Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Prend Buzhala, studiues :   "Letersia shqipe bashkëkohore e Kosovës dhe universaliteti" Empty Prend Buzhala, studiues : "Letersia shqipe bashkëkohore e Kosovës dhe universaliteti"

10th July 2021, 16:24
FlagPrend Buzhala, studiues  
 
Letersia shqipe bashkëkohore e Kosovës dhe universaliteti
 
(kumtesë)
Që nga Hegeli, kur përmenden strukturat universale konkrete në letërsi, e deri ën ditët e stome, vepra letrare është konsideruar si çështje e krijim krejtësisht individual, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër,është konsiderua por aq edhe çështje universale. Këtë individualitet dhe këtë universalitet, edhe letrat e autorëve të Kosovës, i heqin fillet e tyre që nga universaliteti i latinitetit ilir në krye me Shën Jeronimin e Niketë Dardanin, duke kaluar nëpërmes latinitetit arbëror; për të zënë fill me shkimin shqip të veprave të Pjetër Bogddanit e deri tek gjeneratat e Atë Shtjefën Gjeçovit... autorë e letra që kaluan nëpër provën e gjakut, vrasjeve, ndalimeve e mohimeve të së keqes universale e të pafund nëpër shekuj... Kurse Letërsia bashkëkohore shqipe e Kosovës, do të konsiderohet periudha prej Ludtës së Dytë Botërore e këndej, kur kjo letërsi përjetoi renesancë e vet të vërtetë krijuese në të gjitha zhanret letrare: në poezi me emrat e Esad Mekulit, Ali Podrimjes, Rrahman Dedaj, Muhamet Kërveshit, Beqir Musliut, Mirko Gashit, Fahredin Gungës, Azem Shkrelit; në prozë me veprat e Anton Pashkut, Musa Ramadanit, Rexhep Qosjes, Ramiz Kelmendit, Mehmet Krajës, Jusuf Buxhovit, Eqrem Bashës; në dramaturgji me emrat e Josip Relës, Ymer Shkrelit, Teki Dërvishit etj; vijnë emra të tjerë deri tek gjeneratat më të reja krijuese të dekadës së mbas luftës së fundit në Kosovë. Por krijuesve shqiptarë iu desh që të martirizoheshin e të binin si luftëtarë për çështjen e lirisë, do të shprehej poeti ynë Ali Podrimja... anise nuk e gëzuan atë liri me shekuj e shekuj. Hajdeger do të thoshte: "Ajo që mbetet, e krijojnë poetët". Dhe si i krijuan shkrimtarët këto vlera kaq thelbësore e universale?
 
1.
Fatkeqësisht, sikur këto periudha maten me përfundimet e luftërave, sikur luftërat kanë qenë përcaktuese edhe të zhvillimeve letrare e estetike. E themi për faktin se në dy dekadat e fundit plasën e u bënë copë e grimë ekzorcizmat totalitarë, pushtues e ideologjikë. Ishte Letërsia ajo që triumfoi mbi to, me proceset e reja letare, së bashku me motrën e saj të përjetshme, me Demokracinë. Këto procese, sikundër dihet, karshi mësimit të dhunshëm zyrtar të kulturës, të letërsisë dhe të historisë, nxorën në pah një Letërsi Tjetër, dhe, si rrjedhojë, edhe një Kulturë Tjetër e një Histori Tjetër, që vjen në kohën tonë me librat e burgut. Dhe, gjithsesi, menjëherë na shkon mendja te diktaturat e përgjakshme, si në Shqipëri, si në Kosovë: nga njëra anë gjenden të dënuarit, të mallkuarit, të ndarët nga familja e shoqëria, të poshtëruarit; na shkojnë ndër mend skenat e pushkatimit, prangat, qelitë, të torturuarit, autoburgu, njerëz që s’arritën të dalin nga burgjet, mbasi vdiqën në të të sëmurë, apo që vdiqën nga torturat a plumbi. Nga ana tjetër të dalin para kujtesës prokurorë, mendjezezë, njerëz-bisha, skuadrat e pushkatimit, policë, hetues, gjykatës e gjyqe, spiunë, diktatorë. Makina e përbindshme shtetërore e krimit. Uria, etja, mundimet e vuajtjet pafund. Dhe prometheimzi krijues, me emra të krijuesve të burgosur a të ndaluar si Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Kosovë Rexha- Bala, Ramadan Haziri etj për të cilët  vuajtja dhe mundimi qenë preludi e rrugëtimi i tij, posi i Jezuit. Nuk është për t’u habitur pse në krijiemt e tyre hasen temë-figurta e temë-nocionet universale biblike, si kryq, golgotë, gjak. Ato janë provë e dashurisë së tyre ndaj Lirisë dhe Artit, dy perëndive, të cilave u përkulen këta krijues. Këto kaptina tragjike, tashmë të çliruara estetikisht e tematikisht nga prangat e ndalesave dhe kjo letërsi tashmë ka hyrë në rrugën e letërsive të lira, në hapësirën e sit të pafund të lirisë. Tashmë sfida shfaqet përballë kërkimit estetik, ku në poezi rend e hapëron imagjinata, poetike, gjuha e re e ligjërimin poetik, poezia e kohezionit emocional, ku ndeshen tërësi brenda tërësisë, preciziteti poetik për motivet e së pakënduarës e të mosqenies, mishërimet në fshehtësitë e poezisë, prirjet për origjinalitet, për intonim të baladës dhe elegjisë, procedime të tipit të kolazhit dhe mozaikut, gjuha e rrudhur poetike dhe evokim i të ndodhurës, rikonstruktimi i të kaluarës dhe vjersha e pasur me kuptime e aluzione e deri te shfaqja e një bote të çuditshme poetike...
Por kaptina tragjike e burgut vazhdon me kapituj të rinj tragjikë të jetës së pasburgut. Posa këtij krijuesi letrar i është hapur dera e jetës, posa e ka lënë prapa ferrin e tiraninë e diktaturave dhe luftërave; shtrëngohet të ndeshet ballë për ballë me realitetin e rëndë, me njëmendësinë tepër të ashpër të fyerjes, të përbuzjes e të varfërisë; ky është fati që i pret të porsaliruarit. Fatkeqësisht, ky është fati që i bashkon të gjithë krijuesit e letërsive ballkanike që dolën nga errësira e së kaluarës; ashtu sikundër ndonjëherë i bashkon edhe urrejtja kundër njëri-tjetrit, që vjen si jehonë e kujtesës së rëndë historike. Duke u revoltuar kundër një jete të tillë në kërkim të mehlemit për dhembjen e në kërkim të paqes për shpirtin; ky krijues tani nuk është asgjë tjetër pos një pasqyrë e thyer, në të cilën, në muzgun e jetës, i përgjaket ëndrra e fundit e lirisë universale. Mirëpo, vetëm ai është i prekuri, i përgjakuri, i lënduari e i vetakuzuari në këtë arenë të plagosshme të jetës. Përkundrazi, këto copëza shpirti ngërthejnë shumë ngrohtësi... dhe përbën mesazhin më të thellë tëbashkimit në dallime e të bashkimit në vlera universale. Realitetet e hidhura nuk kjanë se si të mos sjellin edhe kumte shpirtërore. Aq shumë përmendet metaforika e murit në letërsinë shqipe të kësaj ane. Një poet nga Kosaova këndon: “Të ndjek Muri, se ti Dheun Atë bart nën Gjuhë”. Dhe ai mur, si një përlindësh kafkian, edhe sot e rrethon Kosovën, për të mos u lejuar ende të hyjë në mesin e popujve të lirë. A nmuk korrespondon kjo, me poezinë “Muret” të Kavafisit, apo me “Muret” sartriane?
 
2.
E pra, letërsia shqipe e Kosovës, është e inkuadruar natyrshëm, nëpër të gjitha periudhat kohore, në sistemin botëror tyë literaturës e në sistemin universal botëror të letërsisë e të letrave përgjithësisht. VVilliam Kurtz VVimsatt, profesor amerikan i teorive letrare, tek shkrimi i tij ”The Structure of the Concrete universal” ("Struktura e universalitetit konkret, 2004), shtron pyetjen: si mund të jetë një vepër letrare më e veçantë ose unike apo më shumë "universale" se sa llojet e tjera të shkrimit; apo si ajo mund t'i bashkojë të dyja këto aspekte së bashku? Por ai solli idenë tejet interesante  për universalizmin konkret përmes metaforës. Bie fjala, metaforika e urës haset shumë në letërsinë e Kosovës. Ura është ajo që lidh brigjet, por që ndërlidh edhe civilizimet, përvojat, kohët, hapësirat... por ndonjëherë ura ka qenë edhe simbol i metafizikës së të keqes, mbi kurrizin e të cilës kanë hapëruar sunduesit, dhuna e perandorive apo dhuna e gjithëfarësojshme. Në konkordancë me teoricienin e përmendur, do të thoshim se letërsia me vlera të shquara të mishërimit të aspekteve universale, është letërsi metaforike. Ashtu sikundër Homeri, Eskili, Virgjili, Servantesi, Gëte, Shekspiri,Dante, Bodleri, Dostojevski e deri te nobelistët e shekullit XX e e të këtij dhjetëvjeçari të fundit; që paraqesin vlerat aq njerëzore dhe kulmet e vlerave unike estetike për të gjitha kohët e hapësirat; po kështu, nuk ka letërsi që nuk i ka veprat e shkrimtarët e saj të shquar e që mishërojnë vlera sa kombëtare e personale, po aq edhe universale. Dhe, përnjëmend, a ka letërsi që nuk i trajton problemet universale të së mirës dhe të së keqes, të lirisë dhe robërisë, të heroit dhe antiheroit, të së bukurës dhe të shëmtuarës, të dilemave dhe absurdit, të revoltës dhe mallit, të përjetimeve të brendshme shpirtërore dhe të atyre shoqërore; që nuk i trajton temat kaq intime e kaq universale për njerëzit dhe shoqëritë, sikundër janë dashuria dhe atdhedashuria, peizazhi dhe ideali? E veçanta e një autori, e një gjuhe dhe e një letërsie, së këndejmi, merr gjithsesi, edhe pamje kozmopolite. Prandaj, nuk është e rastit pse edhe autorë të sotëm shqiptarë të Kosovës, janë përkthyer e botuar në shumë gjuhë të botës, sikundër janë veprat e shumta poetike të Ali Podrimjes, apo romani "Vdekja më vjen prej syve të tillë" e Rexhep Qosjes. Zërat individualë bëhen edhe zëra universalë. Shën Augustini, në solilokët e tij, kur flet për një vetje udhërrëfyese të absolutit të tij, Jezusit, do të thoshte se ai zëri më individual që flet brenda nesh, por njëkohësisht është edhe zëri më universal. Letërsia shqipe e Kosovës gjithmonë është kundruar në kontekstin e një tërësie letrare shqiptare së pari, e mandej në kontekstin e tërësive të tjera. Prandaj, këtë vetje absolute universale, këtë zë aq intim e aq universal, e kanë edhe krijuesit shqiptarë të Kosovës, posi Lasgushi që e gjen te Nositi e te Përjetësia, posi Migjeni që e gjen te Mbinjeriu, posi Noli që e gjen herë te Skënderbeu, herë te Jezusi, e herë te Misionari, te Kryetrimi, te Mesia a te Kryeprofeti. Nuk është e habitshme, pse kjo paradigmë e temë-figurave, shfaqet me shtrirje të tjhellë edhe në letërsinë e Kosovës, në kërkim të asaj universales imanente të gjërave, që e zhdrivillonte  Aristoteli. Nëse në kontekstin evropian bota antike greko-romake, krishterimi dhe Epoka Moderne (që zë fill me Renesancën e me iluminizmin frëng), përbëjnë shtyllat universale të identitetit evropian; po këto tri paradigma përgjatë shekujve do t'i hasim tek të gjithë autorët shqiptarë të Kosovës, ashtu sikundër hasen me shtrije të gjerë nëe prozën, në poezinë e në dramaturgjinë e autorëve të sipërpërmendur.; duke i tejkalaur kufijtë e gjuhës me universalitetin e vet tematik, estetik dhe procedimor. Nëse haiku japonez, apo gazela orientale, apo homeriada antike deri te romani frëng i shekullit XIX, kanë lindë në truall e gjuhë të veçanta, tashmë ato janë bërë edhe vlera universale. Nuk është e habitshme, prandaj, pse këto forma kaq të veçanta botërore, bëhen pjesë edhe e të gjitha letërsive, ashtu sikundër kemi mjaft autorë edhe sot në letërsinë shqipe të Kosovës që e trajtojnë haikun e gazelën që nga vitet '70 e këndej, kurse epikën në vargje e në prozë që nga shekujt e kaluar.
Nëse letërsitë e mëdha, si ajo angleze, frënge, gjermane, italiane, ruse, spanjolle etj ngërthejnë cilësitë e thelbit universal, gjithëpërfshirës, me sinkretizmin e modelin e tyre inkorporues të vlerave antike, apo moderne e kontinentale; edhe shkrimi letrar shqiptar i Kosovës bën pjesë në këtë makro-model letrar evropian.  Madje, do të thoshim, s eme burimet e saj orientale (mbasi në Kosovë bashkëjetojnë civilizme e religjione të ndryshme), kjo paradigmë tematike-zhanrore zgjerohet dhe, spe jo, edhe pasurohet me këtë pluralitet artistik.
Ka, kjo letërsi, vlerat e saj universale, si urtësinë poetike të Azem Shkjrelit, ashtu sikundër e ka vetëdijen ironike dhe ligjërimin e figurshëm të Podrimjes, prozën e rrjedhës së ndërdijes dhe metaforikën e kozmopolitizmit ironik të Anton Pashkut dhe fatin universal te nacional të personazhit intelektual nëpër dekada të Rexhep Qosjes. Si poezia, ashtu edhe proza, i shpërtheu shumë mure ndalesash, duke shpalosur realitetin e ndrydhur nacional dhe duke pushtuar hapësira të reja të horizontit estetik. Nëse në kontekstin letrar-historik të këtyre përthyerjeve del në sipërfaqe e panjohura, e papara, e pamundshmja, del shumësia kuptimore e stilistike; atëherë, si të pushtohet edhe një hapësirë tjetër, përmasash ndërkombëtare? Një përpjekje e tillë nuk ka munguar asnjëherë në letërsinë tonë; që, krahas modeleve stilistike-letrare, do ta shquajë edhe ideologemën e etnisë sonë para botës. Prandaj, romanet e pasluftës, ashtu sikundër edhe librat poetikë, e rikthejnë në letërsinë tonë temën e “taborrit ndërkombëtar”, pikërisht për faktin pse në Kosovë, aktualisht, që nga viti 1999 e këndej, gjendet një prani e madhe e kontingjentit të madh administrativ, ushtarak dhe politik nga të katër anët e botës. Kjo prani, gjithsesi, i ka edhe përplasjet dramatike të fateve njerëzore, të civilizimeve e kulturave, të formimeve shpirtërore e të mendësive të veçanta. Letërsia e Kosovës e ka këtë shans. Ajo është në poetin e saj estetik dhe historik. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi