Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"NJË BUQETË LIRIKASH NGA POETESHA MARGARITA SHILIPA" nga Prof. Bexhet Asani Empty "NJË BUQETË LIRIKASH NGA POETESHA MARGARITA SHILIPA" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:51
:Flamuri:NJË BUQETË LIRIKASH NGA POETESHA MARGARITA SHILIPA
Margarita Shilipa (Scilippa) lindi në Palermo nga prindër me origjinë nga  Horëae Arbëreshëve të Sicilisë. U diplomua në Institutin Pedagogjik në Palermo dhe mësoi për disa vite në krahinën e Torinos dhe pastaj në Horën e Arbëreshëve, ku iu kushtua edhe kulturës dhe gjuhës së vendit.
Margherita Shilipa
 
Është ndër themeluesit e Shoqatës Kulturore “Bota arbëreshe”(Mondo Albanese) me seli në Horën e Arbëreshëve. Shoqata Kulturore “Bota arbëreshe” që nga viti 1982 ka vepruar për mbrojtjen e gjuhës me kurse dhe doracakë, për botimet arbëreshe me libra kishtare dhe laike, për teatrin me shfaqje në disa treva arbëreshe, për artin me ekspozita të artistëve tanë.
Ka botuar poezi në revistat
 “Mondo Albanese” (Hora e Arbëreshëvet - Piana degli Albanesi - Palermo, Sicilia).
 “Katundi ynë” (Civita - Cosenza, Calabria).
 “Biblos” (Hora e Arbëreshëve).
 “Jeta Arbëreshe” (Ejanina - Cosenza).
 “Il Bandolo” (Palermo).
Ka botuar këta libra me poezi:
 “Re me rreze dielli - Nuvole con raggi di sole”, dygjuhësh (Pitti Edizioni – Palermo 2010; faqe 144).
 “Trëndafile rërje - Rose di sabbia”, dygjuhësh (Pitti Edizioni - Palermo 2014; faqe 103).
 “Ëndrra si re” (OMRA GVG - Tiranë, 2015; faqe 140) me parathënie të poeteshës shqiptare Luljeta Leshanaku, dhe pasthënie nga Vasilika Tafa e Shtëpisë Botuese “Ombra GVG” - Tiranë.
 
 
           Është e pranishme në këto antologji:
“Profilo storico-antologico della letteratura degli Albanesi di Sicilia” vol. III (Matteo Mandalà), në faqet 611-639 poezi të Marg Scilippa-s (Pitti Edizioni, 2012, Palermo).
 “Olipa kerran toivo” (Na ishte një herë shpresa) - Albanialaista nykyrunoutta (Poezi bashkëkohore shqiptare) - Përkthim në gjuhë finlandeze: Silvana Berki. Parathënie: Gazmend Krasniqi. - Aviador Kustannus, Tampere, 2019.
 
Teatër
 Ka marrë pjesë, që nga viti 1982, në organizimin e shfaqeve teatrale të dramaturgut Zef Skiro Di Maxho.
 “Ksulëkuqja (Kësulëkuqja) - Cappuccetto rosso” - përshtatur, shkruar arbërisht e përkthyer italisht nga Margherita Scilippa. Botuar nga “Quaderni di Biblos - Kartularet e Biblos”  (Teatro - Letteratura per ragazzi.  Testo bilingue arbëresh / italiano) - Piana degli Albanesi 2010. 
Kanë shkruar për poezinë e saj:
- në “Shqiptarja” (Redaksia Online - 8 qershor 2014) – Kulturë: Mbi poezinë arbëreshe e poeteshës Margherita Scilippa (me 12 poezi) nga Nasho Jorgaqi;
- në “Jeta Arbëreshe” n. 77, 2014: Poezi arbëreshe: Tirana ’85.
- në promovimin e librit me poezi “Ëndrra si re” (Ombra Gvg), mbajtur në Horën Arbëreshëve të Agriturizmi Valle (lugina) Himara më 19/04/2015, u shprehën këto ligjërata:
 “Kuptimi i librit Ëndrra si re botuar në Shqipëri” nga autorja.
 “Sogno e realtà nella poesia di Marg Scilippa” nga poetesha e piktorja Carla Amirante (Centro Internazionale di Studi Sul Mito, me seli në Palermo).
 “Fjala e botuesit të librit Ëndrra si re” nga Gëzim Tafa (Ombra Gvg, Tirana).
 “Ëndrra si re të Marg Shilipas, si befasi poetike” nga Vasilika Tafa (Ombra Gvg).
 “Mbi librin Ëndrra si re” nga Zef Skiro Di Maxho.
- në “Jeta Arbëreshe” n. 88, 2019: “Në lirikën e Margherita Scilippa-s: Dashuria si zanafillë e botës” - Alisa Velaj, nga Vlora.
 
 
SI DHRIA
 
 Lidhet fort villostari
me të shumta dredha mbështetjes së tij
e dhria* rritet e harlisur dhe e fuqishme;
furia e erës e shkund
shiu e breshri e lodhjën
por ngë* mund t’e shkuljën.
 Ashtu dashuria
çë na mban lidhur te kjo botë dorëngushtë
me fije të fortë e të pazglidhshëm,
çë na rrethon me malet e saj e na pengon
pamjen e pjesës më të gjerë të botës
sa mosgjë tjetër të jetë mbatanë...
t’i japjëm kurm ëndrravet
e thomse të fluturojëm.
 Shtumë rrenjë të humbëta
të pamundshme t’i shkulësh
dhe isht për këtë
se edhe kështu jesjëm*.
 
______________
* hardhia; nuk; jetojmë
ARBËR
 
 Te qetësia e natës
melodi të përmallshme
kitarra i bij
tuke përkujtuar
një dhé të largët e të panjohur
një atdhe të zbjerrë.
 Na rreth ulur
tuke kënduar rrijëm
të Bukurën More.
 Sytë tanë shkëlqejën
si yzet e atij qielli gushtor,
një dashuri e moçme zgjohej
si për magji,
një flakë e gjallë dhizej
te zëmrat tona:
krenaria të jemi arbëreshë!
 
 
(Nga MARG SCILIPPA: “RE ME RREZE DIELLI” (Pitti Edizioni – Palermo, 2010)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi