Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:57
SHPRESË DIELLI PËR SHI NË TOKË



Këngët e vdekjes zhduken nëpër shkurret e dimrit të egër
që ngrin tytat bashkë me hundën dhe gishtin e pushkës
duke lënë zogjtë të lirë në territorin e vet qiellor
deri dje të grisur në pjesë – pjesë me idenë e vdekjes në kokë
dhe sy gjysëmhapur në kohën mistere duke parë botën
në pëllëmbën e çarë të dorës me shpresë dielli për shiun në tokë
dhe mbarimin e dimrit me luleborën në rrugë për drejtësi
duke zëvendësuar strofkat nën shkurre me dhoma miqësh për bisedime
për dritën e jetës në botën e civilizuar me jetë të buzëqeshur?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:57
DJEPI I GURIT



Nën rrotën e historisë thehej njëri akrep i orës
me rrugën e coptuar qysh me rrezet e para të diellit
që lëkura e trupit kishte thyer kamxhikun e irrur të kohës
duke mos e lënë të këthehet errësira si rrufe e gjakosur
me humnera të avazeve të moçme nëpër kulla me mospërkulje
shumë herë të flakosura por kurrë këngët të zhdukura
me forcë e shpresë për mure të reja e me udhë më të larta se harku
ku djepin e gurit më s’do ta shkundin erërat e hutuara e pirate
duke ua tharë rrënjët dhe thyer edhe akrepin tjetër të orës…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:58


HIRI I TOKËS SË VAPOSUR



Sofra e drurit e madhe, por buka e vogël
për duart e plasaritura nga shkrumi i tokës
që na mbante gjallë me një ëndërr lirie
në stinën e punës që zgjatëte një vit
së bashku me durim-zemrimin si heshtje varri
dhe fjalët e derdhura nëpër tru, dhëmbë e plandës
si pikat e ujit që vadisin hirin e tokës së vaposur
të stolisura me ëndërrat e lirisë për sofrën e madhe
por gëzimi zhdukej me shtrydhjen tinzare të qenies njeri
pasi bota na qenkanjë kozmetikë kujtimesh shterpe
për lumturinë e zemrës të bukës së vogël në drurin sofër…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:58
HIEROGLIFE TRURI
(Dr. Hasan Kaleshit)


Eshtrat e vetmuara në tokën e huaj
plotë idhësi nga hieroglifet e trurit
që ia shtrydhnin për dëme të sojit të vet
por ai me kokën lartë përmbyste idetë ideoteske
duke i zbardhur qimet e kokës një nga një
si të rrahurat e zemrës përpara drekës së dyshuar
me dashuri të madhe e plotë dhembje për Sajon
dhe gjakun e derdhur nëpër botën e shthurur
ku shpenkeqja ia prishte ëndërrat në gjumë
nga instruktorët e kryqeve me shpërblime marramendës
për kopilin qen veshë paprerë në tokën e shkrumosur
që vargonte goditjet e rrufeshme pas shpine
me korrespodentët plot urrejtje patologjike
për trurin e lindur nga gjeni i pastër
në vitet e rralla të tokës nënë
ku vetëm ajo tokë e vendëlindjes do t’ia qetësojë eshtrat…?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:59
URREJTJA E DRYSHKUR



Shpirti i shkëmbit u bë shkrum
u skuq mali, lumi dhe qielli
dielli shkoi të perëndojë para kohe
i hypur mbi kalin e lodhur nga hija e zezë
që ia ziente frymën dhe rrugën e lindjes
zemrën ia dërrmonte gjaku i shkrumosur
nëpër damarët dryshkur të urrejtjes
që me dredhi i hynim në barkun e shpirtit
që prej kohësh i ka bërë dëme në këtë nënqiell…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:00
RINGJALLJE ESHTRASH



Toka e tharë plot shkertëtira të kuqe
korba e gjarpërinjë cofin bashkë me katilat njerëz
përllumbat lajmëtarë u varguan për në perëndim
ca fije bari dhanë shenja jete mbi tehun e malit
ku mbi varre ranë ca pika shiu për ringjalljen e eshtrave
shkretëtirën e kuqe e mbuluan shtëpiza barinjësh
ku fëmijët në llapusha mësonin germat e jetës
kurse këmbët e zbathura ua shtonin dashurinë për tokën
bashkë me kallot e gjakosura drejtonin ardhmërinë e vet
me plagët e rrsura në eshtrat për ringjallje…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:00
TRURË VIGANËSH TË COPTUAR



Gjymtyrët e viganëve ngelën në arenën e luftës
kurse trurët e coptuar në tavolinën e bisedimeve
sipas regjisë së strategut miop të kohës
që lirinë e shikonte nëpërmes eshtrave të coptuara
për yjet dekor të gjoksit mushkëri kalbur
i rritur në kohën e kuqe të idesë mizore
ku për ëndërat e trilluara shpërbleheshin me errësirë
nga rodi arian i trurëve vigane të kalbur
për t’u afruar si maçorrët rreth tryezës vrasatare…?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:01

VARR NË THE TË MALIT



Stina shëronte plagët me hirin e pjellës së vet
tjetra ia merrte lulet që i përgadiste për vdekje
gjinkallat e lodhura e të përgjakura në mes të ditës
vajtonin lulet kurorat që u hapej varri në tehun e malit
duke trazuar këngët e shpirtit në stinët e lënduara
si vargjet e jetës që më ngulen si thika në zemër
bashkë me hijen e zezë që edhe katragjyshit e kanë trazuar
ashtu me gjymtyra lulesh sillem si i çmendur rreth shtëpisë
duke iu lutur gjinkallave që të vazhdojnë muzikën e jetës
që të gatuaj ëndërrën e bukur në mes të ditës
me stinën e vitit në varrin e tehut të malit…???!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:01

YLLI I LIRISË



Plumbat e siluetës shurdhonin
dhembjen e zemrës dhe mushkërive të thinjura
duke turbulluar mendjen e kohës në tavolinë
me hijen e zezë dhe të gjatë
që askush s’dinë qëllimin e gjakut që derdhet
as fjalën e madhe që i thonë BESË
kurse ai ruante trurin dhe gishtin në kamëz
duke menduar për lirinë e gjakut nëpër damarë
dhe tokën që digjet për Yllin e lirisë
bashkë me shpirtin e shkëmbit shkrum
që shtrydhet me kujtimet e vdekjes
si druri që humbi gjallërinë nga plumbat rebel
por kurrë s’humbi guximin shpirtëror
dhe rrënjët e thella që e mbajnë vertikal…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:01

SHPIRTËRAT E LËNDUAR



U rrasëm me këngë trimërie vajtime e dashurie
dhe me plagë në zemër të luftës, kurbetit, burgut dhe krenarisë
frymë dhembje e tragjedisë së zezë me varre të hapura
ku mirësinë na e shkruanin si mëkate me kërtilje
që kurrë të mos harrojmë shpirtrat e lindur në shtëpinë e vjetër
durimi vyshkej si lule e vdekur duke ringjallë zemra trimash
me plakun në ballë duke shpaluar histori trishtuese
për oborrin plot rrugë pezhishke me ecje hijesh të padukshme
çdo udhë për në kulm përgjakej me këngëshpendkeqje…!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:02
GOFI I MOSHUAR



Nëpër ëndërra përmallem
me mësuesin e thinjur
para kohe të vendlindjes
kur një gur ia dërrmonte trurin
kurse ai frikën dhe përkuljen
i fundoste në greminë pa fund
duke shkatërruar hartime planesh
të atyre që thonin se janë pushtet
me thinja rinore dhe Gofin e moshuar
kapej fyta fyt për ne
nxënësit e shkretirave të kuqe
ku vdekja vinte duke vajtuar
si re stuhie të shiut rebesh
me rrufe e vetëtima djegëse
nënat na i vishte me të zeza
për të ikur ne jasht kufirit…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:02
NDËRRIM GJENERATASH



Kthimi kryebardhë i kërrusur dhe tullac
me moshën mbi krahë drejtë rrugës pa kthim
dashuria e atyre që takova, ndërrim gjeneratash
si krongjitë e lëshuara gjer në tokë
që me shkrirjen e tyre shkrihej edhe më shumë dashuria
nëpër rrugët e ngushta njerëz me bastume para kohe
që më dukeshin shkret me zemra egërsirrash të pa dukshme
ku mjegulla kap për fyti e të shtryth gjakun
bie në gjunjë e thirrë vdekjen, ajo ik si prej gjarpëri
buzët të piqen, shpirti të vjen në majë të hundës
a ti vazhdon rrugën përmes shkretirës së egërsuar…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:03

RELIKTE PORTRETESH



Nëpër retë e larta pres perënditë ilire
bashkë me ngjyrën e kuqe zjarr dhe shqiponjën në fluturim
me amanetin e maleve dhe grushtin e tokës fushore
që breg më breg të lumit e detit kokë e sy s’kanë qetësi
duke mbëledhur relikte portretesh të kalendarit arkaik
sme shikimin e qenve plotë kujë për arritjet shkencore
dhe qiraxhinjt e sojit të mushkave duke vrarë zogjt këngëtar
duke shpërndarë kallkan për orakullet ilire
me shpatën vrarëse për shpirtin e pastër të trashëgimtarëve ilir…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 21:03
VARRE PËLLUMBASH



Nëpër damarë rrjedhë gjaku si lumë i rrëmbyeshëm
që ti bëjë ballë shtypjes së krahërorit nga rrebeshi i kohës
që dëshiron për palce ti fusi trishtimin e egër
me etje uri dhe pranga robërie për pëllumbat e bardhë
trimëria dhe shpejtësia e rrufeshme ia këput trupin si bollë
acarit gjarpër karpatesh që vendos mure në tokë të huaj
duke ngushtuar tokën e bukës për varre pëllumbash
pa mos e parë se vajin dhe shqetësimin ia shton vetvetes…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

22nd March 2008, 12:25
SHPRESA VINCA - TUDA








JETA JONË ËSHTË PRANVERË
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

22nd March 2008, 12:29
Libri u botua me rastin e 8 Marsit
-ditës ndërkombëtare të gruas









Ferizaj
Shkurt, 1978
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

22nd March 2008, 12:31
KUR N'SHTËPI S'ËSHTË NËNA






Sa e gjatë është nata,
Kur nuk ndriçon hëna!

Sa gjatë është dita,
Kur n'shtëpi s'është nëna !
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

22nd March 2008, 12:39
TRE SHPIRTRAT E NËNËS


Tri lule ka nëna -
Në zemër kuror',
Me to shkon në punë,
I mban thellë n'krahëror.


Tre zogj i ka nëna,
Që i mban në gji.
Me ata nga puna,
Kthehet në shtëpi.


Tri bukureza,
Tri flutura me lara,
Tri drita nënës -
I dalin para.

Tre shpirtrat e nënës -
Tre pëllumba paqe,
E puthin në ballë,
E puthin në faqe.


Tri rreze drite -
Në shpirtin e nënës,
Në natën e errët -
Si shkëlqim i hënës.


Me tre yje nëna,
Bie edhe në gjumë,
Me tre shpirtëra nëna,
Sheh dhe ëndërra shumë.


Me tri shpresa nëna
Ecën si puhi,
Kulla e saraje,
Ndërton në gjithësi.


Tri zemrat e nënës -
Ishuj lumturie,
Tre shpirtrat e nënës -
Shpresa ardhmërie !
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

22nd March 2008, 13:31
S'KA NË BOTË SI NËNA IME


S'ka në botë
Si nëna ime -
i tha Valbona
Shoqes Gëzime...


Bukë e pite
Për ne ajo gaton,
Lloj-lloj ëmbëlsirash
Mua më dhuron.


Çorape më thurë,
M'qep fustane të mira
Jelek, përparëse,
me lloj-lloj ngjyra.

Përralëza të këndshme,
Nëna më tregon,
Këngët më të bukura
Mua m'i mëson .


Gjithmonë e gëzuar,
Jam pranë nënës sime,
S'ka kund në botë,
Nënë si nëna ime !
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty DHEMBJA - MOTIV DHE BURIM I FRYMËZIMIT

22nd March 2008, 14:11
Pjesa ma e madhe e krijimtarisë, posaçerisht krijimtaria shqiptare është e frymëzuar nga dhembja, lotët, durimi , vuejtja!
Ja një poezi programatike e Asderenit ku poeti e dëshmon qartë këtë rol psikologjik të poezisë :

Nër këngë dhembjes barin ia kam gjetur,
Me 'to trishtimin munda që ta shterr,
Qysh zëri i njëj vjollije tingëllfjetur
Çdo brengë si me dorë që ta merr .
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 23 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi