Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Dielli i gjuhës dhe i traditës lind çdo ditë mbi Malnaja, si mbi para ,  afërsisht gjashtë  shekuj"    Nga Prof. Kristaq F. Shabani  Empty "Dielli i gjuhës dhe i traditës lind çdo ditë mbi Malnaja, si mbi para , afërsisht gjashtë shekuj" Nga Prof. Kristaq F. Shabani

18th July 2021, 13:00
Dielli i gjuhës dhe i traditës lind çdo ditë mbi Malnaja, si mbi para ,  afërsisht gjashtë  shekuj
 
Nga Prof. Kristaq F. Shabani
 
a.                  Ngjashmëria
Kur del dielli në mëngjes mbi majnaja, ka një bukuri reale, pa stisjen me të vogël…
Edhe studimi i kujtesës historike është mbushur me diej të vegjël, të cilët ndriten, kur depertohet në thelbe, por, shpeshherë, tentohet dhe nuk siguron dot mundësinë e njohjes racionale, por mbetesh në dhomëzat e empirikes.
Edhe studimi rrezellor ndriçues  për  arbëreshët, në gjithë procesionin  e dimensionalitetin e tyre jetësor, është  i vështirë, por në “planetin” e kësaj “Arushe” me yjet e saj, dallohen yje me moshë të vjetër dhe të re, hënëza të plota dhe në mbushje, por edhe diej të vegjël, të cilët  përcjellin rrezet me forcën e tyre të dritësimit diellor. Për të realizuar këtë nevojshmëri është vullneti dhe klasi profesional.
Studiuesit kërkojnë të eksplorojnë këtë fenomen të kujtesës të ndërlidhur me arsyen, faktin, argumentin, logjikën… Njëri prej syresh është dhe studiuesi Bexhet Asani, i cili, për vite me radhë, e lëvron këtë fushë…
Edhe prania reale  ka të fshehtat e saj për të realizuar përfundimin e ardhur nga analiza e mirëfilltë.
Dalja në dritë e librave të rinj, të cilët kanë specifikë  një tematikë të larme, (sikundërse dhe ky i Prof. dr. Bexhet Asanit), duke sjellë nga kohërat ato ngjarje të detyruara të sensit dramatik të lënies së Trojeve, të hedhjes së rrënjëve në Troje të tjera, kjo është tepër e dhimbshme, pasi ikjet gjithmonë kanë një figurim emblematik: “ Ikje me kokëkthyer pas”, mendje  gjithmonë që mbajnë në brendësinë e kujtesës imazhe të zanafillës, në gjithë komponentitetin e tyre, me gjithë ecejaket jetësore, herë të bukura, herë të hidhërueshme, të dhimbshme,  të cilat shpalosin bukurinë, por dhe mallimin, identitetin, adhurinë për kurorën e ngritur në dheun, ku gjetën tokën e dytë, pas emigrimit masiv.
b.                  Objekti dhe synimi
Që në fillesë  të librit, i jepet rëndësi objektit thelbësor :Arbërishtja arkaike, apo siç mund ta quajmë edhe gjuha e Skënderbeut, flitet sot e kësaj dite, në disa vende të botës. Arbërishtja flitet në krahinat Jugut të Italisë, në Kalabri e në Sicili. Një pasqyrim i plotë i autorit, në një shkrim shumë interesant  “GJUHA E SKËNDERBEUT APO ARBËRISHTJA NJË RARITET KULTUROR”. Dhe ky objekt analizohet gjatë gjithë përmbajtjes.
 
c.Personazhet kreativë arbëreshë dhe më gjerë
 
Jo më kot, Tomas Fuller citon : “Fondi i madh i jetës  s’janë njohuritë që ke marrë, por veprat që ke lënë”.
Kjo praktikohet dhe bind realisht dhe në sjelljen në këtë libër të personazheve kreativë arbëreshe,  të cilët profilizohen nga studiuesi si analitika për librin e studiuesit arbëresh,  Mario Masaro:  “Një monografi e thukët e me vlera për shkencat albanologjike”; “trokitje” e thellime në profile si:  “Konstandin  Bellushi, si një linguist  i shquar në botën arbëreshe”; “Profesor Xhuzepe Skiro Di Maxhio (Giuseppe Schirò Di Maggio) një poet e shkencëtar erudit”.
 Vend të rëndësishëm zënë në substrat Profesor Françesko Markjanò nëpërmjet shkrimit “Studiues i arkivave dhe dokumenteve arbëreshe” e tjerë.
Prof. Kostandin Bellushi, bashkë me F. Gramisci kanë krijuar një CD multimediale mbi historinë, folklorin dhe gjuhën e Pllatënit dhe me F. Santamaria, një CD multimedia tjetër për historinë, folklorin dhe gjuhën e Castroregio dhe Farneta. Prof. Kostandin Bellushi është në vlugun e krijimtarisë së tij shkencore.
 
Ç. Mosreshtja për të mbrojtur gjuhën, identitetin
 
Gjatë gjithë këtyre shekujve, sikundër e përmend edhe studiuesi, arbëreshët  nuk reshtën së menduari dhe së munduari të mbrojnë gjuhën e tyre dhe ta transmetojnë  brez pas brezi… A nuk janë dëshmi e gjallë e përpjekjes  për të hulumtuar, gërmuar në traditat e stërgjyshmërisë arbërore dhe për ta njohur këtë traditë? Kjo është realizuar në këtë libër me “hulumtimet” dhe prurjet e Antonio Belluscit, me pikturën e Senises, më veprimtarinë kulturore, artistike të Cetinës ,  e sjellë kjo te në shkrimi profilizues: “Një punë titanike e profesoreshës dhe piktores Çetina Macei”, ku sillet një profil i plotë i saj.
Shoqëria arbëreshe është tepër aktive me veprimtaritë tërë nerv të Shoqatave arbëreshe, të cilat përcjellin dhe konkurrojnë denjësisht në plan kombëtar e ndërkombëtar, e tjerë, duke realizuar atë fjalësi lapidar:
“Kur keni filluar të mos jepini kontribut, keni filluar të vdisni”  Elanor Rousvelt.
Në këtë libër buis shprehësia e thënies së Virgjilit :“Koha ikën dhe nuk kthehet më prapa. Nuk ka qëllim më të bukur, sesa të punosh që njerëzit, të cilët  do të vijnë më pas , të jenë më të lumtur, sesa ishim ne”.  
Kjo, pra,  shprehet në punimet e këtij libri, ku tradita, zakonet, ritet nuk “plaken”, por janë prezente tërë vlagë e flakë.
Këto forma transmentimi në “kompozicionin“ e tyre përcjellës  kanë ruajtur, më së miri, autoktonicitetin, hershmërinë kreative, të lindjes në djepet arbërore,  përcjellje të traditës me format e asaj kohe, pra figurativisht mund të shprehemi se, akrepat kohore të ngelura në fushëkohoren, në këtë rast, kanë një bukuri të epërme…
d. Hapësira rrokëse
Duke sipëruar dhe duke përsiatur me shkathtësi këtë pasuri e traditë larmitive, studiuesi   jep kontribut parësor në njohjen e “hartës“ së ngulitjes së arbërorëve, të cilët mbajnë ndezur frymën dhe traditën origjinale, mbajnë të pashur gjithashtu flakën e ndritshme të identitetit te arvanitasit, apo te të  gjithë shqiptarët e ngulitur në vendet lindore deri në Ukrainë, në Turqi, Kroaci dhe në vendet ballkanike e tjerë.  Në këtë kontekst,  duhet të shprehemi, duke komplimentuar nisma të tilla shumë jetësore dhe dritëdhënese për shekuj.
Ka të drejtë Shekspiri, kur thotë në mënyrë apostulike:
 “ Më shumë dua librat se fronin mbretëror”.
Fjalë këto parabolike, shumë domethënëse e ngulitëse.
Është mjaft domethënëse shkrimi “NJË KRYEPESHKOP NË SHËRBIM TË SHQIPTARIZMIT” ( Aleksandër Greco (Imzot Alejandro Greco), në të cilin përsillet  zjarri i pashuar nga Argjentina. Një shkrim ky tipik i rëndësisë së veçantë. Një informacion i gjerë e “reportazh” i paraqitur me vertetësi për kryeprotagonistin……
 
dh. Misioni  i studiuesve : “Përcjellja e vlerës”
 
Jo më kot  Calvin Codige  shprehet urtësisht:
“ Nëse nuk thoni asgjë, atëherë nuk do t’iu lusin t’i përsëritni fjalët Tuaja dhe një herë”.
Dhe poeti, shkrimtari  studiuesi Dino Koubatis paraqet me aftësi praninë e arvanitasve në Greqi dhe rolin e tyre kontribues, por qartësohet dhe përsëritet se ilirët dhe grekërit janë me prejardhje nga rrënja pellazgjisht, studim analitik ky, me mendje të kthjelluar dhe fakte, argumente e ilustrime model.
“Poqese se thua të vërtetën, s’ka nevojë  që të mbash mend asgjë” Mark Tëain.
Duke thënë të vërtetën e madhe për prejardhjen e shqiptarëve dhe për përhapjen dhe ekzistencën rezistente të tyre në vende, ku kanë emigruar,  dritohet rrjedhja historike. Dhe shfaqet figura e studiuesit të madh arvanitas, Aristidh P. Kolja, me kontributin e tij të madh dhe me profilin  real të një studiuesi, i cili spikati në mjaft vepra të tij si: “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, por,  në këtë paraqitje, zë vend  kumtimi për gjuhën pellazge, si gjuhë e perëndive, analitikë për veprën e tij madhore “ Gjuha e Perëndive”…
“Fondi  i madh i jetës nuk janë njohuritë, por vlerat” Tomas Fuller
Ndaj në këtë vepër përcillen vlerat.
 
 
Në librin “Zjarri arbëror i pashuar” shpalosen personalitete të sotme kurajoze dhe këmbëngulës në kërkimin dhe zbulimin shkencor, të cilët vijojnë rrugën hulumtuese dhe kumtuese të përligjur të pasardhësve të tyre të mprehtë. Madje, shumë prej syresh janë konkurativë, shumë prej tyre hyjnë me aftësi në rrëmba për gjetur të bukurën prezente në fushë e letërsisë, të artit, në histori, etnografi, etimologji, në artin e këngës dhe të pikturimit e tjerë. 
Studiuesit e sotëm arbëreshë kanë ndërmarrë studime me objekt të përcaktuar duke dhënë kontribut edhe në shkencën albanologjike, linguistikë.
 Në shkrimet: “Prof. ITALO ELMO një etnomuzikolog i shquar në botën arbëreshe  dhe atë shqiptare”,“Një piktor  që pasqyron  realitetin arbëresh”;  “Një poet, këngëtar e studiues  nga SHËN MËRTIRI (Viçenc Perrellis (Vincenzo Perrellis);“Këngë popullore arbëreshe apo vjershë arbëreshe për sonte” shkruar Elena Busciacco; “Bashkëshortët në ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe”;  Regjisorja Luçia Martino dhe Shoqata  “VOREA” nga Frasnita;  “SHQIPONJAT” Arbëreshe të  Shën Sofisë së  Epirit fluturuan në Amerikë!…;  “BILTË E FIRMOZËS” në mbrojtje të trashëgimisë kulturore arbëreshe”; “Mario  Kaliva, një artist arbëresh  që premton{“, apo  “Frangjisk Kandreva përkthyes i parë i De Radës? i F. Markjanoit).
Ky libër i ngjan një libri gjithëpërfshirës i hapësirës, ku flitet dhe shkruhet shqip. Dhe kjo është admiruese dhe të mbush me krenari se, në një territor të gjerë, frymohet në gjuhën e lashtë.
 
 
e. Transmetimi i gjuhës, traditave , zakoneve, riteve detyrë parësore
 
Ideja e shtimit të  përpjekjes të të gjithëve, të studiuesve të gjitha fushave, për të mbajtur të gjallë gjuhën e për ta transmetuar në brezat e ardhshëm, një detyrë prioritare e të gjithëve.
Autori ka arritur me këtë libër të realizojë synimin e Tij madhor, duke grupuar të gjithë forcat studiuese dhe realizuese për të vepruar si një grup i vetëm i organizuar për të arritur qëllimin, për të materializuar idetë, në një kohë e stad të caktuar për ecje...
Gjirokastër , qershor 2020
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi