KRISTAQ F. SHABANI ” POEMA LINGUISTIKE E KRYETOKËS “
13th February 2016, 10:10
KRISTAQ F. SHABANI ” POEMA LINGUISTIKE E KRYETOKËS “
Tags
01. 01.2016 ora 16.18
POEZIA BASHKËKOHORE
(Ilustrimi ka të bejë me shtrirjen linguistike )
KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA
POEMA LINGUISTIKE E KRYETOKËS
1.
Lajmësi gjuhëtar lajmëron
linguistikën e hapësirës
dhe të trupave…
(Ç’hartë linguistike fanitëse,
me pikë të nxehtë
në epiqendër të lashtë!)
Jep sinjal
me larmishmërinë e lajmërimit:
Trumba lajmëtarë,
Zogjpendbukur,
Princesha pulëbardha
nisin flatrimin e gjelbër…
Zana dritëhëna
ngulin piketa lidhjeje në konture ,
për të asistuar
në Panoramikën e Linguistikës…
2.
Ra një perde,
u hap një sipar,
I gjithë vendi ngjan
si një skenë të bukuruar ,
ku Sorkadhja
vallëzon shqiptarisht,
ku Luani seriozohet,
si mbret plot princip,
në ballë të kuvendit këshillues…,
ku harkojnë Ylberet,
shkëputen Meteorët,
duke firmuar
shkreptimat marrarendëse …
Në dridhje të bukur linguistike,
konturet e kësaj toke të lashtë ,
fjalëformojnë neologjizmat
e pasurimit fjalës,
llavë vezulluese nxjerr fjala e figuruar …
3.
Ç’emfazë mbishpirtërore!
Aureolat dancojnë
në paradhomat e hapësirës gjuhësore ..
flasin me të njëjtën gjuhë të ndritshme
njerëzit, gjallesat e kësaj toke…
4.
Çudia po ndodh,
sikundërse ishte parashikuar,
në horoskopin gjithëzoodiakal…
U bënë me gjuhë të gjithë…
U bënë me flatra të gjithë…
Konturet zjarrmojnë,
teksa uniformohen
në Lindjen e Parë;
ringjizet dëshira e shekujve ,
plasin inatit trullosur
grabitsit,
vrasësit,
ziliqarët,
manjatët ,
psikopatët ,
llafollogët,
qaramanët,
serbilët,
çibanët,
debilët,
të filove , (të cilët merren
me plane të ngordhura
në Epokën e Modernes),
gënjeshtarët butaforikë,
të planeve genocide,
e shfarosjes pa shpirt…
kulmaja të eliminimit,
për të spostuar
e zaptuar të lashtën..
kanilalçe e gjymtueshëm…
Pikon ende gjak i nxehtë
nga kurmi i kësaj Toke të trimtë,…
Si gjithmonë,
mjekon plagët Flamuri
dhe vetë Simboli :
Shqiponja,
kjo kuruese e lartdhimbjeve,
e lajthitjeve pa princip…
5.
Toka nxjerr mbi vete
eshtrat e të marrëve
për t’i rrëmbyer
lumi i harresës
dhe çnderimit…
Pinë farmak në kupa
Sulltanatet,
Princët kokëkrisur,
Krajlët e pangopësisë ,
Tradhtarët me njollë turpi,
Spiunët e tokës
me eshtra të lakuara…
Historianucët mëshues
të kotformiveve,
Shkrimtarucët vjedhës
të substrateve të Kryetokës..
6.
Mbetur jashtë ringjizjes
ende copa të kurmit të kësaj Toke
dhe sfinksi i germave thirrmon
me iniciale ndritëse :
P, (disa herë kjo sfinkse)
G,
M,
Sh,
O,
P,
T,
Ç,
S,
D…
U ….
Ende shumë germa të okupuara,
Ende shumë germa ,
që duhet të ndjekin shembullin dardan…
Sërniprit evropianë
duhet të lajnë e shpëlajnë
fajin e stërgjyeshmërisë…
Të lajnë çnderimin ndaj kësaj toke…
Kjo tokë ka mallkuar stërgjyshrit e tyre,
me mallkimin më të madh të kohëve…
7.
Sfidante kambanat ,
Trompetat
e lajmit të mirë…
Toka shpërthen
bukurinë e muskulaturës së saj,
në formate mjaft të pranishme,
të bukur…çudilënëse
e krijim modelesh ngjasimi…
Në epiqendrën e zemrës së madhe,
ngrihet e habuar meritore
shtatorja e vet Fjalës Perëndore…
8.
Krenimi hap flatrat,
ngjasues i simboli,
këngëron
në hapësirë mjaltore ,
në amfiteatrin ekzaltues ,
ku mbeten në çudi:
Fjalartat,
Ndjesitë,
Penelet,
Rolet…
Gjëagjëzat,
Epigramet,
Pentagramet fabulore…
Zënkat “xixëllonja”…
9.
Fjala e prologut
timbëron në kohë:
“Këtu lindi I Pari,
E Para…
si krijesë Zoti,
u stampua
në figurina
të mahnitshme murale,
duke drituar
mendjet njerëzore …
në rende e tejrende
kjo mendje nxituese
në lindëse klorofile,
liroi mllefe gladiatorësh,
zjarrmoi njërëz të diziluzionuar ,
dritoi shembuj: Gjergj Elez Alia,
spartanoi trimërinë,
shoi zjarret heretike djegëse,
theu këmbët e trekëmbshave të marrjejetës…
Ç’tragjizëm i pashoq ,
i rrjedhur nga trure të rrjedhura…
kampione të antinjeriut vrastar!
10.
Epitafet gdhenden
në shfaqje trullosëse…
Natyra pranon konkurrimin
në artitekturimin
sugjestionues të magjisë…,
duke çelnuar mëngjeset,
në këtë emblem,
ku lindën
Perënditë,
Gjenitë,
Profetët,
Rilindsat
Shkrepëtitësit e dritimit,
Përcjellsit,
Vetëtimat trajtë pellazge,
Bilbilat e një kënge të paarrritshme ,
ku 3-4 bilbilë sfidojnë …
këngërimin
e këngëtarëve të tjerë të Botës,
në stilin më marrarendës,
më melodik të grykave,
ku kryeeposet drithërojnë antin,
në shkëlqesën e trimërimit
dhe të të rënies,
për dafinizimin e Tokës.. ,
kurorëzimin e saj qiellor,
bekimin e Ëngjëjve…
në skena me skenime natyrore,
ku aktorët ngjasojnë
me varietete hyjnore lulesh…
11.
Mbërrin Perëndorja
të shugurojë
me skeptër përrallinë tokësore…
Zgjohen para kohe
Mëngjeset,
Mendjet
Për të lënë harresës:
Strucat kokëboshë,
Trungjet cungprera,
Bufët djallzorë të etur në instikte,
Sorrat manjate në reflekse,
Prapaskenuesit e errësimit,
Teoridobtit e rrugës të tranzicionit çerekshekull…
12.
Selvia ngjitet ne drejtim të qiellit,
Plepi po ashtu,
Qiparizi garon…
Mblidhni mendjet e bukur
Të startojnë në korsi progresi…
Antimorali ta ndjejë veten
keqas përballë
Moralit të Ecjes…
Piramidat me këmbë prej rëre
të rrëzohen
prej “dhelprave” të shkretëtirës…
13.
Kryetoka tërmetëzohet ,
nxjerr në pah gjeografinë linguistike
të muskujve…
14.
Tinguj + tinguj
formuese të fjalëve sekrete,
i çkodifikojnë vetën Të Mençurit…
Një shprehësi goditëse e andrrallave,
e filxhanëve stambollitë,
e kuisjeve lehësjellëse,
e koneve bishtpërdredhura,
kërkuese të afshit,
e tam –tameve të tymta ,
gënjeshtrave me bisht helmues,
projekteve përsëprapthi në trajtë kuskute…
shfanitje maskarenjve dhe e Djallit …
Kjo Kryetokë ka nevojë për diell mendimi,
ruajtjen e ajkës ,vendosjen e saj në krye…
Mbi konturin linguistik të saj,
shfaqen “fytmenduar” të Mëdhenjtë ,
Thirrmojnë me apelin “hithër” nolian…
15.
(Ç’hartë linguistike fanitëse,
me pikë të nxehtë
në epiqendër të lashtë!)
Gjirokastër, 01.01.2016
Marrë nga vëllimi "GIJOTINA E SYRIT" i autorit
- KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA KOHE E JARGAVITUR... nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
- "T.KËNGA SHTET DHE TRAGJEDIA SHTET" fragment nga poema “SELI NË QIEJT”e Kristaq F. Shabanit, ATHINË,1998
- KRISTAQ F. SHABANI "Mars"
- "Oaz" poemth nga Kristaq F. Shabani
- Zgjim i stërmunduar (Somnambul) nga Kristaq F. Shabani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|