Kristaq F. Shabani Cikël poetik nga vëllimi poetik “Pulsi i dhimbjes” , viti 1997
8th December 2016, 10:39
Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, “XASTERON”, UBE, ACLAC..., poet, shkrimtar, studiues, estet i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Është shfaqur para lexuesit me libra të veçantë në të gjitha gjinitë, duke filluar me vëllime poetike, vëllime me skica e tregime, novela, romane, publicistikë e tjera.
a. Vëllimet poetike: “Pulsi i dhimbjes” shqip, (“Il polso del dolore” (Terapia della luce), ”The polse of pain”, «Ο ΠΑΛΜΟΣ ΤΟΥ ΠΟΝΟΥ») (italisht, anglisht, greqisht) ; “Seli në qiejt” (shqip, anglisht, greqisht) “A SEAT IN HEAVENS”, “ΕΔΡΑ ΣΤΟΥΣ ΟΥΡΑΝΟΥΣ”); ”Vilarët e Verdhë”, poemth; (shqip, greqisht)“Oaz” poemth (shqip, greqisht)“ («ΟΑΣΗ»); “Esmerka me topuz”, poemë; ”I vij rrotull Pomonës” vëllim poetik, “Virtyti i thyer”(shqip, anglisht, italisht, greqisht) “HUMILIATED VIRTUE”, “LA VIRTU SPEZZATA”, “Η ΤΑΠΕΙΝΩΜΕΝΗ ΑΡΕΤΗ”); “Dy pronorët”, “Elegji e Ëngjëllit”poemë, (shqip, anglisht, greqisht), “Elegy of the Angel” “Μνημόσυνο στον Παναγιώτη Καλαχάνη”; “Gëzim i vjeshtës”, “Autumn Joy”(shqip, anglisht); “Peneli i llavës pikturon” e tjerë.
b. Vëllime me skica dhe tregime: “Asfiksia e shembsave”, “Profeti i liruar” e tjerë.
Publicistikë: “Jorgo Buka” (Mbresa, Kujtime, Artikuj) me bashkëautor, “Intelekt 2001...” 1,2; “Jetari”, “Itinerari i magjisë “ me bashkautor, “Perla, Profil i biskuar- Zagoria”, e tjerë.
c. Romane: “Kryefjala e fatales”, “Trenjerëzori dhe Nënta”, ”Lodrimi i madh i vdekjes”, “Shekulli i lotuar”, “Vilat e Formacioneve” (Drama e Globit në një copë letër) neoroman sensual ..., “Kronika e Qytezës “roman jetësor i magjisë (The chronicle of the Small Town) a magical novel of life. Ka gati për botim dhe gjashtë romane të tjerë, në proces botimi
ç. Antologji poetike: “Virtyti i gënjyer” është një antologji vetjake, e cila përmban në strukturën e saj këto vepra: “Era e eliminimit”analitikë, “Asfiksia e shembsave”, skica e tregime, ”Atje ku homazhojnë dallëndyshet” skicim historik, ”Gënjeshtra me unazë” kritikë, ”Virtyti i thyer” vëllim poetik, Epigram i mortuar dhe shthurja e ëndrrës” vëllim poetik; “Gëzimi i Vjeshtës”, “Livadhi i nuses” pragnovelë, “Horoskopi, sipas shenjave zoodiakale të Yjeve të Dijes” ese.
Libri “ Maja Çajupiane” me bashkautor, libwr në fushën e studimit dhe të mendimit kritik bashkëkohor.
“Refleks në ujëvarë” antologji poetike për fëmijë: “Sarushja (roman), “Krimbakrepi i verdhë”(komike me një akt) si dhe dy poemtha për për fëmijë.
Është autor dhe ideator i antologjisë poetike ”Korsi e hapur” 1 (shqip) dhe autor i “Korsi e hapur “(Open Lane) “ 2 (në trembëdhjetë gjuhë), i Antologjisë Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 3, (në njëzet gjuhë), ku marrin pjesë poetë dhe poete nga 100 shtete si dhe i librit “Pegasiada”1, 2. Ka përgatitur për botim “ PROZËPOETIKA UNIVERSALE” 1, “UNIVERSAL PROSE_POETRY” 2
Ka marrë pjesë në shumë antologji poetike të botuara në disa vende si në Mongoli, Indi, Greqi, Itali, Angli, Kore, Brazil e tjerë si dhe në shumë organizime ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Po kështu për veprimtarinë e tij letrare kanë shkruar shumë personalitete të botës letrare në shumë vende.
Është themelues dhe President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, lidhje kjo moderatore me anëtarë nga 100 vende të Botës. Është impulsuesi kryesor i krijimit te LNPSHA ”PEGASI” KOSOVA, kryeorganizuesi i mjaft veprimtarive pegasiane dhe në Kosovë. Ka shkruar mjaft artikuj dhe ka dhënë mjaft intervista në median e shkruar brenda dhe jashtë vendit. Është botues i mjaft gazetave periodike, si dhe i gazetës, revistës letrare “Pegasi”, po kështu edhe i revistës “PEGASI, BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS”; redaktor i qindra librave dhe përkthyes i mjaft librave poetikë; ideator dhe realizues i mjaft lëvizjeve letrare.
Ka përgatitur dhe realizuar shtatë Simpoziume Ndërkombëtare me objekt të veçantë për Letërsinë dhe Artin si dhe ka organizuar dhe drejtuar Kongresin e Parë Ndërkombëtar të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA. Është bashkëiniciues me “PEGASI” INTERNACIONAL ALBANIA në Manifestimin “100.000 POETËT E ARTITËT E BOTËS PËR NDRYSHIM”.
Ka fituar shumë tituj nga ABI dhe IBC si dhe është fitues i mjaft çmimeve ndërkombëtarë. Në vitin 2011 u shpall nga ABI (SHBA) ”Njeriu i vitit 2011”. Sipas studiuesve, është një zë i veçantë në letërsinë moderne shqipe.
Ka përgatitur për botim dhe 40 vepra të tjera në gjini të ndryshme, duke përmbledhur dhe fushën e studimit dhe të mendimit kritik. Libri “ KRIZANTEMË, Lulevjeshta verdhëbardhë” 1, hajk paradoks dhe epigramim, është një libër i veçantë kontributi, i cili, përveç lëvrimit specifik të hajkut, ka dhe karakter të mirëfilltë shkencor, duke pasqyruar aftësitë burimore të gjuhës shqipe si dhe të prurjes së neologjizmave vetjake në kreativitetin e tij për pasurimin e fjalësit shqip. Ky libër do të pasohet me vëllimin e dytë, i cili është në përfundesë. Ka në proces neoromanin “Metafora e Zotave” dhe libri “Magjia e Dritws”me bashkautor Regjisorin e talentuar Anastas Nika.
Nga vëllimi i tij poetik mjaft i suksesshëm ”PULSI I DHIMBJES” , i botuar në dhjetor të vitit 1997 NGA Shtëpia botuese “ Thamiris” Athinë po publikojmë një cikël poetik.
ALFABETI I DHIMBJES
( Shtat – ore…
Bus- te…
Për- mend-ore…
Plla-kate…
Bande – role…
Por - trete…
në murin e ngritur
me Gurë DHIMBJEJE!
Po, po, vetë Dhimbja:
Fytyrë – DH,
Sy që dhembin,
Buzë që i dridhen,
Duar rakitike,
por të pazonja;
Kraharori herë mbushet me frymë
e herë jo…
Si fizarmonikë vetëm me dy nota:
“UH!… dhe OH!…” )
Të jetë vallë PULSI I DHIMJES?…
“Prishtinë”, Barjam Curri, 1981
***
Udhëkryqi,
si një rojë i pazot i rrugëve,
hedh Lakun e Ikjes nga tundimet…
Ndjen të fundmen rrahje të ditës tragjike,
gjaku rrjedh nga pulset e prera…
Gërmat të ngatërruara
në “DITARIN E DHIMBJES” hedh:
Pasmesnata të var,
Pasmesnata të merr…
Një kukuvajkë…
vajton në gjuhën e saj,
Udhëkryqi karambolohet,
udhëkryqi kafkën çan…
Gërmat e vrara shpërndahen
në kurmin e rrugëve.
Inatçorret duart fërkojnë…
Etimologët do të vuajnë…
U…dhë…kryq…i : Kryefjala e Dhimbjes!
Lliar “Kastelan” Gjirokastër, 1989
LIGJËRATA E DREJTË
Mendimi i prerë si sakat:
“Orë pa akrepa,
vetëm me tik - tak të rrallë,
zemër me një aortë,
me pak gjak.
Ditë me orë të përgjumura…”.
Largësinë jo s’mund ta kapë.
Trembja “ledhatohet” si njerkë!
“Podgoricë” 1992
BANORE E RRETHIT TË TREMBËDHJETË
Grindja: Rrethi i trembëdhjetë i shpirtit…
Pasuri e grindjes: Fjala putanë…,
banon në një shtëpi të vogël,
Mëngjes e mbrëmje
me ndërtesat përreth zihet:
I shan,
I përqesh,
I pret në “besë”.
Fjala i zë qelb…
Me tre nota zhurmuese
thyen katër brinjë
në Demonstratën e Mallkimit.
G…d. a.
Kodimi me të sakatepsurën
me gjithë qejf… qesh!
Lliar 1991
…+… =
Gremiset ëndrra
nga mallkimet e arta
+ pengohet nëna nga fëmija e barkut
=… Muzg i helmatisur
me dhimbje në pore!
Gjirokastër, 1992
GANXHAT
Mërzitja
më mbërthen në ganxhat esaj.
(Je lule, o i burgosur...).
Ganxhat e saj
të shpojnë në kraharor!
(Dhimbje më të madhe, se i plumbosur...)
S’janë ganxha hekuri,
janë ganxha të ndjenjave,
nuk sythojnë,
Nga ganxha të tilla
kush të shpëton?!...
Ura e Valbonës, 1979
NJOLLË
Në livadhin e jetës time,
vure një vazo me luleborë,
vetë me dorën imcake...
Po vetë e shkule,
në shpirt thellë, le një njollë...
Çajup, 1969
LARG
Lotët m’i dhe
në sytë e blunjtë...
Afër pikut të diellit
ra një yll i buavitur nga qielli,
Godet PULSI I DHIMBJES
në këmbanore jetime…
Dervician , Dropull, 1987
MELANKOLIKE
Shpirti i mbërthyer
si një natë e zezë, sterrë!
Eja , o Orë e Ikjes,
në arkivol druri më merr…
Pëlcet ligjërimi
i ndjesës më të madhe të Botës,
në dhomëzat e shpirtit
ndizet QIRIRI…
Qiriri i ndezur
me dyll zë poret e frymëmarrjes.
Pikë… pikë … pikëllim…
Qiriri këndon këngë mbarimi,
pikëllimi zhvishet,
Unë në shpirtin tim
vë një Herioglife...
Gjirokastër, 1991
MOSIKJE
Qesh i ngazëllyer,
si një pulëbardhë fluturuese…
Rrah krahët e buzëqeshjes,
m’i kap syri kaltërues,
Në retinë ngrë shtëpinë
e mosikjes…
Kakavijë , 1997
TEJ POLEVE
Ecja vuan nga nervat,
pi hapa qetësuese,
Gradat dhimbjes shtohen:
”Në një lule të shpërthyer:
Petale shprese dhe lule gjembi!”
Gjirokastër, Mars 1997
E AKULLT
Ftohja
ka pushtuar
trupin e akullt,
Tashmë,
lule të akullta
rrit trupi...
Kërkoj
të NGROHTËN,
s’e gjej gjëkundi!..
Mars 1997
DIAMANTI
Shpirtin ia mbaj në pëllëmbë,
shpirtin e gropëzuar nga dhimbja,
Me vargun tim e mund xhindin...
SYRI I SHPIRTIT ndrit si diamant!...
1995
PLASARITJE
Mermerin me lule
e vendosën....,
Sa e pa syri,
mermeri plasi...
Nga mënga e syrit
nxjerr një “AS”...
Plasaritja kërkon
Terapië e Dritës!
Gjirokastër, prill 1997
”A”
”A” buis nga lëvozhga,
”A” si krimb mëndafshi, 199.
Të gjashtë gërmat në !
me gërmën e parë tëAlfabeteve të Botës...
!?,;...: ”Lule e Mërgimit”.
‘”IKJA” kish Datëlindje 199..
”KTHIMI”: ”Kërcënim i largët 2...”
Tundin kokat...
Nuk i dridhet qerpiku ”A” (së)
”A” u jep sisë a (ve) foshnja...
Gjenevë, 1995
A MUND?!
Lutja më pushton të tërin,
Fjala e lutjes më përhapet në trup,
Pasthirrma : ”Aman!...” ,
përsëritet në tejngopje…
“A mund, a mund?...”
Preferoj një shtrat të Qiellit...
Tropojë, 1974
- Kristaq F. Shabani Cikël poetik nga vëllimi poetik “Pulsi i dhimbjes” , viti 1997
- Cikël poetik nga vëllimi "KOHËS I NDEZ BUZËT" i KRISTAQ F. SHABANIT
- "Çvajimi i Mureve" (Deoling of the Walls)Vellimi poetik "GIJOTINA E SYRIT" - (EYE GILLOTINE) nga Kristaq F.Shabani(
- Cikël poetik nga vëllimi poetik: "Kumritë prej deltine" i poetit prodhimtar, Adem Zaplluzha, Kosovë
- KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA KOHE E JARGAVITUR... nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|