Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  Freskida Miloti:"Romani “Pengu” i shkrimtares Klodiana Kadillari" Empty Freskida Miloti:"Romani “Pengu” i shkrimtares Klodiana Kadillari"

3rd February 2017, 15:54
Romani “Pengu” i shkrimtares Klodiana Kadillari, i sjell lexuesve një realitet njerëzor nëpërmjet një stili origjinal te sajin, ku fjala, mendimi, emocioni rrjedhin natyrshëm dhe depërtojnë furishëm për të shkaktuar reflektim mbi një të kaluar dhe një të tashme të hidhur. Shumë pjesë të dhunës janë pasqyruar me detaje mjeshtërore, rrëqethëse dhe frikëndjellëse, të cilat kërkojnë gjatë gjithë leximit një shkëputje nga vetvetja. Lexuesi kërkon të largohet nga realiteti i mesazhit të librit dhe njëkohësisht afrohet më tepër për të ditur një të vërtetë në vazhdimësi që të lë në ankth pas çdo situate. Kompleksi i Edipit trajtohet që në fillim të romanit dhe e gjejmë këtë fenomen edhe në përfundim të tij. Përmes situatave të caktuara vihet në dukje Kanuni dhe zbatimi i tij. Ndërthuret 'errësira' e vitit 1997 me emigrimin, ku përballja me paragjykimin dhe racizmin janë fakte të një realiteti të jetuar. Tranzicioni shoqëror vjen si pasojë i ndryshimeve të papritura për t'i dhënë ngjyra gri jetës. Figura e nënës paraqitet në këtë roman, komplekse, drejt sakrificave sublime dhe vuajtjeve deri në vetëmohim, por edhe mohuese të një dashurie pa kushte për hir të një përfitimi absurd, shkak i mendimeve influencuese të një regjimi. Migrimi evidenton të tjera sfida jetësore. Ky fenomen shpalos ndryshimet e papritura në Shqipëri. Shpërbërja intelektuale, dhuna psikologjike e fëmijës, figurës së femrës gjithashtu, e bën lexuesin t'i rrahë zemra bashkë me personazhet. Zbërthimi i situatave përmes analizës psikologjike 'udhëton' deri në fund të romanit. Fatet fatale njerëzore marrin 'frymë' lirisht me absurden që ju sjell rastësia. Naiviteti i moshës së personazhit kryesor bëhet shkak përfitimi nga disa faktorë. Dashuria e njëanshme, mbytja e një pasioni dhe shfrytëzimi i pastërtisë së ndjenjës hapin labirinte të reja. Dëshira për vdekjen vjen si ndjenja e papërballueshme e hakmarrjes njerëzore. Triumfi i një jete të re, por me plagë që nuk njohin shpëtim vjen pas forcës që i fshihet femrës dhe pas një zinxhiri përpjekjesh të njeriut për të kulluar ndërgjegjen.
 
Freskida Miloti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi