Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Nga krijuesit tane - Faqe 43 Empty Re: Nga krijuesit tane

31st March 2016, 19:31
UNË BIRI YT

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.


Ali PODRIMJA


ergita
ergita
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Medalje2 Medalje3

Nga krijuesit tane - Faqe 43 Empty Re: Nga krijuesit tane

3rd April 2016, 22:24
KOHE "MODERNE"
Më mjafton një kasolle e thjeshtë
mbuluar me kashtë ose llamarinë.
boll të mos më kapi era
të mos më përvëloi dielli
e shiu të mos më bier mbi shpinë.
Nuk para më pëlqen salltaneti,
vetëm të mos më mungoi deti.
Ah! Harrova.jemi në kohë moderne...
Të mos më mungoi dhe interneti.
Sigurisht,do ishte mrekulli
po të ishje edhe Ti...
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Nga krijuesit tane - Faqe 43 Empty Re: Nga krijuesit tane

10th May 2016, 22:50
Nëse të mërzita"
Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.
Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.
Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.
Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.
Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.
Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.
Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?
...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!


Sokrat Habilaj
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 43 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi