Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:26
Dritëro Agolli

KALI DHE GOMARI

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para ,pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s'di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:27
Dritëro Agolli

Njeriu në garë me gomarë

Një ditëz të diel
Njeriu me gomarë
u futën në garë:

Gomari në diell
Filloi të pëllasë,
Njeriu të bërtasë.

Gjykonte juria:
Kush bënte më shumë
Potere dhe zhurmë.

Dhe tha Perëndia:
"Njeriu nga kjo garë
Fiton mbi gomarë."
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:27
Ferit Lamaj

MIZA DHE GOMARI

E dhjerë , por krenare!
Kjo miza qenka fare:

u shkri i tërë fshati.
e bajgu nga inati;
Por një ...i dha veshgjati,

nën bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,

Një mizë , goxha mizë,
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:28
Dritëro Agolli

Dijetari dhe gomari

Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë

T'ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari

Dhe tha: "Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t'u tharë.

Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t'u hapnin punë,

Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë..."

U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:28
Miltiadh Davidhi

LIRIA
(gomari, i zoti dhe mushka)

U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:29
Ndre Mjeda

Gomari e kali

Po pse, po pse,
Ankohej nji gomar,-
Ty njerzit t'bajnë kaq nde
E t'shame, mua po m'falin?
Se i bari vetë mbi shpinë
Si ti, a thua, s'e dinë?

E kali i thotë kadal':
"Në mos gabosha, ty t'përbuzin njerzit,
Pse si gomar ti i ban e vetë si kal".
-Ma fort se puna vetë me të qitun në za
Shumë herë a mënyra se si je tuj e ba.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:29
Fabula nga Ferrit Lamaj

Nepotizem

Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar

Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister

C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!

Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…

Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka

Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!

Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:30
Dy majmunet dhe derrkuci

Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune

Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!

Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:30
Njeriu-mine dhe mina me sahat

Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr

Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…

Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…

Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):

Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

24th March 2008, 15:31
Syri, mendja, hunda

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!
Sponsored content

Fabula nga autorë shqiptarë Empty Re: Fabula nga autorë shqiptarë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi