Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:39
* * *
Këtë javë, në dallim nga java e parë, çuditërisht
kam fj etur shumë. Të martën, ndonëse ditë e vranët me
shi, dola pas dreke dhe bëra një vrapim tek lumi. Edhe
pse më kapërthen mërzi e thellë atje, nuk durova dot
pa dalë. Duke qenë se bënte mot i ligë e mbante kohë e
keqe, atje vërehej një pamje mjaft e ndjerë, e shkretë.
Aty nuk pipëtinte njeri. Nuk dëgjohej asnjë zë a zhurmë.
Heshtje varri. Isha fi llikat vetëm si qyqe. Rigonte shi, e
unë duke soditur lumin, që kishte marrë ngjyrë të errët,
nxorra kutinë e duhanit për të mbështjellur një cigare.
Nga droja se do t’më laget letra, u futa ndër strehën e një
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:40
lisi të dendur me gjethe. Tek i pashë në çast katër rosa
poshtë mbi lumë, që më afroheshin gjithnjë e më shumë,
më përkujtuan katër fëmij ët tanë engjëllorë. U mërzita
shumë. M’u sollën në kokë vërdallë të gjitha pikniqet tona
të përbashkëta familjare që i bënim dikur në këtë pejzazh
pitoresk. Tani, ndërkaq, në vetmi të thellë që jam, do t’më
mbysin mërzia, pikëllimi e mjerimi....
Jam bërë thjesht anemik, i pagjak e i pandjenja.
Ndërkohë më kapërthejnë dilema nga më të ndryshmet.
Mbi të gjitha më mundon dilema: çfarë të ndërmarr, çfarë
të punoj, në se të aktivizohem; çfarë caqesh, planesh, idesh
a idealesh t’i përcaktoj vetes dhe të njëjtat t’i sendërtoj në
jetë!!!?
Rrjedhimisht, për çudi, humbas baraspeshën dhe
bie në melankoli. Në shumë raste mendja ime befasisht
lundron e thellohet në skepticizëm. Më duket sikur jeta
ime është ndalur, sikur nuk ec fare koha. Vetvetiu nuk di
si të vazhdoj të jetoj, çfarë duhet të bëj!
Gjithnjë më kujtohet që në fi llim të vuajtjes sime të
madhe m’u paraqitën ca shenja të vogla sëmundjeje për të
cilat nuk tregova sa duhet kujdes. Gradualisht sëmundjet
fi lluan të ashpërsohen e të ndjej dhimbje më të mëdha.
Paradoksalisht, me kohë fi llova të lëngoj tmerrësisht nga
frika prej vdekjes. Kisha thjeshtë ndjesinë se kisha arritur
buzë greminës, e cila për çdo çast mund të më gllabëronte.
Përpara meje nuk ekzistonte asgjë, përveç kotësisë dhe
absurditetit. Në këto rrethana më kujtohej ai rrëfi mi mjaft
instruktiv i Tolsoit në një letërkëmbim të tij in:
“Kush është ai që nuk di tregimin lindor për bishat
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:40
me të cilat ishte takuar një udhëtar në shkretëtirë?! Me
qëllim që të shpëtojë nga bishat, udhëtari kërcen dhe hyn
në një pus të shterrur, pa ujë. Në ato çaste, në fund të pusit
vëren një dragua i cili qëndronte gojëhapur duke pritur
për ta gëlltitur udhëtarin. Udhëtari i mjerë as që kishte
mundësi të kthehet lart e as që guxonte të binte në fund,
sepse do ta copëtonte bisha e egër. Në një këso pozite të
palakmuar, ai ngjitet për një degë e cila ishte rritur nga
muri i pusit dhe kështu ia arriti të mbahet në të. Pas ca
çastesh fi lluan t’i dobësohen duart, kështu udhëtari kuptoi
se do t’i ndodhë njëra nga dy fatkeqësitë. Mirëpo, ai edhe
më tej mbahej për degë. Në moment ai vërejti disa minj
duke u afruar, të cilët përnjëherë fi lluan ta brejnë degën.
Dega u këput, ndërsa njeriu fi lloi të bjerë drejt nofullës së
poshtme të bishës e cila qëndronte gojëhapur. Duke parë
këtë fatkeqësi, udhëtari shikonte përreth dhe mendoi që
nuk ka më shpëtim për të. Ndërsa mendonte kështu, vuri
re një pij ë rrëshirë të ëmbël nëpër gjethet e degës; udhëtari
nxori gjuhën dhe fi lloi ta lëpij ë”.
Ja, pikërisht në një kësi situate kam qenë edhe unë
shpesh herë në jetë timen: duke ditur që “dragoi i vdekjes”
pashmangshmërisht pret çdo çast të më gllabërojë e
copëtojë, ndërkohë që “minjtë brejtës” orvaten të çrrënjosin
degën e cila më mban, më shpëton. Vëreja që
gjendem përpara dy situatave kobzeza, ogurzeza. Dhe në
këto situata, unë vazhdoja të shij oja “mjaltin e shpresës”.
Gjithnjë, në çdo rrethanë të hidhur e fatale, falë Zotit, kam
vërejtur një grimë dritë në fund të tunelit, pa humbur në
asnjë çast shpresën në mëshirën e Zotit Mëshirëplotë...
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:41
Jo rrallë herë kur kam shtrëngime të mëdha shpirti,
melankoli e iluzione të thella më vetëtin në kokë mendimi
që vdekja është më e mirë se jeta dhe se ËSHTË SHUMË
FATLUM AI QË NUK KA LINDUR FARE NË KËTË BOTË
RELATIVE, TË PADREJTË, KU KA PËRPLOT VUAJTJE,
TERR E MJEGULLNAJË, LLOJ DEMONË, CMIRËZINJ,
MASKARENJ E SATANË....!!!
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:41
* * *
Sapo u zgjova sot në mëngjes, përjashtë dritares shoh
një fi je rrezet e diellit. Sot nuk dola fare jashtë. Nuk di pse
e urrej ditën... Ndihem shumë më mirë natën përçdoherë
kur vij në banesë nga kafeneja e nga lumi. Vetëm natën
dhe kur fl e ndihem më mirë. Ah, natën e adhuroj shumë.
Handikap ky nga koha e studimeve, kur kryesisht lexoja,
meditoja dhe përgatisja provimet. Jo rastësisht të gjitha
rivelatat hyjnore Zoti ua komunikoi e shpalli natën
profetëve të Tij , meqë nata është kurora e meditimeve dhe
kontemplacionit shpirtëror.
Desha të dal dhe sot tek kafeneja dhe përreth lumit, por
përtova. Për dreq, atje, sa freskohem e çlodhem, aq edhe
lodhem fi zikisht, më moliset trupi dhe mërzitem akoma
më shumë. Çfarë të bëj unë i shkreti që kam ndjesinë sikur
mbi shpinë timen bart të gjitha mëkatet e botës? Ku të vete
dhe çfarë të bëj, janë pyetje që ia shtroj vetes për çdo ditë
dhe pambarimisht...
Mora të vazhdoj leximin e rrëfi mit “Gabimisht” nga
vëllimi “Lulet e pambukut” të novelistes Teuta Kodra
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:42
Keli. Teksa lexoja thashë më vete: “Sa përngjaka ky
rrëfi m me jetën time, o Zot!” Ja një pjesë e kësaj novele:
“...Më trishtoi fakti që nuk po kisha një plan për veten,
kurrë nuk kam pasur, por sot duhet ta kisha një të tillë,
sepse kërkohej një strategji me një plan të mirëpërcaktuar
jetese, me qëllim që të përfi tohej sa më shumë prej asaj çfarë
kishte mbetur. Mendimet e fundit më erdhën të frikshme
dhe ashtu ato shpërthyen në ajrin mbytës të dhomës, të
cilin unë tashmë po e infektoja me pesimizëm.
E që kur jeta u jetoka si një luft ë, vetëm me synim
fi timi?! mendova.
Pas këtij mendimi, nuk dita më të mendoj.Iu afrova
kalendarit dhe pashë edhe ditët pasardhëse, të cilat ishin
të njëjta, si kjo e sotmja. Fillova të fshij a rreth tyre vizën e
kuqe të harkuar, atë shenjën vulgare, që i bënte këto ditë të
ndryshme prej të tjerave më parë. Të gjitha duhet të ishin
të njëjta, si sot: “ditë kalimtare plot pesimizëm...”
Nuk thuhet më kot : “”Nëse nuk di të jetosh, nuk di
as të vdesësh!”.
Kur më thirri mbrëmë në telefon vajza jonë Sabina më
mërziti shumë. Ajo, ndër të tjerash, më tha si për gjynah:
“Babi, a do vish dhe ti sivjet për pushime në vendlindje?”
Kjo pyetje desh më mbyti. S’pata forcë t’i përgjigjem, sepse
përgjigja qe negative:- “Jo! Nuk mund të vij , bij a ime. Jam
i sëmurë!” - iu përgjigja me gjysmë zëri dhe lotë në sy. Pas
mbylljes së telefonatës, në kujtim e sipër, thashë me vete:
“Ah, seç m’u kall shpirti nga mërzia për fëmij ët e mi!”
Duke qenë se këtë vit nuk vajta për pushime në atdhe,
shpesh herë shtroja vetmevete pyetjet:
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:43
A ka kush t’m’i shetisë atje fëmij ët e mi?
A ka kush m’i dërgon në kopështin e fëmij ëve?
A ka kush m’i dërgon në kopësht zoologjik?
Ah!
Ahhhh!!!
Për më keq, madje, edhe në dasëm të nipit tim nuk
munda të shkoj. Im vëlla, Saba, martoi djalin e vetëm të
tij , Luarasin. Dhe unë, o Zot, nuk isha prezent në këtë
gazmend tonin familjar! Kur e mora në telefon tim vëlla
ditën e dasmës dhe dëgjova krismat e daulles, desh plasa
nga mërzia. Vetëtimthi m’u parafytyruan në imagjinatë të
gjitha detajet e këtij gazmendi: “nata e pulave”, vallëzimet
me familjarët dhe miqtë deri në orët e hershme të mëngjesit,
mbledhja e bij ave e farefi sit tonë të gjerë, ahengu dasmor,
krushqit, futja e dhëndrrit me nusen natën e parë të
martesës përcjellë me këngë, valle e shuplaka shpinës....o
Zot! Kur më mori në telefon motra, ndërkaq, nuk durova
më dot, qava me dënesë...
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:43
MUZIKA SPIRITUALE NË BOTËN E
PSIKIATRISË
Sot paradoksalisht m’u parafytyruan të gjitha
detajet e situatës së vitit të kaluar, kur ndërruam banesën.
Kurrë nuk do t’i harroj ato ditët e para të vendosjes sonë në
banesën e re. Ato thjeshtë ishin ditët më të jashtëzakonshme
për nga atmosfera e pakëndshme e “tragjike” për mua. Kjo
për aryse se atëbotë lëngoja shumë shpirtërisht. Banesën
e gjetëm fi llimisht pa shporet,pa lavatriçe dhe pa lavaman
për larjen e enëve. Ndërkohë, dorëzimi i banesës së vjetër
m’qe bërë “infarkt” në zemër.
Kësokohe , Sandra jonë e vogël ankohej për dhimbje
të gojës. E gjora s’mund të hante gjëkafshë nga dhimbjet.
Shyqyr që në këtë zhvendosje na ndihmuan shumë miqtë
tanë. Pikërisht këtë kohë mërzie të papërshkrueshme, unë
dhe ti morëm pjesë në ditën e maturës së Sabinës, loçkës
sonë. Aty u përshëndetëm përfundimisht me kujdestaren
e klasës, zonjën Kern. Unë, mjerisht, nuk i dhurova asaj
as edhe një lule të vetme në shenjë falënderimi për gjithë
kontributin e saj madhor në edukimin dhe arsimimin e
bij ës sonë. Në fakt, ndjeja plogështi të madhe në shpirt dhe
isha i shkallmuar fi zikisht. I uritur tejmase nga humbja
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:44
e oreksit për ushqim, me dhimbje në shpirt dhe me një
gëzim, të cilin e shpërfaqja me shumë vështirësi, ndoqa
prezantimin brilant të Sabinës përpara auditoriumit të
trupës mësimdhënëse, nxënësve dhe prindërve. Krejt në
fund na gëzoi pa masë shpallja publikisht e vajzës sonë si
nxënësja më e dalluar shembullore e gjeneratës, si për nga
sjellja e edukata, ashtu edhe për nga niveli i shkëlqyeshëm
arsimor. Të lumtë Kristinë, ty, që në përshëndetjen lamtumirëse
i dhurove një unazë ari zonjës Kern.
Përçdoherë, kur fl isnim shumë gjatë bashkë ne dy
dhe, tani kur të shkruaj pothuaj çdo ditë dhe të rrëfehem
deri në imtësi për gjithçka, çuditërisht ndihem më mirë,
çlodhem, relaksohem, edhe pse këto rrëfi me jo rrallë herë
i përcjell edhe me lotë, mërzi e dëshpërim total.
Kristinë e dashur, po të mos kisha pasur mbështetjen
tënde në çastet më të liga e më dramatike të miat, me siguri
do të kisha përfunduar në ato fatet e hidhura e mjeruese
të “pennave” të rrugës o të atyre që janë “obdahloser” - të
pastrehë e endacakë të përhumbur rrugëve të Gjermanisë
e ngado nëpër botë...Të falënderoj nga thellësitë e zemrës!
Zoti të shpërbleft ë me mirësitë e Tij të pakufi shme, im
shpirt!
Jeta dhe veçan mbij etesa nuk janë vetëm fj alë të
rëndomta që përbëhen nga ca shkronja, por janë mij ëra
beteja, orvatje e sakrifi ca që i përbëjnë këto fj alë...
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:44
MES TË MITIT TË SIZIFIT DHE
NDËRGJEGJES SË ZENONIT
Kristinë, mbrëmë nga goditjet e rënda që kisha në
shpirt dhe fantazmave ogurzeza në tru, lëviza nga krevati
dhe brofa në këmbë si një i çmendur. Trokamat e zemrës
sa vinin e shtoheshin me një ritëm të përshpejtuar.
Kisha ndjesinë se do më ikte truri. Detyrimisht që
tani, në mesnatë, do vete urgjentisht në spital, thashë më
vete. Deri në spital vajta në këmbë. Rrugës përsëritja lutjet
fetare për mirëqenie psiko-mentale. Me të mbërritur te
reparti për sëmundje të brendshme dhe prezantimin e
gjendjes sime shëndetësore, mjekja më pyeti: “Keni nevojë
për internist apo për psikiatër?” I thash që kam nevojë
për internist, ndonëse parandjeja që realisht kisha nevojë
për psikiatër. Aty kreva të gjitha formalitetet mjekësore
të kontrollit të urinës dhe të gjakut. Internisti në fund
më sugjeroi vizitën e domosdoshme tek psikologu, pasi
fi zikisht isha krejt në rregull.
Sot paradite isha në vizitë këshilluese te psikologu im
dr. Gerald Kurz.
Prandaj sot lexova sërish shumë literaturë nga psikologjia.
Shumë analiza e studime të dobishme për
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:44
vetminë, emocionet dhe jetën sociale. Më duhet të jem
sa më i përgatitur për seancat e mia këshilluese me
psikologun dhe terapeutin tim Gerald Kurz. Ai është mjaft
konstruktiv, racional dhe i durueshem të dëgjojë çdo detaj
e dromcë nga jeta ime. Ka ditë që i jam përveshur leximit
të autorëve nga mjekësia, psikiatria, psikosomatika dhe
neurologjia. Me ëndje lexoj librat: “Leben und sterben,
wo ich hingehöre” (Të jetoj dhe të vdes, atje ku më përket
mua”, të dr. Klaus Dörner - mjek dhe psikiatër gjerman;
“Das netz der Gefühle-Wie emotionen entstehen” (Rrjeti
i emocioneve-Si qëndrojnë ndjenjat”, të autor Joseph E.
LeDoux - profesor amerikan i psikologjisë dhe neurologjisë;
si dhe librin “Lebt Gott in der Psychiatrie?” (A “jeton”
Zoti në psikiatri?) - të dr. Ronald Mundhenk, prift dhe
psikolog gjerman, i cili prej tri dekadash kuron pacientët
e tij në klinikat psikiatrike AMOS në Heiligenhafen dhe
në Schleswig-Holstein, vende këto mikrokosmose që
janë si “ishuj spiritualë” për pacientët që rehabilitohen
përmes bisedimeve shpirtërore, leximeve intensive dhe
muzikës hyjnore... Mandej veçan ndalem shumë tek
tema “Erinnerung an frühere Emotionen” (Evokimi i
emocioneve të mëhershme), që më bën përshtypje të
thellë, ngase kthimi ekstrem në të kaluarën më përhumb
sensin dhe ekuilibrin për të tashmen dhe perspektivën
time. Desha të të them që unë do jem përqëndruar më me
ngulm në atë pozitën prometeike nëse synoj të krij oj vlera
në jetë, të cilat do fl aknin tej emocionet e mazokizmit
vrasës në jetën timen.
E di që veçmas mbaj librin “Miti mbi Sizifi n” të Albert
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:45
Kamysë dhe tre librat e Viktor Franklyt: “Psikoterapia dhe
ekzistencializmi”, “Zoti i nënvetëdij es-Psikoterapia dhe
feja” dhe “Klithma e pazakontë për të kuptuarit”. Këta libra
i kam mësuar pothuaj përmendësh. Por ama kohët e fundit
më shumë jam përqëndruar te kryevepra “Ndërgjegjja e
Zenonit” e shkrimtarit gjermano-italian Italo Svevo. Në
fakt, atij i lindi ideja për të shkruar këtë roman fi ll pasi
shkoi në Vjenë që të kurohej nga depresioni te psikiatri
i tij Sigmund Frojd, i cili ishte themelues i psikanalizës.
Pikërisht kësokohe ai përkthen në italisht veprën e Frojdit
“Shkenca e ëndrrave”, e cila do infl uencojë shumë në
krij imtarinë e tij të mëvonshme letrare, veçan në botimin
e kryeveprës së tij “Ndërgjegjja e Zenonit”, e botuar vitin
1923, e cila njihej nga kritika si guri i parë i themelit të
letërsisë së psikanalizës.
Zaten dhe mua, e dashur Kristinë, gjithnjë më
këshillon psikologu im që të shkruaj ditarin tim, ku
do shpërfaqja botën time emocionale e psiqike deri në
imtësi, në mënyrë që të shkarkoja gjithë energjinë time
negative në letër. Pikërisht këtu edhe zë fi ll krij imi im
mbi katarisisin, mbi arratisjen time nga “vdekja”, apo
drejt me thënë, arratisjen time nga vetëvrasja në jetë. E
në këtë ditar unë kam vetëshpalosur vetveten pas gjithë
asaj heshtjeje vetëmbytëse njëdekadëshe. Me plot arsye
shkrimtari Italo Svevo në veprën e tij sugjeron që secili
prej nesh ta njohë krizën e vet, t’i japë dorën asaj e mandej
të rreket në gjetjen e paradigmave vetëmbrojtëse, në
gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme. Ai na mëson pra të
shohim brenda vetes. Svevo, përmes Zenos, na mëson se
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:45
jeta është si sëmundja, veçse ndryshe nga sëmundja, jeta
është mortale. Së kendejmi dhe, mendoj unë, shoqëria jonë
shqiptare ka shumë nevojë ta lexojë ‘Ndërgjegjen e Zenos”
të këtij autori, sepse ne kemi shumë nevojë të shohim
brenda vetes, e të kapërcejmë të gjitha krizat shpirtërore
e psiko-mentale që kemi në të, duke rigjeneruar energjinë
tonë pozitive. Filozofi , teologu dhe poeti i mirënjohur
danez Seren Kierkegor (Søren Kierkegaard), pikërisht në
periudhën e sëmundjes së tij më të rëndë vdekjeprurëse,
gjatë kohës që ishte i shtruar në spital, shkroi ditarin e tij
mbi dymij ë faqesh, ku shtjelloi imtësisht botëvështrimet e
tij mbi jetën. Këto këndvështrime, ai i pat prezantuar më
herët në veprat e tij : “Stadiumet në rrugën e jetës”, “Frika
dhe drithma”, “Koncepti i ankthit dhe brengës” etj.
Pse e përmenda këtë mendimtar? E përmenda për
faktin që botëvështrimi i tij esencial mbi jetën përkon
me timin, për arsye se ne besojmë në Zot, domethënë
pavarësisht nga luft a jonë për mbij etesë dhe nga orvatja
jonë për t’i gjetur qëllimin jetës, ne nuk humbasim
shpresën për lumturimin e përjetshëm në jetën e përtejme
në amshim.
Pra, jemi dakord me fi lozofi në racionale që e artikulon
Albert Kamy në esenë e tij “Miti mbi Sizifi n”, por jo me
idenë e tij ateiste kur shprehet:”Po e lë Sizifi n në rrëzë të
malit. Aty gjithmone gjendet ngarkesa për këdo. Secili nga
ne bëjmë një jetë sizifi ane. Por Sizifi personifi kon besimin
më të lartë, besimin që mohon perënditë dhe që ngre gurë.
Edhe ai arrin në përfundimin se gjithçka vete mirë. Kjo
botë, tashmë pa një zot, atij i duket as shterpë dhe as e
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:46
kotë. Çdo grimcë e atij shkëmbi, çdo cifël minerale e këtij
mali gjithë errësirë, përbën në vetvete një botë. Vetë luft a
për të pushtuar majat mjaft on për të mbushur një zemër
njerëzore. Duhet pra ta fantazojmë Sizifi n të lumtur”.
Kristinë, e di çka? Sa më shumë që hyj në brendësinë
time dhe njoh vetveten, aq më shumë e dua veten.
Rrjedhimisht e njoh më thellë Zotin dhe e dua Atë. Këto
virtyte më bëjnë ta mposht absurdin, “ta vras” vetëvrasjen
dhe t’i jap arsye jetës e ta dua botën...
“Ilir, sa je i çmendur, aq je dhe inteligjent” - më tha
sot, në fund të diskutimit psikoterapeuti im. Qesha ngase
një “zbulim” i tillë nuk është risi për mua. Sa e sa herë ma
ke thënë atë ti Kristinë...
Tani më duhet të vete deri në bibliotekë për të marrë
librin novelë “Letra e një të panjohure” të autorit Stefan
Cvajg. Ma sugjeroi miku im gazetar Ndue Lazri, që jeton
në Itali.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:46
* * *
Kristinë, edhe sot kam lexuar shumë literaturë
nga psikologjia. Shumë analiza e studime të dobishme
për vetminë dhe jetën sociale. Më duhet të jem sa më i
përgatitur për seancat e mia këshilluese me psikologun
dhe terapistin tim Gerald Kurz. Ai është mjaft konstruktiv,
racional dhe i durueshëm të dëgjojë çdo detaj nga jeta
ime.
Vetmia, për disa, mund të jetë një “sëmundje” sociale
dhe, për disa të tjerë, një udhërrëfyese shpirtërore.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:47
Personalisht vetminë e perceptoj si metamorfozë të
gjendjes emocionale. Në shpirt mbizotëron një qetësi e
ndikuar nga faktorët e jashtëm. Individi e tërheq veten drejt
një guacke, ku mund të shohë me kthjellim çdo moment
që ka kaluar. Sa fj alë e brishtë dhe e dhimbshme tingëllon
kur e shqipton:”vetmi”. Ama, kur e kupton,mbyll sytë dhe
paqja sundon mbi çdo qelizë të trupit. Një zë i brendshëm
të pëshpërit dhe të thotë: - Mos u trishto,jemi bashkë...
Ahh, kjo është vetvetja që të fl et dhe të magjeps.
Një proverb e sheh vetminë në dy këndvështrime: të
këndshme dhe të egër. Vetmia është e këndshme kur e
zgjedhim vetë, ndërsa është e egër kur na imponohet nga
rrethanat e jetës.
Ekziston një nevojë primare psiqike, që e ka shoqëruar
gjithmonë njeriun përgjatë historisë së tij : të jetë vetëm.
Nuk po fl asim për një vetmi të dëshiruar sociale, pasi
njerëzit janë “krij uar” për të qenë në marrëdhënie me
njëri-tjetrin. Por kur të keni mundësi për të gjetur pak
kohë dhe hapësirë që të qëndroni me veten, të shkëputeni
përkohësisht nga të tjerët dhe të përqëndroheni më shumë
te qenia juaj, do të rizbuloni kuptimin e vetes, do të ndieni,
do të ribashkoni shumë pjesë të natyrës dhe ekzistencës
suaj.
Duke qëndruar vetëm, nganjëherë ju bën mirë për
këto arsye:
– Viheni në kontakt me veten.
– Identiteti forcohet dhe stresi zvogëlohet
– Dëgjoni mendimet tuaja të mira dhe ndieni emocionet.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:48
– Ju vij në mendime të mira.
– Duke ndenjur në vetmi gjendet ekuilibri i mendjes
dhe shpirtit
– Jeni më të predispozuar ndaj aktiviteteve shoqërore
Sëmundjen e vetmisë nuk ka ilaç që e shëron, sepse
nuk është sëmundje trupore me të cilin mund të merret
mjeku, por është sëmundje sociale me të cilën duhet të
merremi të gjithë. Së pari, duke i mësuar njerëzit tanë me
të vërtetën e madhe që kjo është bota reale e jetës sociale me
të mirat dhe të këqij at e saj. Ne jemi të detyruar të jetojmë
këtu, në këtë botë, si pjesë e kësaj shoqërie me të mirat dhe
të metat e veta. Njerëzit që pësojnë ruptura nga përballja
me vështirësitë, agresivitetin, frymën sociale jo miqësore
apo pabesitë e jetës, kanë nevojë të ndihmohen nga familja,
shkolla shoqëria për të mësuar të vërtetën e fundit se për
njeriun nuk ka mundësi për ndonjë “botë tjetër”, që ai të
mund ta ndërtojë dhe ta bëjë më të mirë, duke qenë në
vetmi, jashtë “stofi t të shoqërisë”, i margjinalizuar nga
lidhjet sociale dhe marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Me
atë shoqëri që kemi dhe ata njerëz që janë dhe ashtu siç
janë dhe që na i ka sjellë për të bashkëjetuar shoqëria e
kohës sonë.
Natyrisht, njerëzit që jetojnë në vetmi dhe bëjnë
jetë të vetmuar, në fi llim nuk janë të sëmurë mendorë.
Por nuk janë as tërësisht të shëndetshëm, kur i kap
sëmundja sociale e vetmisë. Të cilën, për fat të keq, në
fi llim në mënyrë ekzibicioniste këta njerëz e jetojnë me
“kënaqësi” nga që kanë iluzionin dhe e konsiderojnë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:48
si një nga format e përhapura të mënyrës moderne të
të jetuarit. Këtë psikologji individuale të bashkuar me
mentalitetin pseudo modern të jetës së vetmuar ka njerëz
që duan ta refl ektojnë sa më shpejt në jetën e tyre. Ideja
e deformuar se bukuria e jetës individualiste moderne
është ekuivalente me dëshirën e njeriut ekcentrik që
mendon gabimisht se për të qenë i vetëplotësuar duhet
të jetosh në vetmi dhe pa lidhje sociale, nuk është gjë
tjetër veçse iluzioni më i keq social dhe individual që, për
fat të keq, ka gjetur kohët e fundit përhapje të zgjeruar
në shoqërinë tonë.Sepse po shtohen njerëzit që kënaqen
nga “mbyllja sociale” në jetën e vetmuar, pa kuptuar se
edhe në kohën e sotme me gjithë kushtet dhe mundësitë,
janë të pakta gjërat, dukuritë e fenomenet që na kënaqin
kur jemi vetëm. Kur bëjmë jetë në vetmi, mbetemi më të
vetmuar nga të tjerët. Koha ka treguar se asnjë njeri që
ka zgjedhur këtë rrugë të deformuar, josociale, ka patur
jetë personale të suksesshme. Sepse vetmia nuk është
zgjedhja e duhur, mënyra adeguate e të jetuarit. Qoft ë
edhe për të ndërtuar mënyrën individualiste të jetës, sipas
kohës dhe kërkesave të saj, ajo nuk mund të bëhet duke
u bazuar në tipologjinë e jetës në vetmi. Jeta në vetmi dhe
tendenca e ndërtimit të jetës së vetmuar, pa lidhje dhe
komunikime sociale, sidomos kur ajo bëhet mënyrë dhe
zgjedhje përfundimtare e njeriut është e destinuar që në
mënyrë fatale të zhvlerësojë në mënyrë të pandreqshme
për njeriun e vetmuar çdo gjë të mirë të jetës. Tendenca
individualiste e jetës është produkt i shoqërisë moderne,
por nuk është ekuivalent as me vetminë, as me tipologjinë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:48
e njeriut të vetmuar me dimension asocial. Por është e
vërtetë që individualizmi në shoqërinë tonë është bërë i
skajshëm, i vrazhdë, pa nuanca humanizmi dhe solidariteti
social. Kjo e ka bërë më të skajshëm individualizmin në
jetën e njeriut të sotëm përtej limiteve të modernes, duke
marrë dimensionet e zgjeruara të patologjisë sociale që
në mënyrë direkte apo të tërthortë ushqen psikologjinë e
vetmisë dhe nxit tipologjinë e jetës së njeriut të vetmuar.
Izolimi, vetmia, asocialiteti nganjëherë janë sëmundje
organike, që burojnë nga tipologjia dhe organizimi
individualist i jetës, më së shumti shfaqen si ekzibicione
të personalitetit të njeriut, që jo në të gjitha rastet është
njerëzor dhe bën jetë njerëzore. Njerëzit e vetmuar, ata
që i largohen shoqërisë, komuniteteve njerëzore dhe
lidhjeve shoqërore janë njerëz me difekte sociale dhe që
natyrshëm bëjnë jetë të rrezikuar nga ana individuale.
Sepse sado e zhvilluar dhe sunduese që të bëhet ndjenja
e individualizmit dhe sado ndikim të kenë organizimet
në forma të personalizuara të jetës së individit, është e
pamundur të bësh jetë njerëzore, në se nuk ke marrëdhëniet
e duhura dhe aq sa duhet me qeniet e tjera njerëzore, më
të cilët jeton në shoqëri apo bashkëpunon në komunitet.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

23rd August 2017, 10:49
* * *
Mbrëmjeve, kur bie terri e mbulon tërë hapësirën,
më bëhet sikur rrugëve gjysmë të errëta apo fare të
errëta, enden fantazma e shtriga, që më parafytyrohen si
fatanorganë. Përjetoj haluçinacione nga më të ndryshmet
Sponsored content

    "ARRATISJA NGA “VDEKJA”  Zekerija Idrizi  "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu - Faqe 2 Empty Re: "ARRATISJA NGA “VDEKJA” Zekerija Idrizi "Grand Prind"botuese Semi Haxhiu

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi