Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

   MIRELA QERIMI “Pa e kuptuar, në shpirt mbajmë copëza shpirtrash,copëza jete. Bëhemi kraharori që mbështjell me magjinë e shpirtit”. Empty MIRELA QERIMI “Pa e kuptuar, në shpirt mbajmë copëza shpirtrash,copëza jete. Bëhemi kraharori që mbështjell me magjinë e shpirtit”.

7th June 2018, 08:28
“Pa e kuptuar ,në shpirt mbajmë copëza shpirtrash,copëza jete.
Bëhemi kraharori që mbështjell me magjinë e shpirtit”.
 
MIRELA QERIMI
Një krijuese inteligjente e të “papriturës” së bukur lirike ; zotëruese e artit të figurimit dhe simbolikës , zhbirruese e ndjenjës së botës shpirtërore… Precipiton në hojet e jetës dhe në dhimbjet e saj , duke sinkronizuar melodinë poetike në partiturë individuale, duke shpërndarë  aromën e vargjeve  me mesazhe nxitëse në kahje të pozitivitetit .
Mirela Qerimi  ka shumë kohë që krijon dhe disa prej krijimeve të saj janë vlerësuar  dhe janë përfshirë në disa antologji si  te libri “ Maja Çajupiane” dhe te Antologjia Poetike “Poetika në Xixëtimë” dhe Antologjia Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 4 , dy të fundit janë në process botimi.
 
Akoma mësoj
Nga Mirela Qerimi


Mësova se, çdo minutë që vjen, ikën me shumë "Pse?!"pas vetes e pambarim ,minutat të papritura do të sjellin njëra pas tjetrës.
Mësova se, çdo e papritur, mund të jetë gabimi më i madh i jetës , por edhe mësimi më i vyer që ndryshon këndvështrimin.
Mësova se, çdo njeri, duhet ta shoh si veten edhe kur s'e besoj.
Mësova se duhet të fal edhe pas dhimbjes së madhe,  se asnjëherë s'duhet të harroj sa gjurmë lë në shpirt edhe kur mundohem ta tres brenda vetes.
Mësova se, sa hap sytë, asgjë s'më takon veç shpirtit, se gjithçka veç tij më mban të fjetur në një botë të rreme  e sytë luhaten mes jetës dhe ëndërrimeve, në kufirin midis dy botëve përpiqem të gjej të përjetshmen.
Mësova se, çdo muzg, shpesh, më bën të mendohem, se ndoshta ndryshe duhej të isha ndeshur me të papriturat.
Mësova se, kur zgjidhjet gjurmët, lënë të pashlyeshme e gjithnjë i mendoj, më skalisin mendimin të gjej udhën e vetme.
Mësova se, asgjë në këtë botë nuk është e përherëshme, se mund të ndërroj punë,shtëpie e qytet,
ndoshta edhe shtet edhe ëndrrat t'i rrëzoj e t'i bëj thërrime e prej tyre të rindërtoj të reja duke besuar se përsëri mund të bien, të thërrmohen e të ringrihen,si ndërmjet jetës dhe vdekjes.
Mësova se, durimi është mësuesi më i mire dhe shpesh të bën t'i shikosh dhimbjes një fytyrë tjetër.
Mësova se,shpresa është ëndërr dhe durim, shpesh humbet por edhe fiton veten.
Mësova se, të duash një shpirt është bekim,është dhurata më e bukur që i bën vetvetes ajo të mbush shpirtin me dritë, të bën të kuptosh se vetëm mes shpirtrave ekziston dashuri e vërtetë.
Mësova se, miku më i mirë është ai që të gjendet pranë në çastet më të vështira.
Mësova se, besën ta jep vetëm një shpirt i rrallë.
Mësova se, një shpirt i dlirë ta ndjen dhimbjen edhe kur s'flet dhe i vetmi diamant që dhurohet është dhembshuria.
Mësova se, njerëzit shpesh vuajnë më shumë nga mosnjohja e vetvetes dhe botën e shikojnë mbrapsht si një tokë pa taban.
Mësova se, asgjë në jetë nuk fitohet nga të tjerët, se gjithçka e përfituar mbi një tjetër kurriz dikur shembet e rikthehesh nga e para.
Mësova se, asnjë nuk di ç'dëshirë e ëndërr ke në shpirt, se qielli i vetvetes është një pafundësi më vete.
Mësova se, nuk duhet menduar vetëm për të tjerët  Nëse, vetë s'je mire, nuk ndihmon dot njeri tjetër.
Mësova të jap, papritur të marr mbrapa dhe se një bukëshkalë di vetëm të kërkoj.
Mësova se, çdo agim kam një mundësi të re të rregulloj të djeshmen e kur në darkë vë kokën në jastëk të them falemnderit sa më mësoi dita.....
...Mësova e mësoj se dija s'ka mbarim, se njeriu mëson deri në sekondën e fundit të jetës.
 
1.
Doruntina e miqësisë
Sikur herët të iki nga kjo botë,
shpirtin tim s'do e humbasësh kurrsesi!
Zotit do t’i lutem,Doruntinë të më bëj,
një gjysmëshpirti në këtë jetë
e tjetrën me vete në të panjohurën udhpërjetësi!
Ndonëse shpirtgjysmuar,udhën do e ndjek
e dikur,diku në një hon të bekuar pafundësie,
do të qëndroj të të pres.
Do të më gjesh,pa më kërkuar,
diku larg do të ndriçoj një dritë për ty.
E njohur,ndoshta dhe të të ketë munguar,
dritë nga drita e shpirtit tënd,
që më fale në rizgjim.
Do të pres edhe shumë jetë,
derisa me dritën tënde të më gjesh,
mua Doruntinën shpirtndriçuar nga drita jote,
ti ëngjëll im i miqësisë limitpërjetësi!
 
2.
Dy qenie të pafajshme që meritojnë emrin jetë


 
Ëndrrat duken sikur janë fshehur mbas horizontit.
Kujtimet sikur lundrojnë në një det të paanë,
Pulëbardhat zhurmojnë mbi ujërat e qeta .
Fluturojnë para syve të mi, sikur më kuptojnë.
Venë e vijnë duke përplasur krahët,
në ajrin e ngrohtë të kësaj zagushie që mbyt
e mua më duket, sikur diçka duan të më thonë,
sikur dinë vërtet se ëndrrat nuk fshihen pas horizontit,
se jeta është përpara syve,ajo që zemra ndjen...
Më shkund nga ajo përhumbje një zhurmë e lehtë hapash,
këmbë që ecin ngadalë. sikur numërojnë çdo milimetër të udhës,
 ku shkelin.
Kthej kokën e buzëqesh.
Një fëmijë ecte pranë një pulëbardhe .
Dy shpirtra të bardhë që akoma s'i kish vrarë ligësi e kësaj bote.
Dy qenie të pafajshme që meritojnë emrin jetë!
3.
Lindin rriten e plaken shpirtvrarë vetëm për një emër


Ka shpirtra që jetojnë nën të njëjtin qiell me ne,
por asnjëherë nuk mendojnë të ankohen.
Ndoshta besojnë se jeta ashtu duhet të jetë,
se edhe të tjerët njëlloj jetojnë.
Loti u thahet sa herë nis të derdhet.
Nuk e ndjejnë se duhet të derdhet rrëke.
Buka u duket ëndërrim i pakapshëm
edhe pse ndonjëherë e kanë pare
 si zhduket gojëve të babëzitura.
Mendojnë se nuk u takon,
ashtu siç nuk u takon dhe përkëdhelia,
edhe pse asnjëherë nuk e kanë ndjerë,
se askush nuk u bë streha e shpirtit.
Ka shpirtra që mendojnë se qielli
 dhe yjet janë mbulesa që i vë në gjumë,
se dielli është përkëdhelia që i zgjon
dhe nëse shiu u bie mbi të brishtin trup,
Lodrojnë me pikat që bëhen litar e gjumin ua vjedhin.
Ka shpirtra që asnjëherë s'u ankuan se s'kanë të hanë,
asnjëherë, se kanë ftohtë.
Lindin,rriten e plaken shpirtvrarë,
vetëm se nuk njohën kush i lindi,
 në këtë të dreqosur tokë!
4
Do rrahin ndonjëherë vetëm për shpirtin


Dikur në avullin e xhamit ,vizatoja vetëm çelsin sol.
Tërë ditën isha e rrethuar nga tingujt e muzikës.
Jeta ishte një këngë dhe njerëzit i mendoja si vetja.
Tashmë ,instinktivisht,mbi avuj xhami vizatoj zemra,
por zemrat që më rrethojnë akoma
nuk mësuan të rrahin vetëm për shpirtin.
I ndjej sikur u avullojnë të rrahurat pas jetës bosh,
se interesi u ka zënë sytë e harruan të ndjejnë.
Nuk e di!
Do rrahin ndonjëherë vetëm për shpirtin ?!
 
 
Ajo u çlodh pranë shpirtit tim
Një flutur e bardhë m'u duk si një ëndërr,
si ato ëndërrat e bardha që sheh kur mbyll sytë.
M'u ul papritur mbi gjunjët e mbledhura
dhe m'u duk se po më shihte drejt në sy!
Aq delikatë ishin krahët e saj,
sa mbeta si statujë mos e tremb.
Mbi gjunjë dukej si re e bardhë,
si ato retë e shkrifura, kur fryn erë e lehtë.
I mbylla sytë e heshturazi pyeta veten:
"Mos vallë ajo flutur më ndjen në shpirt,
apo i dukem një statujë e heshtur,
si ato statujat pa jetë që ndryshojnë pak vetëm,
kur bie shi?!".
Mendimet venin e vinin si retë e bardha
dhe sytë e mbyllur u bënë qielli i shpirtit tim.
Nëse i hapja kisha frikë mos trembja fluturën.
Por edhe symbyllur s'po i shijoja bukurinë.
Një brishtësi e bardhë më futi në mëdyshje,
të mendoja për të
apo për shpirtin tim!
Ndoshta ish nga ato ëndrrat e bardha ,
që vijnë papritur vetëm të na zgjojnë.
Qëndrojnë pak të na shkundin nga heshtja,
t'i dëgjojmë zërat jetës edhe kur shpirti plogështon.
Një flutur bardhoshe më bëri të harroj sensin e kohës.
Kur iku e kuptova se të dyja kishim mbyllur sytë,
unë e përhumbur mes reve të bardha ëndërrimtare,
ajo u çlodh pa frikë pranë shpirtit tim.
5.
Pa e kuptuar mbajmë copëza jete


Ti luan me fjalët.
Mundohesh t'i bësh ndjenja.
Në shpirtra të etur të lësh gjurmë shpirti.
Unë luaj me ndjenja.
I bëj ato fjalë që ndjehen.
Në çdo shpirt si kujtim lë shpirtin tim.
Si dorë që përkëdhel dhimbjen e brengat mbetem vargjeve.
Të më ndjejnë si shpresë që rilind.
Në çdo agim i thithim nektarin jetës
e deri në mbrëmje e bëjmë dhuratë për çdo shpirt.
Të gëzuarve u ruajmë buzëqeshjen ,
të vuajturve pak nga pak u mbjellim durimin në shpirt.
Me penën e ngjyer në magjinë e shpresës vetëm mbjellim:
gëzim,shpresë,durim e dhembshuri.
Pa e kuptuar ,në shpirt mbajmë copëza shpirtrash,copëza jete.
Bëhemi kraharori që mbështjell me magjinë e shpirtit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi