Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:01
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38′ dhe 42 grade e 39′ te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16′ te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.


Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:02
SISTEMI BANKAR

Banka e Shqiperise eshte i vetmi autoritet per licencimin e bankave per te ushtruar veprimtari bankare ne Shqiperi. Banka e Shqiperise percakton me akt nenligjor shumen e kapitalit minimal fillestar te bankave dhe ndryshimin e kesaj shume nga njera periudhe ne tjetren.Nese nje banke e huaj propozon te zoteroje me shume se 10% te kapitalit te nenshkruar te nje banke, banka e huaj duhet te jete e autorizuar nga autoritetet perkatese te kryeje veprime te pranimit dhe te grumbullimit te depozitave ne para, ose fonde te tjera te ripagueshme ne vendin e huaj ku drejtoria e saj qendrore ka seline. Ne Shqiperi veprojne 12 banka te nivelit te dyte

Ne Shqiperi veprojne aktualisht 12 banka te nivelit te dyte, te licensuara nga Banka e Shqiperise. Deri ne fund te vitit 1998, ne Shqiperi ishin licensuar nga banka qendrore 10 banka te nivelit te dyte, nder te cilat dy me kapital teresisht shteteror, Banka e Kursimeve dhe Banka Kombetare Tregtare. Me pas eshte pajisur me licence edhe “Fefad Bank” dhe se fundi dega ne Tirane e “Bankes se Pare te Investimeve” sh.a. Ne Shqiperi jane licensuar nga Banka e Shqiperise keto banka te nivelit te dyte: “Banka Kombetare Tregtare”, “Banka e Kursimeve”, “Banka Italo-Shqiptare”, “Banka Arabo-Shqiptare Islamike”, “Banka Dardania’, “Tirana Bank”, “Dega e Bankes Kombetare te Greqise”, “Banka Nderkombetare Tregtare”, “Dega e Bankes Alpha Credit A.E”, “Banka Amerikane e Shqiperise”, “Fefad Bank” dhe “Dega ne Tirane e Bankes se Pare te Investimeve”.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:02
TRANSPORTI


Korridoret Rrugore
Portet Detare
Transporti ajror
Shqiperia ka sot vetem nje aeroport nderkombetar civil.Aereporti i Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje kapacitet perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Ne kete aeroport jane bere disa investime nga kompania gjermane Siemens per permiresimin e pistes dhe vendqendrimit te avioneve.Gjithashtu, po diskutohet per ndertimin e terminalit te ri te pasagjereve, i cili do te mundesoje rritjen e kapacitetet me deri 600 mije persona ne vit. Vlera e ndertimit te terminalit parashikohet te jete rreth 30 milione dollare. Ne aeroportin e Rinasit kryejne fluturime 12 shoqeri ajrore, ku nga keto 10 shoqeri jane te huaja dhe 2 jane te perbashketa me kompani shqiptare.
Shume shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me financues kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
Porti detar i Durresit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne kete port ka filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka Boterore mbulon pjesen me te madhe me 17 milion dollare, Fondi i OPEC-ut per Zhvillimin Nderkombetar 5 milion dollare dhe qeveria shqiptare 1 milion dollare. Punimet perfshijne ndertimin e tre kalatave te reja, rikonstruksionin e kater kalatave ekzistuese, rikonstruksionin e shesheve dhe rrugeve brenda portit, blerjen e vincave te rinj dhe pjeseve te kembimit per to, blerjen e paisjeve teknologjike, etj.Gjithashtu, jane orfuar edhe 34 milione dollare per modernizimin dhe zgjerimin e tij, nga te cilat 11 milion dollare jane kredi te dhena nga Programi PHARE i Komunitetit Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti perfshin ndertimin e terminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij ekzistues.90 % e volumeve te transportit detar ne Shqiperi kryhen nepermjet portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 milion ton. Ne port aktualisht perpunohen anije deri ne 15 mije ton, ndersa me thellimin e akuatoriumit hyres te portit pritet qe ne te, te perpunohen anije deri ne 40 mije ton. Rehabilitimi i kalatave, murit dallgethyes, kthimi i zones doganore ne zone fiskale, do ta beje portin detar shume te fuqishem dhe shpejtesia e perpunimit te anijeve do te rritet 2-3 here. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane, qe lidhin Durresin me porte te tjera te Mesdheut. Nga 2-3 tragete ne dite qe perpunoheshin ne kalatat e portit, tashme numri i tyre eshte dyfishuar.Nderkohe, edhe ne Portin e dyte te vendit per nga rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe pritet te kryhen investime te konsiderueshme. Keshtu, per vitin 2000, ne kuadrin e programit te bashkepunimit nderkufitar Shqiperi-Itali, do te financohet faza e dyte e ndertimit te Portit te Vlores, financim i cili arrin ne vleren 9.4 milione ECU. Ky financim do te mbuloje investimet per realizimin e punimeve te germimit sistemimit dhe ndertimit te rrugeve te brendshme te portit.Ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore, Lindje-Perendim, Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te 8-te, Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre, tashme ka filluar puna.Ndertimi i korridoreve rrugore filloi ne vitin 1993 me korridorin Tirane-Durres. Deri tani jane ndertuar 9 km te kesaj autostrade, ndersa punohet edhe ne segmente te tjera te ketij korridori.Aktualisht, me nje financim prej 19,8 milione ECU nga Programi Phare punohet per ndertimin e segmentit Durres-Rrogozhine, pjesa e pare e korridorit Lindje-Perendim ne Shqiperi. Ndersa, me nje financim te Bankes Evropiane te Investimeve prej rreth 20 milione dollare, punohet per ndertimin e superstrades Rrogozhine-Elbasan.Pas dy segmenteve Durres-Rrogozhine dhe Rrogozhine-Elbasan, se fundi kane nisur punimet per ndertimin e superstrades Librazhd-Qukes. Ndertimi i kesaj superstrade me gjatesi 22 kilometra eshte financuar nga Komuniteti Evropian me nje shume prej 16 milione dollare.Segmenti Qukes - Qafe-Thane perben pjesen e fundit ne token shqiptare te korridorit Lindje-Perendim. I vetmi segment, per te cilin nuk kane perfunduar procedurat perkatese mbetet Elbasan-Librazhd.Ndertimi i te dy korridoreve rrugore ne Shqiperi, Lindje-Perendim dhe Veri-Jug, kerkon ne total nje vlere financimi prej 1,6 miliard dollare.Deri ne vitin 1945, rrjeti i pergjitshem rrugor ishte 2800 km., prej te cilave vetem 400 km ishin asfaltuar.Mbas ketij viti deri ne vitin 1990, rrjeti rrugor arriti ne 7450 km, prej te cilave 2850 km ishin asfaltuar.Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne transportin e mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte ndertuar terresisht mbas luftes se dyte boterore, duke filluar me hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne 447 km.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:03
Pasuritë Energjitike

Nafta dhe qymyret

Zona e Fierit eshte nje nga zonat me te medha, me dy vendburime nafte, Patosin dhe Marinzen. Ketu nafta gjendet ne zonat ranore dhe ka permbajtje te larte benzine. Perpunimi i saj behet ne qytetin e Fierit, ne kompleksin kimiko-energjetik.Zona e rrjedhjes se poshtme te Devollit, me vendburimin e Kucoves eshte zona me e vjeter e naftenxjerjes ne Shqiperi.Perpunimi behet po ne Kucove.Zona e Mallakastres eshte me e madhja per nga shtrirja dhe ndryshon nga dy te parat se ka permbajtje me te madhe mazuti. Ne Ballsh behet edhe perpunimi i thelle i naftes.Zona e rrjedhjes se poshtme te Vjoses, me vendburimin e Gorishtit eshte zona tjeter naftembajtese dhe perpunimi behet ne Cerrik.Shenja naftembajtese shfaq edhe rajoni detar, ku po kryhen kerkime nga shoqeri te huajaVendburime te tjera jane ato te gazit te thate si ne Bubullime, e Divjake te Lushnjes.Vendin kryesor ne tere propdhimin e qymyrgurit e ze rajoni juglindor, i cili permban shtresa qymyrmbajtese me shtrirje nga Pogradeci e Mokra deri ne gropen e Kolonjes. Jane vene ne shfrytezim disa vendburime si ne zonen e Pogradecit, ne vendburimet e Alarupit dhe te Petrushes, zona e Korces me vendburimet e Mborje Drenoves, kurse zona e Kolonjes me vendburimin e Bezhanit.Rajoni i Tiranes perbehet nga tre zona qymyrmbajtese, fusha e Tiranes, me Valiasin dhe Mezezin, fusha e Durresit me Manzen e Gerdecin dhe malesia e Kerrrabes dhe e Mushqetase. Ne Valias behet edhe pasurimi i qymyrgurit.Rajoni jugor ka zonen e Memaliajt, ku gjenden edhe fabrika e pasurimit.Megjithese qymyri i Shqiperise eshte teresisht i tipit linjit dhe me cilesi te mira, ai aktualisht po shfrytezohet shume pak. Keto miniera mbas vitit 90′ pothuaj jane paralizuar teresisht.

Vendburimet e mineraleve metalorë

Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor. Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia (Laç).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire, Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe elektroliza e bakrit behet ne Rubik. Edhe kjo industri mbas viteve 90′ ka ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit. Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash, Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit ‘90 jane dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice, Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika. Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te viteve 70′.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht. Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine. Nxjerja dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te mermerit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:04
Arsimi

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar

Arsimi profesional

Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve ‘45-’90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, “Harry Fultz”, “San Edigia”, GTZ, “Swisscontakt”, Kulturkontakt, etj.

Arsimi i Larte

Akademia e Shkencave

Arsimi jopublik (privat)
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:05
Popullsia

Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve ‘70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin ‘89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin ‘95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it (Janar 2000), 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht jashte territorit te Shqiperise.

Portet

Qe ne kohet e lashta ne bregdetin shqiptar kane funksionuar skela si ne Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlore (Aulone), Apoloni, Sarande (Onhezmi), etj. Gjate shekujve VII-XII Durresi ishte skela kryesore ne perendim te Perandorise Bizantine. Gjate periudhes se principatave arbre u ngriten skela te vogla kryesisht ne grykat e lumenjeve ne Shirgj (Bune), Shengjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtove (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinarice, zhvillimi i te cileve u frenua gjate periudhes se pushtimit osman. Gjate viteve 1928-1934 u ndertua porti detar i Durresit dhe pontile druri ne Sarande, Vlore e Shengjin, qe u shkaterruan nga pushtuesit gjate Luftes se Dyte Boterore. Pas clirimit, deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durresit dhe disa kalata betoni ne Vlore, Sarande e Shengjin. Gjate bregdetit Jon jane ndertuar kalata epontile ne gjirin e Spilese ne Himare dhe ne Sasaj (Lukove) qe sherbenin kryesisht per transport agrumesh.Porti kryesor i vendit eshte ai i Durresit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit te anijeve, ne bashkepunim me portin polak te Gdanskut.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

24th February 2008, 21:05
Hidrografia

Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, “tokat e lagura” konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat “kenete” apo “mocal” nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.

Bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij.
Vija bregdetare e Kavajes ka nje gjatesi prej 34-35 km dhe permban nje larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe ne det.Plazhi i Golemit, i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkembi i Kavajes dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi 1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe, drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve, dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane detit jane ndertuar disa vila tip alpine.Plazhi i Carines (i Bagose) shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5-6 km gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3 kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me Rivieren e Jonit, duke e konsideruar “perla e Adriatikut”.Plazhi i Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor. Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore, ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5-6 km, eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400 metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne det.
Sponsored content

Sa e njohim ne shqiperine Empty Re: Sa e njohim ne shqiperine

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi