Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Heqja e fotografisë së Presidentit Rugova nga holli i Kuvend Empty Heqja e fotografisë së Presidentit Rugova nga holli i Kuvend

21st February 2008, 17:25
Heqja e fotografisë së Presidentit Rugova nga holli i Kuvendit vlerësohet skandaloze


Prishtinë, 21 shkurt Dy ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, "dikush" kishte urdhëruar heqjen e fotografisë së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova nga holli i Kuvendit të Kosovës, por pas reagimeve prapë ai "dikushi" kishte urdhëruar kthimin e fotografisë në vendin e saj. Fotografia është hequr gjatë natës së 15 shkurtit, madje sipas burimeve jozyrtare, korniza e saj është thyer, kurse fotografia është shkelur dhe është bërë e papërdorshme. Të nesërmen më 16 shkurt, pas reagimeve "nga të katër anët" një fotografi tjetër është gjetur disi dhe është vendosur në vendin e caktuar. "Unë e pashë foton e lëshuar poshtë vendit të saj dhe vendi i fotos ishte mbuluar me një pëlhurë të njëjtë sikurse janë mbuluar dy pikturat kohë më parë", ka thënë një dëshimitar i ngjarjes. Por, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se nuk e di nga kush është urdhëruar heqja e fotografisë! Ai po ashtu mohon që ky akt të ketë motive politike. "Nuk ka marrë askush asnjë vendim për të larguar foton e Presidentit Ibrahim Rugova. Por, ajo është bërë në kuadër të pastrimeve që janë bërë në Parlament, në kuadër të përgatitjeve festive", ka qenë justifikimi i kryeparamentarit. Ngjashëm ka thënë edhe këshilltari i tij Ismet Hajrullahu në një të përditshme të dielën më 17 shkurt. Ky veprim është cilësuar skandaloz dhe i turpshëm. Madje as fjalëve të kryeparlamentarit Krasniqi nuk u beson deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK së, Ismet Beqiri. "Ne kemi marrë informatën që është hequr fotoja. Fillimisht mund të them se ka qenë një veprim shumë i pamatur e i papjekur, pse jo i turpshëm e i papranueshëm. Në fund të fundit, nuk mund as të gjendet një epitet i përshtatshëm që të thuhet për atë veprim që është bërë", është shprehur Beqiri, duke shtuar se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë veprim. Pas bërjes së Kosovës shtet, deputetët e dy partive që ndjekin filozofinë e presidentit të ndjerë Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, publikisht deklarojnë se pa fotografinë e Rugovës nuk do të mbahej seanca solemne e Kuvendit ku do të shpallej pavarësia. Deputetja Melihate Tërmkolli thotë se ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, se pa fotografi të Rugovës nuk do të mbahej seanca solemne. "Nuk do të mund të mbahej seancë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pa fotografinë e Presidentit Rugova. Ne do ta vënim fotografinë", është shprehur Tërmkolli, e cila megjithatë nuk e konsideron të mbyllur këtë kapitull. Ajo bën të ditur se Grupi parlamentar i LDK së është në pritje të një informate zyrtare nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nëpërmjet së cilës do të shpjegohej se kush ka dhënë urdhër për t'u hequr fotografia nga Kuvendi. "Natyrisht se do të ishte shumë e papranueshme po të mbahej seanca pa fotografinë e njeriut që është simboli i pavarësisë së Kosovës, atij që i vuri jo vetëm themelet por edhe shtyllat dhe kulmin e pavarësisë së Kosovës", ka thënë deputetja Tërmkolli. Edhe deputetja tjetër, Besa Gaxherri, tërheq vërejtjen se fotografia e rikthyer nuk është ajo e vjetra. Ajo thotë se tash në mur qëndron një fotografi krejt tjetër. Gaxherri konsideron se heqja e fotografisë së Rugovës nga organi më i lartë legjislativ i vendit do të thotë shumë, jo vetëm për partitë politike që e ndjekin filozofinë e tij politike, por edhe për mbarë popullin e Kosovës. "Heqja e fotografisë thotë shumë për popullin e Kosovës sepse ne shumë shpesh kemi gabuar nëpër etapa të historisë, duke harruar të kaluarën dhe duke e nëpërkëmbur atë. Prandaj edhe shpesh na është përsëritur historia", ka potencuar deputetja Gaxherri. Heqjen e kësaj fotografie, nuk e kanë dënuar vetëm LDK ja dhe LDD ja, por edhe paritë e tjera opozitare. Si shefi i Grupit parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ashtu edhe anëtari i kryesisë së Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, e kanë cilësuar si akt të lig, heqjen e fotografisë në fjalë. "Është një akt i lig që absolutisht nuk është dashur të ndodhë", ka thënë Makolli. "Njerëzit e ligj kanë vendosë dhe e kanë bërë atë gjest ashtu. Mendoj se askush nuk mund të mohojë rëndësinë dhe rolin e presidentit Rugova, për rrugën që e ka pasë Kosova", ka theksuar Maloku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi