"Akt manifestues i Qenies" fragment poeme nga Kristaq F. Shabani
24th April 2021, 15:09
POEZI EKZISTENCIALISTE
KRISTAQ F. SHABANI
Akt manifestues i Qenies
fragment poeme
*
“Mbinjeriu” triumf,
lindësi niçiane
në mitër inteligjente truri…
*
Mbi “Mbinjeriun” u sulën Golgotat,
Mbretin Eol e ndërsyen drejt tij
me aftësi kuçedre…
*
Eliminim i çdo shenjë jete,
rendje e ngarendje
për të mbytyr
qenien e mendimit çelnues filozofik
me synim: mos lënien
e lulëzimit të Kryeqenies…
*
A kënaqet Qenia me vlerësimin e saj?
A ka ngopje?...
Kotësia mbyt grykën e vet
me litar iluzionesh,
Në hipodrome dancojnë
delfinët duke rivalizuar ricerontët
dhe hipotamët çmendurisht…
Ejfeli thërret në ndihmë statujat…
Amebat shumohen
në garë me protozoarët,
Elementët kërkojnë
të dalin nga tabelë Mendelejevi,
Synohet me metodë kozmike
për t’i dhënë oksigjen Marsit,
Vaksinat shtijnë frikën
e tej shuarjes së shpejtë
të njeriut ,
në rritje progresioni gjeometrik,
“Maltusët” e rinj pushtohen
nga buzëqeshjet meskine ekspresive ,
Njeriu, tashmë, me ditëlindje
dhe datëvdekje të ditur…
përgatit paraprakisht një tabelë mynxyre
dygjeneralitetesh lindje-vdekje…
*
Ekzistencës i humbjet drejtpeshimi…
Njeriu qan si çmendarak mbi varrin e Tij…
*
Çfarë “sinoptikë e hidhur
në kulme ligjërimi vetjak!…
Çirren kufijtë e Drejtësisë …
Lëshohen ulërima të njëpasnjëshme
drejt Qiejve që çjerrin kurmet
me shtëllunga resh të acaruara…
Balanca dhe Ekuilibri
s’njohin veten në gjendje shfytyrimi!
*
Pseudoanalistët
kërkojnë të varin në litar najloni Marksin,
gjithë pjeladën e Filozofëve,
Trekëmbëshi fërkon i tejkënaqur duart…
Shfaqen gijotinat dhe turret e druve..
Bruno thirrmon duke u ridjegur..
Altarët copërzohen …
Raportet humbasin natyrën e tyre të kujdesur,
Mbështetur në Teori të Realitivitetit,
E rënda, në vend që të bier në tokë
Shkon drejt yjeve humbës të dritës…
Njutoni sheh i tmerruar shpleksjen e ligjit të tij…
Eh, çfarë po ndodh sot, do t’ia rrëfejmë ,
po të mbijetojnë, Antarktidës,
Botës po i bie kulmi!...
*
Mbinjeriu shfaqet si shpresë…
Pema gjenealogjike njerëzore
Shton një kryedegë në kurorën gjigande vjetrane:
Para epokës, mbas epokës, epokë e re…
*
Kryag i një lindjeje
(Në një vit si çdo vit të përvjedhur
nga vuajtja ekzistenciale)
trumbetuese dhe trëmbëse,
Filozofët mjeranë u turrën të frikuar,
duke lënë rrugës me togje mentaliteti
shpresën e vrarë,
Klasicizmit po i binin brinjët,
Në nisje të vakët rrugëtimit drithërues
drejt skadencës,
Mendimi në temperatura vëlimi,
“Mbinjeriu” filloi t’u binte trompetave…
Impulsi niçian -
kryemoment kalorsiak dionisian,
Të mençurit e deri asaj kohe
po binin nga kali…
*
Klasicizmi në gjendje apokaliptike,
Kurora e mendimit të ri
nxitej e gjallohej,
Vizioni filloi të danconte
me lëvizje çmendurake,
në qiell të errësuar
shfaqte akte të marrimit,
ku koha kishte humbur
ritmin dhe rregullin …
*
Në arenë kontrasti
frynë erërat e mira,
Shtrëngatë mendimi
e lindur nga Niçe
për të përmbysur
trimëtorët, mbrojtës tipikë dhe atipikë
të vlerave morale të shoqërisë,
të altruizmit, apo mohimit
temperatural të jetës .
Të krijohet
në kompleksitet Mbinjeriu,
Madje, dhe midis sakrificave
qoftë edhe sublime? …
Gjallim + energji=
Qenësia, deri atëherë, para lindjes
zvarritej duke ecur përgjumshëm…
me ritëm dembelor,
në përditshmëri kopjuese,
mbështetur në rregulla strikte,
bronket mezi frymonin…
Njeriu , ah, njeriu i vockël,
sikur ishte formatuar me plastelinë!…
*
Eh, ekzistencë,
duhet vrullimi,
larg e lart heshtjes
larg e lart mugëtimit,
errësimit mbytës të dritëpamjes!
Duhen të ndizen motorët e energjisë
me dritë të re mendimi rrezatues…
*
“Mbinjeri”,
vullneto me energjinë tënde,
ndriço errësirën kapluese,
Në rrugë të gjera,
pa harruar e nëpërkëmbur
rrugicat e përhimta,
përjeto dhimbjen e kthyer në ëmbëlsi
nga synimi skeptër
i kryesjelljes së kundërshtisë
ndaj myshk-ndryshkut
të mendjeve të prapa,
kacafyty me të, triumfo…,
duke fshikulluar kallajisjen e frazave
dhe të gjendjes akute….
*
Ekzistenca nuk rrjedh
e qetë dhe e paqtë…
Ekzistenca dallgëshumë …e rreme,
duke prodhuar proces baticë-zbaticën,
fenomene jo vetëm të detit….
*
Mos u gënje, mashtro
nga uturima e klithmave,
Nga lëkura kameleone
me ngjyrë të përhimtë tutje ngjyrës,
Nga drejtimi i dorës gjoja drejt progresit,…
Andej, nga drejtohet ajo dorë vjetrane
perëndohet jeta…
Klorofila venitet,
Lëngu limfatik ndalon lëvizjen…
Shpleks kuptesën:
E pret letargjizmi
dhe ecja somnambule…
KRISTAQ F. SHABANI
Akt manifestues i Qenies
fragment poeme
*
“Mbinjeriu” triumf,
lindësi niçiane
në mitër inteligjente truri…
*
Mbi “Mbinjeriun” u sulën Golgotat,
Mbretin Eol e ndërsyen drejt tij
me aftësi kuçedre…
*
Eliminim i çdo shenjë jete,
rendje e ngarendje
për të mbytyr
qenien e mendimit çelnues filozofik
me synim: mos lënien
e lulëzimit të Kryeqenies…
*
A kënaqet Qenia me vlerësimin e saj?
A ka ngopje?...
Kotësia mbyt grykën e vet
me litar iluzionesh,
Në hipodrome dancojnë
delfinët duke rivalizuar ricerontët
dhe hipotamët çmendurisht…
Ejfeli thërret në ndihmë statujat…
Amebat shumohen
në garë me protozoarët,
Elementët kërkojnë
të dalin nga tabelë Mendelejevi,
Synohet me metodë kozmike
për t’i dhënë oksigjen Marsit,
Vaksinat shtijnë frikën
e tej shuarjes së shpejtë
të njeriut ,
në rritje progresioni gjeometrik,
“Maltusët” e rinj pushtohen
nga buzëqeshjet meskine ekspresive ,
Njeriu, tashmë, me ditëlindje
dhe datëvdekje të ditur…
përgatit paraprakisht një tabelë mynxyre
dygjeneralitetesh lindje-vdekje…
*
Ekzistencës i humbjet drejtpeshimi…
Njeriu qan si çmendarak mbi varrin e Tij…
*
Çfarë “sinoptikë e hidhur
në kulme ligjërimi vetjak!…
Çirren kufijtë e Drejtësisë …
Lëshohen ulërima të njëpasnjëshme
drejt Qiejve që çjerrin kurmet
me shtëllunga resh të acaruara…
Balanca dhe Ekuilibri
s’njohin veten në gjendje shfytyrimi!
*
Pseudoanalistët
kërkojnë të varin në litar najloni Marksin,
gjithë pjeladën e Filozofëve,
Trekëmbëshi fërkon i tejkënaqur duart…
Shfaqen gijotinat dhe turret e druve..
Bruno thirrmon duke u ridjegur..
Altarët copërzohen …
Raportet humbasin natyrën e tyre të kujdesur,
Mbështetur në Teori të Realitivitetit,
E rënda, në vend që të bier në tokë
Shkon drejt yjeve humbës të dritës…
Njutoni sheh i tmerruar shpleksjen e ligjit të tij…
Eh, çfarë po ndodh sot, do t’ia rrëfejmë ,
po të mbijetojnë, Antarktidës,
Botës po i bie kulmi!...
*
Mbinjeriu shfaqet si shpresë…
Pema gjenealogjike njerëzore
Shton një kryedegë në kurorën gjigande vjetrane:
Para epokës, mbas epokës, epokë e re…
*
Kryag i një lindjeje
(Në një vit si çdo vit të përvjedhur
nga vuajtja ekzistenciale)
trumbetuese dhe trëmbëse,
Filozofët mjeranë u turrën të frikuar,
duke lënë rrugës me togje mentaliteti
shpresën e vrarë,
Klasicizmit po i binin brinjët,
Në nisje të vakët rrugëtimit drithërues
drejt skadencës,
Mendimi në temperatura vëlimi,
“Mbinjeriu” filloi t’u binte trompetave…
Impulsi niçian -
kryemoment kalorsiak dionisian,
Të mençurit e deri asaj kohe
po binin nga kali…
*
Klasicizmi në gjendje apokaliptike,
Kurora e mendimit të ri
nxitej e gjallohej,
Vizioni filloi të danconte
me lëvizje çmendurake,
në qiell të errësuar
shfaqte akte të marrimit,
ku koha kishte humbur
ritmin dhe rregullin …
*
Në arenë kontrasti
frynë erërat e mira,
Shtrëngatë mendimi
e lindur nga Niçe
për të përmbysur
trimëtorët, mbrojtës tipikë dhe atipikë
të vlerave morale të shoqërisë,
të altruizmit, apo mohimit
temperatural të jetës .
Të krijohet
në kompleksitet Mbinjeriu,
Madje, dhe midis sakrificave
qoftë edhe sublime? …
Gjallim + energji=
Qenësia, deri atëherë, para lindjes
zvarritej duke ecur përgjumshëm…
me ritëm dembelor,
në përditshmëri kopjuese,
mbështetur në rregulla strikte,
bronket mezi frymonin…
Njeriu , ah, njeriu i vockël,
sikur ishte formatuar me plastelinë!…
*
Eh, ekzistencë,
duhet vrullimi,
larg e lart heshtjes
larg e lart mugëtimit,
errësimit mbytës të dritëpamjes!
Duhen të ndizen motorët e energjisë
me dritë të re mendimi rrezatues…
*
“Mbinjeri”,
vullneto me energjinë tënde,
ndriço errësirën kapluese,
Në rrugë të gjera,
pa harruar e nëpërkëmbur
rrugicat e përhimta,
përjeto dhimbjen e kthyer në ëmbëlsi
nga synimi skeptër
i kryesjelljes së kundërshtisë
ndaj myshk-ndryshkut
të mendjeve të prapa,
kacafyty me të, triumfo…,
duke fshikulluar kallajisjen e frazave
dhe të gjendjes akute….
*
Ekzistenca nuk rrjedh
e qetë dhe e paqtë…
Ekzistenca dallgëshumë …e rreme,
duke prodhuar proces baticë-zbaticën,
fenomene jo vetëm të detit….
*
Mos u gënje, mashtro
nga uturima e klithmave,
Nga lëkura kameleone
me ngjyrë të përhimtë tutje ngjyrës,
Nga drejtimi i dorës gjoja drejt progresit,…
Andej, nga drejtohet ajo dorë vjetrane
perëndohet jeta…
Klorofila venitet,
Lëngu limfatik ndalon lëvizjen…
Shpleks kuptesën:
E pret letargjizmi
dhe ecja somnambule…
- KRISTAQ F. SHABANI ALBANIA "Pranverim i Fonemave " poemë fragment
- KRISTAQ F. SHABANI "EZMERKA ME TOPUZ" Poemë lirike (fragment) 2008
- “Emfazë” spirituale, shpresëdhënëse dhe terapike për gjallimin e qenies nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet
- "Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT " poemë nga KRISTAQ F. SHABANI
- "T E T A OSE ODISEJA POETIKE" nga Kristaq F. Shabani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|