Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

5th March 2008, 15:45
Droge dhe arme, ne mes nje polic

E Merkure, 05 Mars 2008


Ornela Hila

Operacioni i koduar "Spanjolli", ka bllokuar ne oret e para te mengjesit te djeshem nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike, pajisjet e prodhimit, arme dhe municione. Aksioni i filluar ne oren 01:20 eshte mbyllur mesditen e djeshme me arrestimin e 7 personave, njeri prej te cileve efektiv i policise se Himares. Ne "daren" policore kane rene Dhimiter Kumaraku, 38 vjec, lindur ne Roskovec e banues ne Fier, Novruz Bajrami, 30 vjec, lindur dhe banues ne Mallakaster, Mehmet Spaho, 28 vjec, lindur e banues ne Elbasan, Andrea Kumaraku, 41 vjec, lindur e banues ne Fier, Rrapi Ago, 32 vjec, lindur e banues ne Fier, Rrapi Kola, 55 vjec, lindur ne Roskovec dhe banues ne Durres, Bashkim Sherraj, 35 vjec, lindur ne Sevaster dhe banues ne Vajze te rrethit te Vlores, ky i fundit me detyre efektiv i rajonit te policise se Himares. Sipas policise, 7 personat jane arrestuar ne kushtet e flagrances dhe jane derguar ne dhomat e paraburgimit te Vlores ne pritje te gjykimit per veprat penale te "trafikut te lendeve narkotike", dhe "prodhim e mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Droga u zbulua ne vendin e quajtur Marinez, te rrethit te Fierit, prane oficines se Ndermarrjes se Nxjerrjes se Naftes. Lenda narkotike u gjet ne bagazhin e autobusit tip "Mercedes Benz", me targa FR 5841 C, prone e Dhimiter Kumarakut. Gjate aksionit u kapen dhe u sekuestruan 72.5 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa ne gjendje te presuar. Droga ishte sistemuar ne 4 thase me ngjyre te bardhe, te mbyllur ne pjesen e siperme me tel. Brenda secilit thes ndodheshin pako te vogla ne forme paralelpipedi, te mbeshtjella me natriban te tejdukshem, te cilat ne brendesi mbanin drogen. Ne vijim u bllokuan 3 pistoleta me fisheke, disa arme gjahu, fisheke armesh gjahu e pistolete, krehra "Kallashi" dhe 4 automjete. Gjithashtu jane sekuestruar edhe nje radio marrese-dhenese e markes "Kirisun", 10 aparate celulare si dhe 20 mije euro. Gjate kontrollit ne nje bar-hotel ne pronesi te Kumarakut, policia bllokoi edhe nje sere pajisjesh, qe sherbenin per perpunimin dhe presimin e kanabisit. Policia tha se droga kishte destinacion grykederdhjen e Semanit, per t'u transportuar me pas per ne Greqi dhe Itali.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

6th March 2008, 16:35
16 vetë mbyten në liqenin e Farkës


Në këtë tragjedi janë shuar disa familje.
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në liqenin e Farkës, pranë Tiranës.
Një varkë me 20 persona është përmbysur dhe 16 persona, mes tyre dhe femijë, kanë humbur jetën.

Sipas emrave që bëri të ditur policia, në këtë tragjedi janë shuar disa familje.

Ekspertë të policisë thonë se gjithçka ka ardhur për shkak të mbingarkesës së varkës, e cila nuk mbante më shumë se 7 persona.

Të mbijetuarit thanë se ata ishin duke shëtitur në liqen, pasi kishin marrë pjesë në një festë familjare.

Policia po heton më tej rreth kësaj ngjarjeje të rrallë në këtë liqen.

Bilanci i viktimave e bën këtë tragjedi ndër më të dhimbshmet të ndodhur në Shqipëri vitet e fundit.

Qeveria ka shpallur ditën e enjte Ditë Zie Kombëtare.

Flamuri është ulur që nga mesdita në gjysëm shtize në të gjitha institucionet shtetërore.

Parlamenti mbajti një minutë heshtje dhe anuloi seancën e ditës së enjte.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

6th March 2008, 16:39
Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane

Si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05' te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.



Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t'ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.



Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant "Liqeni" per te kaluar ne bregun tjeter.Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç'ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.

Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant "Liqeni", ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.



Te mbijetuarit:

Beqir Sinani,

Luena Behar Spahiu,

Romina Pellumb Hysa,

Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant "Liqeni").

Rezultojne te mbytur

Pellumb Hysa

Majlinda Hysa

Alban Hysa

Aurela Osmani

Halil Osmani

Hatixhe Osmani

Eljo Osmani

Alket Osmani

Ida Osmani

(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake)

Thelleza Spahiu

Arlind Spahiu

Afrim Dibra

dhe 2 persona me mbiemer Blamo


Te mbijetuarit: Barka futi uje qe ne nisje

Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.


Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi



Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne."Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t'u lehtesuar dhimbjen familjeve", tha per News24, Nishani.

Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave

Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi ndodhen ne spitalin "Nene Tereza" dhe po ndjekin nga afer zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16 personave te mbytur.

Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses

Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.

Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin "Nene Tereza", Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. " Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve", u shpreh Ndoka.


SHQIPERIA SOT NE ZI KOMBETARE

6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten e sotme,ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht.

Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve

Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. "Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere", u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Parlamenti mban nje minute heshtje

Ligjvenesit shqiptare jane mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku kane nderuar me nje minute heshtje viktimat e mbytura sot ne Liqenin e Farkes, ne Tirane. Disa prej tyre kane qene sot te pranishem dhe ne spitalin "Nene Tereza" ku kane ngushelluar nga afer familjaret e viktimave

Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen

Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty I mbijetuari: Tmerri në varkën e vdekjes

7th March 2008, 11:30
I mbijetuari: Tmerri në varkën e vdekjes
Nga ceremonia mortore dje ne familjen e Alket Osmanit

INTERVISTA/ Beqir Sinani rrëfen sesi i mbijetoi tragjedisë, pa mundur të shpëtojë dy nipat binjakë që i kishte në duar

Sinani: Nuk donim të hipnim të gjithë në një varkë, por i zoti i lokalit këmbënguli se ishte e sigurt

TIRANË- I ka shpëtuar vdekjes, por jo tragjedisë. Është aq i tronditur, sa gjëmën që ka ndodhur e tregon me copëza historish. Megjithëse është gjallë, Beqir Sinani nuk mund të harrojë kurrë tmerrin e tërë grupit prej19 personash, të cilët për minuta të tëra ulërinin për ndihmë, deri në pikën e fundit të jetës. Ka mundur të shpëtojë vetëm dy vajza, ndërkohë që nipçet e tij i kanë shpëtuar nga duart, për t’u kthyer në pengun më të madh të jetës së tij. Thotë se i dëgjon ende zërat e vogëlushëve Ejsi dhe Rei, ndaj nuk e beson dot që ata nuk jetojnë më. Por për nder të së motrës, Saidësdhe bashkëshortit të saj, Alketit, prindër të binjakëve, Beqiri duhet të tregohet i fortë. Zakoni e do që të përcjellë për në banesën e fundit të gjithë familjen e së motrës, paçka se dhimbja po i shqyen zemrën. Fjalët me zor i dalin nga goja, por aq sa thotë mjaftojnë për të kuptuar tmerrin e ndodhur mesnatën e së mërkurës në mes të liqenit të Farkës.

Gjithçka ka zgjatur aq pak minuta, sa qëBeqiri nuk ka patur asnjë mundësi për të shpëtuar më shumë jetë njerëzish.I mbijetuari në këtë tragjedi rrëfen për gazetën ”Shekulli” gjithçka që ka ndodhur në Farkë, por edhe konfliktin mes tyre dhe pronarit të lokalit për të mos pranuar udhëtimin e të gjithë njerëzve në të njëjtën varkë.


Jam ndodhur rastësisht në festën e familjeve Hyseni dhe Sinani, por nuk munda të shpëtoj të paktën trashëgimtarët e sime motre”,- nis rrëfimin 28 vjeçari,për ta përfunduar me tragjedinë më të tmerrshme të jetës së tij.


Beqir, si mundët të shpëtonit nga varka?

Unë kam qenë në fund të varkës dhe në ndryshim nga të tjerët, e kam patur më të lehtë të thyej peçiklazin që shërbente edhe si derë. Të tjerët e kanë patur krejtësisht të pamundur. Mbaj mend që jam përmendur në breg të liqenit, nga ana e lokalit.


Po pse hipët të gjithë në një varkë aq të vogël?


Në fakt, ne nuk donim. Madje, kam bërë edhe fjalë me të zotin e lokalit, që varka nuk na merrte të gjithëve pasi ishim ngushtëdhe kishte rrezik.Por ai nukpranoi. Na tha se gjithçka e kishte nën kontroll dhe se nuk kishte asnjë rrezik, kështu që ne hipëm, duke menduar se këtë e kishte bërë edhe me klientët e tjerë.


A keni qenë ju herë të tjera në këtë lokal?



Jo. Unë isha rastësisht tek motra, ku na ftuan për këtë ditëlindje dhe shkova, Nuk dijase sibëhej trasportimi, por kur shkuam në lokal, varka bëri dy rrugë.


Po pastaj çfarë ndodhi?


Deri në një farë vendi,udhëtimi po shkonte mirë, po pastaj varka nisi të lëkundej. Gratë që ishin atyfilluan të ulërinin dhe të kërkonin ndihmë. Ishte e tmerrshme.. Pastaj kam parë veten në breg dhe nuk mund të përdorja telefonin as për të kërkuar ndihmë. Më pas ka ardhur policia.


Ju si dolët në breg, ju mori ndonjë varkë tjetër?


Jo. Kam kaluar me not.Kur varka po mbytej kam mundur të shqyej derën. Këtë përpjekje po bënin dhe burrat e tjerë, që ishin në varkë, por ishte e pamundur. Nuk e mbaj mend ekzaktësisht nëse kam dalë përpara apo menjëherë pasi është përmbytur varka. Mbaj mend vetëm ulërimat dhe tmerrin aty. Më pas kam mundur të shpëtoj vetëm dy vajzat që kishin arritur dhe ato të dilnin nga varka. Të tjerët nuk kam mundur, sepse ishte e pamundur. Varka i zuri brenda.


Përmbytja e varkës ndodhi menjëherë sapo ajofilloi të lëkundej?


Nuk më kujtohet mirë, por di që asnjë prej atyre që ishin aty, nuk mund të dilnin nga varka. Unë kam thyer atë si tip dere dhe kam dalë me not. Kur isha në mes të liqenit kam parë dy vajzat dhe i kam nxjerrë nga uji.


Po për të tjerët?


Në ujë nuk kam parë asnjë. Para se të përmbytej varka, kam patur në duar nipçet e mi, por nuk munda t’i shpëtoja.


A kishit pirë në darkë?


Jo, asnjë prej nesh nuk ishte i pirë. Unë kisha pirë vetëm dy birra. Ne ishim mbledhur për gëzim, por nuk ishim aq të pirë sa të mos kontrollonim veten.


Nisja nga bregu i lokalit u bë normalish?


Të thashë që ne nuk donim fillimisht të udhëtonim të gjithë në një rrugë,por i zoti i lokalit insistonte se kishte ndodhur edhe raste të tjera të merrte në barkë një numër të madh personash.

Më pas varka filloi të lëkundej në mes të liqenit dhe pas pak minutash është rrotulluar e tëra. Nuk di se çfarë ka ndodhur më pas.Kam dalë në breg dhe ishte krejtësisht e pamundur tëndihmoje njerëz të tjerë. Dy vajzat që gjeta në ujë i solla në breg. Pastaj ka ardhur policia….


Në shtëpinë Spahiu, ku një familje është ndarë në dy morte, në Tiranë dhe Berat

Luena 13-vjeçare: Pashë vdekjen me sy


TIRANË- Askujt nuk ka mundur t’i rrëfejë çfarë ka ndodhur, mesnatën e së mërkurës në liqenin e Farkës. As babait të saj, Beharit që tash e tutje është gjithçka që i ka mbetur nga familja.


Të mbeturit gjallë nuk është ngushëllim për 13 -vjeçaren Luena Spahiu. Ka parë me sytë e saj se si ka humbur të vëllanë e vetëm, Arlindin dhe nënën e saj, Thëllëzën, dajën Albanin dhe të afërm të tjerë të familjes së saj. Të vetmet fjalë që ka mundur të thotë është se ka parë vdekjen me sy. Luena nuk është në gjendje të flasë. Qëndron në krye të arkëmorteve dhe sytë i ka të fiksuar tek trupat e pajetë të së nënës dhe vëllait të saj. Ka ngrirë e tëra, pa mundur të nxjerrë një pikë lot.


Dyert e mortit janë hapur në familjen Spahiu, sapo kanë mbërritur trupat pa jetë. Apartamenti në katin e tretë tek blloku “Vasil Shanto” në kryeqytet është plot me njërëz. Pjesës tjetër të familjes i është dashur të udhëtojë drejt Beratit, aty ku edhe banonin të afërmit e Thëllëzës. Të parët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike kanë qënë shokëte Arlindit si dhe drejtuesit e shkollës ”Besnik Sykja”.Arlindi, nxënës i vitit të tretë, ishte ndër më të mirët e shkollës. Gjatë gjithë ditës, në familje kanë shprehur ngushëllime pothuajse të gjithë banorët e zonës. Me fatin tragjik të 16- vjeçarit dhe nënës së tij është bashkuar i gjithë komuniteti, ndërsa në orët e vona të pasdites dhimbjes i bashkohet edhe pjesa tjetër e familjes nga Berati.

Rreth orës 19-të në shtëpinë e Behar Spahiut kanë mbërritur motrat e Thëllëzës. Kuja që zënë gratë bën që edhe kalimtari më i rastit të përfshihet në dhimbjen e tyre. Në Berat kanë ende pa varrosur njerëzit e tyre më të shtrenjtë,ndërsa në mes të shtëpisë Spahiu ndodhet pa jetë motra e tyre dhe Arlindi që kurrë nuk do ta gëzojë rininë. Ndaj dhimbja dhe urrejtje në familjen Spahiu ndodhen në të njëjtën anë. Xhaxhai i Arlindit të thotë se fajtor për tragjedinë është i zotit i barkës. Nga e mbesa, Luena ka mësuar se askush nuk ka dashur të hipë në varkë njëherësh. ”Por tashmë janë të kota të gjitha komentet. Ajo që mbetet është t’u bëjmë të gjitha nderet, sepse asgjë nuk na e kthen më djalin apo edhe nusen”-të thotë xhaxhai i Arlind Spahiut.

Djali 13-vjeçar që drejton varkën, Fation Gurra, pohon se pronari i lokalit i kishte dhënë leje të ikte, pasi festa do të vazhdonte gjatë


Gurra: Viktimat e tragjedisë i çova në lokal me 2 rrugë



TIRANË- Është vetëm 13 vjeç, por zanati i ka mësuar çdo të fshehtë të liqenit të Farkës, falë të cilit ka siguruar një rrogë të mirë. Fation Gurra prej një viti katrasportuar me varkën e tij thuajse të gjithë klientët e lokalit “Liqeni”, në fshatin Farkë. Fundjavët kanë qenë më të ngarkuarat në punën e tij ku nga sa thotë, i është dashur t’i bjerë kryq e tërthor liqenit të Farkës mbi 50 herë. Edhe të mërkurën, mbrëmjen e tragjedisë,Fationi ka qenë në punë deri në orët e vona të natës dhe është larguar nga aty vetëm me urdhrin e pronarit të tij. Për gazetën “Shekullin”, Fationi tregon jo vetëm rregullat që kanë funksionuar prej një viti në transportin e klientëve, por edhe dyshimet e tij mbi tragjedinë e ndodhur.


A keni bërë transportin me varkë të familjarëve që humbën jetën në liqen?

Po. Nuk kishte shkuar ora 9 e darkës, kur një grup njerëzish erdhën me makina tek moli. E dinim që do vinin, sepse kështu kishin një sebep. Pasi i kam çuar në lokal, kam pritur se mos do të dilnin shpejt. Jam larguar vetëm kur më tha pronari, sepse ndodhte shpesh që kur klientët vonoheshin,i çonte ai nëanën tjetër të liqenit.


Me një varkë u bë transporti i njerëzve?


Jo. I kam çuar në dy rrugë, sepse më shumë se 10 veta, unë asnjëherë nuk kam hipur në varkë. Edhe këto ishin raste të rralla.



A është i thellë liqeni i Farkës?


Jo. Nuk shkon as edhe 50 metra. Ne gjatë verës e kalojmë edhe me not.


Por si ka mundësi që personat që kanë shpëtuar janë aq pak dhe ata që janë mbytur, 16?


Sepse varka me të cilën ata kanë lundruar ka qenë krejt e mbyllur me pecikllaz, prej nga ka qenëe pamundur të dilje. Pastaj varka është përmbyturdhenuk kanë pasur asnjë mundësi për të dalë.


A kanë ndodhur ndonjëherë ngjarje të tilla?


Jo. Jo vetëm gjatë kohës që unë punoj këtu, por prej 6 vjetësh që është hapur ky lokal, është rasti i parë. Ngjarje të vetme këtu ka patur vetëm mbytje, por kjo ka ndodhur nga pakujdesia.


Pas kësaj që ndodhi a do të merresh më me këtë punë?


Jo. Edhe pse unë jam paguar mirë, 150 mijë lekë në muaj, jo. Nuk do të mund të lundroj më. Normalisht dhe mua më ka zënë frika, pas gjithë kësaj që ndodhi. Por edhe sikur unë të dua, nuk besoj se ky lokal do të jetë më i hapur. Bisedoi: L.Çela


Dhimbje dhe lotë në morgun e Tiranës. Autopsia: Tragjedia erdhi si pasojë e asfiksisë dhe panikut të viktimave

Në morg, ku shpresa për jetë ka marrë fund

TIRANË-"Cili është ai zot, që na solli këtë gjëmë"... Një pëshpërimë, e më pas një ulërimë therëse dhimbjeje. Cigaret ndizen e shuhen njëra pas tjetrës. Vdekja ka ardhur vrullshëm për t'i rrëmbyer disa familjarë, e për t'i lënë atij dhimbjen e papërballueshme mbi shpinë. Vdekje pas vdekjeje brenda pak çastesh, ndaj dhimbja s'njeh kufi, për asnjë nga dhjetëra familjarë e të afërm të 16 viktimave të cilët u shuan njëherësh në liqenin e Farkës. Si kurrë më parë, pas portës kryesore të morgut të spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë ishin mbledhur aq shumë njerëz. Përsërisin se viktimat ishin mbledhur për gëzim, për t'i uruar Alban Hysajt 21- vjetorin e lindjes, ndërsa vdekja i priste jashtë. Mes lotëve, të afërmit e viktimave komentojnë tragjedinë që s'ka fjalë për t'u përshkruar,festën e kthyer në mortin më të rëndë....

Të afërmit

Pas portës së morgut, aty ku shpresa për jetën ka marrë fund, dhjetëra njerëz presin trupat. Vargut të të afërmve u ishin shtuar edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë copëza nga dhimbjet e atyre që humbën brenda një nate të dashurit. Ishin 16 trupa të pajetë, të cilët priteshin të dilnin nga morgu. "Kjo është një tragjedi, më dhemb shpirti",-thotë njëra prej grave,ndërsa lotët nuk i reshtnin. Askush nuk ishte në gjendje të fliste për këtë ngjarje, dhimbja u ka marrë të gjithëve fjalët. Gratë të veshura me të zeza mbaheshin nga djem të afërm. Pranë morgut dalloheshin qartë të afërmit e familjes Osmani, e cila pësoi goditjen më të madhe në këtë tragjedi. Tetë persona, mes tyre dy 3-vjeçarë binjakë, humbën jetën në këtë familje. Jeta e dy vogëlushëve binjakë u shua, dy minutat e para të datës në të cilën ata kanë lindur. Një detaj që provokon më shumë dhimbjen e familjarëve të tyre. "Familjarët e bashkëshortes sime kishin shkuar për të festuar një ditëlindje. Në mesnatë tentuam të lidheshim me telefon me ta, por ishte e pamundur. Më pas mësuam se 20 persona të cilët sapo kishin përfunduar një festë, ishin mbytur në liqenin e Farkës, 16 prej tyre kishin vdekur. Mbërrita në morg dhe vetëm këtu mësova të vërtetën" -shprehet për "Shekullin" një i afërm i familjes Osmani.

Viktimat

Rreth orës 3:30 të mëngjesit të djeshëm, trupat e pa jetë të 16 personave mbërritën në morgun e spitalit. Të gjithë mjekët e ekspertizës ligjore kanë qenë të angazhuar qysh nga koha kur mbërritën trupat e deri rreth mesditës së djeshmeme autopsitë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së tyre. Sipas mjekëve ligjorë, vdekja e 16 viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksisë së tyre. Varka ka zënë poshtë viktimat ndaj edhe paniku ka ndikuar në vdekjen e tyre. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, situata është rënduar edhe nga derdhja e karburantit në ujë dhe nga i ftohti i mesnatës. Ndërsa trupat janë vendosur në arkivole, kanë dalë nga morgu me makinat e funeralit dhe u janë dorëzuar familjarëve. Rreth orës 9:00 të paradites dolën dhe makinat e para me trupat e pa jetë të shtatë viktimave. Më pas vargu i katër makina të tjera lanë morgun dhe iu drejtuan qytetit të Beratit, ku do të prehen katër viktimat të cilët kanë familjet e tyre në këtë qytet. Rreth orës 11:00, morgu i spitalit kishte përcjellë pjesën me të madhe të viktimave dhe bashkë me ta ishin larguar dhe familjarët e të afërm të cilët qëndronin pas porte. Ndërsa tre makina funerali dolën nga morgu rreth orës 11:10, ku kishin mbetur dhe dy viktima të cilët iu dorëzuan familjarëve rreth orës 11:30, të cilët boshatisën ambientet e jashtme të mjekësisë-ligjore.


MASAT

Policia rrethon morgun

Një shirit blu ishte vendosur nga policia, pranë portës së morgut të spitalit me qëllim që njerëzit të mos afroheshin. Mëngjesin e djeshëm, veç familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, në morgun e spitalit, ishin të pranishme edhe forca policie ndërsa dy furgonë policie qëndronin para portës kryesore të ekspertizës ligjore. Zyrtarë të lartë të drejtorisë së policisë së Tiranës u zhvendosën nga vendi i ngjarjes, në liqenin e Farkës, në morgun e spitalit, aty ky ndihej dhe pasoja e kësaj tragjedie. Fillimisht policia përgatiti terrenin duke vendosur shirita pranë portës së ekspertizës ligjore, e më pas turmat e njerëzve u shtuan, të afërmit e viktimave kishin mbërritur nga Berati, Tirana etj. Pasi iu dorëzua dhe viktima e fundit familjarëve atëherë policia ka lëshuar vendin, ndërsa shoqëronte makinat e funeraleve.


I pari që ngushëlloi familjarët e viktimave kur ende ndodheshin në morgun e spitalit, ishte ministri i Brendshëm. Nishani mbërriti në mjekësinë-ligjore pranë spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë rreth orës 9:00 të paradites së djeshme. Nishani e deklaroi se ngjarja e ndodhur ka marrë përmasat e një tragjedie dhe shteti do të gjendet pranë familjeve për çdo nevojë të tyre me qëllim që t'iu lehtësojë sadopak dhimbjen e madhe. "Është ngjarje shumë e rëndë. Tragjedi për çdo familje dhe u shpreh ngushëllimet dhe u gjendem pranë të gjitha këtyre familjeve. Ka qenë një ngjarje aksidentale, por organet përkatëse do të bëjnë hetimet e nevojshme deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Do të ndihmojmë në anën e organizatave dhe ndihma të tjera që familjet do të kenë nevojë. Do të bëjmë gjithçka për t'u lehtësuar dhimbjen familjeve",- u shpreh para mediave Bujar Nishani.Ministria e Brendshme do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

7th March 2008, 17:16
07.03.08

- Frattini: Brenda mandatit te zotit Barroso mund te heqim vizat per shqiptaret

Shqipëria e meriton vlerësimin tonë për progresin që ka bërë- theksoi Frattini pas takimit me kryeministrin Berisha.

Ai vazhdoi se: Unë përputhem plotësisht me Kryeministrin, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Brendshëm që ky progres i arritur duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ruajtja e këtij progresi është e rëndësishme.

Ato që përmendi zoti Berisha për përmirësimin e sigurisë së dokumenteve, lufta kundër kriminalitetit dhe emigracionit të paligjshëm, mbrojtja e kufijve të jashtëm të vendit tuaj, janë pikërisht ajo çka do BE. Nuk i duam thjesht për hir të Brukselit, por janë të rëndësishme për vetë Shqipërinë. Ju keni hartuar një program shumë të mirë reformash. Ajo që është e rëndësishme është që ky program shumë i mirë reformash të përkthehet në rezultate të prekshme konkrete. Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin shumë të madh të Kryeministrit dhe të ministrave të tjerë. Përvoja ka treguar se kur ka vullnet të mirë politik, rezultatet mund të arrihen në një kohë shumë të shkurtër. Unë nuk i konsideroj vendet e Ballkanit Perëndimor si një paketë.
Secili vend nga ky rajon do të vlerësohet mbi bazën e meritave të veta. Vendi që do të plotësojë kërkesat më herët, do të marrë më herët regjimin e lirë të vizave. Le të japim një shembull nga përvoja e kaluar. U deshëm disa muaj që të hapeshin negociatat dhe pastaj nënshkrimi i marrëveshjes për liberalizimin e regjimit e vizave. Ne hapëm sot negociatat për liberalizimin e vizave dhe kur Shqipëria do të marrë regjimin e lirë të vizave, kjo do të varet nga rezultatet. Unë dua të them se rezultatet mund të arrihen në një kohë shumë të shkurtër. Personalisht mendoj se mund të arrihen rezultate të rëndësishme edhe para mbarimit të mandatit të zotit Barroso.
|||Lajme.Net|||

========================================================================

07.03.08
- Berisha: Bisedimet per heqjen e vizave, moment historik per Shqiperine

Moment historike i ka konsideruar kryeministri Berisha, bisedimet per heqjen e vizave midis Shqiperise dhe BE. Ai u shpreh se : Sapo përfunduam bisedimet me Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian Franko Frattini, ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, vendit mik që kryeson Bashkimin Europian, për një nga problemet më themelore të integrimit të Shqipërisë në BE, atë të liberalizimit të plotë të vizave.

Ky është një moment historik, sepse në historinë e një njeriu dhe të një kombi nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa historia e lirive të tij. Liria e lëvizjes është një nga liritë më themelore të individit dhe çdo hap drejt së saj, sikundër edhe drejt lirive të tjera, është hap drejt një të ardhmeje më të mirë.

Sot, ne nisim procesin, në përfundim të të cilit shqiptarët do të ndjehen, në aspektin lëvizjes, qytetarë të hapësirës më të madhe, të hapësirës europiane. Ky proces, siç theksoi Zëvendëspresidenti Frattini, është, para së gjithash, një akt madhor besimi. Unë shfrytëzoj rastin të siguroj Zëvendëspresidentin Frattini, ministrin e qeverisë së Sllovenisë, që kryeson Bashkimin Europian, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së se qeveria që unë drejtoj do të bëjë çdo përpjekje për të merituar këtë besim, do të marrë e zbatojë çdo vendim, ligj e reformë që nevojitet, që ky besim i madh të përdoret në përputhje me standardet evropiane.

Unë e informova Zëvendëspresidentin Frattini, ministrin e Brendshëm të Sllovenisë Mate, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, drejtuesit e Komisionit Europian se ne jemi në procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat më të avancuara dhe të standardeve më të mira. Ne po digjitalizojmë tërësisht regjistrin e gjendjes civile, po vendosim një sistem të ri adresash, kemi vendosur kontrollin e integruar të kufijve dhe së shpejti, instalojmë skanerin e parë në doganat tona, për ta përhapur më tej në pikat e tjera kufitare. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të luftuar trafiqet ilegale. Toleranca zero ndaj krimit të organizuar do të mbetet motoja jonë.

Rezultate tona janë të qarta, por ne do t’i konsolidojmë ato më tej. Ne do të firmosim çdo marrëveshje bashkëpunimi, ekstradimi, riparimi e të çdo lloji me vendet anëtare të BE-së dhe do t’i zbatojmë ato me seriozitetin më të madh. Shembulli më tipik ishte rasti i djeshëm, kur një nga të konsideruarit ‘vrasës i shumëfishtë UFO’, nga më të rrezikshmit në Itali, Shqipëri e rajon u kap në rrugë e Tiranës dhe u vendos para ligjit.

Unë do ta mbyll fjalën time duke shprehur mirënjohjen e thellë për Komisionin Europian e vendet anëtare për besimin e madh që kanë dëshmuar ndaj qeverisë që unë drejtoj dhe vendit tim. Shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë ndaj të gjitha institucioneve dhe punonjësve të agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët me përkushtimin e punën e tyre bënë të mundur që Shqipëria të fitojë këtë besim që i jepet sot. Falënderoj të gjitha vendet anëtare të BE-së për bashkëpunimin e ndihmën e shkëlqyer që na kanë dhënë gjatë këtyre viteve, institucionet ndërkombëtare, PAMECA, EURALIUS, ICITAP etj., që kanë luajtur një rol shumë të madh në këto reforma.

Jam i bindur se në falënderimin tim sot, bashkohet çdo shqiptar, që me këtë akt bëhet më i lirë, më dinjitoz e më i sigurt në të ardhmen e tij.
|||Lajme.Net|||


=====================================================================
Sponsored content

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 3 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi