Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT " poemë nga KRISTAQ F. SHABANI  Empty "Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT " poemë nga KRISTAQ F. SHABANI

8th January 2021, 12:05
Flag Flag

 
2021
 
   “Në çdo njësh,  kthehemi në “bebe” . Pëlqesë kemi Ninullën …”
                                                           Autori
 
 
Poezia e sotme bashkëkohore *
 
Kristaq F. Shabani, Albania
 
Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT
 
Poemë  profecie  sociale e  ditës, e tej ditës
 
 
*
Analistët e "Epruvetës"
 habitin dhe vetë Epruvetën,
 prej saj priten
 të lindin krimba "mëndafshi"…
 E çuditshme:
dalin lavra kryeneçe,
kërkuese vallëzimi
 mbi paretet e saj foshnjërisht!...
Globi s’mposht fenomenin
e rrëshqitjes ekstreme…
Rrathë sizmikë pikturon Djalli… 
 
1.      Përnis prologun therës:
Ndodh,   “sa hap mbyll sytë”
 edhe leksiondhënësi botëror
lajthitet,
në një ditë - natë temperaturale
me gradacion akulli,
ngrice,
 furtunade…
 
Stinët kanë ngatërruar vendet,
Solsticët dhe Ekuinokset
S’ njohin as veten, shfytyruar…
 
Syri i lig  të merr
sysh…,
të   shqyen  meritën,
të  sjell protezën,
të heq nga funksioni lëvizjen,
të paralizon dorën,
të paralizon celebrisht,
të arratis mendjen
 në ëndrrën e marramendjes,
duke të lënë vetëm kafkën jetime …,
mbështjellë me një maskë “anti”…;
 rrit sipërfaqet e  Çmendinave,
  në vend të parqeve çlodhës …
Livadh e- Rudinave
dhe burimit të ideve…
 
 
2. Drithërimat sizmike
 
Akrepat  e orës kohore
tërësisht të ndryshkur ,
 ndalur në një
në situatë pandemie totale,
të palëvizëshme,
  ku oksigjeni,  çuditërisht, pakëtohet…
Në arenë “anti”  thirrur
vitaminat D, C në shumatore,
element protagonist : Zingu;
Gazi karbonik asfikson frymorët
duke i “temperuar”
në furra  improvizimi
të çuditshme vdekjeje,
ku Bilanci i Ditës:
Mijëra  të  “ikur”
në Parajsë - Ferr hamendës 
  nga Statistika e të Gjallëve …
Ç’gladorium,
ku skllavi duelizon!
Në risk ekzistenca,…
 Thirrmon Arkaikja,
 Mesjeta e plumbtë,
Eliminimi drastik i qenies syhapur.
Foletë boshuar 
nga drithërimat sizmike
me rrethe të paimagjinueshme …
 
*
3. Çuda  e Dishepujve
 
Dantja habitet për rrethet e shtuara
 të  krijesë “Rrethiazë” të tij”,
ngjyrimit të tyre sterrë…,
Hartat humbasin konvecionet,
Lumturia  njerëzore
rrjedh nga një pikatore e lodhur…
Njerëzorja ka kaluar pragun e qetimit,
nisur endacake  në kolaps…
Për të mos u kthyer
 edhe me këmbë +gjunjëthyer,
Krahëthyer e kokëplagë…
Urat të tejvarura në rënie katastrofale.
 
  *
4. Universi i lodhur…
 
Kush fërkon duart:
Dielli,
 Hëna,
Planetet,
 Yjet ?
Apo tretësira ?
E pabesueshme!
 E dëshiron, vallë, venitjen vetë
Universi i lodhur  nga jetëgjatësia?! ..
Mos ndoshta ,
i mërzitur nga këshillat e tyre të dritës
lëshuar në formë rrezesh,
përditore e përnatore…
 
Ç’befasi me koeficent
të tejskajshëm mortal!
Ku skaneri nxjerr njollat
 në mushkëritë
e Tokës,
Detit,
 Qiellit…
Yjeve…
 
5. Çirret problematika tinzare…
 
Globi varros një meridian,
mbi të kujon
një paralele e dashuruar.
 
Nderi po varet në OSHAFOT,…
Varet në grykë symbyllur,
Fëmijët e tij zmadhojnë damarët.
 
Kukatje,
klithmim,
Harbim,
Ujkim qenie…
Hedhje në humnera të hapura shpirti
 të braktisura …
Rendit të vjetër
s’ i gjallëron më organizmi, 
çirret problematika tinzare…
Dhimbje totale  shkaktuar
 nga të paaftët e froneve,
 të kurtheve,
 të dhelprive,
të kryebefasisive,
të stisjeve;
 anakronikët e pandreqshëm
shtrydhin  si “lule shtrydhe”
pasuritë e Globit…,
gajasen në tejrëndimin e gjendjes
për të vënë duart në kokë;
5 përqindshi i pushtetshëm 
thith “mushtin” e 95 përqindshit total…
Sistemit të mirëqenies së përgjithshme  
të cilit, aq shumë, lavde e “lajlule”
i thurën apalogjetët e tij…,
i ka rënë në maksimum tempi i Galopit…
Kamyja , Niçe e Frojdi,
s’e shijojnë  në rehati
kafenë e mëngjesit,
se qerpiku i mëngjesit, qysh në ag
i bllokoi kundrimin  syrit…  
*



 
6. Kundërtitë s’njohin asnjanësinë…
 
Tashmë,
 më kujtohet procesi transformues,
formatet e reja të Materies…
Globi ynë me tension marramendës ,
Globi ynë në reaminacion permanent…
Mbështjellë me Binajën e madhe të Dijes …
Te koka e tij mbledhur:
E Drejta,
 Parësia,
E Mira,
 duke i dhënë kurajë për të dalë nga Koma…
Asambli i zogjve perëndorë venitur ,
 Në humbëtirë notat e këngëve të tyre ,
 cicërimat jetësjellëse…
Zotat kanë dalë  nga hyjnizimi,
Dallandyshet po humbasin krahët…
Kurorat e pemëve,
 S’ dëshirojnë, unanimisht,
të zgjohen këtë dimër,
Lëngu limfatik proteston zgjimin,
sipas një mënyre të re…
Pa  akte drame e komedie,
planifikuar nga Kyepema …
 
 
7.  * Ç’gjendje kokëposhtë !
 
"Kamaret e turpit"
( vjedhësi eliminim osman) ,
 gjithmonë , kërkojnë koka të "prera"
me "prerëse" mendimi ,
 sigurojnë ekspoze "balsamosje"
me kripë të padukshme...
 
 
Muzika funebre derdhet e mefshtë,
në pentagrame mortore.
Humbur përqafimi,
puthërimi,
 përqafja,
lumnimi i fjalëmirave…
 
Mbizotëron ngjyra e venitjes,
në këtë “biodiversitet:
të sulmuar ujkësh
nga Antinjeriu,
duke shkatërruar
raportet e duke prishur
gjithë ekuilibrat natyrorë…
Ç’gjendje kokëposhtë !
Kuruese?
Vetëm nëse mobilizohen
“MJEKËT” E DIJES… 
*
Kur "sëmundja"
 metastazë ka avancuar,
 deri në pore,
edhe terapia më e shndritshme
 e mendjeve kuruese inteligjente,
 s'jep efekte ndryshese,
 pasi e ka marrë ferra uratën...
Kurimi ka kohën
dhe ndërhyrjen e duhur...
Po mësohet përvoja  e re:
“Të eci në tokë koka
 dhe të mendojnë “këmbët”…
Ç’prishje rregulli!
Prapthi…
 
8. Gijotina  me shtatë dhëmbë qeni tërbuar…
 
Ç’po ngjet në këtë mijëvjeçar të ri ,
kur profetët dhe apologjet e Botës
kanë lënë gjithçka të shkruar
për pasardhësit?
 
Pse kjo zymtësi?
Pse kjo stepje ,
sikur meridian - paralelet,
polet  do të çorientohen
në detyrat e tyre,
Oqeanet do të rritin
 shkallën dallgike,
 duke sjellë katastrofa
 ujëra të rrëmbyeshme,
të numëzuar
 me emra të tmerrshëm
trëmbës të vet ëndrrave… 
 
Ku janë të zgjuarit, inteligjentët,
 thurës kurorash
dhe progresues të  Botës?!…
Ku janë , të fshehur,
të spostuar, të dënuar
me metoda avance,
jo në trekëmbsha varjeje,
 turra drush xhordanbrunoviane,
apo prerje koke
 me shpatë  Ertogruli?
 
“Piktura e bukur,
ka nevojë dhe për kundërtinë…”,
 nevojë për penelin e Natyrës !
Ç’shpjegim sakat
Bota hap sytë…
Idhulli dhe idili,
Aspirata dhe modeli
në një aritmi demokratike…
Statistika imorale
 veshur e ngjeshur me parzemore
 me rekuizitë antimorale:
Pozime seks,
 tërheqje vëmendje e nxitje joshimi.
Thirrmim: “O njeri, jeto
me gjithë forcën e qenies…
Kupto moshën,
shpleks dhe, në dreq të venë,
virtytet karfosëse,
 ngjasuar me pranga të moderuara!”
 
Ç’modalitet
paskërkan harremet!
Sa të ndritshme
Sulltaneshat, robinjat!…
 
Sulltanët,
Perandorët,
Mbretërit e formateve
 konkavë- konveksë,
Dukët,
Kontët,
 Princat,
Kalorësit,
Luanët
Me kë janë planifikuar
 të bëjnë orgji sonte?…
Nderi shitet,
Morali shitet,
Turpi   s’njihet…
Ndërrohen veshjet trupore
 dhe morale,
 si kameleonët
lëkurën e tyre laramane.
 
Nderi po varet
në OSHAFOT,
Varet
 në grykë symbyllur,
Fëmijët e tij
 zmadhojnë damarët
 për ripërtëritje.
 
*
Shitje mishit ë bardhë
 me rrugë kamuflimi,
Efekti dhe afekti
 i  një  shtrese sharlatanësh 
për të produktuar qenie njerëzore…
Sa aromë  të mirë paskërka
 produktori i qenieve!….
 
Zonjëzat veshur
me të bardha ,
por me zemër
të zezë brenda,
Zotërinj
 me modë të moderuar,
 por me zemër
e shpirt kurthimi…
Gati të falin  gjithçka ,
duke prerë me thikë,
jo vetëm pjesë mishi,
por Toke,
Deti,
Qielli,
Lumi,
 Gjithçka që quhet “materie”,
 vetëm e vetëm të zotërojë
“EGOJA”,” UNI” =
pushtim kamufluari…
 
*
Ç ‘tramundanë
pritet të ndodhë?
Globi këmbëpërpjetë
 ta shohë veten
 dhe ne,
po kokëposhte vetveten.
 
 
9.      Fundja le të sundojë përmbysja…
 
Lë të dridhet Andromeda,
Arushat,
planetet,
Le lë të shkrijnë Akullnajat e Antraktidës,
Le të vallëzojë lava
 në grykat e Vullkaneve,
Le të shkasin
 platformat kontinentale
e të tërmetëzohet gjithçka ,
Vetëm, pasuria “Malnajë” e fituar
me miliona “kombe”
 të trukuara hileqarërie
të ketë vetëm lindje
 e të tundet
me ninullën më të florizuar…
*
Maltus,
ke qenë i saktë në teorinë tënde,
Por, disa  qeshnin,
 qesendisnin
për rritjet e tua  gjeometrike 
 për zbulimin e eliminimit…
Gajasen
 në komedi tragjiko- komike…
 
10.       Hije-Akull
*
Kënga e sorrës,
 krakitjet e korbit të imazhuar
me prezencën e hijes,
preferenca të njerëzve
dhe shteteve të akullt...
*
Mediokriteti gjithmonë
kërkon të jetë violinë e parë...,
pasi i duket vetja
 superior mbi Diturinë.
Ka humbur Diogjeni rrugën !
   *
Kapitoli sulmohet nga populistët,
Sulmohet e SHENJTA,
Mendjemadhësia s’ka brirë…,
Në këtë situatë convidi,
Ku shpleksen gërsheta,
Ku lakuriqësohet realja,
Ku sfilohet nudo,
Ku ndodhin të pabërat më të mëdha,
Të strukturuara në substrate
 Filmash zhylverniste …
Stresimi ia hipi përsipër Kryefjalës,
Nata kalëron përsëprapthi,
Statujat nga sytë e mermertë
 nxjerrin lotët ujëvarë,
Mrekullitë e Botës  në vaje, ligjërim …
Habiten ca paloanalistë llafazanë
Për pritje festive me kuaj,
Për bisedime ballëpërballë e kukamfshehti...
Diplomaci e shkruar në papirus,
 Përsëprapthi, si shkrim arab …
Ekranet gjysmëdije, gjysmëerrësirë…
 
 
11.  Ah trarët! Ah rrathët !
Dridhen trarët e “shtëpisë” së vjetër,
Lëkundet gjeaonologjia e fisit,
Shëmbet trungu i lisit
 për forcim të rrathëve .
 
 
  12. Çfarë Jargavade!
 
Në një cep kundron :
Ligësia,
Keqësia,
E shtrëmbërta,
Apokalipsi,
Shtrigat e shtriganët
nën nxitje Satanai…
Duke fërkuar duart
e duke nxitur të dalin shesheve,
Deteve, Qiejve
të thyejnë gjithë “Organogramën”…
 e ndërtuar
me djersë e shpirt ,
gjatë gjithë ekzistencës…
Çfarë Jargavade!


Harbimi i gjinisë ,
shthurim i shoqërisë së goditur,
 plasdarmim i negatives së rritur...
 
Disa sillen, sikur s’po ndodh gjë,
sikur kjo sinoptikë  e parashikuar
nga fallxhorët e fallxhoret,
pret vijimin e ekzistencës
nga  ardhja
e së Mirës, me shtysë rastësie.
 
13. Ç’nuk bën mendja! …
 
Ngandonjëherë,
 edhe leksiondhënësi botëror
jep shembullin e keq…
Kapitolit të madh, hyjnorit,
I këputen copa të keq imazhi,
Të papara kurrë në ëndërr…
Ç’nuk bën mendja
Dhe atje ku kanë punuar
Me përkushtim mendjet …
 
14. Amorfe- Amalgamë

Lulet "ngjyrëzeza"
të pranishme
në Kuvendin e lisave shtatvegjël,
 mendjeshkurtër,
duke përgatitur ligjërimin kokëfortë
e djallëzues
të së ikurës amorfe - amalgamë...
Katër pikat e horizontit të çekuilibruara…
Nga vinë Erërat e Mbretit Eol?
Nga vijnë sulmet e kërthëta
të prijësit Epaminondë?
Nga farfurijnë mendimet Platoniane?…
Nga vijnë?…
 
 15. Përkufizimi “x”
 
A mundet Bota të gjej gjallërinë,
 me pjesën e saj të vjetër të kokës?
A mundet  me të njëjtën  ide,
Lëvizje,
 Kryevjedhurinë,
Keqsjellje,
 Mënyrë,
me këtë temperaturë vëluese lave,
duke  përvetësuar
me stile bujarinë
e pasurisë së Tokës?
A mundet të dalë
nga kjo sinoptikë kaotike,
  ku e kanë çuar pakmendjet,
dreqmendjet,
 turli mendjet ,
sakatmendjet,
 verbërmendjet,
çudëmendjet,
çmendjemendjet,
pazarekëqinjmendjet,
  dhelpërimendjet,
fluturakëmendjet,
pazaremendjet,
turfullimmendjet?…
 
Fjalëmania - plagë,
Veprim i torturtë,
Një ditë me muzg të plumbtë.
 
*  16. Përkufizimi “y”
 
Mentalxehtët,
Mentalshkalët,
 Mentalhakërruarit,
Mental larguarit
nga aftësie trunore…
Mental+lagurit,
Mentalkeqësirat,
Mentalshpëlarët?!…
Infiltrimi në pjesëzë
i "sëmundjes" së shthyrjes,
 prish e infekton
gjithë Kurorën ngjyrore...
 
17. Epilog  me oda:
“A pritet Agu?...”
*
Sytë,
stacione pritëse të bardha,
të zeza,
pavarësisht nga ngjyra,
varur nga reja.
 
 
Sa gjuhë e ëmbël
kjo e fisit të pemëve:
Vesë,
 Dridhje e lehtë,
Çelnim!
Shmang
çdo dhimbje..
 
Përflitet për gjakun e marrë,
Sulmim ngaj krekosjes,
 zvarritjes  false…
Mentaliteti  vritet
 nga  Pjesën e Bardhë.
 
Ç ‘këngëron
 ky burim i ri i kërkuar ,
Sistem i ri mendimi me prurje
nga dalja deri në rrjedhje
A ngjan rrugëtimi:
 Jetë… Jetë , pa   Vdekje?
*
 
Ndrit syri i ditës
Mbi rrashnaltën e Ëngjëllit,
Ylberi shkel syrin shtangjyrësh.
 
 
06.01.2021
 
 

*I përfshirë në  librin “PRESJA E HABITUR”  I AUTORIT 

Admin likes this post

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi