Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  Tipikat autoriale në disa detaje  në veprën e poetit dhe shkrimtarit Petrit Nika  Eksperiment mirëfillësie i mendimit të ri kritik  Nga Majlind Empty Tipikat autoriale në disa detaje në veprën e poetit dhe shkrimtarit Petrit Nika Eksperiment mirëfillësie i mendimit të ri kritik Nga Majlind

3rd February 2017, 15:34
Tipikat autoriale në disa detaje  në veprën e poetit dhe shkrimtarit Petrit Nika
Eksperiment mirëfillësie i mendimit të ri kritik
Nga Majlinda (Aleksandra) Shabani IWA, WPS, UPLI

Trajtimi i prozës(cekje inteligjente)
 
 
E pashë të arsyeshme  të ndalesha në zbërthimin konturor përfaqësues
Në dy tregime të librit “Fyelltari” të autorit Petrit Nika, një autor, i cili shenon dhe shenjon një çerekshekull në kreativitetin e tij.  Me këtë  rast, më lejoni që, në emër të LNPSHA”PEGASI”ALBANIA , t’i urojmë në këtë ditë të madhështisë ndërkombëtare poetike: “Suksese në  rrugëtimin e bukur dhe në  përvijimin e        individualitetit kreativ, për të mbetur në panteononin e Letërsisë së vendit”…
Fotografitë
Detaje të nxjerra nga një lexim inteligjent bashkëkohor  në veprën e “Fyelltari”
Spikatëria  në disa anë medaljesh:
Pika 1. Optika vrojtuese: Nostalgjia, ngacmimet  e rrjedhuara  prej tyre, si fragmente gjalluese, në kujtesën e tij  me pulsime memoriale, ku protagonisti i kujtimeve qendërzohet dhe aktron dimensionalisht; i motivuar   vëllai…  Natyrë përshkruese në shkallina  narracioni, episode nostalgjike,  të cilat rezonojnë me njëra – tjetrën në harmoni e në kontrast aktiv, pavarësisht pikut dhe hapësirës kohore; përdorimi i temperuar  notat, gjysmënotat, sipas nevojës,  në partiturën  përshkruese, deri në detaje të imtësishme, të cilat numërojnë heras në rrjedhë dhe heras në numërimin kujtesor “përsëprapthi” ,  përshkallëzojne situatë, madje problemore, e cila kërkon zgjidhje;  përdorimi i simbolikave zë një vend podiumor…
Pika 2. Ngjarja epilogon me një datë,  17 maji, një datë simbolike, e cila rikthen kthjelltësinë. Vorbulla e kujtimeve i ngjan llavës së zjarrtë.  Këto  kujtime zanafillojnë  dhe precipitojnë me një përcaktim, një kuptim apo një nënkuptim (ana tekstore dhe nëntekstore), një domethënie të ngritur;  spikat krijimi i  një paralelizmi monoid, ndërmjet qenies së tij të mbivendosur me kujtimin e të vëllait, një njeriu të shtrenjtë, i paralizuar në një 32 vjeçar të kapluar nga një kalvar vuajtjesh të sëmundjes së tij.
Pika 3.  Lidhja me figurën e të vëllait, një lidhësi shpirtërore-morale, e cila  e kapërcen veten dhe botët që rezonojne me njëra - tjeten në kujtesen, tashmë, më të përzmadhuar  njerëzore. Lidhësia me të vëllain ka karakterin e veçanti në krijimin e raportit ndërmjet tyre, qysh në moshë të vogël dhe i përvijuar dhe në vitet e mëtejshme. Një lidhje edukative, sociale, përkujdesëse, një gjuhë komunikimi e përbashkët, e krijuar në stilin e tyre; një raport i dizenjuar ndryshe midis dy vëllezërve, me atë ndjesinë e veçantë të kuptimësisë së tyre, të lidhësisë së tyre.
Pra lidhja ekzistenciale me dy krahë vërehet  dhe kryefjalëzon…
Pika 4 e shkallesës. Dhembshuria, një karakter i brishtësisë, brenda një personazhi, pamundësia për ta ndihmuar, duke e përjetuar me veten sëmundjen dhe tretjen  ditë pas dite  të vëllait, nostalgjia, dhe ajo varka e kujtimeve, dukej se shërbente si një urë lidhëse ndërmjet njërit - tjetrit dhe do të shërbente dhe, në ato çaste, kur vëllai mos të ishte më prezent. Notat përjetuese të një dhimbjeje vëllai shkonte përtej qenies së tij dhe vërtitej, gjithnjë e më shumë,  rreth qenies së tij; humbja e  vëllait dhe momenti i shpresës për ta takuar sërish të vëllanë që mbeti i parelizuar. Kujtesa do ta skaliste për shumë gjatë buzëqeshjen në profilin dinamik, shikimin e të gjithë treguesve e qenies së tij,
Pika 5.  Një rikthim, herë pas here, në ato episode jete, nga të cilat nuk mund të shkëputesh asnjëherë, por qëndron i lidhur me to përjetësisht, pavarësisht, nëse jeta rrjedh dhe mbart në ujërat e veta për çdo ditë. Dhe ajo shpresa e pafundme dhe e pambarimtë për t’ju rikthyer dhe një herë atyre fragmenteve, të gdhendura në kujtesën njerëzore dhe shpirtërore.
Duket se protagonisti kalon nëpër renditje situatash, gjendjesh, pozicionesh, elementësh, por që gjithçka për të duket se vërtitet rreth boshtit, në një rreth me diametër të qenësishëm   jetësor, por që, në këtë bosht, gjatë  rrotullimit në horizontalitetin e tij  dhe në vertikalizmin epiko - lirik mbeten të ravijëzuar nostalgjitë “agravuese” dhe kujtesë pendesat e proceseve volitive dhe involitive…  Kujtesa shfaqet   aq e gjallë tek ai, sa ai e bën pjesë të jetës së vet, sikur ka përdorur metodë “kopjuese”, modul qartësues, të cilin e  ushqen klorofilisht, në mënyrë të natyrshme; socializohet, përshtatet me të, e adapton, e mbingarkon, e trajtëson dhe e formëson në trajtë dëshirë ëndërruese. Ngjarjet lidhen me njëra - tjetren, thuajse, sipas natyrës  dhe teknikës prefenciale të autorit mjeshtërisht;  dimensionohen ngjarje jetësore, përjetimtare, ëndrrat rinore, tashmë të tejkaluara, në sensin e viteve, një e  kaluar e pakthyeshme,  rrushkullohen në diagramën jetësore humbjet e thella… Në këtë kontekst, duket sikur  kontekstet  qëndrojnë të vendosura dy ekstreme nga njëra - tjetra dhe, nga ana tjetër, ajo, çka jeta ka lenë, pas fizikisht të konturuara e të agravuara,  por kurrë  në konfigurimin shpirtëror  në përkufizimin racional të asaj, e cila motivohet  “humbje”.
Tregimi dytësor :
“Po vjen vjeshta”
 Trajtimi i tematikave, larmiteti  i tyre dhe konceptimi i tyre nga autori, duke krijuar skena dhe personazhe, të cilat i japin frymëmarrjen e tyre gjithë tablos. Trajtimi i tematikës aktuale të emigracionit, problemet ndeshëshe me emigrantët, të skicuara, arsyet që i detyrojnë emigrantët të rrokin emigracionin, mallimi për familjen, për fëmijët dhe një proces fenomenesh, ku  kujtesa  flet me metodën e saj retrospective, në një recepsion  tregues të  arsyeve jetësore.
*Paralelizmi figurativ, natyra nga njëra anë dhe gjendja e personazhit, duke ndjerë mungesa dhe malle për njerëzit e tij më të shtrenjtë. Një lloj parandjenje, ku  krahas shoferit emigrant, shprehte ndjesinë   natyra.
Dyzimi ndërtohet bukur: Nga njëra qëndron kthimi në vendlindje i fëmijëve të pronarit të tij dhe nga ana tjetër  kontrasti: pamundësia e emigrantit për t’u kthyer në vendlindje dhe për të takuar fëmijët e tij. Një psikologjizëm, sa absurd, aq dhe makutar, sa qesharakist dhe provokues për një sistem  të të  drejtave, më e drejta të minimizuara.
*E veçanta, që del në pah,  është aftësia ndërhthurëse  në një tregim të  disa ngjarjeve, të cilat përbashkohen natyrshëm  me njëra - tjetrën, sikundërse  shëmbëllimi: ardhja e stinës gërshetuar me ndjenja njerëzore, malli i natyrës shpirtërore  me mungesat  në aspektin e ekspozesë klimatike, duke realizuar një lidhësi “dykotolidonëshe“ letrare.
Kjo krijon një lidhësi dhe ngjitje (adezive),  krijimi i marrëdhënieve me një shtetase të huaj,  qëndrimi, duke shprehur varfërinë, pikërisht përdorimi i elementeve apo atyre simbolikave, të cilat shfaqen në mënyrë të vetvetishme,  spontane. Kjo krijon tablo të qëndrimit aktiv ndaj situatave dhe precipitimit të tyre. 
* Autori, Petrit Nika, i mëshon me dinjitet   skematizimit të  ngjarjeve, krijimit, përshkrimit situatave intriguese, përballjes midis personazheve, rikthime të pulsuara, punime inteligjente  mbi kujtimet; risjellje në shpirt,  teknika e përpunimit  edhe të detajeve  më të imta , të cilat ngjallin dhe përndezin kujtesën për të startuar  dhe  avancuar në dimensionet dhe pozicionimet  aktive të  personazhit gdhendës;  është elastik, në  mënyrën e përsiatjes të situateve,  në mënyra e trajtesa të qëndrimit fleksibël në  qëndrimin e  një personazhi, karshi personazheve të tjerë, si dhe, në raport me veten, në ngjarjet më me afëri  jetësore, apo dhe ato të distancuara me takt, apo  të largëta  të diktuara, me pasojë të pakthyeshme, apo ato,  të cilat ngacmojnë brendi njerëzore dhe prangosin ndjenja njerëzore të paprangosura me vullnet, por të detyruara.
*Autori  skematizon, fokuson, ndërmjetëson, përshtat, konturon, përvijon, ravijëzon, skicon, reflekton, pasqyron. Substratet e tij  dhe  substrati edhe, në këtë rast , duket si një tablo inteligjente udhëtimesh në kohë, në kujtesa, në jetë, dhe në humbje njerëzore, diskutime apo dialogje ndërmjet personazheve përvijohen, duke pasqyruar dy aktualitete dhe realitete të ndryshme të dy shteteve, copëza jete fragmentare jetësore shkëputen nga shpirti i emigrantit dhe bashkohen me familjen e tij që ndodhet në vendin e tij, mall i pashuar mbetet malli i një emigranti, kur arsyet dhe motivet drejtojnë shikimet drejt atdheut dhe familjes së tij dhe nuk gjejnë kurrë paqe apo qetësi shpirtërore në një vend të huaj. Biseda njerëzore rrjedhin rrjedhshëm, janë fluide, përcaktuese, mbartin emocion, ndjesi, godasin, shpeshherë, esenca jete dhe njerëzish, qortime, përshtypje fluide.
* Njohja e tregtisë ndërmjet dy vendeve, bashkë me vjeshtën,  shpirti i shqiptarit lundronte larg përtej dritares, fokusohej brenda mallit dhe kujtimit të vet, figuracioni dhe stilistika e gjetur, përdorimi i metaforikave, krahasimeve, paralelizmave figurative, simboleve, përshkrimet, ngjallin kureshtinë e disiplinuar të leximit të kujdesshëm dhe të përqëndrimit aktiv…
 
Harrimi i dashurisë
*S’ duhet të  lemë pa përmendur se tematikat e trajtuara janë të shumta, si tema e dashurisë, e cila dhe këtu lëvrohet.   Duket, sikur janë të kompozuara mjeshtërisht natyra, njeriu; ngjarjet, situatat ecin në  një vijë të drejtë,  kombinohen mes njëri - tjetrit, zhbirojnë të gjitha detajet lidhëse, përcjellin mesazhe me art, natyra përshkruese të  gjallë, të cilat marrin karakter të spikatur, të  ndjesh, të ndjerë, madje dhe  ngjyror,  të stinëve të shpirtit, të natyrës,  pasqyrimeve të peizazheve njerëzore, që ecin me peizazhet e natyrës dhe përballen me forcë. Pasqyrimi i dashurise midis dy të rinjve, që kombinohet me peizazhe natyrore, dashuri, të cilat brejnë zemra të dashuruara; takime, të cilat mbesin në pikëpyetje, ndoshta, të pamundura dhe të parealizuara; pragje monologjesh, ndërsa natyra është një vëzhguese e mirë e gjithë situatave dhe ngjarjeve që rrjedhin dhe s’ndalen në furinë e tyre.
 
*Tregime realiste, ndarje midis të dashuruarve, dashuri, të cilat burojnë nga lëndime të mëparshme, që i falin njëra - tjetrës atë mosbesimin për të qenë të vërteta dhe reale, qoftë dhe ëndrra dashurore, e gjithë kjo tablo shoqëruar me natyrën, e cila qëndron përkrah të gjitha personazheve, duket, sikur iu fal atë forcën që, përveçse atyre, u buron nga brenda, por edhe nga vetë natyra, forcat dhe ndjenjat e saj të papërshkrueshme, ndarjet dhe shi , baltë dy gjendje paralele që shkojnë mjaft me njëra - tjetren dhe lidhen.
* Fëmijët një detaj që përdoret ne tregime, si për të zbukuruar tablon e ngjarjeve të trishta, stolisin të gjithë panoramën me ekzistencat e tyre. Marrëdhënia që ka personazhi me librat, një marrëdhënie e ngushtë, sa pajtuese dhe e çrregullt, nisur nga një shkak përcaktues, nga dashuria e pamundur, ndarje dashurie, kthime në kujtime, nostalgji, sa të prekshme dhe të përsëritshme, shpeshherë për të nxjerrë në pah kuptime, domethënie, ndjenja, ngjyrime, emocione, përjetime, ndjesi, dashuri shpërthimtare, të vrullshme, po aqsa të pabesueshme në ritmet e tyre. Ngjarjet zhvillohen dhe  kanë një trajtesë të kompletuar, nga pikëpamja artistike. Kanë  tonalitetet e pershtatshme në çdo situate apo spektër, prizëm në ndërtimin kompozicional.
Takime ndërmjet personazheve, biseda, trajtuese, duke futur shumë personazhe në aktrim , që nuk kane dallime; tematika aktuale, të realitetit, të cilat mund të shqetësojnë shqiptarët ndër vite dhe në ditët e sotme.  Temat  prekin të rinjtë, të moshuarit, emigrantët, shqetësimet e përditshme të shqiptarëve në atdheun e  tyre në emigracion,  në përditshmëri, shqetësime të përditshme që duan të marrin një përgjigje, tematikën e fyelltarit, si një personazh tipik me ato karakteristikat e veta, tematikat e studentëve, ngjarje, aksidente etj, humbje njerëzore, koncepti i lumturisë në një prizëm tjetër, romanca në një mëngjes shiu, tematika e vizitorit misterioz të natës. Dashuria, si një temë qendrore, karakterizon, më së shumti, këto tregime, dashuri që s’vdesin kurrë, por rizgjohen në një stinë më tepër; takime brezash, konceptime të ndryshme, përballje brezash në lidhje me shumë çështje. Pra, ndalje te kontrasti breziv … Tema e mikpritjes, një nga virtytet me të spikatura  të shqiptarit; njerëz me pretendime, duhet bërë diçka… Një qytetar i kohës sonë, duke vdekur… Takim i jashtëzakonshëm me një plak vetmitar, në një mbasdreke prilli, lamtumira njerëzore. Një udhëtim i vështirë… Enigma, nëpër rrjedhën e lumit, etj
Shkurt dhe qartë Petrit Nika , është një shkrimtar i pjekur, i cili, tashmë, kërkon që t’i referohen , por, me modestinë e tij,  e pranon referimin  ndaj të tjerëve…
E bukur dhe e ndritshme kjo…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi