Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Prend BUZHALA:  KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR Empty Prend BUZHALA: KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR

1st March 2017, 13:32
Prend BUZHALA:
KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR
(Çaste shkrimi:ese lirik)
Ke mësuar në jetë:
si ta ngresh në këmbë
një shpirt të lënduar
e vetë shembesh për tokë.
I lënduari është njeriu.
I lënduari qenkam unë,
Kur thuhet Fjala që lëndon
Kur ti ia thua njeriut Fjalën Më Të Bukur:
Me mua je
Me ty qenkam.
E si ta fshehësh psherëtimën tënde
në jetën rrethuar me kurthe e shkatërrim?
Çka paska ndodhë në Shpirtin e prekur?
Të duket sikur është thyer i tëri.
Dhe Një Kala e Padukshme ngrihet
e lartësohet së brendshmi.
(Prend Buzhala, 28 shkurt 2017)
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Prend BUZHALA:  KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR Empty Re: Prend BUZHALA: KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR

1st March 2017, 13:34
Prend BUZHALA:

NË SECILIN ÇAST TË KRIJIMIT
E TË GJITHËKRIJIMIT

(Çaste shkrimi: ese lirik)

Më e rëndësishmja qenka sa dashuri ke dhuruar,
në secilin hap të jetës sate...

Eh, sa njeriu e ka kthyer shikimin pas
për kohën që ka kaluar...
E kur jeta jote në tokë është në të sosur,
a thua, sa e rëndësishme qenka, në ishe më i fuqishmi i botës,
e kush të kujton në ishe më i pasuri a kryepari i vendit,
në ishe gjeni, mbret a varfanjak i vetmuar...

Më e rëndësishmja qenka sa dashuri ke dhuruar,
në secilin hap të jetës sate...
në secilin Çast të Krijimit e të Gjithëkrijimit.

( Prend Buzhala, 27 shkurt 2017)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi