Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Jeteshkrim i poetit , shkrimtarit, estetit dhe studiuesit Kristaq F. Shabani  Empty Jeteshkrim i poetit , shkrimtarit, estetit dhe studiuesit Kristaq F. Shabani

30th April 2017, 11:32
Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, XASTERON , UBE, ACLAC..., poet, shkrimtar, studiues, estet i njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Është shfaqur para lexuesit me libra të veçantë, në të gjitha gjinitë, duke filluar me vëllime poetike, vëllime me skica e tregime, novela, romane, publicistikë, hajk e tjera.
a.Vëllimet poet ike:” Pulsi i dhimbjes” shqip , ( “Il polso del dolore” (Terapia della luce), “The polse of pain” , « Ο ΠΑΛΜΟΣ ΤΟΥ ΠΟΝΟΥ », (italisht, anglisht, greqisht) ; «Seli në qiejt» (shqip, anglisht, greqisht, filipineze) “A SEAT IN HEAVENS” , «ΕΔΡΑ ΣΤΟΥΣ ΟΥΡΑΝΟΥΣ») ; «Vilarët e Verdhë» , poemth; (shqip, anglisht, greqisht)... «Oaz» poemth (shqip, greqisht) («ΟΑΣΗ »); “Esmerka me topuz” , poemë; “I vij rrotull Pomonës” , vëllim poetik, “Virtyti i thyer” (shqip, anglisht, italisht, greqisht) “HUMILIATED VIRTUE” , “LA VIRTU SPEZZATA” , “ΤΑΠΕΙΝΩΜΕΝΗ ΑΡΕΤΗ”  ); “Dy pronorët” ,” Elegji e Ëngjëllit” poemë, (shqip, anglisht, greqisht), “Elegy of the Angel”,  “ΜΝΗΜΟΣΥΝΟ ΣΤΟΝ ΠΑΝΑΓΙΩΤΗ ΚΑΛΑΧΑΝΗ”; “Gëzim i vjeshtës” , “Autumn Joy” (shqip, anglisht); “Peneli i llavës pikturon” , “KRIZANTEMË, Lulevjeshta verdhëbardhë” 1, hajk paradoks dhe epigramim e tjerë.
b.Vëllime me skica dhe tregime: “Asfiksia e shembsave” , “Profeti i liruar” e tjerë.
Publicistikë: “Intelekt 2001...” 1, 2; “Jetari” , “Perla, Profil i biskuar-Zagoria” , “Itinerari i magjisë” me bashkautor, “Jorgo Buka” (Mbresa, Kujtime, Artikuj , me bashkautor, “Maja Çajupiane” (studime , poezi, publicistikë me bashkautor e tjerë.
c.Romane: “Kryefjala e fatales” , “Trenjerëzori dhe Nënta” ,  “Lodrimi i madh i vdekjes” , “Shekulli i lotuar” , “Kronika e Qytezës” (The chronicle of the Small Town), “Magjia e Dritës” roman jetwsor i magjisë me bashkautor,  ( Magic of Light) A magical “novel’ of life. Ka përgatitur për botim dhe shtatë romane të tjerë, ndërmjet të cilëve neoromanët: “Planeti Mental” dhe “Nimfa e Planetit” ; në proces botimi neoromanin “Vila e Formacioneve” (Drama e Globit lakuriq, në një copë letër).
ç. Antologji poetike : “Virtyti i gënjyer” është një antologji vetjake, e cila përmban në strukturën e saj këto vepra: “Era e eliminimit” analitikë, “Asfiksia e shembsave” , skica e tregime, “Atje ku homazhojnë dallëndyshet” skicim historik, “Gënjeshtra me unazë” kritikë, “Virtyti i thyer” vëllim poetik, “Epigram i mortuar dhe shthurja e ëndrrës” vëllim poetik; “Gëzimi i Vjeshtës”, “Livadhi i nuses” pragnovelë, “Horoskop sipas shenjave zoodiakale të Yjeve të Dijes” ese.
“Refleks në ujëvarë” antologji poetike për fëmijë: “Sarushja (roman),
“Krimbakrepi i verdhë”(komike me një akt) si dhe dy poemtha për për fëmijë. Është autor dhe ideator i antologjisë poetike”Korsi e hapur” 1 (shqip) dhe autor i “Korsi e hapur “(Open Lane) “ 2 (në trembëdhjetë gjuhë), i Antologjisë Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 3 në njëzet gjuhë , ku marrin pjesë poetë dhe poete nga 100
Shtete, Antologjise Poetike Universale “ KORSI E HAPUR”  si dhe i librit “Pegasiada”1, 2; i Antologjisë Poetike “ALTARI I PEGASIT”.
Ka përgatitur për botim dy libra me mendim kritik bashkëkokohor:”PROZËPOETIKA UNIVERSALE” dhe “UNIVERSAL PROSE-POETRY” si dhe “ Sfilata e mendimit kritik” ( shqip, anglisht)
Ka marrë pjesë në shumë antologji poetike të botuara në disa vende si në Mongoli, Indi, Greqi, Itali, Angli e tjerë si dhe në shumë organizime ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Po kështu për veprimtarinë e tij letrare kanë shkruar shumë personalitete të botës letrare, në shumë vende.
Është themelues dhe President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, lidhje kjo moderatore me anëtarë nga 120 vende të Botës. Është impulsuesi kryesor i krijimit të LNPSHA”PEGASI” KOSOVA, kryeorganizuesi i mjaft veprimtarive pegasiane dhe në Kosovë, Maqedoni. Ka shkruar mjaft artikuj dhe ka dhënë mjaft intervista në median e shkruar brenda dhe jashtë vendit. Është botues i mjaft gazetave periodike, si dhe i gazetës, revistës letrare “Pegasi”, po kështu edhe i revistës “PEGASI, BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS”; redaktor i qindra librave dhe përkthyes i mjaft librave poetikë; ideator dhe realizues i mjaft lëvizjeve letrare.
Ka përgatitur dhe realizuar shtatë Simpoziume Ndërkombëtare me objekt të veçantë për Letërsinë dhe Artin si dhe ka drejtuar Kongresin e Parë Ndërkombëtar të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA. Ka përgatitur  dhe zhvilluar katër Konferenca shkencore, në rang ndërkombwtar  me objekt: “ LETËRSIA , ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” në Shqipëri, Kosovë, Fyrom, Mal të Zi.
Është vlerësuar me shumë tituj nga ABI dhe IBC si dhe është fitues i mjaft çmimeve ndërkombëtarë. Në vitin 2011 u shpall nga ABI (SHBA) “Njeriu i vitit 2011”. Në vitin 2017 është propozuar KANDIDAT POTENCIAL PËR ÇMIMIN “NOBEL” PËR PAQEN PËR VITIN 2017 NGA IWA (OHAJO) SHBA.
Ka përgatitur për botim dhe 42 vepra të tjera, në gjini të ndryshme, duke përmbledhur dhe fushën e studimit dhe të mendimit kritik.
Neoromani “ Vilat e Formacioneve” (Drama e Globit në një cope letër) është neoromani i pestë i autorit, i cili paraqitet para vlerësuesit dhe zë vend në kolanën prej dymbëdhjetë romanesh, të titulluar “Kristaniadë- roman”. Sprovat në këtë gjini janë të shumta, duke pasur pikësynim gjetje, ndryshesë dhe hapërimin substrancial në arkitekturë të moderuar kreative. Ky neoroman e këndvështron botën me syrin “mbi sy” dhe “nën sy”, duke përdorur “bisturinë” mendimore e duke lëvizur në një skenë gjigante të formacioneve me mbingarkesa mendimesh dhe veprimesh, në një proces lakuriqësimi natyror dhe metoforik.
Neoromani-dramë “Lodrimi i madh i vdekjes” është cilësuar nga mendimi kritik bashkëkohor si një nga romanet më përfaqësuese të letërsisë shqipe dhe bashkëkohore, i cili, për temën dhe objektin, që trajton jep kontribut madhor në Paqen Universale. Shkrimtarit  për gjithë veprimtarinë  e pasur shkrimore i është uruar mirëseardhja në shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit….   
Ka në proces neoromanin “Metafora e Zotave”,”Gjuha e varur në çengel” vëllimet poetike :“Flatrim me krahë ëngjëjsh”shqip,anglisht, me përmbajtje për Paqen Universale , “Si sol i bukur” , “Gijotina e Syrit”;  “Parabolike”, libër me parabola. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi