Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Lajmet e fundit nga Kosova

29th February 2008, 19:24
Ne kete rubrikë mund te lexoni lajme nga Republika e Kosovës
nga 01.03.2008 e me tutje!

Flm ne respektin qe tregoni ne titull
dhe aktivitetin tuaj ne forum


Stafi i Forumit
atdheuyne
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

1st March 2008, 01:35
Pieter Feith i ngarkuari për Kosovën do të kryesojë grupin drejtues
Grupi drejtues ndërkombëtar për Kosovën që përbëhet nga SHBA-ja dhe një numër vendesh evropiane zhvilloi të enjten takimin e tij të parë në Vjenë.
Grupi zgjodhi diplomatin holandez, Pieter Feith si përfaqësuesin e vet.

Zoti Feith, që është edhe i ngarkuari special për Kosovën do të jetë përgjegjës për zbatimin e planeve të hartuara nga i ngarkuari special Martti Ahtisaari, për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Zotit Pieter Feith i është kërkuar ta verë në veprim planin Ahtisaari për Kosovën.

Në një intervistë për BBC, zoti Feith u pyet se si do të mund të parandalojë komuniteti ndërkombëtar ndarjen e Kosovës.

Feith: Kjo është një sfidë për ne. Na duhet që të shpjegojmë tani tek komunitetet e ndryshme qëllimet tona. Duhet që t'i bëjmë ata të kuptojmë përfitimet nga plani Ahtisaari. Këto përfitime janë të mëdha. Jo vetëm që ne kemi një numër burimesh të rëndësishme, por ka edhe plane për të ngritur komuna të reja, për të patur përfaqësim të mbrojtur, për veprim në fusha të tjera. Kjo duhet të kuptohet.
Së dyti ne duhet të sigurohemi se mund të mbrojmë themelin.
Kemi nevojë për liri lëvizjeje, jo dhunë dhe mundësi që misionet tona të vendosen në të gjithë territorin.

BBC: Si do të bëni që ta çoni mesazhin tek serbët në veri të Kosovës, kur dihet që një pjesë e ofertave kanëq enë që në planin Ahtisaari?

Feith: Unë nuk mendoj se komuniteti serb apo Beogradi kanë shumë kundërshtime përsa i takon projekteve që janë në përfitim të komunitetit serb. Në fakt, ne dëgjojmë se janë të kënaqur me një numër projektesh që kanë të bëjnë me ta.
Pra, kjo ka të bëjë me çuarjen e mesazhit tek ata, me të shpjeguarit me qëllim që të sigurohemi që ta ndajmë çështjen e statusit nga projektet teknike që janë parashikuar në planin Ahtisaari.

BBC: Ju thatë se kjo është çështje e çuarjes së mesazhit. Për momentin misioni i BE-së nuk mund të jetë i pranishëm në veri të Mitrovicës. Ju përballeni me një sfidë shumë serioze. Kur mendoni se mund të ktheheni në atë zyrë?

Feith: Është e vërtetë, unë po ju them të vërtetën që misioni i BE-së, apo zyra e BE-së nuk po përdoret. Në anën tjetër ne po lëvizim në këtë zonë. Ne kemi kontaktet tona të vazhdueshme me komunitetin serb. Ne mund të vazhdojmë aktivitetet tona përfshirë edhe projektet prej të cilave përfiton direkt komuniteti serb.
Pra, megjithëse zyra jonë nuk është e hapur për momentin, aktivitetet vazhdojnë, prandaj nuk duhet të përqëndrohemi tek ndërtesa, zyra. Janë aktivitetet ato që kanë rëndësi.

BBC: Si do të siguroheni ju që nuk do të ketë dhunë? Kjo është një prej kërkesave tuaja kryesore.

Feith: Ne i kemi bërë thirrje Beogradit që të mos nxisë dhunën. Ne jemi shumë këmbëngulës kur është fjala për këtë çështje. Mendojmë se në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian, komunitetit ndërkombëtar dhe Serbisë do të ishte e vendit që t'i shmangemi nxitjes së dhunës.
Kjo është kërkesa minimale.
Në të njëjtën kohë, ne jemi duke u përpjekur që pjesën veriore ta qetësojmë dhe të sigurohemi se mund ta qetësojmë situatën.
Ne nuk mund të sigurojmë se nuk do të ketë dhunë. Ne vetëm mund që të kërkojmë për ndihmën e nevojshme që mund të marrim prej Kfor-it dhe Unmik-ut , me qëllim që të sigurohemi se dhuna nuk do të lëndojë stafin tonë dhe popullsinë vendase.

BBC: A ka ndonjë mendim se misioni i BE-së duhet të strehohet brenda atij të UNMIK-ut me qëllim që të pranohet nga komuniteti serb?

Feith: Duhet të jetë e qartë që, siç është diskutuar edhe në Kombet e Bashkuara, ne do të shtohemi teksa UNMIK-ut do të reduktohet. Në një etapë të caktuar do të ketë transferim të autoritetit. Ne do të ruajmë komandën tonë, ne kemi misionin tonë të veçantë, ndaj edhe mendoj se nuk do të fshihemi pas UNMIK-ut.
Ne do të koordinohemi nga afër, dhe do të sigurohemi që lëvizjet tona në veri dhe udhëzimet që i japim stafit do të jenë në përputhje me atë që bën OKB-ja.

BBC: Ka tregues se anëtarë të komunitetit janë duke punuar për të çuar në një ndarje të Kosovës. A është diçka të cilën komuniteti ndërkombëtar do të duhet ta pranojë?

Feith : Së pari, nuk jam i sigurt dhe vë në dyshim nëse ndarja është vërtetë qëllimi i udhëheqjes së Beogradit, sepse ndarja mund të thoshte de facto njohje të shtetit të Kosovës.
E dyta, siç e thashë ne patëm një takim me grupin drejtues ndërkombëtar, grupi i Miqve të Kosovës, një koalicion i rëndësishëm ku bën pjesë SHBA-ja dhe një numër vendesh të rëndësishme ndërkombëtare. Ne që të gjithë e kundërshtojmë parimin e ndarjes. Ky është qëndrimi ynë tani dhe ne nuk do të zbrapsemi prej kësaj.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

1st March 2008, 20:03
Thaçi: Nuk ka veri dhe jug, Kosova është unike
Integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm, unik dhe i njohur ndërkombëtarisht si shtet, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një vizitë komunës së Mitrovicës. “Jemi këtu të përçojmë mesazhin se për Kosovën nuk ka veri dhe jug e as për Mitrovicën pasi që Kosova është unike”, ka thenë ai para banorëve të këtyre anëve.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

2nd March 2008, 12:52
Millosheviçi i ri
Vojisllav Koshtunica Koshtunica po përdor të njëjtat metoda, që 20 vjet më parë e çuan Serbinë drejt izolimit ndërkombëtar

“Liderët shqiptarë të Kosovës janë terroristë, SHBA-të janë një agresor injorant dhe Serbia është një viktimë e cila duhet t’i drejtohet Rusisë për ndihmë”. Retorika që vjen nga Serbia gjatë ditëve të fundit, të sjell në mendje epokën e të presidentit të ndjerë Sllobodan Millosheviç. Rreth 20 vjet më parë, Millosheviçi i përdori pasionet e serbëve për Kosovën, për të nënshtruar masat dhe për të frikësuar joserbët në ish-federatën Jugosllave. Edhe pas 4 luftërash të humbura, Serbia po përdor të njëjtat taktika në denoncimin e Perëndimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, një rajon të cilin serbët e shohin si “zemrën e tokës së tyre”. “Perëndimi është i vendosur të na poshtërojë”, - bërtiste kryeministri serb Voisllav Koshtunica javën e kaluar gjatë një tubimi në Beograd. Ai tha se Serbia nuk do të pranojë kurrë një “shtet fals të Kosovës me përkrahjen e Perëndimit”. Edhe vetë Ivica Daçiç, lideri i Partisë së vjetër Socialiste të Millosheviçit, e lavdëroi Koshtunicën për “rikthimin në politikat e Millosheviçit” lidhur me Kosovën. Por këtë herë Serbisë i mungon krenaria e ushtrisë së vjetër jugosllave që Millosheviçi përdori për të detyruar lidershipin etnik shqiptar të Kosovës që t’i përkulej sipas dëshirave të tij. Edhe më ultranacionalistët në Serbi thonë se nuk ua mban të sfidojnë forcat paqeruajtëse të NATO-s që ndodhen në Kosovë. E megjithatë, qëndrimi antiperëndimor i Millosheviçit që e futi Serbinë në izolim ndërkombëtar gjatë viteve 1990, rezonon sërish mes nacionalistëve serb. “Serbia mezi i mbijetoi përfundimit gjakderdhës të regjimit të tmerrshëm të Millosheviçit. E megjithatë, asnjë mësim nuk u mor dhe ja ku jemi rikthyer nga e para, tek politikat e vjetra”, - thotë Nenad Çanak, politikan i opozitës serbe. Serbia e humbi kontrollin ndaj Kosovës që në vitin 1999, pas fushatës ushtarake të NATO-s që kontribuoi për t’i dhënë fund terrorit gjakderdhës së Millosheviçit kundër shqiptarëve.

Dhe nuk është vetëm retorika antishqiptare e njëjtë me atë të viteve 1990. Anëtarë të të njëjtave milici të krahut të djathtë që Millosheviçi përdori në luftërat e tij në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në këto vite, janë rikthyer nëpër rrugët e Beogradit duke sulmuar ambasadat e vendeve të huaja dhe duke kërcënuar politikanët liberalë serbë që u kundërvihen politikave qeverisëse. Disa thonë se Koshtunica, i cili udhëhoqi revoltat masive që rrëzuan Millosheviçin në vitin 2000, ka filluar të ngjajë shumë me ish-diktatorin. Kryeministri serb shprehet se Serbia nuk do të rivendosë marrëdhëniet me SHBA-të apo shtetet e tjera perëndimore, derisa ata të anulojnë njohjen e shtetit të ri të Kosovës, diçka që sipas zyrtarëve amerikanë nuk do të ndodhë kurrë. Koshtunica thotë gjithashtu, se Serbia duhet të heqë dorë nga qëllimi më i rëndësishëm i vendit për t’u anëtarësuar në BE, dhe në vend të kësaj t’i drejtohet aleatit të saj sllav, Rusisë, e cila gjithashtu kundërshton fort pavarësinë e Kosovës. AP
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

3rd March 2008, 20:23
Lajmet e fundit nga Kosova Ekspoz14Çfarë domethënie do të kishte kjo vizitë, e dyta në tokat shqiptare e "Presidentit të Pavarësisë"

Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, mund të zhvillojë një vizitë në Kosovë pas samitit të NATO-s, që do të mbahet në Bukuresht në muajin prill, rreth 10 muaj pasi qëndroi në Shqipëri. Vizita e presidentit Bush nuk mund të komentohet, nëse zhvillohet, e rastësishme. Ajo qartësisht ka domethënien se territoret e shqiptarëve janë “interes” amerikan. Vizita do të mund të bëhet në një kohë kur Serbia po nxit ndarjen e Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj në mënyrë të menjëhershme nga SHBA-të, presidenti Bush besohet që të shkojë në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga disa media kroate, të cilat konfirmuan vizitën e presidentit amerikan në Kroaci. Sipas tyre, kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë gjatë muajit prill në Kroaci dhe në Kosovë. Vizita është planifikuar pas samitit të NATO-s në Bukuresht, i cili do të mbahet ndërmjet 2 dhe 4 prillit. Nëse ky informacion konfirmohet, kjo do të ishte vizita e dytë e një presidenti amerikan në një territor me popullsi shqiptare. Para Bushit, në Ferizaj menjëherë pas luftës në 1999 qëndroi presidenti Bill Klinton. Ai tha në takimin e asokohshëm, që banorët e Kosovës kishin të drejtë të zgjidhnin për jetën e tyre, simbolet dhe monedhën. Ndërkohë, presidenti Bush vizitoi Shqipërinë në datën 10 qershor të vitit të kaluar, një vizitë historike që tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Mundet që autoritetet e Prishtinës të organizojnë festimet e pavarësisë së Kosovës, një nga krahinat etnike të Shqipërisë, e cila iu dha Serbisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913. Në festime pritet të jenë presidenti Bill Klinton, ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt dhe zyrtarë të lartë perëndimorë që ndërhynë kundër forcave serbe që po ushtronin për herë të pestë brenda 100 vjetëve gjenocid, masakra, vrasje, dëbime dhe deporime masive të popullatës nga Kosova.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

3rd March 2008, 21:16
lajmi i fundit ishte nese nuk ka te rena shiu prishtina perballohet me munges te ujit te pishem ,ket vite ne mase te madhe .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

3rd March 2008, 21:24
Vertete ka problem me ujin me gjithe kete shi dhe bore qe ra sivjet?
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

4th March 2008, 20:00
04.03.2008
nga Bekri Ajdini
Tifozët më të zjarrtë të skuadrës turke Fenerbahce kanë paralajmëruar se do të publikojnë transparentin në përkrahje të pavarësisë së Kosovës edhe në ndeshjen e kthimit që do ta zhvillojnë të martën në stadiumin e Sevillas në Spanjë.

Në forumet e tifozëve të Fenerbahces është dhënë përkrahje maksimale për ta promovuar sa më shumë pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe njëherësh duke dhënë përgjigjen më të mirë tifozerisë greke, të cilët publikuan në Athinë transparentin “Kosova është Serbi”. Tifozët e Ferebahces në ndeshjen e zhvilluar me 20 shkurt 2008 në Stamboll kundër Sevillas (3:2) në kuadër të Ligës së Kampioneve, publikuan një transparent ku thuhej në turqisht “Rroftë pavarësia e Kosovës” (Yasasin bagimsiz Kosova).
Përkrahja e tifozerisë së Fenerbahces nuk është e rastësishme, pasi burime të “Lajm”-it kanë njoftuar se kryetari i klubit Aziz Yildirim që është i lindur në Adana të Turqisë ka prejardhje nga Kosova. Gjithashtu, po sipas këtij burimi, shumica e shqiptarëve që jetojnë në Turqi janë tifozë të Fenerbahces, kurse edhe themeluesi i shtetit modern turk, Kemal Ataturk, që konsiderohej me prejardhje shqiptare, ka qenë tifoz i kësaj skuadre.
Pikërisht për këtë arsye grupi i tifozëve të Slloga J., “Shvercerat” nga Shkupi, në ndeshjen kundër Bellasica GC publikuan një transparent ku thuhej faleminderit në turqisht dhe frëngjisht në shenjë falënderimi për tifozët e Fenerbahces dhe atyre të Olympic Marseilles, të cilët publikuan transparente në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. (LAJM)
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 15:52
Mesiq paralajmëron Serbinë: masat kundër vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës janë kundërproduktive
Zagreb, 5 mars - Presidenti kroat Stipe Mesiq i ka tëhequr vërejtjen sot Serbisë që masat e drejtuara kundër vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës do të ishin për të kundërproduktive. Mesiq ka thënë se serbët duhet ta kuptojnë se çdo akt i drejtuar kundër vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës do të kthehen kundër tyre. President kroat ka theksuar se rasti i Kosovës është i ndryshëm nga rastet e ish-republikave sovjetike. Kroacia ka paralajmëruar se së shpejti do ta njohë Kosovën e pavarur.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 17:38
Lajmet e fundit nga Kosova Epopejaeuck(050308)_thmb

Nisi manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

Prishtinë, 5 mars 2008 (Kosovapress) Koha 12:06
Nis manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

Në dhjetëvjetorin rënies së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të mërkurën (sot) në qendër të Prishtinës ka nisur manifestimi gjithëkombëtar tradicional “Epopeja e UÇK-së”, me moton “Bac u kry!”.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 17:40
jo besa ende bac nuk u krye ka shum per tu ber ,nuk dij kah erdhi kjo ide bac u krye ,nuk u kap pushka e te vriten vetem per kaq sa kemi fituar kemi ende me clirue toka shqiptare kemi ende shum per te ber kemi ende mitrovicen te pa integruare .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 17:42
Lajmet e fundit nga Kosova Epopejacx6

Lajmet e fundit nga Kosova Mirenjohje_natos1999

Lajmet e fundit nga Kosova Nato_flamuje1


Lajmet e fundit nga Kosova Adem2
Të pavdekshmit e Kosovës : Shaban Jashari me të bijët Hamzën dhe Ademin
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 21:25
Sllovenia dhe Islanda kanë njohur sot Kosovën - shtet të pavarur e sovran


Lajmet e fundit nga Kosova Flamuri_kosoves Edhe dy shtete kanë njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur e sovran. Sllovenia dhe Islanda sot edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se e njohin pavarësinë e Kosovës, duke e çuar kështu në 27 numrin e shteteve që kanë njohur vendin tonë – shtet të pavarur e sovran.
Në një seancë të jashtëzakonshme Parlamenti i Sllovenisë ka njohur sonte Kosovën shtet të pavarur e sovran. Për njohjen e Kosovës ka votuar shumica dërmuese e deputetëve. Pranimi i pavarësisë së Kosovës ka pasuar pas një debati katërorësh. Sllovenia është vendi i 14-të i Bashkimit Evropian, i cili e njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran.


Edhe Islanda ka njohur sot Republikën e Kosovës - shtet të pavarur dhe sovran

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marr sot një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Ingibjorg Solrun Gisladottir, përmes të cilës konfirmohet njohja e Republikës së Kosovës - shtet i pavarur dhe sovran. Deri sot numri i vendeve që kanë njohur Republikën e Kosovës – shtet të pavarur e sovran, ka arritur në 28.

Në letrën e ministrit islandez, z. Ingibjorg Solrun Gisladottir, thuhet se në emër të Qeverisë së Islandës, kam nderin t’ju komunikoj njohjen e Republikës së Kosovës nga Islanda, si shtet të pavarur dhe sovran, të ndërtuar si Republikë demokratike, sekulare dhe shumetnike, si dhe të drejtuar mbi principin e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë para ligjit.
Në letër shprehet edhe gatishmëria e Islandës për të vendosur marrëdhënie diplomatike në mes të dy vendeve tona, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit për komunikim publik.
05mars2008
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

5th March 2008, 21:27
Filloi manifestimi "Epopeja e UÇK-së"

Lajmet e fundit nga Kosova Bac_u-kry-170X130 Me parakalimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Prishtinë, filloi sot manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, i organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi. Kuadratet e TMK-së parakaluan para udhëheqësve shtetërorë dhe ushtarakë të Kosovës.
Përvjetori jubilar i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shënohet sivjet me ceremoni shtetërore. Parada ushtarake u mbajt në sheshin kryesor në Prishtinë “Nëna Terezë”, duke filluar nga ndërtesa e Parlamentit të Kosovës deri tek Hoteli Grand. Kuadratet e TMK-së parakaluan para presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi.
Zëdhënësi i TMK-së Shemsi Syla se simbolika e këtij manifestimi jubilar qëndron në marshimin e TMK-së para institucioneve të shtetit të Kosovës.
Banda muzikore e TMK-së ka përcjell parakalimin e njësiteve të TMK-së, kadetëve sidhe njësitit të të rinjëve të veshur me bluza me logon “Bac u kry”.
Udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kiosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në të gjtiha aktivitetet që do të organizohet gjatë këtyre tri ditëve.
Nesër, ndërkaq në ditën e dytë e njohur si Dita e dëshmorëve do të bëhen homazhe te Kompleksi memorial në Prekaz dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve të vendit.
Tradicionalisht manifestimi do të përmbyllet me 7 mars me Natën e Zjarreve.
Dhjetë vjet më parë, në Kullën e Jasharajve pati filluar beteja vendimtare për fatin e luftës së UÇK-së. Flijimi i familjes Jashari i pati dhënë dimension të ri luftës, duke u vlerësuar kthesa më e madhe në historinë e Kosovës. Pas luftës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz u shndërrua në vend frymëzimi për shqiptarët. Vlerësohet se ai është vizituar deri më sot nga rreth 7 milionë njerëz nga e mbarë bota.





05 mars 2008 - 09:39:37
Sponsored content

Lajmet e fundit nga Kosova Empty Re: Lajmet e fundit nga Kosova

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi