të firuar e fshirë
lavdinë e dikurshme mit,
të krijimit, ardhjes…
në një mbytje të pacipë!...
Hapeni
kapakun e florinjtë,
të thesarit
“Histori pellazge”;
në vlerën llogaritëse
do të mbeteni,
si presje, habitur.


E ENJTE

Muret ciklopike
të Panteonit të lashtë,
ndërtuar e ngritur
shumë më parë,
ekzistencës homerike,
flasin pellazgjisht,
shndrijnë qytetërimin
në fjalën herodotike…
Ej, Perëndi,
të botës mitike,
kush u nunëzoi
si perëndi?!
Flisni me fjalor perëndish
të guximshme….
me simbole të shpirtë,
Etimologjia çel kanatat
e ilirishtes së lashtë…
në pika horizonti të përflakur...,
ku Dielli ndriçon të Parin...
Në hapësirë
rrugëton Erebusi,
ky bir i Hapësirës,
përflet për zanën,
vranësinë e reve inatçore…
tullatumbas
në terr frikës!
Eh, i miri im,
poet i stërlashtësisë!…
Eh, Zot, zë rrufe!…
E kemi thënë fjalën
me nam të thirrjes së “djallit” ;
Mësuesi afër ditës,
Menduesi i së mirës qumështore …
Gjakderdhësi,
a është bir i tokës ?
Po çuditen
me të zbriturin (Akil)
nga qielli,
pret udhëtarin idhnak
të kthehet,
të druajturin e frikës…
A mund të fanitni
zbehtësinë e dobët?

E PREMTE

Pse m’i morët
këngët,
baladat,
eposet?
I bëtë pronë tuajat
me dashje të marrë?
M’i torturuat
ndjenjat e mia
agimore,
poshtëruat krijimin
e intelektit shpërthyes,
mbytët Diellin
e dalë për herë të parë
në Majë;
Hënën sakatuat rëndë
në pesë prerje,
shtrirësisht
në reanimacion qielli,
Dritën ia grabitët
Yllit,
në pusinë
e kurthit! …
Ah, Këngët e mia,
trimërore dhe heroike,
thurur vetëm
për të mitë,…
aspak për tuajt,
i shndërruat pa droje,
si tuajat,
të figuruara
me simbole te vjedhura,
Këngët e mia,
të brishta
dalë nga shpirti im i bukur,
gurgulluar,
ua ndërruat krijuesin …,
sa hap e mbyll syrin…
Në shekuj ekzistence,
shkelur e drejta ime,
me veprimet grabitqare,
të copëtimit futur në to
lëvizjet dinake të dhelprës,
…për të më errësuar lulëzimin …
Por lulëzimi im,
shpejt a vonë,
do të “mëkëmbet”…
Po bien sinjalet e rikëmbjes
Do të bier,
si kallaj falsiteti…
Kaq shekujsh
përlyer me drama,
gjak e tragjedi
të panumërta
mbajtur në iso
shtetesh,
krijuar pas shumë
kohësh,
prej lindjes sime....
Thënie kjo
e Perëndive tona të mira…
falëse sjellshëm
të mëkateve!

E SHTUNË

Por Lashtësia ime,
s’ka për t’ju falur Juve,
përpjekur shekujve
të më merrni
botën shpirtërore;
të më mbyllni
dyer e dritare,
duke më nxjerrë
në rrugë të madhe,
duke më copëtuar
egërsisht
me dhëmbë ujqërish;
duke më “falur”
vetëm dhimbjen,
vetminë,
zhgënjimin…

E DIEL

Hapur
Thesari i historisë pellazge…
E vërteta,
s’ka për t’ju trembur?! …
Në arkivin e kohës
e keni kyçur…
Tashmë,
do të jetë e çlirët:
Ta njihni vetëm,
një herë e mirë, veten…
e kallajtë…


ROZAFAT E MIA dhe BABA TOMORRËT E MI


Ç‘rrëzëllitje e ka përflakur
Globin
nga ky rrëfim shqip…
me zë të lartë!
Në partiturën e parë melodike
të botës:
“Soliste e parë, e lashta ime !”

Kristaq F. Shabani "Shekulli i lotuar " 2013
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi