Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

24th February 2008, 19:51
Vrasjet per nje lope, ngujohen fiset ne gjak

E Diele, 24 Shkurt 2008




Zbardhet skema e krimit te vrasjes zinxhir, qe ndodhi mbremjen e se premtes ne fshatin Trush te Shkodres, ne harkun kohor te dhjete minutave. Disa furgone policie kane zbarkuar ne fshat per te mbajtur nen mbikeqyrje dy fiset dhe shmangur gjakderdhjen e metejshme, kurse disa pjesetare te familjes Rrethi mesohet se jane larguar nga banesat. Numerohen te pakten 30 persona te ngujuar, qe u moren edhe ne pyetje prej hetuesve per krimin e ndodhur. Policia arrestoi pas Lazer Rrethit dhe Gjergj Malocajt, djalin e ketij te fundit dhe te tretin e dyshuar per vrasjen e Luke Rrethit, Ardian Marlocajn, maturantin 18-vjecar. Krimi erdhi pasi lopa e Marlocajve kulloste ne token e familjes Rrethi, nderkohe qe ky debat solli dy viktima e tre te arrestuar. Lazer Rrethi akuzohet per ekzekutimin me arme te Nikolle Marlocajt, nderkohe qe dhjete minuta me pas, ndersa arratisej, te afermit e viktimes ekzekutuan ne shenje gjakmarrjeje Luke Rrethin, gruan e Lazrit.

Familjet Rrethi e Marlocaj ishin fqinje prej 12 vjetesh ne fshatin Trush. Por, kohet e fundit, mes tyre kishin nisur konfliktet e para. Burime te policise thane dje, per gazeten “KJ”, se fillimisht dy familjet jane perplasur mengjesin e dites se ngjarjes, ne nje lokal ne afersi te Stacionit te Trenti te Shkodres, ku Lazer Rrethi e Nikolle Malocaj debatuan per lopen qe kulloste shpesh ne token e Rrethve. Por, rreth ores 17:30, eshte shenuar dhe vrasja e pare. Nikoll Malocaj, 48 vjec, eshte ekzekutuar me arme zjarri. Autori i dyshuar eshte Lazer Rrethi, 45 vjec, por nuk ka mjaftuar me kaq. Ndersa kane pare trupin e pajete te te afermit te tyre, Gjergj e Ardian Marlocaj, babe e bir, kane rrembyer nje arme automatike, duke bere shosh trupin e gruas se 45-vjecarit, Luke Rrethit, 40 vjece, e cila ishte perpjekur te largohej permes fushave, ne drejtim te kundert me te shoqin. Ajo eshte vrare teksa hynte ne shtepi, madje ka pasur edhe celesat ne dore. Ekspertet konstatuan ne trupin e viktimes nje numer te madh plumbash, qe e kishin transformuar.

Pergjate dites se djeshme ne fshatin Trush, te komunes Berdice, vihej re levizja e furgoneve te policise se Shkodres dhe efektive qe mbanin arme automatike ne gatishmeri. Drejtuesit e policise kane leshuar nje urdher, qe dy familjet te ruhen, per te shmangur gjakderdhjen e metejshme, qe prej mbremjes se premte. Por, diten e djeshme shume prej pjesetareve te familjes Rrethi jane larguar nga fshati per te mos rene pre e ndonje prite. Pas ngjarjes se rende, policia shoqeroi 30 persona dhe vuri ne pranga tre te dyshuarit, dy nga te cilet babe e bir. Gjate kontrolleve, policia sekuestroi dy automatike “Kallashnikov”, dy pistoleta tip “TT” dhe kater granata defensive dhe tre krehra me fisheke.

Banoret denoncuan krimin

Banoret e zones ishin deshmitaret kyc te zbardhjes se krimit te dyfishte, qe ndodhi ne harkun e dhjete minutave. Jane kryer shoqerime nga te dy fiset Rrethi e Marlocaj, derisa jane zbardhur emrat e autoreve te dyshuar. Lazer Rrethi eshte kapur ne perpjekje per t’u arratisur, kurse Gjergj e Ardian Marlocaj u kapen ne fshatin Trush. Burime te policise thane se ne trupin e te ndaluarve ka pasur edhe njolla gjaku te viktimave te ngjarjes. Ndersa gjate marrjes ne pyetje te te dyshuarve eshte zbardhur dhe skema e krimit e motivet e tij.

Sekuestruar:

Dy automatike model 56

Tre krehra me fisheke

Dy pistoleta te tipit “TT”

Kater granata difensive

Te arrestuar:

Lazer Rrethi, 45 vjec

Gjergj Malocaj, 45 vjec

Adrian Malocaj, 18 vjec

Akuzat:

“Vrasje me paramendim”

“Armembajtje pa leje”

Viktimat:

Nikolle Marlocaj

Luke Rrethi
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

26th February 2008, 18:26
A do te vazhdoje shperberja e Ballkanit?

E Hene, 25 Shkurt 2008


Nga Tim Judah

Nje debat interesant eshte duke u zhvilluar ne kafenete e Kosoves. ceshtja ka te beje me 6 yjet ne flamurin e ri te vendit. Zyrtarisht ata mendohet se perfaqesojne 6 grupet etnike ne vend. Por disa dyshojne se ato aktualisht perfaqesojne gjashte zonat ku jetojne shqiptaret etnik dhe nga kjo nacionalistet ekstremiste do te donin t'i jepnin forme nje Shqiperie te Madhe. Keto gjashte rajone jane: Kosova, pjesa perendimore e Maqedonise (FYROM), pjese te Malit te Zi, Lugina e Presheves ne jug te Serbise dhe pjese te veriut te Greqise. Mesa duket e verteta eshte se kur zyrtaret e BE-se e pane versionin fillestar te flamurit - me 12 yje, ashtu si flamuri evropian - ata kerkuan nje ndryshim dhe keshtu kosovaret vetem sa e ndryshuan duke e pergjysmuar kete numer. Pasi kemi thene kete, ngrihet ceshtja: eshte pavaresia e Kosoves perfundimi i dezintegrimit te Jugosllavise se vjeter ose kjo mund te vazhdoje me tej?

Etnikisht i perziere

Disa rajone me vijne ndermend. Se pari dhe me kryesoret jane zonat serbe te Kosoves, vecanerisht veriu, i cili eshte tashme de facto pjese e Serbise dhe strehe per me shume se 40.000 serbe. Disa shqiptare te Kosoves faktikisht mund te mos kundershtojne nese veriu i Kosoves do ti ishte leshuar Serbise, por vetem per aq kohe sa Serbia ta shkembeje kete me zona ne jug te Serbise, duke perfshire luginen e Presheves ku jetojne rreth 60.000 shqiptare etnike.

Serbia gjithmone nuk e ka pranuar kete ide, pjeserisht sepse autostrada e saj kryesore veri-jug dhe linjat hekurudhore kalojne permes kesaj. Nje territor shume me i rendesishem dhe i afert, i banuar nga shqiptaret etnike eshte ai I Maqedonise perendimore (FYROM), nje toke ne forme harku e cila kufizohet me Shqiperine, Kosoven dhe Serbine. Cereku i popullsise prej 2 milione banoresh te Maqedonise jane shqiptaret etnike dhe ata kane lidhje te ngushta me Kosoven.

Ish-republika jugosllave, e cila thjesht e quan veten "Maqedonia", eshte e angazhuar ne nje konflikt te gjate mbi emrin me Greqine, e cila ka nje rajon ne veri te vendit qe quhet "Maqedoni". Ne verilindje te Kosoves eshte Sanxhaku, nje zone e ndare midis Serbise dhe Malit te Zi dhe ne te cilin ka nje popullsi te konsiderueshme myslimane sllave me lidhje tradicionalisht te ngushta me Bosnjen fqinje. Ne pjesen serbe te Sanxhakut, myslimanet jane nje shumice e vogel por ata jane ne minoritet ne pjesen malazeze.

Ndalja e dezintegrimit?

Vete Bosnja eshte perbere nga dy etnitete: nje serb i quajtur Republika Serbe (RS) dhe nje federate Boshnjake (myslimane boshnjake) -Kroate. Udheheqesit e serbeve te Bosnjes shpesh kane thene se ata do te kerkojne te drejten per tu shkeputur nese Kosova do te behet e pavarur.

Ne vete Serbine minoriteti i vetem sinjifikativ -pervec romeve, te cilet jane shperndare gjithandej - jane hungarezet etnike, te cile jetojne ne Vojvodine ne veri dhe disa here kane ngritur ceshtjen e autonomise per zonat e tyre. Atje vleresohet se jane 290.000 prej tyre ne te gjithe Vojvodinen, e cila vete ka nje lloj autonomie te kufizuar, eshte nje zone me shumice serbe dhe ne kete menyre eshte jashtezakonisht e veshtire, ashtu sic kane pretenduar disa, te kerkoje pavaresine e vet.

Ne fakt, megjithe friken ke te keqe te shume veteve, kjo shume mire mund te jete, te pakten per nje te ardhme te parashikueshme procesi i dezintegrimit ka ndaluar. Vete Serbia tani mund te shkoje drejt nje periudhe izolimi ndersa oferta e saj per integrimi evropian, per momentin, mbetur ne vend.

Keshtu, lidershipi i Republikes Serbe - te cilet kane lakmuar te perdorin ceshtjen e Kosoves ne betejat e tyre kunder perpjekjeve per ta bere Bosnjen nje shtet me te centralizuar - mundet, qe duke lene menjane retoriken, te mos bejne asgje. Ata mund te llogarisin se prosperiteti i votuesve te tyre - dhe si rrjedhim mbeshtetja e tyre - eshte me i mire duke qene brenda Bosnjes sesa te atashuar te nje Serbi e izoluar, ne te cilen, edhe udheheqesit, nuk do te llogariten me per asgje.

Ne te njejten menyre ne FYROM, udheheqesit etnike shqiptare jane te vetebindur ndaj shtetit, duke besuar se interesat e njerezve te tyre jane plotesuar me mire duke levizur sa me shpejt qe te jete e mundur drejt BE, dhe gjithashtu te mos rrezikohen konflikte te reja ballkanike thjesht per t'iu bashkuar Kosoves. Krahas kesaj, nje numer i madh shqiptaresh etnike jetojne ne dhe perreth kryeqytetit Shkup dhe vete ideja e nje ndarje te vertete te qytetit pashmangshmerisht ngjall kujtimet e tmerrshme te rrethimit te Sarajeves, kryeqytetit serb, midis 1992 dhe 1995.

Kurre mos thuaj kurre

Nderkohe ne luginen e Presheves, te cilen shqiptaret etnike e quajne "Kosova lindore", duket se per momentin njerezit jane pajtuar me jetesen ne Serbi megjithese ata duan kete ose jo. Megjithate, shume prej tyre gjithashtu besojne se nese ndarja de facto e Kosoves midis zonave serbe dhe shqiptare, vecanerisht ne veri, nese do te legalizohet ndonjehere atehere do te jete e paperfytyrueshme per ta qe te mbeten ne Serbi.

Sa per rajonet e tjera - Sanxhaku dhe pjesa hungareze e Vojvodines - nuk ka asnje shans qe statusi i tyre te ndryshoje vetem nese, sigurisht, te gjithe kufijte e Ballkanit dikur do te jene rregulluar, dicka qe (pothuajse) askush nuk e deshiron. Shume serbe besojne se pavaresia e Kosoves do te thote se kufijte e Ballkanit tashme jane rindare, sepse Kosova ishte teknikisht pjese e Serbise.

Megjithate, Kosova eshte njohur brenda kufijve qe ajo ka patur jo vetem si krahine serbe, por edhe si nje entitet ne te drejten e vet brenda Jugosllavise se vjeter. Shqiptaret e Kosoves argumentojne se ata nuk ishin nje republike me te drejten per tu shkeputur, si Kroacia ose Sllovenia, vetem sepse kur u hartua kushtetuta e fundit jugosllave ne 1974 ata ishin e vetmja pjese e atij shteti te cilin askush nuk e kishte imagjinuar se do te copetohej.

Dhe eshte kjo arsyeja perse nuk duhet thene asnjehere kurre ne politike. Pikerisht sepse dicka qe tani eshte e paimagjinueshme dhe padeshirueshme, nuk do te thote qe ajo mund te mos ndodhe.

Marre nga: BBC WORLD SERVICE
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

26th February 2008, 18:43
Greket, fonde per rrugen Qafe-Bote-Sarande

E Hene, 25 Shkurt 2008


Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, ne cilesine e perfaqesuesit te Qeverise shqiptare, nenshkroi dje kontraten e financimit dhe supervizimit te rruges Qafe Bote-Konispol-Sarande, 40 km e gjate. Kontrata e kesaj arterieje te re, qe lidh Veriun e Greqise me Jugun shqiptar, eshte nenshkruar ne qytetin e Thesprotise ne Greqi, rreth 15 kilometra larg pikes se kalimit kufitar te Qafe Botes nga ministri shqiptar i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, ne cilesine e koordinatorit kombetar te programit dhe nga zevendesministri i Jashtem i Greqise, Petros Dhukas, ne cilesine e koordinatorit kombetar te Planit Helenik per Zhvillimin e Ballkanit. Ministri Genc Ruli tha per perfaqesuesit e medias shqiptare se, ne pjesen me te madhe investimi perballohet nga plani helenik per zhvillimin ekonomik te Ballkanit, ndersa ne masen 20 % i perket pales shqiptare. Nenshkrimi i kontratave perfshin kompanine "Egnatia Odhos sh.a." per supervizimin dhe konsulencen e menaxhimit te projektit dhe kompanine "Aegek sh.a" per kontraten e punimeve, financim me fonde grant nga qeveria greke, ne kuader te Planit Helenik per Zhvillimin e Ballkanit. Sipas burimeve zyrtare, rruga Qafe Bote-Sarande, ka nje gjatesi prej 40 km dhe gjeresi 10.5 m. Ky investim, kap vleren e pergjithshme prej 29.5 milione euro. Punimet per rrugen Sajadhe-Konispol-Sarande, qe vjen deri ne Qafe te Gjashtes, pritet te nisin pas nje jave, me 1 mars 2008. Rruga parashikohet te perfundoje ne nje afat 2.5 vjet. Nderkohe ne faze punimesh eshte edhe rruga Vlore Sarande, e cila do te beje te mundur lidhjen e pikes kufitare te Qafe Botes me qytetin e Vlores.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 13:04
Irlanda njohu Republikën e Kosovës – Finlanda këtë do ta bëjë me 7 mars

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Dermot_ahern_irish_forin-17 Irlanda është vendi më i ri që ka njohur Republikën e pavarur të Kosovës duke argumentuar se lufta e kaluar e ka bërë të paimagjinueshme mbetjen e Kosovës në Serbi. Vendimi është marrë mbrëmë vonë, ndërkaq ministri i Jashtëm irlandez Dermot Ahern ka thënë se i tërë kabineti ka votuar për pranimin e pavarësisë së Kosovës. Edhe Finlanda është shprehur se do të njohë Kosovën më 7 mars.
Ai ka thënë është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është e dhimbshme për Serbinë, por sipas tij njohja e Kosovës nga Irlanda nuk duhet të shihet si veprim armiqësor ndaj Serbisë.

Ministri irlandez ka shfaqur shpresën se Republika e Kosovës dhe Serbia do të mund të lëvizin drejt një të ardhme të ndritshme në Evropë.

Ndërkohë, edhe Finlanda është shprehur se do të njohë Kosovën më 7 mars. Presidentja e Finlandës Tarja Halonen dhe kryeministrit Matti Vanhanen, janë pajtuar sot që ta njohin Kosovën brenda javës së ardhshme.
| s.b & RTK staff |


29 shkurt 2008
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 13:06
Kosova nuk është djep i kulturës serbe, thotë historiani Noel Malcolm

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Noel_malcolm-170X130 Historiani i mirënjohur anglez Noel Malcolm ka mohuar sloganin serb sipas të cilit “Kosova është djep i kulturës serbe”. Malcolm në një opinion të shkruar për gazetën “The Guardian”, ka thënë se historia e serbëve fillon në shekullin e VII-të, kur ata mbërritën në Ballkan. Territori i tyre i forcës ishte jashtë territorit të Kosovës dhe gjithçka që thuhet për Kosovën nga ana e serbëve është e pavërtetë.
“Ajo çka është e vërtetë, është se serbët e kanë qeverisur Kosovën për 250 vjet derisa erdhën në Ballkan trupat e para osmane, në shekullin e XV-të. Gjithçka tjetër është sajesë”, shkruan Malcolm në opinionin e tij.

Kosova mbeti territor i Perandorisë Osmane derisa u pushtua forcërisht në 1912. Serbët thonë se Kosova është liruar, porse 90 përqind e popullsisë aty është shqiptare, ndaj fjala pushtim do të ishte më me vend.

“Kosova nuk u përfshi ligjërisht në territorin e Mbretërisë serbe deri në vitin 1918. Pastaj u shkëput sërish përgjatë Luftës së Dytë Botërore”, sqaron më tej Malcolm.

“Deri në momentin e shkërmoqjes së Jugosllavisë së Millosheviqit Kosova kishte një status të dyfishtë. Ishte njëkohësisht pjesë e Serbisë, por edhe një njësi e shtetit federativ. Kosova kishte Parlamentin e saj, përfaqësohej në nivel federal. Ishte një ndër tetë njësitë e sistemit federativ”, konstaton Malcolm.

“Pothuaj të gjitha shtetet - njësi të ish-Jugosllavisë - sot janë të pavarura. Historikisht, pavarësia e Kosovës plotëson vetëm këtë proces”, është shprehur ndër të tjera historiani anglez, Noel Malcolm.
| s.b & RTK staff |


29 shkurt 2008
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 13:13
29.02.08 - Meidani: E majta vuan akoma nga protagonizmi individual


Rexhep Meidani, një prej figurave me influencë brenda selisë rozë analizon situatën e fundit politike dhe debatet brenda koalicionit. Sipas tij, çdo përçarje në opozitë favorizon pozitën dhe kjo është fare e padiskutueshme. Ish-kreu i shtetit vlerëson se nuk mund të mohohet mungesa apo nevoja e krijimit të një autoriteti largpamës e gjithëpërfshirës në krahun opozitar. Meidani vë re se ende po shfaqen probleme konfliktuale protagonizmi individual (për sot e nesër), çështje orientimi, komunikimi e respektimi të ndërsjellë, pozicionime konkrete, që dalin dhe jashtë sferës së pastër të politikës, ndikime sekondare emocionale apo interesi, etj.
|||Lajme.Net|||



------------------


Rama: Duam program per te qeverisur jo thjesht per te fituar


Në kuadrin e Dialogut me Shqipërinë, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi disa vizita në rrethin e Vlorës dhe mori pjesë edhe në një takim, në fokus të të cilit ishte shëndetësia.
Sipas Ramës, Dialogu me Shqipërinë, është një proces shumë i gjerë dhe i ndërtuar në disa nivele. Ai tha se në temat e zhvilluara deri tani, mes të cilave për arsimin, bujqësinë, mjedisin, energjinë, ujin e shëndetësinë, do të ndërtohen vizione dhe do të krijohen tryeza funksionale në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në vend.Në këta 17 vjet, partitë politike në Shqipëri, nuk kanë hartuar programe për të qeverisur vendin, por për të fituar, nënvizoi Rama.
Ai theksoi se procesi i ndërtimit të qeverive, ka qenë një proces që nuk ka buruar nga një kontratë mes forcave politike e zgjedhësve. Ajo që duam të realizojmë është të ndërtojmë një kontratë, e bazuar mbi një program për të qeverisur, shtoi më tej Rama.
Gjithashtu, kryetari i PSSH-së, zhvilloi takime me personelin mjekësor në spitalin e qytetit të Vlorës, me banorë të komunës Vllahinë, 25 km larg qytetit, si dhe me banorë të lagjes 24 maji, ku po zbatohet një projekt rehabilitues, i financuar nga bashkia e këtij qyteti
|||Lajme.Net|||

-------------------
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 13:17
29.02.08 - Projektkushtetuta: Do te padis Kuvendin e Kosoves sepse shkel te drejtat e shqiptareve


Ne nje nga takimet e zhvilluara ne Prishtine lidhur me Projektkushtetuten debati eshte zhvilluar lidhur me identitetin kombetar te shumices ne Kosove. Nje nga qytetaret ka bere nje akuze te rende duke u shprehur se: Unë dua t’i bëj disa sugjerime pasi që jam ithtar i kushtetutës. Unë kam vërejtje esenciale në këtë projekt kushtetues. Preambula sipas meje është pa shije pa ngjyrë dhe pa erë, sepse nuk e përcakton se kush janë shumicë por të gjitha komunitete janë të barabarta. Askund nuk përmenden shqiptarët.
Pse përmendet: të drejta shtesë të komuniteteve. Nuk e di nëse do të mund të kalojë kjo kushtetutë në Parlament pasi që kemi aq shumë të drejta shtesë për komunitetin serb duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve. Nëse do të miratohet kjo kushtetutë unë do të jem njëri nga ata që do ta padisë Kuvendin e Kosovës sepse shkelen disa të drejta të popullit shqiptar.
Ndersa Arsim Bajrami , nje nga hartuesit e projekti jep kete pergjigje: Për t’i ikur formulës Kombëtare të Republikës së Kosovës ne e kemi marrë formulën e shtetasit që megjithatë siguron shumicën. Të gjithë ne e dimë kush është këtu shumicë. Midis këtyre rreziqeve të kontekstit etnik të Kushtetutës që është sugjeruar nga pakoja e Ahtisarit që të formulohet si shumë etnike ne e kemi marr konceptin liberal demokratik ku qytetarët dhe shtetasit vihen në epiqendër dhe ata bëhen bartës së sovranitetit.

|||Lajme.Net|||
-------------------------------

29.02.08
- Projektkushtetuta:
Debate te ashpra midis hartuesve dhe qytetareve mbi mohimin e identitetit shqiptar


Jane shoqeruar me debate te ashpra takimet e zhvilluara ne qytete te ndryshme te Kosoves lidhur me projekt kushtetuten e Kosoves.

Debatet me te medha kane pasur te bejne me mohimin e identitetit shqiptar nga´hartuesit e Kushtetutes. Ne Malisheve, Shtime, Istog, Suhareke, Prishtine etj qytetaret kane kerkuar pse u mohohet e drejta te mos jene shqiptare. Ndersa nga hartuesit e Projektit, Krasniqi, Kuci, Kryeziu, Kelmendi etj ju eshte dhene pergjigje se mohimin e identitetit shqiptar ua kane kerkuar nderkombetaret. Disa te tjere jane shprehur se kuptohet se kush eshte shumice ne Kosove.
|||Lajme.Net|||

Pra do presim absurditete te tjera ne ditet n'vazhdim!!!
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 18:30
Suspendohen policët serbë të Anamoravës që bojkotuan punën
29.02.2008 13:59 ET Prishtinë

Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), konfirmoi të premten se më urdhër të Komandës kryesore të policisë në Prishtinë, janë suspenduar nga puna, por me pagesë, të gjithë policët serbë të Anamoravës, të cilët kanë bojkotuar punën.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

29th February 2008, 18:38
Dashuria per shqiptaren, zhduket greku 23-vjecar



E Premte, 29 Shkurt 2008


Kerkimet ne territorin grek per dy te rinjte nuk kane dhene rezultat. Dyshohet te kene hyre klandestine ne Shqiperi.

Nje 23-vjecar, nga Follorina, rezulton i humbur ne Greqi prej 11 ditesh, ndersa prinderit e tij kane vendosur ta kerkojne ne Shqiperi. Jorgos Tanos dyshohet se ka hyre klandestin ne territorin shqiptar, se bashku me te dashuren e tij shqiptare, e cila jetonte pa dokumente ne shtetin helen. Prinderit, qe kane bere denoncimin ne policine greke, kane deklaruar se ata nuk kane rene dot as ne gjurmet e vajzes, me te cilen shoqerohej djali i tyre, cka ka bere qe te kerkojne ndihmen e policise shqiptare. Megjithese greket po ndjekin disa pista hetimore, ku nuk perjashtohet vrasja, rrembimi apo pengmarrja, per momentin versioni me i besueshem ngelet ai i nje aventure dashurie, qe ka bere qe dy te rinjte te kapercejne kufirin e te fshihen diku.

Jorgos Tanos eshte larguar nga shtepia e tij mbremjen e dates 19 shkurt te ketij viti. Nga ajo dite, familjaret e te riut nuk kane marre lajme nga djali. Kerkimet ne territorin helen deri tani nuk kane dhene asnje rezultat. Nga te dhenat e para, qe munden te mbledhin familjaret, doli ne drite fakti se i riu grek ishte dashuruar me nje vajze shqiptare, nga fshati Arze, i rrethit te Devollit. Prinderit e djalit i kane treguar policise helene se ata e kane pare shpesh Jorgos ne shoqerine e vajzes, por nuk kane mundur dot ta gjejne pas zhdukjes se tij.

Policia e Korces eshte ngritur ne alarm pas te dhenave te ofruara nga homologet greke. Inspektore te shumte kane zbritur dje ne fshatin Arze, por kerkimet kane qene te veshtira, pasi askush nuk e dinte se cila ishte vajza. Te dhenat e ofruara nga homologet greke ishin teper te vaketa per te identifikuar te dashuren e grekut. Megjithate, policia e Korces beri te ditur dje se kerkimet jane shtrire edhe ne fshatra te tjere te Devollit, sidomos ato prane brezit kufitar. Prinderit e 23-vjecarit jane shprehur per policine greke se kjo aventure mund te rrezikoje edhe jeten e djalit te tyre, pasi ai ka probleme shendetesore dhe nuk eshte pajisur me ilace.

Kalimi klandestin per ne Shqiperi

Dyshimet e policise greke jane se 23-vjecari, nga Follorina, eshte larguar se bashku me shqiptaren. Nje nga mundesite e marra ne konsiderate nga policia eshte fakti se dy te rinjte mund te kene hyre ne Shqiperi. Nga verifikimi ne pikat e kalimit kufitar nuk ka rezultuar qe Tanos te kete kaluar kufirin, por prinderit e tij dyshojne per nje kalim klandestin. Kjo, pasi vajza nuk kishte leje-qendrimi ne Greqi dhe ndoshta nuk kane dashur te rrezikojne ne kufi. Nga ana tjeter, edhe 23-vjecari eshte larguar nga shtepia pa marre me vete dokumentet e identifikimit. Nuk dihet nese dy te rinjte kishin para me vete, cka mund t'u kete ndihmuar te ngrene "cerdhen" e tyre te dashurise ne ndonje cep te Shqiperise.



Cifti i zhdukur

Jorgos Tanos

23 vjec, nga Follorina

larguar nga shtepia mbremjen e 19 shkurtit

vajza shqiptare

e paidentifikuar

dyshohet se eshte nga fshati Arze i Devollit
----------------------------------------------------------------------------------------------------

"Nese ndahesh do vras femijet"

E Premte, 29 Shkurt 2008




Divorc me dhimbje per nje cift nga rrethi i Matit qe prej pak muajsh eshte vendosur ne kryeqytet per nje jete me te mire. Jo vetem qe gruas 32-vjecare i eshte dashur te duroje grindjet dhe keqtrajtimet e vazhdueshme, por dje, gjate seances se shtate ne Gjykaten e Tiranes, ka ardhur edhe kercenimi direkt. "Nese ti ndahesh, atehere une do te vras ty dhe femijet", eshte shprehur 37-vjecari Gjon P., i cili ka kanosur nenen e dy femijeve te mitur ne sy te gjyqtares se ceshtjes, Mirela Fana. Roja i gjykates e ka nxjerre me force nga institucioni, ndersa ky ka mundur te shpetoje e te largohet me vrap pa mberritur furgoni i policise, i kerkuar nga zyrtaret e gjykates per te kryer veprimet e ligjshme te ndalimit. Menjehere pas ngjarjes eshte bere denoncimi edhe ne Komisariatin nr. 4 te Tiranes dhe nisen kerkimet per te dyshuarin. Avokatja e te demtuares sqaroi dje, per gazeten "KJ", se Natasha P., bashke me femijet do te dergohet ne nje qender ne Elbasan, per t'u strehuar e mbrojtur, pasi gjendet perballe rrezikut per jeten.

Procedurat e ndarjes kishin nisur me 25 shtator te vitit 2007, por gjyqi pas shortit ishte shtyre disa here dhe kishte kaluar seancat e pajtimit. Dje, rreth ores 14:30, ishte edhe ballafaqimi i radhes para gjyqtares Mirela Fana, ndersa paditesja ka qene nena e dy femijeve. Ne kerkesen e dorezuar, Natasha shpjegonte se ndihej e keqtrajtuar nga i shoqi dhe nuk mund ta shtynte dot me jeten ne kete menyre. Por, i menjehershem ka qene reagimi i Gjon P., i cili ka kundershtuar gjyqtaren ne zyre dhe me pas ka kercenuar me jete gruan, qe kerkonte prishjen e kurores. Procesi gjyqesor me objekt zgjidhje martese, lenie e femijeve per rritje dhe edukim, caktimin i pensionit ushqimor, ka shenuar kulmin kur 37-vjecari ka leshuar ultimatumin, "nese ti ndahesh, atehere do ta pesojne femijet".

Ne seancen e radhes, gjyqtarja kishte vendosur te therriste psikologen, e cila do te paraqiste nje relacion te plote mbi intervistat e bera ciftit, si dhe dy femijeve. Gjon P., i eshte drejtuar dje bashkeshortes, duke e kercenuar se do t'u bente keq femijeve te tyre ne rast se nuk hiqte dore nga ndarja. Menjehere jane lajmeruar punonjesit e policise qe ndodhen ne gjykate. Pasi uniformat blu mberriten ne katin e dyte, 37-vjecari ka dale me vrap nga institucioni. Mesohet se shkak i ndarjes midis ciftit ka qene dhuna e herepashershme qe Gjoni ushtronte. Tre seancat e para 37-vjecari nuk eshte paraqitur. Seanca e pajtimit serish nuk ka zgjidhur gje mes ciftit dhe per kete qellim gjyqtarja e ceshtjes ka kaluar ne seance gjyqesore. Por kur psikologia do te lexonte intervistat e bera me femijet dhe me vete dy bashkeshortet, situata eshte kthyer ne nje grindje.

Policia kerkon te dyshuarin

Pas largimit te Gjon P., nga gjykata, togat e shoqerimit dhe vete punonjesit e qendres se Elbasanit e kane shoqeruar Natashen ne Komisariatin 4 ne kryeqytet, per te bere edhe nje denoncim ndaj bashkeshortit. Burime policore thane se kane shpallur ne kerkim te dyshuarin, i cili nuk eshte gjetur gjate kontrollit ne banese, ndersa vepra penale qe rendon mbi te eshte ajo e "kanosjes". Dy femijet dhe nena e tyre jane marre menjehere ne mbrojtje dhe pritet qe te dergohen ne qendren e trajtimit ne Elbasan.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

1st March 2008, 01:13
SOCIALE-LAJMI I DITES

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Icon_post_target nga nardlushnja Yesterday at 6:57 pm"Nese ndahesh do vras femijet"

E Premte, 29 Shkurt 2008




Divorc me dhimbje per nje cift nga rrethi i Matit qe prej pak muajsh eshte vendosur ne kryeqytet per nje jete me te mire. Jo vetem qe gruas 32-vjecare i eshte dashur te duroje grindjet dhe keqtrajtimet e vazhdueshme, por dje, gjate seances se shtate ne Gjykaten e Tiranes, ka ardhur edhe kercenimi direkt. "Nese ti ndahesh, atehere une do te vras ty dhe femijet", eshte shprehur 37-vjecari Gjon P., i cili ka kanosur nenen e dy femijeve te mitur ne sy te gjyqtares se ceshtjes, Mirela Fana. Roja i gjykates e ka nxjerre me force nga institucioni, ndersa ky ka mundur te shpetoje e te largohet me vrap pa mberritur furgoni i policise, i kerkuar nga zyrtaret e gjykates per te kryer veprimet e ligjshme te ndalimit. Menjehere pas ngjarjes eshte bere denoncimi edhe ne Komisariatin nr. 4 te Tiranes dhe nisen kerkimet per te dyshuarin. Avokatja e te demtuares sqaroi dje, per gazeten "KJ", se Natasha P., bashke me femijet do te dergohet ne nje qender ne Elbasan, per t'u strehuar e mbrojtur, pasi gjendet perballe rrezikut per jeten.

Procedurat e ndarjes kishin nisur me 25 shtator te vitit 2007, por gjyqi pas shortit ishte shtyre disa here dhe kishte kaluar seancat e pajtimit. Dje, rreth ores 14:30, ishte edhe ballafaqimi i radhes para gjyqtares Mirela Fana, ndersa paditesja ka qene nena e dy femijeve. Ne kerkesen e dorezuar, Natasha shpjegonte se ndihej e keqtrajtuar nga i shoqi dhe nuk mund ta shtynte dot me jeten ne kete menyre. Por, i menjehershem ka qene reagimi i Gjon P., i cili ka kundershtuar gjyqtaren ne zyre dhe me pas ka kercenuar me jete gruan, qe kerkonte prishjen e kurores. Procesi gjyqesor me objekt zgjidhje martese, lenie e femijeve per rritje dhe edukim, caktimin i pensionit ushqimor, ka shenuar kulmin kur 37-vjecari ka leshuar ultimatumin, "nese ti ndahesh, atehere do ta pesojne femijet".

Ne seancen e radhes, gjyqtarja kishte vendosur te therriste psikologen, e cila do te paraqiste nje relacion te plote mbi intervistat e bera ciftit, si dhe dy femijeve. Gjon P., i eshte drejtuar dje bashkeshortes, duke e kercenuar se do t'u bente keq femijeve te tyre ne rast se nuk hiqte dore nga ndarja. Menjehere jane lajmeruar punonjesit e policise qe ndodhen ne gjykate. Pasi uniformat blu mberriten ne katin e dyte, 37-vjecari ka dale me vrap nga institucioni. Mesohet se shkak i ndarjes midis ciftit ka qene dhuna e herepashershme qe Gjoni ushtronte. Tre seancat e para 37-vjecari nuk eshte paraqitur. Seanca e pajtimit serish nuk ka zgjidhur gje mes ciftit dhe per kete qellim gjyqtarja e ceshtjes ka kaluar ne seance gjyqesore. Por kur psikologia do te lexonte intervistat e bera me femijet dhe me vete dy bashkeshortet, situata eshte kthyer ne nje grindje.

Policia kerkon te dyshuarin

Pas largimit te Gjon P., nga gjykata, togat e shoqerimit dhe vete punonjesit e qendres se Elbasanit e kane shoqeruar Natashen ne Komisariatin 4 ne kryeqytet, per te bere edhe nje denoncim ndaj bashkeshortit. Burime policore thane se kane shpallur ne kerkim te dyshuarin, i cili nuk eshte gjetur gjate kontrollit ne banese, ndersa vepra penale qe rendon mbi te eshte ajo e "kanosjes". Dy femijet dhe nena e tyre jane marre menjehere ne mbrojtje dhe pritet qe te dergohen ne qendren e trajtimit ne Elbasan.
____________________________
Ti shqiperi me jep nder
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

1st March 2008, 01:40
Intervistë me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama
Shqipëria ndodhet sot përpara dy reformave të rëndësishme strukturore, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi. Tranzicioni në Shqipëri, që ka qënë një ndër vendet më të izoluara ish komuniste, po zgjat për gati 2 dekada. Një nga problemet më të mprehta ende të pazgjidhura, është krijimi i një sistemi drejtësie të pakorruptuar dhe të efektshëm.


vazhdon


Zëri i Amerikës: Zonja Rama, cili ishte synimi i vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara?

Ina Rama: Vizita ime në Shtetet e Bashkuara ishte e organizuar nga Departamenti i Shtetit. Ajo synonte marrjen e informacionit sa më të gjerë dhe më të plotë të mënyrës se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit që do të konsiderohen të vlefshme për një bashkëpunim të mëtejshëm. Dhe mund të them se vizita i realizoi të dy këto qëllime.

Zëri i Amerikës: Zonja Rama, pas njohjes më nga afër me sistemin amerikan të drejtësisë, çfarë mendoni se duhet përmirësuar në fushën e drejtësisë në Shqipëri? Cilat janë të metat kryesore të paktën të institucionit të prokurorisë që ju drejtoni?

Ina Rama: Shtetet e Bashkuara kanë model tjetër të sistemit të drejtësisë nga ai që funksionon në Shqipëri. Por ne kemi një problem të përbashkët, pavarësisht se në nivele të ndryshme, që është problemi i korrupsionit. Këtë problem e kemi ne, e kanë Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të tjera. Mendoj se ndryshimet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri duhet të drejtohen tek forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe ndoshta i rëndësishëm do të ishte një trajtim i ndryshëm i imunitetit të zyrtarëve të lartë shqiptarë, përfshirë parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Do të ishte një nevojë e ngutshme kufizimi i imunitetit të tyre të paktën për çështje që lidhen me korrupsionin dhe me krimin ekonomik dhe financiar.

Zëri i Amerikës: Siç thatë ju korrupsioni është problem për të dy shtetet, por në Shqipëri duket se korrupsioni nuk është vënë dot nën kontroll. Korrupsion ka gjithandej, por këtu është i menaxhueshëm. Ka pasur prej kohësh akuza për të gjitha qeveritë në Shqipëri që ka korrupsion të madh dhe të thelluar. Megjithatë nuk shikohet ende ndonjë përpjekje serioze, ndonjë hetim serioz për zyrtarët e lartë. Pse ndodh kështu?

Ina Rama: Dua t’ju them se ka një përpjekje serioze. Kjo është e vërteta. Në prokurorinë e Tiranës është krijuar, për shembull, një njësi e përbashkët hetimore e cila po funksionon me qëllimin për të luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin, veçanërisht për zyrtarët. Kjo është një njësi që po punon shumë dhe po heton edhe zyrtarë të cilët unë nuk mund t’i bëj publik për shkak të sekretit hetimor. Por unë them se Shqipëria po hedh hapa shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: A pritet që këto emra të bëhen publik së shpejti?

Ina Rama: Në momentin që do të jetë e volitshme për hetimin.

Zëri i Amerikës: Krimi ekonomik në Shqipëri tashmë është përhapur dhe korrupsioni është futur thellë. Por, të ndalemi tek krimi i organizuar. Sa i përhapur është ai? Sipas raporteve, krimi i organizuar ka investuar në ekonomi. Në çfarë strukturash bazohet ai? Si funksionon ky krim?

Ina Rama: Edhe krimi i organizuar është problem ndërshtetëror dhe jo vetëm i Shqipërisë. Unë mund të them që Shqipëria me të vërtetë ka bërë hapa shumë seriozë në luftën ndaj tij. Nuk mund të flasim për eliminim të krimit të organizuar, që do të ishte një dëshirë shumë e madhe, por gjë e pamundur për t’u realizuar. Por, Shqipëria, përmes strukturave të saj, qoftë prokurorisë për krimet e rënda, qoftë gjykatës për krimet e rënda ka arritur rezultate shumë të mira në goditjen e krimit të organizuar. Këtë mund ta them me krenari.

Zëri i Amerikës: A e ka kapur krimi i organizuar ekonominë?

Ina Rama: Krimi i organizuar gjithmonë tenton të kapë ekonominë, por nuk mund të japësh një deklaratë përfundimtare të kësaj. Do të duhej një analizë e mirëfilltë statistikore.

Zëri i Amerikës: Sipas të dhënave që keni ju, a ka lidhje të krimit të organizuar me politikën?

Ina Rama: Ёshtë tendencë e krimit të organizuar që të shfrytëzojë politikën për t’u fuqizuar. Ёshtë e pashmangshme ndoshta.

Zëri i Amerikës: Pra ai ka arritur të shfrytëzojë politikën?

Ina Rama: Po, besoj se politika në ndonjë rast është vënë në shërbim.

Zëri i Amerikës: Si institucion prokurorie, sa të vështirë apo të lehtë e keni ju që të shkoni pas këtyre politikanëve, apo këtyre emrave të mëdhenj të krimit të organizuar?

Ina Rama: Unë mendoj se në momentin që bëhen evidente faktet, prokuroria nuk ka pse ta ketë aspak të vështirë, që të shkojë pas këtyre politikanëve. Mjafton që çdo akuzë që ngrihet të mbështetet në fakte reale dhe të mos jetë një ide mediatike apo një slogan, por të jetë një gjë që realisht ekziston dhe mund të provohet.

Zëri i Amerikës: Zonja Rama, kur ju erdhët në krye të institucionit të akuzës, ju zëvendësuat paraardhësin tuaj i cili kishte një histori të gjatë përplasjesh me qeverinë. Fillimisht, ju kishit besimin e të dyja forcave politike, por nuk kaloi shumë kohë dhe ju e humbët besimin kur filluan proceset, e kam fjalën këtu për rrugën Durrës-Kukës. Si mund t’ia garantoni ju institucionit tuaj paanshmërinë politike? Si mund ta fitoni ju besimin e të dy krahëve politikë në Shqipëri?

Ina Rama: Unë nuk mendoj se e kam humbur besimin e forcave politike, pavarësisht nga komentet që bëhen çdo ditë për veprimet që ndërmarr unë, të cilat janë të nevojshme për të administruar organin e akuzës. Gjithashut nuk mendoj se nëpërmjet një deklarate unë mund të garantoj paanshmërinë. Nuk mjafton që të them se unë do të jem e paanshme për të bindur publikun dhe për t’i bindur partitë për këtë. Unë mendoj se puna që do bëj unë do ta tregojë këtë dhe ky do të jetë synimi im kryesor. Dhe do të ishte sukses i punës që në fund të një periudhe apo mandati, siç e mendoj unë punën e prokurorit të përgjithshëm, të kishte një vlerësim të tillë, që ke qenë prokuror i paanshëm dhe i pavarur nga politika. Kjo do të ishte me të vërtetë pika më e madhe që mund të merrje.

Zëri i Amerikës: Si është bashkëpunimi i institucionit tuaj me elementët e tjerë të sistemit të drejtësisë?

Ina Rama: Unë mendoj që është i mirë.Ka një tendencë të përgjithshme të të gjitha institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar me prokurorinë. Sigurisht që është një bashkëpunim që duhet forcuar dhe vjen duke u forcuar patjetër. Por ka një frymë të përbashkët për t’i koordinuar punët dhe mendoj që kjo është një gjë shumë e vlefshme.

Zëri i Amerikës: Sot kur flitet për reformat e drejtësisë në Shqipëri, cili është mendimi juaj për institucionin e prokurorit? A duhet të jetë institucioni i prokurorit pjesë e ekzekutivit apo duhet të vazhdojë të jetë i pavarur siç është tani?

Ina Rama: Unë mendoj se duhet të jetë i pavarur siç është tani. Kjo edhe për shkak të historisë që ne kemi si shtet dhe si komb. Por gjithsesi ky është pjesë e një vullneti politik dhe mendimi im mbetet profesional si edhe personal. Unë mendoj se funksionon më mirë si institucion i pavarur. Nuk mendoj se difektet e punës së organit të prokurorisë kanë ardhur për shkak të mosqenies së tij pranë ekzekutivit./F.F./Liria
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

1st March 2008, 20:17
Masakroi gruan me kose, rrezikon burg te perjetshem

E Shtune, 01 Mars 2008


Elbasan - Njeriu qe akuzohet se masakroi gruan me kosen e ferres, rrezikon burgim te perjetshem. Prokuroria e Elbasanit ka derguar ne gjykate dosjen penale ne ngarkim te Asqeri Kullollit, 43 vjec, me banim ne fshatin Lisaj, i pandehur per vrasjen e Aishe Kullollit, 38 vjece. Ngjarja ndodhi mesditen e 13 qershorit te vitit te kaluar, per motive xhelozie. U deshen rreth 9 muaj hetime, qe grupi hetimor te vertetonte rrethanat dhe autoresine e vrasjes. Sipas organit te akuzes, qe ne fillim u siguruan prova dhe fakte qe vertetonin autoresine e vrasjes, por pengese eshte bere vertetimi mjeko-ligjor i ekzaminimit neuropsikiatrik te Asqeri Kullollit. Akuza e ngritur eshte "vrasje me paramendim", e cila parashikon nga 25 vjet deri ne burgim te perjetshem.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

2nd March 2008, 11:12
Berisha risolli skemat piramidale




Partia Socialiste shprehu shqetesimin e saj lidhur me ekzistencen dhe funksionimin e disa skemave piramidale. Deputeti socialist, Taulant Balla, duke u ndalur ne kete ceshtje, vuri ne dukje faktin se keto skema piramidale nuk funksionojne vetem ne Korce, por ne shume rrethe te Shqiperise, duke kthyer keshtu friken e friken e viteve '96-'97. Duke fajesuar ne menyre te drejtperdrejte qeverisjen aktuale kete situate, Balla u shpreh se "eshte po e njejta forme, vetem se skema e Vefa-s, eshte zevendesuar nga skema e Sali Berishes, skema e Kamberit, eshte zevendesuar nga skemat e Mediut, te Pollos, te Ndokes, te Xhuvelit e te tjere me radhe. Kjo qeveri grabitese, po vazhdon t'i varferoje cdo dite edhe me shume shqiptaret, per vete faktin se kjo qeveri po rishfaq edhe njehere, ne menyre te tmerrshme, te njejtat skema, te cilat grabiten parate e shqiptareve ne vitin '97". Per kete arsye, ligjvenesi socialist u beri thirrje institucioneve te drejtesise, Prokurorise se Pergjithshme, te fillojne menjehere hetimet. Nderkohe, sipas Balles, nje shqetesim te tille PS pritet ta ngreje dhe ne Kuvendin e Shqiperise
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

2nd March 2008, 11:16
[b]Qeveria, e deshtuar ne luften kunder droges e krimit"




Qeveria "Berisha" ka deshtuar ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike dhe krimin financiar. Ky ishte reagimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, pas publikimit te raportit vjetor te Departamentit amerikan te Shtetit. Deputeti socialist, Taulant Balla, gjate nje komunikimi me mediat, duke iu referuar ketij raporti, vleresoi se "ky nuk eshte raporti i vetem qe ka dale, pasi jane disa raporte te koheve te fundit qe ende vazhdojne ta vendosin Shqiperine ne grupin e vendeve transite te lendeve narkotike te krimit te organizuar dhe sigurisht, une mund te them me plote goje se kjo qeveri ka deshtuar plotesisht ne adresimin e ketij prioriteti kryesor, qe lidhet me procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise". Sipas tij, Shqiperia ende nuk ka nje progres te dukshem per sa u perket ndalimit te trafiqeve, trafiqeve ilegale te njerezve, trafiqeve ilegale te lendeve narkotike dhe sigurisht kjo qeveri eshte e paafte te garantoje integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne NATO. Nderkohe, Balla beri me dije ne ditet ne vijim do te kete nje reagim me te plote mbi kete ceshtje, pas nje studimi te imtesishem te ketij raporti.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

2nd March 2008, 11:45
“Keni arrestuar ca engjëj”
Leonard Bakillari
Germezoni:
Familjarë dhe avokatë të grupit të të arrestuarve të “Furtunës”, mësynë dje gjykatën e Tiranës me thirrjet: Pafajësi!

TIRANË – Si ta kishin bërë me fjalë, dhjetëra familjarë u mblodhën paraditen e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, për t’u dhënë me anë të pranisë, por edhe të borhoritjeve, mbështetje dhe kurajo gjashtë të afërmve të tyre, të arrestuar për abuzime me prona. Pak nga pak ata nisën të grumbullohen rreth orës 11:00 të paradites në pjesën e pasme të gjykatës, aty ku hyjnë edhe automjetet e policisë me të arrestuarit. Ata qëndruan ashtu deri në orët e vona të mesditës, kur përfunduan dhe gjashtë seancat për komunikimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve të “Furtunës”.

Për rreth katër orë, Gjykata e Tiranës u “pushtua” thuajse tërësisht nga të afërmit e Artan Mehmetit, Ramiz Hykajt, Enton Babametos, Veiz Senkos, Dali Hakores e Halil Himës, duke e e bërë thuajse inekzistente prezencën e uniformave blu. Turma e familjarëve, e cila pati konfrontime edhe me mediat, filloi të dendësohej rreth orës 11:30, teksa në gjykatë mbërritën oficeri i Policisë, Dali Hakorja dhe Halil Hima, të arrestuar me urdhër të prokurorit. Me të parë fugonin e policisë, grupi i familjarëve u bë i papërmbajtshëm, duke krijuar një situatë të paparashikuar nga policia. Ngado dëgjoheshin thirrje, “ata janë të pafajshëm. Arrestimi i tyre është bërë për shoë politik. Përse nuk arrestojnë ministrat që vjedhin pafund?” Pak minuta pas mbërritjes së dy të arrestuarve në gjykatë mbërritën edhe dy përfaqësuesit e tyre mbrojtës, të cilët u shprehën me bindje se klientët e tyre janë të pafjashëm. Saimir Vishaj, avokati i Dali Hakores, i arrestuar për falsifikimin e dokumentacionit të 14 mijë metër katrorë tokë, pranë ish-Parkut tha “E them me garanci të plotë se nuk është bërë asnjë falsifikim dokumentacioni. Klienti im është pronar i ligjshëm i tokës, e cila i është lënë trashëgim nga i ati. Çmenduria është se ai u fut në burg pa patur asnjë kallëzim”. Të njëjtën gjë mësohet të ketë thënë dhe vetë i arrestuari, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. “Unë i kam të gjitha dokumentet në rregull dhe nuk e di përse më arestuan. Ajo tokë është në emër të babait tim. Përse më akuzoni?”. E pavarësisht qëndrimit mohues, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. E njëjta masë u dha edhe për Halil Himën, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, 47-vjeçari tha se “është e vërtetë që më janë gjetur disa dokumente në makinë, por asnjë prej tyre nuk është e falsifikuar”. Pas përfundimit të masës së sigurisë për dy të arrestuarit me urdhër të prokurorit, rreth orës 12:30 në gjykatë mbërritën dy nga dy edhe katër të arrestuarit për të cilën gjykata pak ditë më parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Tre specialistët e Hipotekës dhe sekseri Veiz Senko, i cilësuar nga prokuroria si ura lidhëse në veprimtarinë korruptive, mësohet se nuk thanë asgjë tjetër veç gjeneraliteteve para togave të zeza. Interesimi i familjarëve gjatë kohës së pritjes kaloi nga ambientet përreth Gjykatës së Tiranës, pranë sallës ku zhilloheshin masat e sigurisë. Në situata të veçanta të krijuara nga familjarët e tensionuar, nuk munguan as konfrontimet me punonjësit e sigurisë dhe uniformat blu, të cilët u detyruan të nxjerrin me forcë jashtë ambienteve të gjykatës disa prej tyre.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

4th March 2008, 18:37
Fadromisti shtyp djalin 2-vjecar

E Marte, 04 Mars 2008


Xhemil Beharaj

Nje vogelush 2-vjecar ka vdekur aksidentalisht mesditen e djeshme, ne lagjen Saver te qytetit te Lushnjes, i shtypur nga automjeti qe drejtohej nga i ati. Flamur Mile ishte duke punuar prane shtepise me nje automjet te tonazhit te rende, teksa nga oborri ka dale Flavio, djali i tij 2-vjecar. Femija eshte futur nen rrotat e automjetit, qe drejtohej nga i ati, i cili ka ndaluar me te degjuar britmat. Por ishte teper vone. Babai i tronditur ka zbritur dhe ka gjetur te birin ne grahmat e fundit te jetes. Tentativat per t'i shpetuar jeten kane qene te kota. Femija eshte transportuar per ne morgun e spitalit rajonal te qytetit te Lushnjes, ndersa 44-vjecari eshte shoqeruar per ne mjediset e policise.

Zia ka pllakosur ne familjen e Flamur Miles, baba i tre femijeve. Fqinjet tregojne se burri 44-vjecar me veshtiresi e mban veten nga deshperimi. Deshmitare ne vendngjarje tregojne se Flamuri e kishte lene femijen duke luajtur ne kopshtin e shtepise dhe kishte shkuar te punonte me nje mjet te quajtur "pirun", disa metra larg shtepise, ne nje fabrike qumeshti ne lagjen periferike te qytetit. Babai nuk ka mundur te shohe te birin, i cili ka dale nga oborri dhe ka filluar te luaje nen automjetin e drejtuar nga i ati.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

4th March 2008, 19:57
04.03.2008
Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme në Shqipëri bëjnë të ditur se një helikopter është rrëzuar në mëngjes, në lartësitë e masiveve malore, në Veri të vendit.
Sipas burimeve ende te pakonfirmuara bëhet fjalë për një helikopter ushtarak të NATO s, që kontrollon kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Disa helikopterë dhe ekipe shpëtimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

5th March 2008, 14:59
"Anetaresi ne NATO, siguri ne rajon"

E Merkure, 05 Mars 2008


Ministrat e Jashtem te vendeve te Evropes Juglindore garantojne se anetaresimi i vendeve te kartes "Adriatik 3" ne NATO do t'i hape rruge sigurise se plote te rajonit. Ne nje deklarate te perbashket te ministrave te Jashtem te Shqiperise, Kroacise, Maqedonise dhe Bullgarise theksoi se hyrja ne NATO e tre vendeve kandidate do t'i jape gjithe rajonit nje tjeter dimension sigurie. "Ne vend te rivalitetit historik, vendet tona jane perkushtuar per realizimin e synimeve dhe pergjegjesive te perbashketa per rritjen e bashkepunimit rajonal dhe marredhenieve te fqinjesise se mire", theksohet ne deklaraten e nenshkruar nga 4 ministrat e Jashtem te rajonit ne prag te samitit te Bukureshtit. Aty theksohet se marrja e fteses se anetaresimit nga Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia ne muajin prill do t'i hape rruge edhe krijimit te zones se perbashket te sigurise. Ne deklarate theksohet se siguria eshte e rendesishme si ne kohe krizash dhe ne kohe paqeje. "NATO eshte Aleance vendesh qe ndajne ide, vlera dhe pergjegjesi te perbashketa. Ne kete Aleance, cdo anetar jep ndihmesen e vet dhe perfiton solidaritet nepermjet zones se perbashket te sigurise", nenvijezohet ne deklaraten e perbashket. Po keshtu ne kete deklarate ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, ai i Kroacise, Gordan Jandrokovic dhe ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milososki, zotohen se reformat qe jane ndermarr ne keto vende do te vazhdojne edhe pas marrjes se fteses. "Po bejme perpjekje per te perfunduar detyrat e shtepise, duke u derguar aleateve nje sinjal bindes se reformat ne keto vende do te vijojne edhe pasi anetaresimi i tyre te jete bere fakt i kryer", shprehen ministrat e Jashtem te rajonit. Sipas tyre, anetaresimi ne NATO nenkupton nje ndryshim te rendesishem te marredhenieve ne Evropen Juglindore.

F.Mejdini
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

5th March 2008, 15:01
Berisha merr mbeshtetje hungareze per NATO-n

E Merkure, 05 Mars 2008


Kryeministri Berisha merr mbeshtetje hungareze per integrimin ne strukturat euroatlantike. Ne takimin qe ai zhvilloi dje me homologun e tij hungarez, Ferenc Gyurcsany, mori garancine per voten e Hungarise per ftesen ne NATO. Njeheresh, Kryeministri i Hungarise, Gyurcsany, i premtoi Berishes se se shpejti vendi i tij do ta njihte shtetin e ri te Kosoves. Kryeministri hungarez theksoi ne fjalen e tij se Shqiperia do te gjeje te Hungarie mbeshtetje ne procesin e saj drejt integrimit ne NATO. "Ne besojme ne anetaresimin tuaj ne NATO dhe kemi mbeshtetur prej kohesh aspiratat tuaja per te qene pjese e kesaj aleance", theksoi Kryeministri i Hungarise, duke vleresuar modernizimin e forcave te armatosura shqiptare dhe misionet e tyre paqeruajtese. Bashkebiseduesit kerkuan nje bashkepunim me te madh mes Shqiperise dhe Hungarise, bashkepunim ky i konkretizuar dhe ne firmosjen e disa marreveshjeve dypaleshe ne fushen e arsimit, shkences dhe kultures per vitet 2008-2010. Gjate vizites se tij zyrtare ne Hungari, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim edhe me Kryetaren e Parlamentit te Hungarise, Szili dhe nje delegacion i gjere parlamentaresh hungareze, si dhe me liderin e djathte te opozites hungareze, Viktor Orban. Takime Berisha zhvilloi edhe me biznesmene hungareze, ku theksoi potencialet qe ofron Shqiperia per investim.

F.M
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

5th March 2008, 15:03
Zhduket helikopteri ne Alpet shqiptare

E Merkure, 05 Mars 2008


Nje mjet fluturues dyshohet se eshte zhdukur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne Alpet e Shqiperise. Alarmi ka ngritur ne kembe strukturat e Ministrise se Brendshme, Forcave te Armatosura dhe Ministrise se Shendetesise. Sinjali per zhdukjen nga radaret te nje mjeti fluturues u dha nga Qendra e Fluturimeve ne Rome, ne oren 04:25 te mengjesit te djeshem. Sipas specialisteve italiane, nga imazhet ne radar behet fjale per nje helikopter ushtarak te lehte te tipit "Gazela", i cili perdoret si per qellime humanitare, te patrullimit ushtarak ashtu edhe per misione diversive. "Nuk dihet sa eshte numri i personave ne bord, por keto lloj helikopteresh zakonisht transportojne deri ne 5 persona te pajisur me armatim te lehte", bene te ditur burimet. Ne fillim u mendua per nje mjet te misionit te KFOR-it ne Kosove, por burime nga misioni nderkombetar thane se nuk kane humbur asnje mjet fluturues. Edhe zedhenesi i NATO-s ne Bruksel konfirmoi pasditen e djeshme se Aleanca e Atlantikut Verior nuk ka humbur asnje avion, apo helikopter ne Veri te Shqiperise. Nderkohe dyshimet jane per nje mjet fluturues te mberritur nga Bosnja, por edhe per kete piste nuk ka konfirmim zyrtar. Duket se askush nuk merr persiper "pronesine" e mjetit fluturues, qe u zhduk ne menyre te cuditshme nga radaret, pasi leshoi sinjalin SOS.

Ne oren 05:00 te mengjesit te djeshem, drejt maleve te Tropojes, jane nisur ekipe te policise. Ne oren 06:30 eshte ngritur grupi i punes per gjetjen e mjetit fluturues. Ne oren 07:00 grupe kerkimi jane nisur nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres ne zonat e thella te Dukagjinit. Nje ore me vone ne Prefekturen e Shkodres eshte ngritur shtabi i emergjences civile. Pas pak mberrijne perfaqesues te Ministrise te Brendshme, te Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Shendetesise. Ne oren 11:30, shtabi i emergjencave civile ne Shkoder konfirmoi rrezimin e mjetit fluturues. Merret kontakt me bazat e NATO-s dhe KFOR-it ne Kosove. Ne oren 12:10 i kerkohet ndihme komandes se KFOR-it te Kosoves, per te nderhyre me helikopteret e tij per te shpetuar jetet qe mund te jene ne rrezik. Dy helikoptere italiane nga Peja dhe dy gjermane nga Prishtina nisen drejt kuadratit te kerkimeve. Dhjete minuta me vone kontaktohet me autoritetet e Malit te Zi, ne dyshimin se mjeti fluturues mund te kete rene ne territorin malazez. Ne oren 12:30 ne vendin ku pretendohet se ka rene helikopteri i paidentifikuar mberrijne tre helikoptere te Forcave te Armatosura dhe nje nga Ministria e Shendetesise. Drejtori i Policise se Qarkut te Shkodres, Nikolin Bala, konfirmoi se nuk ka gjurme te helikopterit ne territorin qe mbulojne efektivet e tij, por ai eshte i gatshem te nderhyje ne ndihme. Ne oren 12:45, Komanda e NATO-s, ne Bruksel si dhe komanda ne Itali, pas kontrolleve te bera, konfirmojne se mjeti fluturues qe dyshohet te jete nje helikopter, nuk eshte efektiv i tyre. Ne oren 16:00 Ministria e Mbrojtjes leshon nje deklarate se nuk ka asnje shenje nga mjeti fluturues qe dyshohet se ka rene ne malin e Jezerces. Nderpriten kerkimet nga ajri, nderkohe qe kerkimet ne toke vazhduan edhe mbreme, pa rezultat.

Zona e kerkimeve

Sipas te dhenave paraprake, dyshohet se zona ku eshte rrezuar helikopteri ndodhet diku mes Malit te Jezerces dhe Lugines se Valbones. Behet fjale per nje trekendesh mes Shkodres, Tropojes dhe Kosoves. Nje pjese e vogel e zones se kerkimeve perfshin edhe territorin e Malit te Zi. Siperfaqja e kerkimeve eshte teper e madhe, duke u zgjeruar edhe ne luginen e shales. Behet fjale per lartesi deri ne 1600 metra mbi nivelin e detit, ne nje terren te thyer dhe malor.

REUTERS

Nje mjet fluturues i paidentifikuar besohet se eshte rrezuar ne malet e zones veriore te Shqiperise dhe radari, qe kishte kontaktin e tij, e ka humbur, thane zyrtare te qeverise shqiptare per "Reuters". "Ka te dhena nga banore te zones per nje shperthim te fuqishem", u shpreh nje tjeter zyrtar, qe preferoi te ishte anonim. Agim Doci, zedhenes i Ministrise se Mbrojtjes, mundi te konfirmonte se nje mjet fluturues i panjohur ka humbur kontaktin me qendren dhe radaret ne Shqiperi e Itali. Zona ku besohet se ka rene mjeti fluturues, qe besohet te jete nje helikopter, eshte ne kufirin midis Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves. "Zona ku mendohet te jete rrezuar eshte teper e veshtire dhe e mbuluar me mjegull e bore ne malin e Jezerces", tha Avni Neza, zyrtar shtypi prane Ministrise se Brendshme.



Luan Hoxha: Nuk eshte gjetur helikopteri

Gjate operacionit te kerkimit, gjeneral Luan Hoxha, shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, gjate nje komunikimi me mediat, tha se "po punohet per gjetjen ekzakt te vendit ku eshte rrezuar helikopteri, nderkohe qe nuk konfirmon zyrtarisht se behet fjale per nje helikopter te NATO-s, apo te ndonje vendi tjeter". Gjate deklarimit, ai shton se "alarmi SOS erdhi si fillim nga banoret e Jezerces dhe RC, Roma, e cila ne oren 04:25 minuta ka njoftuar se kishte humbur kontaktet me nje mjet fluturues".



Rasim Borici: "Kerkimet do te vazhdojne ne kembe"

Zv.drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Rasim Borici, ka deklaruar se "kerkimet per helikopterin e zhdukur mengjesin e sotem (dje) do te vazhdojne ne kembe, por ende nuk eshte gjetur ndonje gjurme e tij". Sipas zyrtarit te larte te Policise se Shtetit, "nuk ka te dhena qe mjeti fluturues te jete rrezuar". "Po kontrollojme mbi malin e Jezerces. Nga patrullimi qe eshte bere nuk ka te dhena per rrezim te helikopterit ne kete zone. Ne kemi kontaktuar me banoret e zones, pushtetin lokal dhe nuk kane te dhena te tilla, por kerkimet do vazhdojne".



04.25 ishte ora kur ne radaret e qendres se fluturimeve ne Rome u zhduk nje mjet fluturues. Sipas eksperteve italiane, behet fjale per nje helikopter te prodhimit francez te llojit "Gaselle"

8 helikoptere u ngriten ne fluturim ne misionin e kerkim-shpetimit. Kater ishin shqiptare, dy italiane dhe 2 gjermane. Kerkimet nuk arriten te gjenin asnje gjurme te helikopterit misterioz
Sponsored content

Lajmet e fundit nga  Shqipëria - Faqe 2 Empty Re: Lajmet e fundit nga Shqipëria

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi