Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

"KATANI" me origjine shqiptare Empty "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:19
Michele Placido: “Për nder të stërgjyshes sime që fliste shqip...”
Rikthehet për të tretën herë në Shqipëri dhe shprehet entuziast për një bashkëpunim të ri. Aktori i njohur italian, Michele Placido ka mbërritur në Tiranë me një ftesë të regjisorit Pirro Milkani, për të qenë i pranishëm në një premierë të dytë të filmit “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Placido është pjesë e këtij filmi në rolin e kontit çek të Shtenbergut. Aktori nuk mundi të vinte në premierën e 28 shkurtit në “Millenium”. Ky është bashkëpunimi i dytë i tij në një film që prek tema shqiptare, pas interpretimit në filmin “L’Amerika”, të regjisorit italian Xhani Amelio. Placido ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:45 dhe më pas u prit në një takim nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Për më shumë se gjysmë ore, në prani edhe të regjisorit Milkani, është biseduar për një bashkëpunim kinematografik në të ardhmen. Në një prononcim për mediat, aktori i njohur italian është shprehur se do të ishte shumë i nderuar për një mundësi të tillë. E me sa duket, prezantimi i ardhshëm para publikut shqiptar do ta shohë në rolin e një regjisori. Nga sa mësohet, Placido ka shprehur dëshirën për realizimin e një filmi mbi subjektin e një romani (ndoshta të një autori italian), që prek tema shqiptare. Konkretizimi ndoshta do t’i takojë një faze të mëvonshme, kur projekti filmik nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e një dëshire. “Ndjehem mirë dhe duhet të falënderoj ministrin e Kulturës, sepse pashë te ai një njeri me shumë energji dhe kjo të bën të shpresosh më shumë për kulturën dhe kinematografinë shqiptare. Shpresojmë dhe do të isha i nderuar që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim”, - është shprehur aktori 62-vjeçar pas takimit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë të cilit ministri Pango i ka dhuruar albumin me pamje të Shqipërisë, të marra nga ajri. Placido ka folur për rrënjët e tij shqiptare, duke kujtuar se stërgjyshja nga ana e të atit edhe e fliste shqipen. “Do të më pëlqente shumë dhe do ishte nder për mua që të bëja diçka edhe në kujtim të stërgjyshes time që fliste shqip. Ajo ishte pjesë e familjes sime nga ana e babait, të cilët në vitet 1600 kanë ardhur në Itali përmes këtyre maleve. Unë sot kthehem në Shqipëri dhe shpresoj të bëj diçka”, - ka theksuar më tej ai, duke iu referuar edhe njëherë një projekti kinematografik në të ardhmen. Aktori italian është mjaft i njohur për publikun shqiptar, përmes rolit të tij në filmin “Oktapodi”. Ndryshe ai thirret komisar Katani. Por shprehet i kënaqur që gjatë kësaj vizite ka gjetur një identitet tjetër. Atë që i ka dhënë filmi i Pirro Milkanit. “Pasi Pirro Milkani më dha mundësinë të isha pjesë e filmit të tij, sot kur mbërrita në aeroport nuk më përshëndetën si Katani, por si konti i Shtënbergut. Kështu më thirri policja sapo mbërrita në aeroport. Falë Pirro Milkanit kam një identitet të ri këtu në Shqipëri”, - ka vazhduar më tej Placido. Për herë të parë, dje në mbrëmje ai ka parë të përfunduar plotësisht filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, në prani edhe të shumë personaliteteve të kulturës dhe politikës. Kështu ka pasur mundësi të shohë edhe karakterin e tij, pas kureshtjes së madhe që ngjalli prania e tij në këtë film të regjisorit shqiptar. Pas premierës së filmit, Placido e ka kaluar mbrëmjen me disa personalitete të ftuara në një darkë në restorantin e “Millenium”.
Vizitat
Takimet e aktorit Michele Placido do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ato nuk presupozojnë vetëm njerëz të kulturës dhe veçanërisht të kinematografisë. Duke përfituar nga ftesa për të qenë i pranishëm në premierën e dytë të filmit “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, aktori do të vazhdojë takimet me personalitete të politikës. Kështu, në orën 10:30 aktori do të vizitojë ambasadorin italian në Shqipëri. Për popullaritetin që ai gëzon mes shqiptarëve dhe famës së tij, aktorin do ta presë në orën 12:00 edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Tirana
Rruga nga Rinasi për të mbërritur në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka shërbyer për të reflektuar mbi ndryshimet e kryeqytetit shqiptar që nga koha e vizitës së fundit. Aktori i njohur italian sheh zhvillime të rëndësishme. Madje, ai e ka krahasuar Tiranën me qytete të mëdha të Italisë si Roma dhe Milano. “Shqipëria ka ndryshuar, duket sikur je në Milano apo Romë. Ju ndoshta jeni të rinj dhe nuk e kujtoni si ishte 15 vjet më parë Shqipëria. Është e qartë që ende duhet të bëjë hapa para, por vë re një klimë tjetër në krahasim me shumë vite më parë. Çdo qeveri ka problemet e veta, por shoh një energji pozitive në Shqipëri”, - ka theksuar ai për aq sa ka mundur të shohë pas mbërritjes së tij në Tiranë.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:38
Te gjithe me origjine shqiptare po behen tani haha, si duket e kan kuptuar se jemi futur ne shekullin e shqiptareve.

Si duket e kan kuptuar dhe ata shprehjen Jam krenar qe jam shqiptar
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:39
Po tamam, kur e degjova u habita me te vertete, por perderisa e tha vete ai, eshte e vertete.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:41
Perse nuk e kish thene here tjeter?
Nuk eshte hera e pare qe ai vjen ne shqiperi, apo ateher ishte "turp" te ishe shqiptar!?
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:42
Po mesa duket tani eshte kujtuar..pastaj i ishte dukur e mire Shqiperia tani...
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:44
MARY shkruajti:Po mesa duket tani eshte kujtuar..pastaj i ishte dukur e mire Shqiperia tani...
Une mendoj se keto jane lojra qe luhen ne kurriz te shqiptareve.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:47
Ku eshte pare qe nje president i nje shteti te kete takim zyrtar me nje aktor te remdomte te dy apo tre filmave te realizuar.
Placido ka nje serial te realizuar ne vitet 80-te dhe nje film te viteve 90-te qe ben fjale per shqiptaret, asgje me teper nuk ka bere ky aktor.
A po se vdisnin grate e asaj kohe per Katanin? Se mos kishin pare tjeter ato me te bukur e sdo vdisnin dhe per tjetrin.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:50
Hhahaha..kjo ishte e forte vertet...s'ishte muhabet ai, "vdisnin grate per te"..e kush ju tha njehere??...
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

13th March 2008, 22:52
MARY shkruajti:Hhahaha..kjo ishte e forte vertet...s'ishte muhabet ai, "vdisnin grate per te"..e kush ju tha njehere??...
Ja pyet njeher njecik ato grate e medhaja hahaha
Sponsored content

"KATANI" me origjine shqiptare Empty Re: "KATANI" me origjine shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi