Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tedi Papavrami udhëton drejt Ankarasë Empty Tedi Papavrami udhëton drejt Ankarasë

19th March 2008, 21:05
Tedi Papavrami udhëton drejt Ankarasë

[You must be registered and logged in to see this image.]
Violinisti shqiptar, i ftuar special në edicionin e 25 të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës
Violinisti i njohur, Tedi Papavrami, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, që do të mbahet në Ankara.

Në edicionin e njëzet e pestë të tij, violinisti shqiptar do të jetë njëri nga tre të ftuarit më të veçantë të festivalit më të madh turk të muzikës, ka bërë të ditur gazeta turke "Zaman".

Sipas gazetës, festivali i organizuar nga "Sevda-Cenap And Music Foundation", çdo vit sjell performues nga e gjithë bota. Në mesin e njerëzve që do të paraqiten këtë vit janë edhe violinisti shqiptar Tedi Papavrami, kitaristi nga Kuba, Manuel Barruecco dhe artisti italian i pantomimës, Ennio Marchetto.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Ankara do të mbahet këtë vit nga 4 deri më 26 prill, duke shënuar çerekshekullin e fillimit të tij, si njëra nga festivalet muzikore më të rëndësishme që mbahen në kryeqytetin turk.

E njohur për emrin e njerëzve të mëdhenj që marrin pjesë, në këtë edicion do të ketë koncerte nga muzika latine deri në pantomimë, si dhe simfoni të shumta, që do të mbajnë koncerte nga muzika xhaz deri te muzika bluz.

Festivali, i cili do të ketë gjithsej 23 koncerte, do të fillojë me koncertin e "Hacettepe Symphony Orchestra" nën dirigjimin e Erol Erdinç. Koncerti i fundit që mbahet më 26 prill do të jetë i violonçelistit Mischa Maisky.

Violinisti Papavrami ka hapur Stinën e Koncerteve të Orkestrës Simfonike në RTSH, me koncertin e mbajtur më 24 janar në Tiranë.

Tedi Papavrami, i cili është përkthyes i veprës së Ismail Kadaresë në gjuhën frënge, ka interpretuar kudo në Evropë, Afrikën e Jugut, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, Orchestre de Paris etj.

Marre nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi