Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:46


HISTORIA E COPTUAR



Shpirti më shtryth lotët e kujtimit
për qiellin e trishtuar nga rebelët e kohës
që me organe fëmijësh rivitalizojnë pleqërinë
kurse gjaku i tyre i njomë shkruan historinë
e coptuar si zemra e qytetit pa njerëz
me varre të hapur dhe loket plotë uri
pa vajë, pa këngë, përplotë trimëri shpirti
si rrëkeja e kroit nga plasa e gurit
që lotët e shtrydhur i japin shije jete
me vite të kaluar por kurrë të mplakur…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:47

STUHI MODERNE



Nëpër grillat e dritares shoh mure të hirta
kurse shtrati buzëqeshte me përbuzje misteri
për katër anët e botës dhe krimbin me gjuhë mistike
dhe çatitë e blozta nga helmet e paqta
ku lulet dhe mollët në degë vdesin në mëngjes
bashkë me kalimtarin e rastit si miza pa kokë
duke mos e kuptuar stuhinë moderne të kohës
që dikush e ruanë në sirtar të florinjt
dhe sa herë që do e stolis zemrën shtazarake
së bashku me sadistët që i rrinë për rreth
duke numëruar varre fëmijësh në ëndërr
ashtu të lodhur grillat më këthejnë pamjen
nga trëndafili ngjyrë zjarri me aromë të shenjtë jete
duke i parë edhe fëmijët me kujtimin e lirisë…?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:47


URREJTJE PATOLOGJIKE



Kokat i kemi pasur të përmbysura
nga rrebeshi i shiut, copa akujsh të shkrumit veror
që na shtonin dhembjet te fëmijët e palindur
bashkë me prindërit që vdisnin sa herë që duhej
për pirësit e gjakut njerëzor si shushunja bataku
që tërë kohën e kalonin nëpër lulishtet e bareve plotë pisllëqe
me kokat e mbushura plotë urrejtje patologjike
duke harruar kujtesën e mësimeve rinore
dhe shikimin e botërorëve për tokën kiklopijane
me mjeshtri gjarpëri dhe huti të pa parë karpatiane
mundohen ferrin tokësor ta paraqesin si Ylber paqe…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:48

RINGJALLJE KUJTIMESH



Me djersën time ujitja shpresën e jetës
endërrat e tmerrshme i zhdukja në mëngjes
duke i futur në strajcën e harrimit të natës
bashkë me shenjat e lodhura të moshës
duke ringjallë kujtimet e bukura të largësisë
me fluturat nëpër lulet plotë ngjyra bote
ku shaloja rrugët me frerin në sy zemër e shpirtë
dhe trëndafilin që tërë vitit si vyshkej fytyra
si letrat e fshehura që më ruajnë kujtimet e jetës
që shpesh më lidhen nyje në fyt si kujtesë dhimbjeje…!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:48
LABIRINTHI I JETËS MODERRNE



Kujtimet s’mbaruan me kujtesën e vjetër
dhe largimin nëpër rrugën labirinth të jetës moderrne
bashkë me topthin e dheut të mbështjellë në zemër
për të lidhur shpirtë e kokë me rrapin në mes katundit
ku thithej tymi sert e biseda shtruar plotë urti
që krejt rrugicat vinin aty si damarë gjaku
dhe shkrolat plotë vlera që mbulonin gurin e varrit
duke mbërthyer historinë e themelit tim
me dryrin çelik të dryshkur prej shekujsh
dhe si mëkatar për atë që mundohej të hapi
bashkë me deshifrimin e gurit plotë shkrola
që përherë qiriun na e fikte terri
duke menduar se sëmundja e pistë
kurrë s’do të ketë shërim për shkrolat e pa kuptuara…???!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:49
KËNAQËSIA E ÇMENDUR



I çmenduri kënaqet me pamjen e fytyrës së vet
duke përjetuar lëvizje buzësh dhe kafshime mendimesh
turrin s’ia ndal era as troku i kalit të zi
për ëndërrën e bukur dhe dashurinë e humbur
në fytyrën e vet plotë kujtime marrëzish për kënaqësi
të çmendura në qiellin blu që rrudhet nga mjegulla
për shiun e bereqetit por ato plotë kokrra breshëre
që ia plasën buzët dhe pamjen e bukur të çmendurisë
duke thyer pasqyrën e ujit të pistë nga mjegulla e trurit
për kënaqësinë e çmendur të pamjes së vet…???!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:49
DRITARET E MUREVE PA THEMELE



Në gurin e votrës hodha pleqërinë
në mendimet e zeza të kohës pa kufi
dhe trimëritë e lëna nëpër dritaret e mureve pa themel
për gëzime e hidhërime në fushat e shkreta trishtuese
duke fajsuar të pafajshmit dhe moshën që erdhi pa ftuar
për famën vrasëse dhe mendimet pa fije shprese
për kokën pa kulm dhe qiririn e harxhuar në mungesë
si akulli i dimrit të egër në tehun e malit nga rreze dielli
dhe shkrirja e trupit nga pleqëria e hudhur mbi te
në kujtim kënaqësie për votrën e lindjes…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:51
KTHINAT TRURORE



Të vdekurit ruajnë mendime të gjalla
ata i ruajnë ndodhitë e gurëzuara në kokë
të gjallët turren pas tyre me hamendje marramendëse
për të nxjerrë kajmakun që gjarpërinjt e bolla kanë bërë gosti
dhe lirisht marshojnë nëpër kthinat trurore të kokës njeri
prandaj çdo gjë është e mundur por dhe jo trurit të harxhuar
aty në kthina fillon e mbaron profecia njerëzore
me gjygjin për mendimet e të vdekurit
duke mallkuar varrin me emër për jo rehati
dhe zënkat me aktakuzat e mosdijes shqetsuese
mallkon truri i bërë nevojë gjarpëri për shkarravinat në letër.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:51
JETA MESKINE



U ktheva që ta hedh hakmarrjen që e qava në rini
bashkë me librat e vjeshtës dhe ata që kalben pa faj
dhe lajmin që e mësova i pari nga plumbi i armës akull
me trishtim si det i hutuar me piktura vdekje
për jetën meskine të ditëve të mia dhe atyre përpara
duke ngujuar të qeshurat rinore me trishtime dashurie
me ndërrime vendesh si statuja të kuqe parqesh
pasi edhe zogjtë e qiellit s’lejnë rehat të prehesh
për jetrat e shuara të kohërave meskine…???!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:52
OAZA E GRILLOSUR



Aty ku mungon kryefjala këndohen këngë misteri
dikush ec pa kokë kurse tjetri s’njehë vetveten
porositë vinë me kujë nga tutorë të pa autorizuar
që rrugët e jetës i mjegullojnë si ujqët me ujit e turbullt
pa gjurmë burrërie për ligjëronjësin e ëndrrave sterile
duke rrahur gjoksin brinjë kalbur si brengë kryefjale
për baladën plotë stoli dhelprake për oazën e grillosur
duke dashur t’u thejnë flatrat e atyre që duan tokën e vet
sa jetën dhe varret shekullore duke thurur vargje të zjarrëta
për foletë e gurta plotë fëmijë dhe kurrë të braktisur…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:52
LËNDIMI I YLBERIT NË QIELLIN BLU



Çmenduria njerëzore për luftëra në kohëra të pacaktuara
në vende të rrebeluara për pushtet majtist në kohën e djathtë
me gjëmim toke dhe futje frikë në zemrat plotë mllef
duke futur urrejtje në besim dhe rrënim të asaj njerëzore
si barbarët robërues në vende të huaj që vetëm ata shajnë Zotin
dhe dinë të bëjnë përçarje me dredhi djallëzore
për trupin e lënduar bashkë me ylberin e qiellit blu
urrejtje këthehet në katarzë në lulishten e Oazës vrasëse…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:52

MARRËVESHJA ARA-MARA



Nënshkrim për marrje shpirtërash në kohën e luleve
kur krushqit këndonin himnin e poetit të vdekur
bashkë me luftëtarët e lirisë të lidhur në pranga
duke ua prerë gishtin e pushkës dhe qitur syrin e nishanit
Kodrën e Diellit e mbuloi gjaku i borës së zezë
me marrveshje të kuqe të autodidaktëve në Lihnidë ara-mara
dhe me gojë e duar të lidhur për dy jetra njeriu
vdekjet e bardha të murosura në kohën e zezë
nga zvarranikët dhe mjekrroshët me pisllëk shpirti
me dhembje shpirti e shprese presim shekullin tjetër
ndoshta piqet truri i lisit me degë shumë…???!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:53

VDEKJA E MESJETËS



Janë mërzitur të kuqtë për vdekjen e mesjetës
pasi fjalët e tyre kan humbur drejtimin e erës
çdo njeri është këthyer vetvetes me sy kokë e këmbë
secili ka rrugën e vet pa influencë e drejtim ere
ata thinjen e ngelin pa flokë por vdekja është vdekje
lëshon rrënjë zie edhe pse varri ngel i zbuluar
për t’u parë ndytsira e kuqe me veset e mesjetës
në qendër të Ballkanit me civilizim të rrejshëm…!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:53


ESHTRAT E GJYMTYRËVE TË SKALITURA



Nëpër udhën e gjatë të jetës labirinth për dijeni nga libri i moçëm
amanetin e gjeta në gurin e varrit të tokës së robëruar
nëpër eshtrat e gjymtyrëve ishte skalitur fjala e shenjtë besë
dhe një kokërr kripe e dalur nga zemra bënte roje sigurie
tepen e shoqëronte një lule së bashku me rrezet e përgjakura të hënës
që eshtrat e skalitura i jepnin kurajo lules në tokën e robëruar
bashkë me librat e moçëm që ruhen si gurë varri për robërinë…!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:54
THONJË ËNDËRRASH TË PRISHURA



Mbi krahë të eshtrave të thyera na peshojnë carranikët
zemrat na i gërvishën me thonjë ëndërrash të prishura
nëpër dhoma varresh të errta e të mbërthyera me grilla
derisa gjaku ngrinte në damarë pa shenjë jete trupi
carranikët na i vëndonin si shenja frike për jetë të vdekur
për trupi na shndërrohej në feniks me avull zjarri të lules mbi varr
me rrënjë të thella e të vjetra sa edhe vetë toka…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:54
URA E GJATË SA VETË LUMI



Jeta më thotë nisu nëpër terrin e natës së gjatë si lum i qetë
kur valët qetësohen nga rrezet e hënës së plotë me yjet valltarë jete
mendimet thellohen në kurora lulesh me ngjyra fluturash fëmijërore
ura e gjatë sa vetë lumi lidhë zemrën e tokës shpirtë të bleruar
me erën e fladëshme nata shtrydhë kujtime vuajtjesh të tokës së copëtuar
duke peshuar fatet nëpër valët e tërbuara të lumit tash të vërshuar
që më vetë ka këputur prangat dhe ngjitet nëpër bregun e lirisë
me këngët e valëve të ngjitura në shtizën e flamurit plotë kujtime jete
si flutur e bukur me ngjyra gjallërie të pranverës plotë rreze dielli.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:55
DJEPI VARR DHOME



U shterë shtrati i gruas me dryrrin e derës në gjumin e rëndë
kur në malin e thatë era palonte ëndërrën e flokëve të gjata
fluturat luftonin me mizat e mërzitshme si pupla zogjësh nga huta
mbi djepin ku fëmija i trembur hapte e mbyllte sytë me lot të përgjakur
duke kërkuar nënën në cepin e dhomës te shtrati i shterur
bashkë me buzët e fëmijës që djepi ishte bërë varr dhome
me pikat e fundit të gjakut që vinin në zemër si thika
vaji që shterej bashkë me luftën e flutrave
dhe korbën e murosur si legjendë në gjumin e rëndë…!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:55
SY XHELATI NË PËLLËMBË DORËS



Në dasma fëmijësh hapnim varre në oborre të shtëpive pa pikë faji
të mbërthyer si në shkretëtirë në mes të ujqish drenusha e vetmuar
gjakë e shpirtë bëheshin shkrumë për durimin e natës pa fund
ky lëmsh dhembjeje trazonte edhe zemrën e kalit që priste për shalim
shumë herë plaku i urtë kishte treguar varret duke kërkuar rrugëtim
shikimet tallëse thellonin plagët në trupin e moçëm sa malet te plaku
duke i erdhë një fuqi toke si vetëtima për dy sytë e xhelatit
që i mbante në pëllëmbë të dorës duke dhënë shenjë për mos durim…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:56
DHËMBË OKTAPODI



Piratët e hutuar shkatërruan ëndërrat e fëmijëve
me oborret e palmave të bukura me rrënjë të lavdishme
duke i derdhur ëmbëlsirat në detin pa fund me pamje arkivoli
me lojën pirateske u shemb edhe kulla e vdekjes nga deti
duke i ulur vallët e pikllimit nga rrezet e diellit të plagosur
në horizont u zhduk ngjyra palmë nga dhëmbët e oktapodit
shpirtërat iknin në qiell për t’i shpëtuar martesës vdekje
nga piratët oktapodë që prishin ëndërrën fëmijërore…?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

21st March 2008, 20:56

NDËRSYESI QEN I ZGJEBOSUR



E rëndë është fyerja kur të bëhet i mbërthyer në grilla
për të jetuar në gjumin e vdekjes nga ndërsyesi qen i zgjebosur
nga lavire shërbëtore e kuqe me punë mortore për kombin
që të vërtetën e kërkon te sunduesi me shkarravina gjo të lashtë
duke mohuar burimet e pastërta për historinë e gjallë
me pasqyrën e thyer të gjakut pa ndërgjegje të ngrohtë zjarri
lojat e çuditshme për vdekjen e pasardhësve për famë qeni
duke dashur përjetësi te sunduesi me vdekjen akoma i pa lindur
të këthen të mendosh se qentë shpesh të kafshojnë në besë…?!
Sponsored content

Nga krijuesit tane - Faqe 22 Empty Re: Nga krijuesit tane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi