Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Në dritim : Konstrukturiteti, përshkrimi , natyrim-personaliteti dhe analitika psiko-morale e kryepersonazhit Nënë Tereza”   Empty “Në dritim : Konstrukturiteti, përshkrimi , natyrim-personaliteti dhe analitika psiko-morale e kryepersonazhit Nënë Tereza”

5th February 2020, 15:46
“Në dritim : Konstrukturiteti, përshkrimi , natyrim-personaliteti dhe analitika psiko-morale e kryepersonazhit Nënë Tereza”

Analitikë e priciptë ( përsiatje e analitikuar ) për librin:
“ Bisedë shpirtërore me Shën Nënë Terezën” i autorit Zekerija Idrizit

Nga Prof. Kristaq F. Shabani

Thelbësore në çelnim të prologimit

Është një analizë dhe bisedë e shpirtë, ku zbrazet me aftësi shpirti dhe dalin në pah dritërisht madhërimi dhe konceptualiteti jetësor, në të gjitha kahjet dhe dimensionet.
Qysh në prologim, fillesë të kësaj paraqitje, autori ndez “relievin shkrimor”; parapregatit klimën natyrore shkrimore me reflekse vetëtimash e shkreptima rrufesh, ndezjen e barometrit emocional të krijimit, ku do të korsojë, duke përdorur figurim e simbolim të prushtë, duke parapregatitur lexuesit për “inkadeshencën” dhe prushëzimin e substratit. Një hyrje në “paradhomë”, para se të hyjë në “odë”, ku dhe vetë krijuesi parapërgatit dhe vetveten për skenat e prushta të Ëngjëllores së madhe, sikundërse e motivon me të drejtë personalitetin, kryepersonazh të tij, Nënë Terezën ...

Analitika e kryefigurës në kompleksitetin lëvizës dhe pikëhorizontin…

Përkushtesa e arkitektuar mirë e Krenarisë realizatore të Kombit, ku një nga kryefigurat e tij, produktore e dashuri-humanizmit, e mirësisë dhe e paqetimit botëror, ndrit si tejfeniks në konturet e hartës mençurore të Kryenjerëzisë.
Autori e ndjen dhe është i vetëndërgjegjshëm, se analitika e një figure të përmasave të tilla kërkon dinamizëm këndvështrimi, hulumtim të jetës, të përpjekjadës së saj të madhe, të nxjerrjes në pah të Madhështisë efeliane të Mirësisë, Humanizmit, Dashurisë njerëzore, të Mbrojtjes njerëzore, të shpëtimit varfëror dhe të legjimitetit në maksimum të të Drejtave Njerëzore.
Në këtë kontekst, autori Zekerija Idrizi, e di mirë se, do të ketë një stërmundim të bukur për të arritur në një finish, i cili është i paarritshëm për këtë “Tablo” jetësore, që përshfaqet në dimensione dhe në shumëanëshmëri elastike.
Është realizuar një gjeturi: Ndarja e krenativitetit që Shën Nënë Tereza është dhe bashkëkombëse e tij, por edhe “vendase” e tij, sikundërse dihet që, kjo ka kumbim “metalik”, fjalor të ndjeshëm dhe melodiozitet të prushtë, me forcën krijuese (kreative) duke i vendosur vetes detyra që të mos mposhtet nga emocionaliteti i përshkrimit të figurës, për të mos lejuar “denatyrimin” dhe rënien e lirë në emocionalitete graviteti të panevojshme.
Ky përcaktim luan rol e shpërfaqet zellshëm gjatë gjithë kompozicionit të veprës.
Vendosja e raportit “Nënë – Bir“, e ka ndihmuar autorin të jetë i kujdesshëm dhe të hyjë me aftësi në gjeneralitetin krijues dhe ta shohë Figurën e madhe me shikim thellësor, duke mënjanuar këndvështrimet për hir të saj, apo të eliminimit nga superioriteti dhe fama e saj ... Pra, vendosja e një kontakti ngrohtësor, sjell eliminimin e shfaqjeve të çuditësisë aktive, gjatë eksplorimit të figurës.
Pyetjet retorike, të cilat dalin e shfaqen gjatë rrugëtimit krijues, si ato që kanë të bëjnë me orientimet si Komb, apo me prezencën e disa besimeve e nënbesimeve fetare dhe lidhësinë midis tyre, me kontradiksionet e lindura gjatë rrugës, dhe pyetje të tjera, jepen me përgjigje realizatore dhe të besueshme, kur ndriçohen mendjet dhe, në këtë plan, e ribind veten.
Dhe me të drejtë autori shprehet: “Ta them sinqerisht tani: Këmbimi i njohurive dhe eksperiencave në debatet e diskutimet tona ndërkonfesionale për mua është një nga dhuratat më të çmueshme kozmike, qiellore...”.
Kjo dhuratë çon, përfundimisht, te përçimi global i paqes dhe i dashurisë, virtyte këto malnaja të botës shpirtërore Njerëzore..., të harmonizimit të të gjithë faktorëve dhe elementëve përbërës të psiko-moralitetit botëror, e dritojnë prezencën e aktorëve të fuqishëm.
Konsulenca e përvijueshme me figura të produktit material mendimor të ndritshme të kreativitetit dhe njerëz të besueshëm si të shkencëtarit, filozofit, etnologut dhe eseistit të famshëm gjerman, Dr. Hans Peter Dür (1929-2014), fitues i Çmimit “Nobel” për Paqe, në vitin 1995, apo të teologut shkëlqimtar zviceran, Dr. Hans Kung, e tjerë, realizojnë mendime e përshfaqje realiteti, kapje pozicionesh në shtrirjen kompozicionale të librit. (Kjo është një linjë e përdorur nga autori për të zhvilluar qëllesa- synimet e tij, duke veprimuar kategori njerëzore “diagramore” e shkallëmore intelektuale vepruese e duke lëvizur me kujdes me personazhet e tij, që kryejnë rolet e caktuara me të folurën, simbolikën, figurimin dhe heshturinë tyre me dritën dhe hijesinë e tyre, me vitalitetin e guximtarinë e tyre, me ‘statizmin” dhe kokëfortësinë e tyre, me inteligjencën dhe verbërinë e tyre. Me një përkufizim total, mund të thuhet: Kontrast i nevojshëm për narrativitetin pulsant.

Daltim e gdhendje e Kryefigurës e shtrirë në gjithë diagramën ritmuese përshkruese

Shtysa e një shumëfrazëshi terezian krenimian: "Me gjak jam shqiptare, jam murgeshë katolike, por me mision i takoj botës..., vij nga një vend i vogël, por bujar, i quajtur Shqipëri…" ndez katërcipërisht trurin dhe përvalon e përvalëzon gjithë detajet e ilustracionin, duke bërë një thirrore plotore për t’u krenuar prej nga rrjedh.
Analitika e figurës, e tipizuar kolosale e gjithënjerëzore, imazhi i saj ëngjëllor si dhe përkatësia e besimit katolik kristian, e bën mënyrën e trajtesës dhe të përballjes, jo vetëm drejtpërdrejt, e në sfond, por edhe në kahje të tjera, duke konstrastuar natyrshëm me fjalëmanitë, dokërrimet, “psalmet” anti Terezë të tendencës injoranto-fanatike, produktore të përbaltjes. Autori pozicionohet mirë në dhënie të kundërsulmit “fatal” ndaj kësaj “profanie”…

Spikatje evidentuese boshteve dinamike

*Është për t’u evidentuar dhe fakti që autori, si gjithmonë, në veprat e tij, ka prezencë në rrugëtimin e veprës bashkëshorten e tij të mençur, me të cilën konsultohet dhe, hera –herës, vendos për zhvillimin e linjat, një duet ky, i cili lëviz fantastik në “ relievin e fushës përmbajtësore”.
*Pra, spikat dymendësia e shkrirë në një mendësi vlerore krijues – bashkëshorte dhe unifikimi mendimor në hyrjen në thellësi të një rruge të ndritur Tereziane. Por, në këtë vepër, gjenden dhe simptoma dialoguese edhe me të bijat e tij, përforcim ky dhe hapje e bukur e lindjes së komunikimit për tema madhore dhe përcjellje e nevojshme e fillimit të kontributit edhe të brezit të ri të arsimuar, i etur për kulturim.
Autori është vetëdijor në përcaktimi tipik në përqafimin e drejtë të pikës së horizontit të duhur, duke përqafuar Perëndimin dhe përkufizon Lindjen.
Vërehet shtytja aktive e kreatorit për të pasqyruar profilin madhor të Nënës.
Ndesh në një befasi të menduar bukur, në pasqyrim të ideve dhe të mendimit përparimtar, larg klisheve dhe insinuatave lodruese për të çpersonifikuar me primitivizëm të shenjtën, të adhuruarën, duke përdorur karakterin e fortë ilustrativ, e cila i kap “mat“ njerëzit e përkufizuar me art në kahje negativiteti.
Respekti, dëlirësia, pasqyrimi real i fenomenit, këndvështrimi dimensional dhe zinxhiror pa kurbime për personalitetine nënës Terezë, që motivohen qartësisht edhe në fjalimet e saj perëndore, pikante dhe mëshuese. Kjo përshfaqet te paraqitja e frazës gjeniale Tereziane: "Nëse, për shkaqe objektive, nuk mund t'u dhuroni gjë varfanjakëve, puna më e madhe që mund të bëni është të përhapni dashurinë në familje, te të afërmit tuaj!” Apo në frazëmadhen: “Unë nuk mund të marrë pjesë në një drekë festive të tillë, ndërsa njerëzit tanë vuajnë nga uria, vdesin... Ne duam të jemi të varfra si ata, për dashuri ndaj Zotit dhe për t’i kuptuar ata deri në fund”.
Kjo është një shpalosja e virtyteve, karakteristikave kryefjalë të Nënë Terezës me një ilustrim real në kohën e celebrimit të Nobelit...Ajo e “okupuar” nga dëlirësia dhe qëndrimi njerëzor, duke kaluar nëpërmendje vuajtjen dhe varfërinë e njerëzve, shfaq e tensionuar nos përshtatje e saj dhe ambientimi me këtë gjendje dhe ndez kërkimin e mendimit për të bërë vetëm Mirësi, duke “harruar” veten ..., duke realizuar kështu përshfaqje thelbësore e mishërimi të plotësisë edukuese, etike dhe rituale mirësore.
Autori, nëpërmjet “kronikimit” dhe përsjelljes së nderimit, që i bëhet në botë figurës së Nënë Terezës për kontributin e saj madhor, së pari, kalon kufinj kovencionalë dhe përbashkon gjithë popujt, hapësirat, ku është ngritur në art dhe respektimi dhe ky respektim është më maksimali.
Fitues të Çmimit “Nobel” për Paqen janë të mjaftë, por në këtë Panteon nderues, shenjtorja Tereza është kryefjalë. Këtë e tregojnë “kodet” dimensionale nderuese: shtatore e buste të shumta si dhe qindra libra që paraqesin profilin e saj, apo japin veprimtarinë e saj mirëfillore.
Shenjtëria ka vetinë e ndikimit të vizionit spiritual te besimtarët e të gjitha besimeve, të cilët kapërcejnë besimin ndërgjegjërisht dhe shenjtërisht.
I drejtë është evidentimi, po kështu, i vetisë të shfaqshmërisë së shembëlltyrës në vende dhe në kohë të ndryshme, duke siguruar lidhësinë e profilizimit e duke realizuar kalimin e kohës konvencionale.

Karakteri ilustrativ në dialogimin shpirtëror

Përkimi dhe krenimi i shqiptarizmës në këtë dialogim:
Në një momentum të këtillë spiritualiteti e religjioziteti maksimal, iu afrova ballë për ballë Nënës dhe i fola me plot entuziazëm:
"Nënë, jam shqiptar, i takoj besimit islamik, por, me respektin më të lartë, përkulem përpara madhështisë së Veprës Tënde! Ti vetë je providencë e Zotit në tokë!"
"Zekerija, biri im i dashur, të bekoftë Perëndia! Ti dhe unë jemi vetëm shërbestarë të Zotit në tokë. Duke qenë se e dashuron me shpirt Zotin, të lutem: “Përço paqe dhe dashuri në botë! Të jesh në paqe me Zotin, do të thotë të jesh në paqe me botën. Le t'i shërbejmë njerëzimit, meqë ne të gjithë, pa kurrfarë dallimi, jemi bijtë (krijesat) e Tij!“
( Mund ta quaj “emblematike” dhe krenim që del në pahësi qenia shqiptar, një kombi i vogël, por i lashtë dhe dimensional, i shquar e trimëror, besnik dhe me botë shpirtërore të epërme, i cili ka nxjerrë një “dritësim të tillë hyjnor” dhe nderohet me një Kryepersonazhe të njohur përbotshëm… Nacionalitetet e tjera duan t’i krijojnë këto kryefigura, t’i plastelinojnë e t’u japin formë artificial për t’i pasur si “statuja” apo denjojnë edhe dhunshëm t’ua marrin”hua” nacionaliteteve të tjera, ndërsa ne kemi Kryefigura të tilla MALNAJA, për të cilat, jo vetëm të krenohemi, por edhe t’i mbrojmë ato me dinjitet. Kjo mbrojtje duhet të vendoset edhe në Kushtetutat tona më qartë dhe më me forcë… Ky është ligjësimi i duhur. Cënimi i këtyre kryefigurave cënon integritetin kulturor, përfaqësues dhe monumental të Kombit. Këtu duhet t’i nxitim etjen autorit, që, sikundërse veproi me Nënë Terezën, në këtë libër, nga pozicioni i tij, le të bëjë dhe një “Bisedë me Gjergj Kastriot Skënderbeun”, nga pozicioni i tij intelektual fetar bashkëkohor për t’u dhënë “kupën e helmit” të produktit mental shtrëmbëruesve dhe skeletorëve, profanëve të sulmimit edhe kësaj figure. Me këtë libër, që po analizojmë, krijohet një përvojë…).
*
Ç’përdorimi fantast i sjelljes së personalitetit të saj me shprehësi të dashurisë njerëzore, si dhe të afërsisë në pozicione:
“Sikur isha në ëndërr dhe njëkohësisht në një realitet të prekshëm që e shqisoja mrekullisht. Fatamorganë! Nëna më mori për dore dhe më uli pranë në të djathtë. Sakaq ia behën të gjithë profetët e shenjtit e Perëndisë…”.
Autori zbulon plejadën e burrërisë dhe fisnikërisë së Kombit, duke tipizuar gjakun iliro-dardano arbëror. Nxjerrja në pahësi e figurave madhore si: Justiniani i Parë, Konstandini, Aleksandri (Leka) i Madh, Shën Jeronimi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Papa Shën Klementi XI (Gjon Francesk Albani) dhe shumë figura të tjera eminente kombëtare driton prezencën krenative, por dhe zbukuron tejet kryevëmendjen e analizës.
Vlerësimi dhe evidentimi i fismërisë të kryegrave të Kombit e realizuar me vërtetësi dhe ilustrim. Mbërritja në kujtesën shkrimore e Mbretëreshave: Olimpia, Daidamea e Teuta…E vijim radhë me: Rugjina Balsha, Donika Arianit Kastrioti, Elena Lukrecia Peshkopia, Elena Gjika apo Dora D'Istria, Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Shote Galica, Nora e Kelmendit dhe një radhitje trimëreshash të shumëanshmërisë, përfaqësuese tipike të femrës së Kombit të lashtë, duke treguar shumatoren e fismërisë dhe fisnikërisë së femrës shqiptare.
Paraqitja e “skenave”, ”mizaskenave” mologim-dialogimeve, retorikave, kundërpërgjigjeve, pyetje – përgjigjeve, analitikave, rrjedhojave e tjera, jepen me gjallëri mendimi, reflektimi dhe deduksion logjik.
Mund të paraqesim një “afresk” tipik të specifikuar simbolikisht, sipas një paraqitjeje :
Erdhën të paftuar, zhurmues, zëçjerras, ulërimëklithës, hungëllim dreqësish me dëshirim: “Hyrje në Tempullin e Paqes e për të çuar në gijotinë shenjtoren tonë, o për ta hedhur në turrën e zjarrit!” (Përafërsi paraqitje e anës teksuale e shkurtësuar).
Sfondi : I qarkuar.
Autori krijon plotësi përshkruese dhe sjellje personazhesh tipikë konstraktivë dhe të ngjashëm në unitetin për kundërveprim e baltosje, apo më tej eliminuese me një gjuhë simbolike në “modë”:
Në sfond e rreth e përqark u radhitën miliona varfanjakë nga e mbarë bota…Që të gjithë të zhytur në meditim shpirtëror, në lutje e urata për të shenjtën Nënë.
Pak më tutje, larg prej nesh, shtyheshin në radhë dishepujt e egër të djallit, komplotistë të fshehtë, antikrishtë monstra, xhuxhmaxhuxhë, liliputë, çallmaxhinj tradhtarë të atdheut e të Zotit, shkërdhatë të veshur me petka engjëlli, por me zemër djalli…(Paraqitje kjo e dritshme dhe zëshpuese).
Del në dritë veprimi perëndor i Nënë Terezës, forcës së saj vepruese aktive e “shkatërruese” ndaj forcave të kryenegativitetit:
“Sakaq, rrezet e fuqishme të dritës së shenjtores i verboi dhe, aty për aty, një britmë apokaliptike nga qielli i rrënoi përdhe, duke i shndërruar në mumje, në trupa të balsamosur. Trupat e tyre u zhytën në thellësitë e tokës, në rrathët e ferrit dhe në katakombet e Hadit. ( Personifikim ky real dhe përshkrim detajues simbolik autorial i gjendjeve dhe i verbimit dritësor të shenjtores ndaj përfaqësuesve të britmës, ulërimës, fjalës pa shpirt, spikatje e veprimit të të Shenjtëruarës; “penelatë” pikturore e gjendjeve antinjerëzore, apo ikjes, lajthitjes nga frymoriteti i qenies dhe përshtaja me reflekse” të pakondicionuara).
Përpara “Hyjnive” destinimi i kundërshtesës shndërrohet në hi, fiket me inat të verbuar dhe mallkesë të vetvetes të produktorit ose “thashethemnajës”, pasi akti veprues mençuror dhe dritësimi e mund rreptë hijësinë…

Aktrimi real i aftësive dhe administrimi i proceseve volitive kreative

Skena me të vërtetë të improvizuara bukur, të cilat marrin karakter të fortë real dhe përshkruhen me aftësi pjekurore mendimore.(Duhet vijuar e përvijuar ky stil, madje duke e fortësuar e ngritur jo vetëm në detaje, por edhe në simbolikë).
Kontrasti i dy lloj personazheve është vendosur bukur në karakterin ligjërues dhe krijimi i afrimitetit njerëzor është triumfues e mbushamendës. ( Bukuria e këtij libri shprehet dhe në përballje personazhesh në përballjen e madhe, jo vetëm të drejtpërdrejtë, por edhe në përshkrim narrative).
Në shpjegimet e tij maturore, autori me shprehësi frazeologjike, të buruar nga bota e tij spiritule realizon këndvështrimine tij rrëfimor, tregimor, duke produktuar “narrativitetin” e kthjellët dhe të sinqertë...Kërkon të bëjë një rishpjegim të profilit të Shën Marisë në detaje dhe të përsjellë edhe lindjen e Jezusit, sikundërse dihet pa prekje, në ruajtje “triumfale” të virgjërisë elitare… , si personifikim i virgjërisë shenjtore.
Në këtë rrëfim, protagonistojnë njerëzit e mëdhenj profetikë mbushamendës, të cilët, nëpërmjet dialogimit sjellin krijesën e pushtetshme, të besueshme e lindur nga një “SHEN” ëngjëllore, e cila sjell në jetë Njeriu “Perëndi”, të cilit do t’i drejtohej mbivëmendja njerëzore, nga i cili presin mbishpëtimin dhe ecjen në binarë, duke mënjanuar mëkatinë, dredhinë, lajkatërinë e duke vënë në procesin volitiv njerëzor dinamikën e njeriut besues për përvijimin rrugëtor të jetës... ( Unë e këndvështroj këtë, në kuadrin edhe të besimit tim fetar).
Përshkrimi konceptualtiv dhe krahasimi në dy formatet e tij i drejtpërdrejt dhe jo i drejtpërdrejtë tregojnë përshfaqjen e përsjelljen e ngjasimit, të shembëllimit tejkohor me kohën, kur dolën në pah figurat profetike …
Evidentuese:
Në një kapitull të veçantë autori tregon duke u nisur nga këndvështrimi i tij për profilin “Jezus”, paçka se rrëfimi i tij niset, duke agumentuar nga Kur’ani ( gjë e mirë kjo, e pranueshme, e drejtë), kjo dhe për faktin që autori vetë është mysliman dhe ky ka qenë dhe koncepti i argumentuar i krijimit të këtij libri, paçka se Kur’ani është shumë i pasmëvonshëm se Bibla dhe, natyrisht, sjell kriterin shpjegues me këtë argument, duke përdorë emërzimin kur’anor të parin dhe pas tij atë biblor. Është, pra një zgjidhje dhe zgjedhje e drejtë autoriale, i cili e vendos të “parin” emërtim të “dytin”, duke u nisur nga tendecialiteti i të qenurit “mysliman”.... dhe ka më lehtësirë, në këtë lloj shpjegimi të densitetit të ngjarjeve.
Autori, pra, realizon një shpjegim të saktë të “arkitekturës krijuese” të besimit kristian, e sidomos për Jezusin, nëpërmjet edhe thënieve të profetit Muhamet. Këtë shpjegim e realizon për të shuar antisulmet e për të dhënë leksion, se si mbrohet një Shën Terezë e Madhe, duke përdorur gjatë gjithë përmbajtjes argumentin e fortë logjik, duke çelë dritare të reja te antikundërshtuesit me ide pa mentalitet, tjetërsi kryesisht mekanike me goditje të shtyra. Në këtë drejtim, autori Zekerija Idrizi është koherent, befasues, dinamik, guximtar në të gjithë “Bisedën shpirtërore me Shën Nënë Terezën “ dhe ia ka arritur qëllimit të tij final me këtë leksion rrëfimtar, dialogues, objektiv dhe thellësor, duke përdorur me shumë aftësi profecitë muhamediane.

Në spektër trajtese për vëmendje maksimale :

Autori është deklarues me të drejtë që, këtë aftësi trajtimi, e përfitoi maksimalisht, kur : “Zoti u tranferua në zemën time”. (Kjo tregon besimin e fortë ndaj Zotit dhe zotimin e tij për të ndjekur rrugën e tij. Një sprovë e vërtetuar katërcipërisht, deri më tani).
E drejtë dhe justifikuese përgjigja e kësaj pyetje autoriale: “Vallë, ka mëkat më të madh se ajo që në emër të Zotit të shkatërrosh vetë veprën e Zotit?”(Përgjegjësi morale dhe ideore!)
*Përthithja e shkëndijave spirituale në natyrën berlineze, mbushje energji pozitive del në pah gjatë përshkrimeve dhe kontakteve (Emancipim plotor i ndikuar nga një kryemjedis shoqëror).
*Me takt shprehës dhe me pikësynim realizohet evidentimi i Luftrave ndërfetare të mesjetës. (Përvojë dhe nevojë për dije, që mbush me energji besimtarët e vërtetë).
*Zërat profanë dhe morbistë dhe raciste grupohen dhe dalin gjithmonë në arenë, duke vringëlluar antifjalët me trajtë “shpate” . ( Ky fakt është i pranishëm, ndaj kërkohen teologë të spektrit të autorit, i cili, në këtë kontekst, vë me aftësi “skeptër “ për të marrë në dorë udhëheqjen e luftës ndaj devijuesve me dashje nga rruga).
* Autori, në këtë libër, ka dëshirim specifik të ditarit të Ana Frank, duke e marrë këtë si sprovë të madhe njerëzore të kronikimit.
* Është realist, kur në substratin e tij, i kushton rëndësi zbërthimit të profecive futuriste që md “ideal”ndezin zjarre e vënë flakën.
*Lartpeshimi i cilësimit “BESA”, si kod i nderit, duke mbetur si një ndër atributet më të ndritshme të kombit tonë, pa dallim etnie e besimi fetar.
E thënë bukur: “Nëse nuk ka paqe, harmoni e koekzistencë në Jerusalem midis etnive, kulturave e feve noase e abrahamike, rrjedhimisht, nuk do ketë rehati e paqe në asnjë qytet o vend të globit!”
Nëse, do të merrej në konsideratë ekzistenca e e Besës, si kod nderi te shqiptarët dhe të reflektohej kjo edhe te besimit, gjendja do të përmirësohej. Ja pra, një pikë referuese, ku duhet të mëshohen besimet. A nuk është ekzistenciale kjo edhe në marrëdhëniet ndërfetare model te Kombi ynë? (Kjo duhet mbajtur mirë mend).

Duhet t’u mëshoj në këtë përsiatje disa “kolonave” të atributit të qenies

*Fortësisht mbushamendëse shprehja e Nënë Terezës:
“Lutuni për mua, ju lutem, që të vazhdoj të buzëqesh, pavarësisht të gjithave”. (Buzëqeshja, vetia më e kapshme njerëzore dhe nxjerrje në pah e gjendjes energjitive shpirtërore…, zgjatje e jetës me këtë prezencë).
*Dalja në një shprehje të bukur parabolike:
“Dashuria hyjnore vë në lëvizje shpirtin human altruist, duke flakur tej indiferentizmin, pandjeshmërinë, mizantropinë, kopracinë dhe çdo ligësi tjetër demoniake, jonjerëzore...". ( Le të ecet në përthithjen e kësaj dashurie!)
*Citimi realist: “Është aq e bukur për ne të bëhemi të shenjtë për këtë dashuri, sepse shenjtëria nuk është luks vetëm për disa, por është një detyrë e thjeshtë për secilin prej nesh, e përmes kësaj dashurie ne mund të bëhemi të shenjtë”. (Vijim dhe këmbëngulje, detyrim njerëzor për të ëprftuar të “ shenjtën).
*Është e prekshme dhe e qenësishme, e shprehur dhe në këtë libër se, e mirëfilltë dhe nevojë emergjente është lufta e përbashkët për arritjen e një paqe të stabilizuar midis komuniteteve, kulturave dhe qytetërimeve në glob.... duke shfrytëzuar arritjet e larta logjistike, falë shpikjeve më të reja tekniko-teknologjike të kohës, ku vetë Bota e madhe, sikundërse thekson dhe autori, është shndërruar në një një botë në “miniature”.
Mesazhet e trajtesës , që duhet të shquhen dhe të nëvizohen
Paraqitja e përvojës gjysmëshekullore të përkushtimit dhe të kryebarrës së madhe të Nënë Terezë në shërbim të Njerëzimit, kryedukuri evidentuese konkrete… Ndaj këtij profile gjigandesk bien si kukulla druri “pamjeshëmtuarat, alogjizmi, shikimi i verbër, manjatizmi dhe sulmimit keqëdashës injorant” në sulme frontale dhe të kërthët. (Shërbim të veçantë në gjallërimin e figurës së Nënë Terezës lozin dhe prezenca e jetëshkrimit të saj kualitativ, si dhe fjalimet me tharm të saj, të cilat rritin shkallën e njohjes së kontributit, pasi shumë njerëz kanë njohuri të pakta , që vjen nga mosleximi e prezantimi i madhështive).
Mesazhet, të cilat jepen në këtë vepër, kapërcejnë kufij, gardhe, sofate, mure…Vetëdeklarimi i Zotit: "Unë isha një margaritar, një thesar i çmueshëm, por i padukshëm dhe i panjohur, thjesht "anonim". Vendosa, prandaj, të bëhem i njohur, duke nxjerrë në dritë këtë thesar Timin…”.
Në këtë kuadër, autori di të ndezi zjarr përçues, flakërues, përvëlues dhe zgjim mendjesh.
Tërheq vëmëndjen përkufizimi i vetvetes, shembëlltyra e tij, i cili është një model si duhet të jetë një mysliman me nivel dhe me horizont kulturor:
“Sot, falë Zotit, jam një mysliman i vetëbindur, me zemër dhe shpirt, pas një rrugëtimi të gjatë studimor, analitik e racional që bëra në fushë të mësimit të Islamit autentik, burimor”. (Këtu tregohet e shprehet, pra, se si duhet të jetë modeli, moduli i një fetari ekzigjent, bindës, autoritar në dije, i cili ka rregullsi në të gjithë ciklet e marrëdhënieve me familjen, të afërtit, vendasit e tij, kombin, simbolet, bashkëkombasit, komunitetet fetare, kontributin dhe materializimin e vlerave që mbart e tjerë ).
*Ngritja e zërit protestë kundër akteve çnjerëzore, makabriteti impulsant, i nxitur, i c impulsuar nga çdo lloj fundamentalizëm apo sekti religjioz është detajuar në përmbajtësinë librore.
Po kështu të njëjtën fat të mirë ka dhe shpërfaqja e tolerancës, shpirti universal dhe jetimi me moral e parime, të cilat i shërbejnë progresivitetit shoqëror, duke shpallur luftë frontale mendimore të fortë ndaj mentaliteteve dhe antipikësynimeve të prapambetjes mendimore, dukurive, të cilat shpien në tragjizëm negative.
* Hapësira e rrokur e trajtesa bën këtë libër është universal për nga trajtesat, mënyrat, shembujt, ilustrimet…Evropa, Azia, Afrika, Amerika rroket, por trajtohet veças lufta dhe përpjekjet titanike për të drejta të barabarta në Maqedoni edhe në vendet e tjera.
Përligjet ditësisht dhe denjësisht thënia e e personalitetes së letrave kontibutative shqiptare, Edith Durham, në librin e saj "Brenga e Ballkanit": "Te shqiptarët, gjithnjë, gjatë histories, në rend të parë ka qenë kombëtarja, e më pastaj fetarja". Ky është një konstatim feniksor dhe real.
Dallesa nga kombet e tjera i shqptarëve është dhe do të mbetet si traditë në shekujt, që vijnë: Jetë në harmoni e tolerancë, mirëkuptim ndërfetar, admirancë e botës së qytetëruar! Ç’bukuri kjo në “rruazmërinë” vezullore të traditave tona!
Asqë mund të mendoset, kurrsesi, që, në çdo libër përmbajtësor me tematikë shqipe, të mos kemi krenim për Gjuhën Amë, për Kombin, për Simbolet për Kryefigurat e Kombit, të cilat duhet të respektohen me obligimin më të madh në të gjitha fushat…
Kryepërfundesë, pas përfundesave dhe analizave të mësipërme
*Autori sjell një model të vetën trajtese, duke treguar individualitetn e tij konceptual dhe realizues.
*”Arkitektura” e librit është ndërtuar me prezencë gjithëgjinish, një përçapje kjo e letërsisë gjithëgjinish bashkëkohore, së cilës kërkojmë t’i mëshojnë.
*Gjuha e përdorur është gjuhë letrare shqipe, por edhe me prezencë të termave kozmopolike, të cilat kanë hyrë në përdorim të fjalësit të gjuhës së sotme shqipe, por autori është në gjendje të eliminojë dhe ndonjë prezencë të panevojshme.
*Në përgjithësi edhe personazhet e tjera, pas Kryepersonazhes kryesore, Nënë Terezës , autori u ka kushtuar vëmendje për profilizimin e tyre, paçka nga ndonjë zbehtësi e pranishme, e ardhur nga bollëku informativ dhe pakësia e vendit e hapësirës për të përballuar ngarkesat. Natyrisht, “diagrama” shkrimore kwrkon pwrkujdesje profesionale. Kjo wshtw e shpjegueshme, kërkon profesionalizëm realizimi, i cili vjen në rritje, falë përvojës, e cila fitohet. Po kështu, mund të flitet edhe për lirshmërinë elastike të lidhjes së komponenteve…
* Paçka nga insistimet për të mos rënë në përsëritje, aty – këtu, ka ndonjë përsëritje të panevojshme, të stërthënë, por kjo nuk prish melodiozitetin e veprës.
*Autori, në veprat e mëvonshme, i ka të gjitha mundësitë për të rritur ekspresitetetin dialogues dhe monologues, mëshimit të gjetjes së mënyrave risi të paraqitjes shenjtërore të ideve të tij si dhe shmangies së ndonjë prezence pa shumë “peshë” në përmbajtësinë e librit dhe ruajtjes së vlerësimit më të shumtë, se çfarë vlen, të ndonjë shembulli ilustrativ.
Unë u nisa në këtë analitikë me misonin e studiuesit profesional bashkëkohor për të evidentuar Mirësitë e përsjelljes, pasi Kryepersonazhja Nënë Terezë rrezatoi dhe më porositi me modesti: ” Stimulim dhe hak për këtë sipërmarrje të rrallë”.
Autori , Zekerija Idrizi, është nisur me këtë vepër “disagjinore”në një rrugë të mbarë për të zgjuar mendje, për të ndërgjegjësuar mendje, për të rritur nivele si dhe për të dalë në “oqeanin” e botës shkrimore me “anije” shkrimore të kohës moderne dhe me kontribut për të pasuruar “ teologjinë “fetare me norma e trajta , të cilat i nevojiten kohës progresiste.
Udhë e mbarë, në këtë pikantizëm skicimi të nevojshëm për kohën!
Gjirokastër - Tiranë, janar- shkurt 2020
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi