KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA KOHE E JARGAVITUR... nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
19th February 2017, 13:27
Poezia bashkëkohore e kohës ciklonare nxit intelektin , inteligjencën, rrit impulsin, nxitjen për venie në veprim të energjive pozitive të fjetura, duke hedhur në aksion ndërgjegjen dhe nën ndërgjegjen...
Kjo është sprovë e guximit kreativ
KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA
KOHE E JARGAVITUR...
nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
(Sipas stilit tim , tashmë te preferuar prej 25 viteve titulli i poezise vendoset ne fund , duke e konsideruar "thelb", "precipitat")
1. ***
Këmbët, natyrshëm,
në një gjysmëiks,
përqeshin lulet e reve,
në qiell të pahapur…
Kokët çvirgjërohen,
në hapësirën e plasur.
Kokëkëmbët
2*
Kaq dyfytyra,
kaq dhelpërime,
kaq kurthe,
kaq stërkëmbthe,
kaq hilera…
kaq - kaq flirte…
Shtata në përsëritje
3.****
Mumjet
lëvizin nga vendet,
prapë ngurtësohen,
në Epilogun e dramës.
Heshtja:
Ciceron i kuptimit transformues:
Lëvizje - Ngrirje.
Mumje
4*
Zbulimi
zbuloi zbulimin.
Në rubrika:
“Gëk e mëk…”
paçka se
me gërma shkruar
“Korrupsion - Moral”,
Fshehur disku
i “hapësirës morale”
të Diellit në kanal…
Ç’vallëzim: Behar!
Zinzare
5***
Veshje
e
hollë,
e tejdukshme…
Truke
të padukshëm…
Sa mister
qenka
mbulimzbulimi!
Misteri i çakorduar
6. ***
Nuk vështirësohem
të lexoj ngjarjet shkruar
me shkrim arab…
Syve cinikë rritet
pema dardhë.
Nën të vapohem si mollë e bardhë…
Vapim
7.***
Tru të lidhur
në ganxhë të hekurta…
Duar të “zgjidhura”
të lidhura me hekur,
Këmbët të hapura,
lidhur me hekur…
Prangoset ecja
( në pamje e liruar).
E hekurta e parë
8.***
Sythit i merren mend,
para shpërthimit…
Një xhind
me bisturi kërkon ta operojë sythin…
Mos i mungon dhëmbi i syrit?
Xhinduese
9.***
Në këtë sallë të meitizuar,
rrit përmasat KATASTROFA ,
hapur si humnerë me dhëmbë
plot smalt errësire…
Plot 12 dhëmbë shqyejnë
Katastrofën,
Humnerën,
Yjet....
Hapur
10. ***
Pikpjek veten…
Mbështet kokën,
ndiej përkëdhelje…
Në përmasa
të vogla
“seksoj” me
“hënën kaçurrele”…
Koha
11.* * *
“Mjekrat” mbinë
në mjekra të “rruara”;
rriten qimet e tyre
të payndyrta.
Në gjendjen civile
ndjekin të njëjtën
procedurë shkrimi…
I ngrohtë
ishte shtrati mbrëmë,
deri sa ndriti hëna e erotizuar…
Në “ç’pllajë” ishe arratisur?
(Erotikë e mortuar...)
Përfitimi
Kjo është sprovë e guximit kreativ
KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA
KOHE E JARGAVITUR...
nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
(Sipas stilit tim , tashmë te preferuar prej 25 viteve titulli i poezise vendoset ne fund , duke e konsideruar "thelb", "precipitat")
1. ***
Këmbët, natyrshëm,
në një gjysmëiks,
përqeshin lulet e reve,
në qiell të pahapur…
Kokët çvirgjërohen,
në hapësirën e plasur.
Kokëkëmbët
2*
Kaq dyfytyra,
kaq dhelpërime,
kaq kurthe,
kaq stërkëmbthe,
kaq hilera…
kaq - kaq flirte…
Shtata në përsëritje
3.****
Mumjet
lëvizin nga vendet,
prapë ngurtësohen,
në Epilogun e dramës.
Heshtja:
Ciceron i kuptimit transformues:
Lëvizje - Ngrirje.
Mumje
4*
Zbulimi
zbuloi zbulimin.
Në rubrika:
“Gëk e mëk…”
paçka se
me gërma shkruar
“Korrupsion - Moral”,
Fshehur disku
i “hapësirës morale”
të Diellit në kanal…
Ç’vallëzim: Behar!
Zinzare
5***
Veshje
e
hollë,
e tejdukshme…
Truke
të padukshëm…
Sa mister
qenka
mbulimzbulimi!
Misteri i çakorduar
6. ***
Nuk vështirësohem
të lexoj ngjarjet shkruar
me shkrim arab…
Syve cinikë rritet
pema dardhë.
Nën të vapohem si mollë e bardhë…
Vapim
7.***
Tru të lidhur
në ganxhë të hekurta…
Duar të “zgjidhura”
të lidhura me hekur,
Këmbët të hapura,
lidhur me hekur…
Prangoset ecja
( në pamje e liruar).
E hekurta e parë
8.***
Sythit i merren mend,
para shpërthimit…
Një xhind
me bisturi kërkon ta operojë sythin…
Mos i mungon dhëmbi i syrit?
Xhinduese
9.***
Në këtë sallë të meitizuar,
rrit përmasat KATASTROFA ,
hapur si humnerë me dhëmbë
plot smalt errësire…
Plot 12 dhëmbë shqyejnë
Katastrofën,
Humnerën,
Yjet....
Hapur
10. ***
Pikpjek veten…
Mbështet kokën,
ndiej përkëdhelje…
Në përmasa
të vogla
“seksoj” me
“hënën kaçurrele”…
Koha
11.* * *
“Mjekrat” mbinë
në mjekra të “rruara”;
rriten qimet e tyre
të payndyrta.
Në gjendjen civile
ndjekin të njëjtën
procedurë shkrimi…
I ngrohtë
ishte shtrati mbrëmë,
deri sa ndriti hëna e erotizuar…
Në “ç’pllajë” ishe arratisur?
(Erotikë e mortuar...)
Përfitimi
- Cikël poetik nga vëllimi "KOHËS I NDEZ BUZËT" i KRISTAQ F. SHABANIT
- "Poezia e gjetjes refleksionit dhe shprehësisë" “Shtatorja e kurorës” vëllim poetik i poete Mimoza Agalliu nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
- “ Forca e ritmit dhe e figurimit poetik në një vëllim me titull “ Fuqia e dashurisë” e Gaqo Apostolit” (përsiatje) Nga Prof. Kristaq F. Shabani
- “PEGASI” NXIT BISKIMIN POETIK Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, studiues, estet, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
- Kristaq F. Shabani Cikël poetik nga vëllimi poetik “Pulsi i dhimbjes” , viti 1997
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|