Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 “Avionlibri”  (“Kronika e qytezës” –‘’roman” jetësor i magjisë ,i shkrimtarit Kristaq F. Shabani  nga Anastas Nika, Regjisor, Aktor ,Sarandë Empty “Avionlibri” (“Kronika e qytezës” –‘’roman” jetësor i magjisë ,i shkrimtarit Kristaq F. Shabani nga Anastas Nika, Regjisor, Aktor ,Sarandë

16th November 2016, 03:00
DREJT ZAGORISË
“Avionlibri”

(“Kronika e qytezës” –‘’roman” jetësor i magjisë ( The chronicle of the  Small Town , a magical  novel of life) i shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Nga Anastas Nika, Regjisor, Aktor , Sarandë
UDHËTIMI I PARË
…Një autobus i vogël, ngjiste me rrapëllime kthesat e vështira, drejt malit të Çajupit…Retë e bardha kishin mbështjellë rrugën e dukej, sikur udhëtoje në qiell me avionët e vegjël, të dikurshëm… E thoshin si  në “legjenda" se, shoferi i kishte “rrëkëllyer” nja dy gota… Autobusi ndali atje, në fushën e Çajupit, ku rrjedhin, me një muzikë të ëmbël, çezmat. Në një të ftohtë të madh që të kërcasin dhëmbët, ku një dëborë e shkrirë binte, pa pushim, ne mundoheshim të fusnim kokën, në ndonjë çadër të dikujt, por krahët e trupi filluan të njomeshin dhe lagështia preku në mish….Prisnim Presidentin e Republikës, z.Bujar Nishani, i cili do të vinte për të dorëzuar titullin e lartë “Nderi i Kombit “ shkrimtarit, poetit e komediografit të shquar, Andon Zako Çajupit… E pasi zbriti nga makina, iu afrua njerëzve, duke u dhënë dorën dhe duke biseduar…Edhe unë i zgjata, si të tjerët, dorën dhe i buzëqesha. Presidenti i “Pegasi” Albania, shkrimtari, poeti,  Kristaq F. Shabani, i drejtohet, duke i thënë se unë isha një aktor I njohur,  nga Saranda, i cili ka ardhur të interpretojë vargje të Çajupit… Presidenti më pa, për disa caste, me vëmendje, sikur desh të kujtonte diçka dhe buzëqeshi. E duke takuar njerëzit vazhdoi rrugën mbi gurët e hedhur, në baltën e krijuar nga ujërat, për të shkuar te çesma, ku do të gostitej me mjaltin e rrallë te luleve të malit çajupian…..E, pas kësaj, do të udhëtonim të gjithë, sëbashku, drejt Sheperit ….E në pikat e shiut, që binin furrishëm, si litarë nga qielli, pis i zi, nxirrë nga retë, në një skenë të improvizuar, bashkë me grupet e folkut të zonës dhe unë do të ligjëroja vargjet e Çajupit: "Për fshatin me kisha e varre, e të vogël fare…"…dhe, më pas, duke interpretuar vargjet për Mëmëdheun, u lartësova dhe më, duke u ndjerë krenar, se i flisja Atdheut tim nga pika ” më e lartë” ,  nga vendi i atij që i kushtoi këto vargje të pavdekshme, nga tempulli i përjetshëm i Çajupit të madh …Presidenti e të gjithë duartrokitën gjatë e fuqishëm, megjithëse shiu i shtoi edhe më shumë litarët e vet ujorë…Atje u takova me Andon Pangon, Spiro Nikën, Perikli Shulin, Prend Buzhalën, Idriz Berishën, Neil Ruçin, Xhelal Lucën, Flutura Maçin, Kozeta Zavalanin,  Asje Dukën, Aleksandra Shabanin, Haxhi Kallucin, Petrit Nikën, Kiço Muçin, Edmond Gurin e Thanas Çarkën e të tjerë......Ky ishte udhëtimi im i parë dhe i vetëm në krahinën e Zagorisë….
"UDHËTIMI I DYTË…"
Por, do të vinte udhëtimi i dytë, udhëtimi më i bukur e, mbi të gjitha i çuditshëm, …E pse,do të thoni, e quan të çuditshëm…, se, tani, do të udhëtoja brenda faqeve të një libri… Hapa kopertinën dhe  hyra brenda tij. Ishte vetëm një ndenjëse. U ula... Hodha sytë nga kabina e “pilotimit” dhe atje, në ulëse, vura re “Pilotin” plot përvojë në “fluturime”, jo, pak herë plot  " rreziqe me jetën". E njoha. U dëgjua një zë: “Kronika e qytezes” , gati për ngritje!”  Një zë shumë i njohur për mua !!... Atë çast, u dëgjua zhurma e faqeportave të “avionlibrit” që u mbyllën …Poshtë “avionlibrit” do të kundroja male, lëndina e fshatrat me një bukuri të rrallë…. “Unë i njoh këto vende, sa të ashpër e të bukur”- i them “Pilotit”.
“Po kemi qenë, sëbashku, me autobusin e vogël, mes mjegullës, si mes reve…, -tha “Piloti”,  duke qeshur. –Pastaj, ju njihni vendet, por jo historinë e njerëzit…”.
Atë çast avionlibrin e mbuloi melodia e këngës: “Hodha një ka pastërma, /Ballabane, gruaja…” .
Nga forma e shtëpive kuptova se, fluturonim mbi Gjirokastër… “Ja shtëpia e Kadaresë …Natyrisht, ju e keni lexuar  “Kronika e një qyteti”…,” - tha “Piloti”. "
“Sigurisht, është ndër librat e mi më të preferuar,” - ia ktheva unë, duke parë shtëpinë e Kadaresë dhe njerëzit e shumtë që hynin e dilnin. Me sytë nga dritarja, duke parë Qafën e Pazarit, me shpresë se mund të dalloja Muratin (Murat Këraj, skulptorin) .... Atë çast, disa sorra të zeza, u përplasën në xhamin e përparmë të “Pilotit”…
“Gjithmonë, në fluturimet e mia, do të përballem me këto sorra të zeza, …”- u shpreh  “Piloti”, duke parë sorrat, që rrotulloheshin në ajër të gjakosura, duke krakërritur drejt tokës. “Piloti” rregulloi mikrofonin, të  cilin  e kishte para gojës dhe  filloi të më përshkruante vendet:  “Po fluturojmë mbi Çajup … . Tani gjendemi mbi krahinën e Zagorisë. Ja kjo është qyteza ime, Lliari, pak më tej Zheji…”.
 Në monitor, përballë, filluan të delnin gërmat e para në anglisht.
“Me siguri, kur udhëton me të huaj, ”- mendova.
“Piloti” vazhdonte, me atë të folurën e tij, plot patos, e me një shqiptim të saktë të germave:
“Sa të bukura i ka buzët mbrëmjaç dritëzimi bie ëmbël në notat e tij, çpër t’ia lënë vendin muzgimit të mirëç…  …Bie erë mollësh kundërmuese, çmushkëritë ndiejnë tejngopjen, çerë lajthish, zbulojnë ‘’alpet e kolme, çshpërndajnë në eter një aromë,ç s’e ka shoqen në Glob….”
Fillova të duartrokisja i entuziazmuar e, ndërkohë, sytë më vanë te sheshi i qytezës …Një burrë, po na e bënte me dorë. “ Eshtë Andoni, Kryetari i Shoqatës Atdhetare – Kulturore  “ Çajupi”, ai që bëri të mundur të jemi këtu, ku jemi,  ”- u shpreh  “Piloti”. …”Avionlibri”, bëri disa rrotullime në ajër, dhe filloi të ulej ngadalë, në fushën e qytezës… Atë çast, disa sorra të zeza, u përplasen në xhamat e kabinës së pilotit…”Avionlibri” bëri disa rrotullime në ajër dhe filloi të ulej, ngadalë, në fushën e qytezës … U hap “portfaqja” dhe unë zbrita në tokë. Pas meje “Piloti”, i cili më ra në krah dhe e drejtoi gishtin nga qielli….
”O Zot, më bëjnë syte ..?!!”  Në qiell u ravijëzua një, si kalë i bardhë fluturues, e, paskësaj, si me magji, ai u shndërrua në një ylber stërmadh , e ku, brenda tij, filluan të shfaqeshin kodra, male, pyje, shtëpi e qytete si: Stambolli, Athina,New Yorku e figura njerëzish, e, si për çudi, poshtë figurave, filluan të dalin fjalë në anglisht.
 “ Ah , titrat!…”- thashë me vete ….E kuptova, ai ekran stërmadh mbante, brenda tij, e filloi të rrëfente historinë e zonës….Në sfond dëgjohej një muzikë e bukur zogjsh, ku atje shfaqeshin pyjet e luginat e malet kryepërpjetë, e paskëtaj një fyell që të këpuste shpirtin, kur, në ekran, u shfaqën delet e një bari dhe, më pas, u dëgjua zëri i grave e burrave që këndonin… Në ekranin ylberian, duket nusja hipur kalit të bardhë e dasmorët që e ndjekin… Dhe atje, ishin burra zotni me mustaqe e bastune të rrallë nga Oksidenti…, gra që kishin mbledhur gjithë format e bukuritë e natyrës në fytyrat, sytë e trupat e tyre;  kishin aromën e gjithë luleve të Çajupit e frutave ….”O zot , sikur të jem në vendin më të bukur të Botës !!!!...”.
*
Në sfond dëgjohej zëri i “Pilotit”, tashmë, në rolin e Ciceronit e Kronikanit, që fliste për klimën, pyjet, ujërat, lulet bukuritë e natyrës së Lliarit dhe  Zhejit…. U ndala dhe besoj, atë çast, isha njeriu i vetëm në botë, përballë një ekrani ylberian……Si për çudi, ekrani stërmadh ylberian u zhduk. Qielli u nxi, sa asgjë më, nuk shikohej në tokë…Kronikani më kapi dorën dhe, atë çast, një vrimë drite, u duk në qiell dhe ekrani ylberian, me të gjitha ngjyrat, ishte shtrirë në tokë dhe  zaptoi pllajat e kodrat,  shtëpitë dhe qyteza e sotme nuk ekzistonte më. Tashmë ishte fshati i dikurshëm me rrugë, shtëpitë e njerëzit e asaj kohe… Kronikani ecte para meje e më rrëfente për gjithçka shikoja…. E, në mes tymit e zhurmës së krismave, shqova një kapedan me trimat e tij e ku, brenda ekranit ylberian, në shpat të një rripe, Rripa e Çames,  filluan të dalin dhe titra me gërma të mëdha “HEROI I MESOLONGJIT”…
Kronikani ndali, për një çast dhe, u ul në gjunjë ….Në ekran, atë çast, u afrua, ngadalë, nga e majta e ekranit, një kokë burri dhe po, nga e djathta e ekranit, një kokë tjetër burri…. E nga lart ekranit shfaqet fytyra e një prifti, me skeptër në dorë, duke kënduar këngë të vjetra …Dhe rreze dielli filluan t’i mbulojnë të trija portretet në ekran …. Edhe unë u ula pranë Kronikanit, si ai në gjunjë, i cili filloi të më pëshpëriste mua në vesh: “Profeti Thoma, me atë mjekër të bardhë dhe të shkurtër, ku, si një orakull, paralajmëronte njerëzit e fshatit për gjëmat, që trokisnin në jetën e tyre, mitik dhe parashikues i ngjarjeve, analizues i gjendjeve dhe i realitetit, ku shumë gjëra thënë prej tij, po ndodhin edhe sot …”. Ja dhe filologu i shquar, Filip Shabani, i cili ka patur kontakte me Kryeministrin turk, Patriakanën e Stambollit dhe Ministrinë e Arsimit në Greqi, gjithashtu  edhe me Samiun , Çajupin,  Fan Nolin, Ilia Dilo Sheperin e tjerë. Atë, kur e pyeten si e do Shqipërinë, ai u përgjigj: ”Shtet të bashkuar, me gjuhën e tij të bukur,të folur e të shkruar…”.  Filipi filologu, i cili  dy herë iu afrua postit të Ministrit të Arsimit në Shqipëri… e  që për të është përgatitur vepra  “Njeriu “pronë” i tre shteteve”, filologu që u takua me filozofin mendjendritur, Sami Frashërin.   Filipi mbolli, mbiu e korri energjinë e mbrekullinë e mendimit të tij në tre shtrete si: Shqipëri, Turqi, Greqi… Njeriu, në qendër të ekranit,  është Papa Aleksi, një njeri i qeshur dhe i dashur, me një zë melodioz, që këndonte aq bukur (e Kronikani rrëfente e rrëfente, kaq bukur, me atë zërin e tij plot patos) …  Një lot i rrodhi syrit, kur filloi të fliste për “Varvarën yll”  “Të bukurën e Dheut”,  rënë në tokë e gjakosur, pranë këmbëve të nënës saj, mbetur, si statuja e Lirisë, me dy gjethe pjergulle në dorë, për t’ia vënë bucelës, e gjaku që rridhte rrëke, bashkë me ujin prej bucelës së përmbysur, hapur vrima nga plumbat partizane, se “nuk iu dorëzua në “ide”   atë “mbrëmje” ‘’bujtësve’’, apo se përfoli e mori nëpër gojë vajzën partizane?!... E tingujt e kambanës që s’pushonin dhimbjen e tyre për këtë krijese bukurie legjendë –viktimë e një maskarade të kohës….
Kronikani ndal, për një çast së foluri, fshiu një lot tjetër syrit dhe kapërdiu pështymën e tharë, mbetur në grykë …dhe, në ekranin ylberian, duken toga të tëra gjermanësh, të cilët  kërkojnë të bastisin e djegin qytezën , dhe ja, ndalin te shtëpia e parë e  qytezës, te shtëpia e Filip Shabanit. Futen brenda dhe stepen përballë një biblioteke prej 10.000 librash dhe, në mes tyre, syri i mprehtë gjerman pikasi librin e Karl Majsnerit… “Aleksandri!…” .
“E kishte fjalën për bibliotekën e Aleksandrisë,  – tha Kronikani. - E për këtë ata nuk e prekën fshatin”…
Por ja, në ekranin ylberian, duken gjermanët, të shtangur, si pikëçuditëse, para një njeriu të varur kokëposhtë …: Trupi i partizan Kiço Stefanit, me rrobat ngjyrosur nga gjaku i plagëve, ngjante si flamur”… (E kronikani rrëfente e rrëfente)….Atë cast, dëgjohet një kor i fuqishëm kishe dhe shfaqet intelektuali i përmasave, shumëgjuhëfolësi, Athanasi, psallti që, në një kishë në Detroit, me disa mijëra vetë, psalli në gjashtë gjuhë, duke i lënë gojëhapur të pranishmit, e tani kërkon takim në Patriarkanën e Stambollit për të rivënë në krye të kishës Shqiptare, në Boston, At Fan Nolin…(E Kronikani rrëfen, sa e sa gjera, e sa bukur rrëfimi i tij..)…
“O Zot, sa mrekulli: Kronikani rrëfente për “Dylbitë e Kallo Qirjaqit”,  që ia fali nuses së tij …, për “verdhushkën” e Thimjos, që iu gjend në xhep edhe ditën e vdekjes…
E qeshura ime përshkoi gjithë luginat e maleve të Zagories….dhe, pas këtyre historive me humor të hidhur  dhe këngëve, që të magjepsnin me tekstet e të kënduarit e bukurinë e grave…, ekrani u zvogëlua dhe, pas disa sekondash, mori formën e një njeriu me një aparat fotografik në dorë… Pastaj figura e tij u zmadhua, aq shumë, sa kaloi gjithë hapësirat atje ….
“ Marubi “ i Zagorisë, fotografi e djali i kësaj zone Jani Ristani, bashkohës i Marubit dhe Kallfës, me studio në Stamboll e pastaj ‘’Ristani” në Tiranë”.Pastaj “ Njeriu që shkroi me dritë , Vasili, kushëriri i tij, një fenomen në artin fotografik, -vazhdoi Kronikani. (Kronikani rrëfen e rrëfen e sa bukur rrëfimi i tij…)…..
Ja një diell i madh e mbush ekranin dhe kori i zogjve dhe ëngjëjve pushton gjithë zonën përreth e ngrihet në qiell.  Nga poshtë ekranit filloi të ngrihej këmbanorja e kishës, gjersa u shfaq, ashtu madhërishëm, kisha e Shëntriadhës… Ja, ku duken dhe  “shembësit” e saj tentues. Më pas Profeti Thoma, që paralajmëron gjëmën e madhe të përmbysjes… Përfaqësuesi i së Mirës dhe Përfaqësuesi i së Keqes…Shembsit fillojnë të veprojnë mbi tempull….Kataklizëm biblike. 12 Apostujt shfaqen dhe të vdekurit ngrihen, siç vetëm ata dinë…. Shembsit gurëzohen përjetë.
“10 statuja të gurëzuara, ç10 njerëz të paarkivolizuar, ç10 qenie të ngritur ndaj të shenjtëruarës, çDielli po ndrit….”.
Dhe,  për çudi, këmbanorja e kishës me kambanën e saj, u zhduk dhe u shfaq një si tempull tjetër, ku atje isha dhe unë ulur në karriket e Teatrit....
Vështrova nga Kronikani dhe pashë se po buzëqeshte.
 “Po unë, ç’dua këtu? - e pyeta  i çuditur. – Ku jemi këtu? Si u gjenda? Ç‘dua unë në këtë tempull e ekran ylberian…?!”
“Prit ,prit, -tha Kronikani, - do të shfaqet dhe njeriu që ka lidhje me ty….”. Në atë moment , vërtet u duk një fytyrë e njohur për mua….
Drejtori i Teatrit Eksperimental Kombëtar  “Kujtim Spahivogli”   dhe regjisori, Kiço Londo, po fliste për projektet e vitit…
”Kiço Londua është djalë nga Lliari, Qyteza”…
Dhe në ekran shfaqeshin ikona të tëra, ku tregoheshin shtëpi e njerëz që lëviznin, punonin; të rinj që dashuroheshin e martoheshin, por shumë ndryshe nga sot…Fise të tërë parakalonin me jetën e bëmat e tyre dhe, çuditërisht, ata flisnin dhe shumë gjuhë të huaja….E diku, mbaj mend, lexova:
“Zagoria ishte shtet, kur nuk kishte shtet!” (Kronikani rrëfen e rrëfen dhe  sa bukur rrëfimi i tij!…).
Shumë gjëra pashë e ndoqa e përjetova, në udhëtimin tim të magjishëm …, por nuk ua tregoj të gjitha, se e udhës së mirë është të ngjiteni në “Libëravionin” a “Avionlibrin” fluturues, (Si të doni quajeni… Ajo që do të jetoni e do të përjetoni është e njëjtë…) . Me “Pilot”,  një mjeshtër të vërtetë, i cili, me artin e tij të veçantë, plot risi të “fluturimit” të shpie në vende e ngjarje…. Dhe, kur t’i rrëfen kaq bukur gjërat, sa nuk ke për t’i harruar kurrë…Provojeni!
Si fillim merrni librin “Kronika e qytezës”( The chronicle of the  Small Toën, a magical  novel of life) .
Pasi zbres dhe dëgjohet zhurma e mbylljes së portëfaqes (faqja e fundit) së Avionlibrit…, falënderoj “Pilotin dhe Kronikanin”, për këtë udhëtim të magjishëm; bëj dy hapa e kujtohem, kthehem nga ata që kanë dalë të presin e të takojnë “Pilotin” dhe ju them këto fjalë:
“Do të pyesni kush ishte “Piloti”, Ciceroni dhe Kronikani?… E kush tjetër, veç autori i “Kronikë e qytezës” , (“roman” jetësor i magjisë),  Kristaq F.  Shabani.
Sarandë, Albania,  2 korrik 2016
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi