Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“SHQIPONJAT” ARBËRESHE TË SHËN SOFISË SË EPIRIT FLUTURUAN NË AMERIKË!…" nga Prof. Bexhet Asani Empty “SHQIPONJAT” ARBËRESHE TË SHËN SOFISË SË EPIRIT FLUTURUAN NË AMERIKË!…" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:48
“SHQIPONJAT” ARBËRESHE TË SHËN SOFISË SË EPIRIT FLUTURUAN NË AMERIKË!…


           Nga mesi i tetorit 2019, Grupi folklorik “Shqiponjat” nga Shën Sofia e Epirit të Krahinës së Kozencës – Kalabri, për disa ditë me radhë shfaqën koncerte në Nju Jork dhe në Kenerikë. Për ardhjen “Shqiponjave” arbëreshe, më kishte njoftuar regjisorja  Luçia Martino: “Përshëndetje i dashur profesor! Jam e gëzuar se në tetor do të jem në Nju Jork. U vinjë me dy grupe: një kalabrez e një arbëresh. Na ka Kalabria jemi arbëresh pir (por) jemi edhe kalabrezë. Dua t’ u njohë! Je dërgonjë programin. Columbus day jemi dhe ka sfilata me kostimet arbëresh. Shihemi në Nju Jork. Të fala shumë!
“Mirë se të na vini!” – iu përgjigja shkurt.
                    Me të marrë këtë mesazh nga motra jonë arbëreshe, aty për aty e bëra një Lajmërim: Lajmërohen të gjithë shqiptarët  si dhe Qendrat kulturore shqiptaro – amerikane, kudo që gjenden në Nju Xherzi, në Nju Jork, në Kenerikë etj., se më datat 11, 12, 13 dhe 16 tetor 2019, do të mbahet “Java kulturore arbëreshe dhe kalabreze” do të marrin pjesë: Shoqata Kulturore “Vorea” nga qyteti i Frasnitës së Kalabrisë – Itali, e udhëhequr nga regjisorja e njohur Luçia Martino, do të vërë në skenë një fragment të komedisë me titull “Gruaja magjistare”, në gjuhën arbëreshe, po në regji të Luçias, grupi folklorik “Shqiponjat” nga Shën Sofia e Epirit, do të prezentohet me këngë dhe valle popullore arbëreshe si dhe grupi folklorik “San Sosti” do të prezentohet me këngë dhe valle kalabreze (Italiane), ndërsa znj. Luçia Martino me shoqet e saja nga kuzhina tradicionale arbëreshe do të përgatisë SHTRIDHËLA (Shtrydhëla – lloj pilafkash, jufkash). Aty do të kemi rastin dhe nderin të dëgjojmë gjuhën e Skënderbeut..! Duhet ta mbështesim gjakun tonë të shprishur! (Shpërndarë).
                         Nuk kam ndonjë të dhënë sesa shqiptarë morën pjesë gjatë këtyre netëve nëpër shfaqjet e motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë! Mund të them me plotë gojën se kushdo që ka marrë pjesë në netët kulturore arbërshe e kalabreze ka dalë i kënaqur, i pasur dhe i pajisur me kulturat e këtyre komuniteteve të cilët me shekuj kanë bashkëjetuar e vazhdojnë të bashkëjetojnë që nga Moti i Madh.
                      Më se një javë përpara e caktova se të dielën, më 13 tetor do të shkonim në Nju Jork: unë Afërdita, Zenepja dhe Mendiu. E prisja me padurim këtë ditë. U nisëm para orës shtatëmbëdhjetë edhe pse programi fillonte më ora nëntëmbëdhjetë. Kaluam urën e Xhorxh Uashingtonit, mbërrimë në Menhatan. Për pak minuta duhej të arrinim, ishim fare afër..! Po ndodhi e papritura! GPS që na tregonte rrugën u çakërrdis…! Në vend të na çonte në Yonkers (Jonkers të Nju Jorkut) atje ku do të mbahej shfaqja, na nxori përtej urës, në Nju Xherzi. Ora kishte kaluar nëntëmbëdhjetë e tridhjetë minuta. Që të ktheheshim prapë na duhej gati edhe një orë..! U kthyem në shtëpi duke e lajmëruar zonjën Luçia me keqardhje se ne nuk kishim mundësi të takoheshim! I premtova se të mërkurën, më 16 tetor do të takoheshim patjetër…!
                      Po nuk iu binda unë njëherë vetvetes..! Asnjëherë nuk duhet ta jepja fjalën! Po u dha fjala gjallë - vdekur duhet të mbahet! E prisja me padurim ditën e mërkurë. Nga orët e vona të pasditës, momentin kur duhej të niseshim dështon çdo gjë..! Televizionet lajmëronin shi me erë thuajse do të bëhej kiameti! Minutat më kalonin më shpejtë se sekondat! I telfonova nja dy miqve të mi, nuk përgjigjeshin..! Në fb., në mesazh i  shkruaj bashkëqytetarit ti Zikri Metës: “Je i interesuar të shkojmë sonte te shfaqja e arbëreshëve!?” – Po, patjetër. Do të shkojmë. E mora çantën, çadrën sepse shiu binte rrëke dhe u nisa. Do të takoheshim te Qendra kulturore shqiptaro – amerikane. Të dy dyshonim në do të mbahej koncerti apo ishte anuluar shkaku i “motit të keq!” Tentova disa herë të vija kontakt me Luçian, ishte e kot ajo s’ kishte internet. E provova për herë të fundit te organizatori i koncertit Luçiano Siciliano. Për çudi vura kontakt, i them Zikriut bisedo me të, daç në anglisht, daç në italisht. Ia filloi Zikriu italisht, dëgjova se e fliste rrjedhshëm gjuhën italishte. Koncerti do të mbahej. U nisëm nëpër shi, shi po me shtëmba siç thotë një frazeologji e jona. Gati një orë e dyzetë minuta që nga Nju Xherzi gjer në Stamford të Kenerikës shiu nuk u ndalë. Përkundër motit të ligë, arritëm në kohë.
                        Takojmë regjisore Luçia Martino-n. Na përqafoi përmallshëm. Fjalët që thoshte në arbërisht i  kuptoja mrekullisht, fjalët që thoshte në italisht nuk i kuptoja dot. Fatmirësisht që e kisha përkthyesin Zikri Meta me vete. Luçia na prezentoi edhe me arbëreshe e arbëreshë të tjerë. Ia vlejti që erdhëm i thash shoqëruesit dhe mikut tim Zikri. Ai u ngazëllye pa masë. Patëm nderin të dëgjonim përpëlitjet e fundit të arbërishtes sonë, gjuhës 550 vjeçare të Skënderbeut.
                         Në takime të tilla takon njerëz që nuk e ke menduar ndonjëherë se do të mund t’ i takoje. Përveç arbëresheve, arbëreshëve e kalabrezëve ne takuam dhe Ambasadoren e Kombit znj. Ruki Kondaj e cila i shoqëronte arbëreshët që nga Kanadaja për në SHBA dhe anasjelltas. E përgëzuam znj, Kondaj për punën vetmohuese që bënte, me të vërtetë një punë sa e guximshme po aq e lodhshme dhe e vështirë. Fotografitë   i bëm me arbëreshët dhe me kalabrezët, para se të fillonte koncerti dhe mirë vepruam. Filloi muzika arbëreshe, ishte një parapërgatitje nga instrumentistët. Një djalë 4-5 vjeçar me kostum popullor arbëresh hidhte i vetëm valle sikur ta kishin parapërgatitur. Ai djalë i vogël ishte i ledhatuari i Grupit folklorik “Shqiponjat” të Shën Sofisë. Me të drejtë i kishin dhënë edhe emrin e merituar “shqiponja e vogël”. Më vonë nga nëna e tij Angela Lusi ia mësova emrin, ai quhet  Manuel Capparelli.    Ishte një djalë çapkën Manueli, lehtë e kuptova se nuk i pëlqente ta fotografonin. Sa herë që bëhesha gati ta fotografoja ose do të ulte kokën ose nuk do të vallëzonte, ose do të kthente shpinën..!
                    Kostumet popullore të vajzave arbëreshe dhe atyre kalabreze në shikim të parë dukeshin sikur nuk ndryshonin shumë…! Po të thellohesh pak do të vësh në pah dallimet, domosdo arbëreshet ashtu siç ruajtën gjuhën, adetet, zakonet, u përpoqën që të krijonin njëlloj veshje e cila do të dallohej nga të huajt lëtinët dhe do ta ruanin gjer në ditët tona me xhelozi.  
                    Filloi muzika arbëreshe, këngët “O lule, lule”, “Moje bukura More”, “Xhamadani vija, vija” etj., ndezën publikun në sallë, valltaret arbëreshe u futën në mesin e tyre, vlles iu bashkuan kalabrezë, amerikanë, arbëreshë e shqiptarë. Më la mbresa grupi flklorik kalabrez, vajzat dhe djemtë e këtij grupi këndonin bashkë me ne: “Xhamadani vija, vija, është Kosova, është Shqipëria, rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria…! Unë dhe Zikriu bëmë mjaft fotografi dhe disa video. Po i afrohej fundi mbrëmjes dhe javës kulturore arbëreshe dhe kalabreze në Amerikë, ne do të dëshironim të ishte e pafund ajo mbrëmje…!
                     Muzika mbaroi. Ne duhet të shkonim. Kishim rrugë për të bërë. Shiu i vjeshtës nuk na u nda vajtje-ardhje. Regjisorja Luçia Martino sikur nuk donte të na lëshonte: ja do ta takoni këtë, do ta takoni atë..! Dhe ne shikonim njëri – tjetrin, s’ na ikej, kjo na pëlqente. Në fund fare, kur ne menduam se takuam “të gjithë”..! Luçia na ndali për një çast, prisni pak, të takoni  Daniele Sisca. Filloi ta prezentonte: Daniele është Kryebashkiaku i Shën Sofisë së Epirit. Është mirë që bashkëpunimi jonë të vazhdojë…
                     U ndamë të kënaqur e të lumtur dhe me shpresën se do të takoheshim sërish…! Ku i dihet! Mali me malin nuk takohet, por njeriu me njeriun mund të takohet…! Rugës Zikriu më thotë: “T’ i marrim te Qendra kulturore shqiptaro – amerikane në Riverdell të japin një koncert…! Ide e mirë, po janë 20 vetë dhe ka shpenzime. I heq të gjitha unë - tha prerë Zikriu. Si ide më pëlqeu – i them, por nuk mund të realizohet dot! Ai me këmbëngulje insistonte. Mundet. Eh, sikur ta dija këtë mendimin tënd para nja 10 ditësh! Pse? - më pyeti, sepse arbëreshët, nesër nisen për në Kanada. Nuk e dija që miku im strugani Zikri Meta të ishte aq i dhënë pas kulturës sonë arbërore..! U ndamë nga gjaku ynë i shprishur, me mbresat më të mira.
                    Rrini mirë! Rron gjaku arbëresh..!
Mik i nderuar Bexhet Asani , me këtë rast të njoftoj se pardje pata nderin të vizitoj në katundin e tij profesor prof. Mario Massaronin i cili më foli me admirim për vështrimin tënd analitik kushtuar veprës së tij më të re, ndaj edhe me fotot që kam bërë, do ta botoj atë në portalin prointegra.ch . Ndërsa me këtë rast po ti postoj disa foto nga vizita që i bëm profesorit me shoqëruesit e mi, meqë rast mbeta mëse i impresionar me mikpritjen me këngë që na bëri e shoqja e tij, ndërsa që vajza e përcolli me kitarë, duke na krijuar një ndjenjë shumë mbresëlënëse.
 
Nga e djathta në të majtë i dyti prof. Mario Massaro,
e shoqja, e bija dhe miqtë e Rexhep Rifati
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
             GRUPI POPULLOR "SHQIPONJAT"
                    Arbëreshët që prej shekujsh e kanë ruajtur gjuhën, historinë, adetet, zakonet, kujtimet për kryeheroin arbëror Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe kulturën arbërore. Mungesa e shkollimit në gjuhën amëtare, bëri që ata të përdorin metoda të ndryshme për ruajtjen e vlerave arbërore. Kështu, ata kohët e fundit kanë themeluar shoqata e klube të ndryshme kulturore me qëllim që të ruajnë jo vetëm gjuhën por edhe veshjen valet dhe këngët e tyre arbëreshe. Në këto grupe ata nuk angazhojnë vetëm të rriturit por edhe fëmijët e tyre me qëllim që t’ i përcjellin traditat e tyre edhe te brezi i ri. Një grup të tillë themeloi edhe arbëreshja Angela Iusi nga Shën Sofia e Epirit. Ky grup karakteristik ka emrin e bukur “Shqiponjat” simbolin tonë kombëtar arbëror. Grupin e këngëve dhe valleve popullore arbëreshe “Shqiponjat”, unë e kam përcjellur nga afër në tetor të vitit 2019, kur ky grup dha koncert në Kenerikë dhe Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për mbresat e mia për grupin “Shqiponjat” mund të lexoni  shkrimiin “Shqiponjat arbëreshe fluturuan në Amerikë”. Le të njihemi tani me historikun e shkurtër por tepër të frytshëm të grupit “Shqiponjat” nga kryetarja Angela Iusi.
Grupi folklorik “Shqiponjat” nga Shën Sofia – Kalabri.
              Ideja e themelimit të grupit ishte e natyrshme, kur ne ishim në moshë të re, merrnim pjesë në grupin e murgeshave, veshur kostumet arbëresh dhe këndonim këngë tradicionale. Në vitin 1994, ne patëm fatin e mirë të takonim koreografen e madhe shqiptare Mimoza Bekteshi e cila ishte zhvendosur nga Tirana në Shën Dhimitër Korone (San Demetrio Corone). Nga zonja Mimoza Bekteshi kërkuam që të na mësonte të kërcenim. Ajo pranoi dhehe për këtë i jemi mirënjohës.
                     Grupi popullor "Shqiponjat" lindi në komunitetin arbëresh të Shën Sofisë së Epirit në pranverën e vitit 1994 dhe u bë një shoqatë 10 vjet më vonë. Qëllimi i grupit të valleve dhe këngëve arbëreshe “Shqiponjat”është ruajtja dhe përhapja e trashëgimisë artistike, historike dhe kulturore e arbëreshëve në përgjithësi dhe të arbëreshëbe të Shën Sofisë në veçanti. Termi arbrësh tregon bashkësitë shqipfolës dhe ato bashkësi të cilat e kanë humbur gjuhën arbëreshe, e që jetojnë në Itali që nga shekulli XV dhe që është pjesë e pakicave gjuhësore që jo vetëm e ruajnë si gjuhë arkaike arbërishten, por mbajnë të gjallë adetet, zakonet, veshjen, muzikën, vallet, këngët, fenë dhe trashëgiminë tradicionale kulturore kombëtare arbëreshe, e cila është unike në thelb, pa marrë parasysh nuancat që dallojnë nga fshati në fshat apo nga qyteti në qytet në krahinat e Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali..
 
Kryetarja e grupit “SHqiponjat” zonja Angela Iusi, me të birin Manuel Capparelli. Manuel është i ledhatuari i grupit të gjithë e thërrasin “Shqiponja e Vogël”.
                   Mendohet se në Itali jetojnë afër 100,000 arbëreshë, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Kalabri, dhe përbëjnë grupin më të madh, ndër pakicat historike etno - gjuhësore të Italisë. Për të përcaktuar "vendin" e tyre ata përdorin emrin “Arbëri” dhe i jashtëzakonshëm është trashëgimi e tyre gjuhësore, sociale, enogastronomike, kulturore, muzikore, etj.
Bexhet Asani në mes dhe shqiponja e vogël Manuel Capparelli me grupin e valltareve Shqiponjat në Kenerikë të SHBA. (Tetor 2019
                   Shoqata kulturore e grupit popullor Shqiponjat numëron, sot, rreth 30 valltarë të moshës midis 7 dhe 40 vjeç dhe një orkestër prej 7 muzikantësh, të cilët me pasion dhe vendosmëri duan të mbajnë gjallë traditat dhe vlerat antike të kulturës arbëreshe. Ajo tregon, në një mënyre origjinale, veçantitë e komunitetit arbrëshë përmes tingujve, fjalëve, objekteve dhe ritualeve tradicionale, të cilat shprehen në shfaqjet me këngë dhe vallje me rroba tradicionale, duke e çuar shikuesin në një udhëtim imagjinar në të kaluarën, midis bregdetëve shqiptare dhe kalabriane. Puna jonë konsiston në përhapjen e kulturës sonë dhe ruajtjen e kujtesës së saj përmes kërkimeve, publikimeve dhe ngjarjeve. Një tipar tjetër i kërkimit tonë është një shikim në atdheun shqiptar: tingujt të Ballkanëve ndikojnë repertorin tonë.
 
                   Për 25 vjet rresht, grupi “Shqiponjat” ka pasur shumë aktivitete dhe me dinjitet ka përfaqësuar Arbërinë dhe komunitetet shqipfolëse në disa në festivale të njohura në Itali dhe jashtë vendit. Për shembull, në 2006 dhe 2007 në Vlorë, në Shqipëri, ku u kthye në vitin 2008 për festivalin e mirënjohur të Gjirokastrës; në 2010 në Romë, në ambientin e mrekullueshëm të Villa Celimontana, në 2011 në Ëilstedt, Gjermani, dhe në 2018 dy herë përsëri në Shqipëri në Tiranë, Durrës dhe Kep i Rodonit, ku interpretoi mes rrënojave antike të një kështjelle të ndërtuar nga Giorgio Kastriota Skënderbeu, dhe në teatrin historik të Universitetit të Artit në qendër të Tiranës.
             Ne kemi një repertor të pasur me valle dhe këngë arbëreshe e shqiptare. Nga këngët arbëreshe mund të përmend "Lule të këtij sheshi", "Valle valle", "Kjo është festa më e madh çë ka arbëria", "Jurendina na martohet" e shumë të tjera. Salvatore Donato kompozoi këngën "Nusja" dhe ne krijuam një koreografi të pazakontë që përshkruan veshjen e nuses arbëreshe.
               Puna nga shoqata “Shqiponjat” dëshiron të jetë mbi të gjitha një lloj "trashëgimie shpirtërore", ose një mënyrë e vlefshme për të gjetur një të kaluar që është akoma te ne, duke forcuar në të njëjtën kohë ndjenjën e përkatësisë në bashkësinë dhe në botën e ndërlidhjes globale në të cilën e gjejmë veten. Në emblemën e grupit ne kemi shqiponjën dykrenare e cila është edhe flamurin shqiptar: duke mbajtur kthetrat të qëndrueshme në të kaluarën me krahët e shtrirë drejt së ardhmes theksoi kryetarja e grupit të këngëve dhe valleve popullore Shqiponjat motra jonë arbëreshe Angela Iusi.  
Vlen të theksoj me këtë rast se anëtar më i ri i grupit të këngëve dhe valleve popullore arbëreshe “Shqiponjat” është djaloshi Manuel Capparelli.
Një këngë popullore arbëreshe
TE  FIKU ME FRUTA TË VOGLA
Përshtatën në shqip:
Prof. =68.ARDW9R_DG7_0AdXsBBGej4VCNF0bNDqm1Lsi9yH8n1w8RLze2JxS36vhKxy08BJjMWnglKCmcnhGRS2gZP9Aj1Bkxtd21080aAOiPOzg_I5FvMKCpd-maf1b1m7nJex03lF3eF-Tsma4jtG_0bK0x9VnPBp6RMMxzbUxCzSk7qqo2w1nWg-i6e7w_mrPZvvGJFsxv9_DrY574TfSXT1x9PX9LcWRJD83GuM6yONOrQ-DMlU5UV4-_ubZ6Yy5HmOGap5Af2M_s35b5-Df-EnxsnJXkPwevkSew3N7eYocl9AUV1yvNWYQ2AM-gCykrRseFINIe6g-2BMgeeOnjJDqm4_PoQ]Francesco S Marchianò
dhe
Prof. 
=68.ARDW9R_DG7_0AdXsBBGej4VCNF0bNDqm1Lsi9yH8n1w8RLze2JxS36vhKxy08BJjMWnglKCmcnhGRS2gZP9Aj1Bkxtd21080aAOiPOzg_I5FvMKCpd-maf1b1m7nJex03lF3eF-Tsma4jtG_0bK0x9VnPBp6RMMxzbUxCzSk7qqo2w1nWg-i6e7w_mrPZvvGJFsxv9_DrY574TfSXT1x9PX9LcWRJD83GuM6yONOrQ-DMlU5UV4-_ubZ6Yy5HmOGap5Af2M_s35b5-Df-EnxsnJXkPwevkSew3N7eYocl9AUV1yvNWYQ2AM-gCykrRseFINIe6g-2BMgeeOnjJDqm4_PoQ]BexhetAsani
Te fiku me fruta të vogla,
Me shportë të vogël, të hollë.
Faqja të skuqej si mollë,
Kur fiqtë i mblidhje ti.
Oi – oli, oli – ola:
Më jep zemrën se pastaj ta kthej.
Mblodhe njëzetë e dy,
I treti, ty të ra.
Një trim, qëtëpa,
Zbriti e u fshehashtu.
Oi – olietj.
Tirrijeandej,
Unërrijakëndej.
Lëshovanjëgur e tëtremba,
Qëtëmëvërejeti.
Oi – olietj.
Gurishkoinëfushë,
E kaloi  një bollë.
Kur ti vashë gjarprin pe,
“Mëmë” thirre, e u qase nga unë.
Oi – olietj.
Kur dëgjoi se thërrite,
Jot ëm’ shpejt zbriti poshtë.
Mos do të vdesësh, nga dashuria?
Nga ime bijë, qëtë do?
Oi – olietj.
Oi! O zonjë, kjo vajzë,
Zemrën ma shpoi:
Zoti ynë, këtu e dërgoi,
Që të takohej me mua!
Oi – olietj.
E ëma, shikoi vajzën,
Që i ishte zbardhur surrati;
O bijë, në të erdhi fati,
Merre trimin që do ti.
Oi – olietj.

Bashkëpunimi si në kohë të Jeronim de Radës vazhdon. Flag
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi